Kulturë
Llemadeo: Të shtrenjtës Kosovës martire
E hene, 01.09.2014, 05:40 PM
Shkruan poeti, LLEMADEO - Bohum, Gjermani
TË SHTRENJTËS KOSOVËS MARTIRE
- Kushtim mikut tim, poetit Rrustem Gecit, me rastin e botimit të 3 librave të tij, "Heroika", "Rogana", dhe "Atdhetarët"
Krenar jam për ty o Mik Poet,
O ti që në zemër e ngjyen pendën
sa herë shkruan vargje për Atdheun,
dhe diellit ja merr rrezet për Heroikën...
tek me lot e dhembje e thur vargun tënd!
U pamë bashkë sot o Mik i mirë,
Dhashtë Zoti që të shihemi përsëri
dhe ashtu të gëzuar të buzëqeshur të pafsha sërish,
me librat e tu ndër duar,
dhe me gëzimin e suksesit në sy...!
Ti këndoj Atdheut sërish o Mik,
dhe ruaja tehun e mprehtë fjalës shpatë të vargut atdhetar,
se asaj ane kah rrjedhat e Danubit shkojnë përgjakur shekujve të Ilirisë...
nuk flejnë kurrë te pabesët e vjetër barbar...!
E në fjeteshin në punë të tyre, ti vargje të bukura thur përsëri,
këndoj asaj, të shtrenjtës Kosovë martire,
të shkuarës së paharruar dhe të ardhmes,
ashtu me mendimin tënd të mprehte, dritë dhuroju të mirëve...!
E diku Legjendave Iliriane do te shihemi bashke...
e atje ne hijen e Lisave te mallit do te rrime,
do tu këndojmë Zanave hyjnore për te përhirshmet Hire,
e do te ua përjetësojmë se bashku madhështinë...!
E vargu Gecian do këndohet nëpër kohëra
nder lëndinat e Kosovës nga të bukurat shtojzovalle,
e bijtë e së ardhmes do të thonë;
I këndofte zemra poetit, Rrustem Geci
të bukura ja paska lëne kohës këto vargje...!
Copyright-©Llemadeo
31 Gusht 2014