E premte, 26.04.2024, 09:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Dushan Vasiljev: Njeriu këndon pas luftës

E premte, 08.08.2014, 06:15 PM


NJERIU KËNDON PAS LUFTËS

Autor:   DUSHAN VASILJEV

Shqipëroi: Xhevdet Ukalli

 

Unë kam shkelur në gjakun deri në gju

Dhe s’kam më ëndërra

Motra më është shitur

Dhë nënës sime ia prenë  flokët e thinjura.

Dhe unë në këtë det të flliqur  turpi e lloçi

Nuk kërkoj pre:

Oh, u përvëlova për ajër! Dhe qumësht!

Dhe vesë të bardhë mëngjesi!

 

Unë kam qeshur në gjakun deri në gju,dhe s’kam pyetur:Përse?

Vëllaun e quajta armik të mallkuar,

Dhe bërtisja kur në terr nxitohet rrëmbyeshëm përpara,

Dhe atëherë shkon në djall dhe Zoti, dhe njeriu dhe istikami !

 

Ndërsa sot  qetë shikoj se si gruan time të dashur

Bakalli  lebroz e përqafon,

Dhe si më flak tepen e kresë,

Dhe s’kam vullnet-apo s’kam fuqi-t’i hakmerrem.

 

Unë deri dje nënshtrueshëm ulja kryet

Dhe me tërbim puthja turpin

Dhe deri dje nuk  e dija fatin tim të vërtetë-

Por  sot e di!

Oh, po unë jam Njeri! Njeri!

 

Nuk më vjen keq  që kam shkelur nëpër gjakun deri në gju

Dhe që përjetova vitet e kuqe të therjes,

Për këtë dijeni  të shenjtë

Që më solli shkatërim.

 

Dhe unënuk kërkoj pre:

Oh më jepni edhe një grusht ajër

Dhe pak vesë të bardhë mëngjesi-

Të tjerat ua lë në nderin tuaj!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora