| E premte, 08.08.2014, 06:15 PM |
NJERIU KËNDON
Autor: DUSHAN VASILJEV
Shqipëroi: Xhevdet Ukalli
Unë kam shkelur në gjakun deri në gju
Dhe s’kam më ëndërra
Motra më është shitur
Dhë nënës sime ia prenë flokët e thinjura.
Dhe unë në këtë det të flliqur turpi e lloçi
Nuk kërkoj pre:
Oh, u përvëlova për ajër! Dhe qumësht!
Dhe vesë të bardhë mëngjesi!
Unë kam qeshur në gjakun deri në gju,dhe s’kam pyetur:Përse?
Vëllaun e quajta armik të mallkuar,
Dhe bërtisja kur në terr nxitohet rrëmbyeshëm përpara,
Dhe atëherë shkon në djall dhe Zoti, dhe njeriu dhe istikami !
Ndërsa sot qetë shikoj se si gruan time të dashur
Bakalli lebroz e përqafon,
Dhe si më flak tepen e kresë,
Dhe s’kam vullnet-apo s’kam fuqi-t’i hakmerrem.
Unë deri dje nënshtrueshëm ulja kryet
Dhe me tërbim puthja turpin
Dhe deri dje nuk e dija fatin tim të vërtetë-
Por sot e di!
Oh, po unë jam Njeri! Njeri!
Nuk më vjen keq që kam shkelur nëpër gjakun deri në gju
Dhe që përjetova vitet e kuqe të therjes,
Për këtë dijeni të shenjtë
Që më solli shkatërim.
Dhe unënuk kërkoj pre:
Oh më jepni edhe një grusht ajër
Dhe pak vesë të bardhë mëngjesi-
Të tjerat ua lë në nderin tuaj!