E shtune, 27.04.2024, 07:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Të njihemi me studiuesin Anastas Shuke

E merkure, 06.08.2014, 07:41 PM


Te njihemi me studiuesin e vetem shqiptar ne fushen e shumerologjise, z. Anastas Shuke.

Shoqata Nderkombetare e Asiriologjise IAA, nga 21 deri 25  Korrik 2014, realizoi ne Warshave, Poloni, Kongresin e 60-te Nderkombetar te Asiriologjise 60-th RAI. Ky kongres qe ka  nisur te mbahet qe nga viti 1950, eshte nje tribune nderkombetare ku studiuesit e shkencave te arkeologjise, historise, e gjuhesise se Lindjes se Afert Antike paraqesin, diskutojne e shkembejne ide e punime shkencore te fushave perkatese. Shqiperia mori pjese per here te pare, ne kete kongres jubilar te 60-te, ku u perfaqesua nga studiuesi Anastas Shuke, tashme i njohur edhe nderkombetarisht, me nje teme interesante nga fusha e gjuhesise, titulluar "Fat ne origjinen dhe zhvillimin e foljes Jam", ne gjuhen Shumere - am. Ajo pranohet pergjithesisht si gjuha e pare e shkruar ne bote prej rreth 3500 vjet pr.k., dhe termi Shumer lexohej Shum-Mir, sic e shqiptonin mjaft studiues ne kongres. Gjithashtu sipas studiuesit Anastas Shuke, kjo gjuhe duket te kete lidhje gjenetike me shqipen, madje te jete zanafilla e saj e shkruar qe mbi 5000 vjet me pare, duke vijuar per te pakten nje periudhe 1500 vjecare.

Punimi shkencor nga Shqiperia, si edhe nje poster titulluar "Mbi origjinen dhe vijimesine e termit Di-Mir = Zot", qe u prezantuan ne Kongresin e 60-te Nderkombetar te Asiriologjise, u priten mjaft mire dhe ngjallen interes per studiuesit e fushes. Profesor Steinkeller, drejtor i qendres se studimeve per doktorature ne Asiriologji ne Universitetin e Harvardit, dhe pedagog aty prej vitit 1981, e cilesoi punimin "ingenious"- te zgjuar, profesional, dhe origjinal ("thank you for this ingenious prezentation"- u shpreh ai). Pasi e pyeti autorin se "ne cilin universitet kishte studiuar per Shummirologji", pyetje qe mbeti "pa pergjigje", sepse ne Shqiperi nuk ka ndonje institucion te fushave te siperpermedura, vijoi duke i keshilluar autorit "shume te talentuar" vijimin e studimeve ne kete fushe si dhe nje specializim te metejshem ne Gjermani.

Me kete njoftim, deshiroj te ftoj instancat e interesuara, Qendren e Studimeve Albanologjike, Fakultetin e Historise dhe Filologjise, Ministrine e Arsimit dhe me tej ato te Kultures dhe te Turizmit, per nje vemendje te shtuar per gjuhen shqipe si vecori themelore kombetare, pasuri kulturore e me interes turistik, faktor integrimi apo i kontributit qe mund te jape ajo ne zbulimin e Historise se qyteterimit boteror, e si shtylle e identitetit te lashte kombetar te shqiptareve.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora