E premte, 26.04.2024, 05:37 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Jacobson, mirë na mëson

E marte, 28.10.2014, 08:55 PM


AMBASADORJA  JACOBSON, MIRË NA POROSIT DHE  MËSON

Nga Dedë Preqi

Duke parë ngërqin politik dhe krizën që e ka kapluar Kosovën, ambasadorja e SHBA-ve, në Kosovë zonja  Tracey Jacobson, i porosit liderët politik të vendit: „Lëni dallimet menjanë dhe krijoni Qeverinë dhe Kuvendin“. Kjo porosi  nuk është e pa kuptueshme dhe e pa qartë për liderët politik të Kosovës dhe se deri  më tani, porositë dhe këshillat që kanë ardhë nga SHBA-të, asnjë herë nuk kanë qenë qëllim kqija për shqiptarët dhe vendin e tyre. Këtë e thëm sepse, linjët që ndërlidhën  përmes përsonazhëve të rëndësishëm politik të SHBA-ve, gjithmonë kanë qenë shtyllat kryesore të gjetjes së ideve në veprimet që ka ndërmarrë lidershipi politik i Kosovës, për tejkalimin e krizave dhe veprimet tjera zhvëllimore.

Megjithatë, sëcili qytetar i Kosovës, i sëcilës parti që i përketë është i zhgënjyer me politikanët e vet, sepse ajo që mvarët prej tyre tani më është e çveshur dhe e tejkaluar nga binarët normal për zhvillimin dhe normalizimin e këtij vendi, por gjithçka shkon në favor të grupeve dhe klaneve partiake e përsonale, të cilët vazhdojnë avazin e njejtë për të  krijuar dhe dominuar në pushtetin e ardhshëm. Natyrisht, përpjekja për të dalë nga kjo krizë, tani për tani nuk kërkohet në të gjeturit e divergjencave dhe konflikteve të pa pajtueshme në mes partive, por ato kërkohen në spontanitetin e vetë njeriut, i cili duhet ta kuptojë fare mirë gjendjen e mjerueshme të popullit vet, që ia ka zënë frymëmarrjen mjerimi në gjitha poret e jetës në përgjithsi.

Sa më shumë që kalon koha dhe të presim  krijimin e Institucioneve, aq më shumë i kushton popullit dhe shtetit të saj, sepse mund të gjinden argumenta të mjaftueshme në disfavor të mbarë zhvillimit ekonomik e politik, që shkakëton dhe dilema të tjera në relacionin e krijimit të qeverisë së re, po nga të njëjtit autor që udhëheqën deri më sot. Prandaj, duket fare e qartë se lëvizjet e partisë në pushtet, janë skema edhe nga jashta, të cilat po e sjellin një frymë jo të shëndosh, nëse i japin shansë edhe përkrahen edhe njëherë ata, të cilët Kosovën e sjellën në këtë gjendje.

Do të ishte mirë që të dëgjojmë këshillat amerikane dhe të miqve tjerë ndërkombëtarë, dhe blloku i krijuar LWAN, mos të dorëzohet, por të thëllohet edhe më shumë linja e vetëbesimit, dhe të mos mbetët dikund në gjysmë të  rrugës,duke i kënaqur të tjerët, sepse fatkeqësitë e tilla mund të shfrytëzohen shumë lehtë, dhe mund ti nënshtrohen përsëri  fuqive relative, dhe bënë që ato mund të jenë fatlume.

Gjeturia e idesë duket se askush nuk e ka në dorë dhe as Presidentja, për të ndriquar nyjet e koklavitura për formimin e qeverisë së re, por mbase mënyra e kësaj lënde nuk mundet më qenë efikase, nëse bëhët  zgjidhja e këtij ngërqi  përmes zgjedhjeve të parakohshme, sepse siq thotë edhe një dijëtar i njohur, „realitetëve të ndryshme u përshtatën edhe forma të ndryshme rrëfimi“.

Faktori kosovar e ka gabim nëse e pret ndonjë faktor të jashtëm ti rregulloj marrëdhëniet e brendshme në mes partive, gjegjësisht do të nënkuptonim sintezën imponimit, apo shkrirjen e gjitha partive dhe pjesëmarrjen e tyre në pushtet, sepse do të kemi përgjegjësi  ndaj vetëvetës, apo pasojë për përgjegjësinë nda një instance tjetër, që është vetë populli i Kosovës.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora