E enjte, 24.07.2025, 09:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Xhevahir Cirongu

E diele, 03.08.2014, 12:07 PM


Xhevahir Cirongu

 

Në rrugicën e lagjes

 

Në lagjen time është një rrugicë

Anash saj është shtëpia ime,

Sa herë që  mbi atë s’kalon njeri

E shoh të trishtuar e të plakur,

por edhe të heshtur.

Kur kaloj mbi gurë të shtruar kalldrëm

I ndjej hapat e mij që trokasin mbi gurë,

Pa dashur ajo bëhet e gëzuar, e qeshur

Sepse mbi gurët e saj hodha hapin e parë.

Edhe unë jam plakur me thinja  të bardha në kokë

Më kujtohen moshatarët kur luanim në rrugicë;

Aty te ata gurë të lëmuar nga hapat tanë

Kur ishim fëmijë pa dashur gjunjët edhe kemi vrarë.

Kanë kalur shumë vite e të freskta  ruaj kujtime

Diku mbi gurët e rrugicës ka ende gjak të tharë,

Në shpirtin tim gurët ndriçojnë si  yje

Prandaj, ata gurë të rrugicës sime si kam sharë.

 

 

Letër nënës

 

Malli për ty o nënë më ka marrë

Për sytë e tu plot dritë e çiltërsi,

Për gjoksin tënd të ngrohtë si zjarr

Aty ku mbështeta kokën kur isha fëmi.

 

..Dhe për flokët e thinjur më ka marrë malli

E për ledhatimet e ngrohta me ato duar,

Ah!Rrudhat e thelluara nga vitet mes ballit

O nënë, njëri pas tjetërit  ty t’i kanë shtuar.

 

Malli im  o nënë është prej refugjati

As thuhet me fjalë,as shuhet s’shkruari në letër;

Dhe zemra ime hapet si brazë ugari

Atëherë zë e nis për ty  një mall tjetër.

 

Dhe malli im tretet në vetvete

E shtohet për ty pa pushim,

Ah s’të thashë dot të ëmblën fjalë

Kur po mbushje ujë te pusi i shtëpisë.

 

Do vij së shpejti o shtrenjta ime nënë

Të puth gurët e dheun e vedlindjes sime,

Le të tretet malli si kripa e detit në valë

Lotët e dhimbjes do ti dërgoj atje nën dhe.

 

 

Loti i nënës

 

Ndoshta,o nënë keq jam sjellë me ty

Dhe me pa të drejtë ti kam lagur

Ata sy,

Loti yt,o nënë,

Pa genjeshtra e zmadhime

Bije si shigjetë

Këtu në zemrën time.

Prandaj o nënë

Mos mendo se s’të dua,

Se kjo botë pa ty,

S’më duhet mua.

Vetëm një perëndi

Qenka në këtë botë,

Nënë i thënkan perëndisë

Që ajo të mekon.

Nuk ka bir në botë,

Që nënën mos ta duaj

Prandaj  unë lehtësohem për ty

Kur zë e nis të shkruaj.

Mallkoj unë veten

Si s’të  kuptova dot,

Që fjala jote

Nga guri të vriste më fort’.

Por mua , o nënë ti pse s’më mallkon

E arrakatin tënd ti fort e do,

Ah, harrova që nënë nuk ka në botë

Të birit harram i mallkuar ti thotë.

"Respektin kërkon nëna

prej teje o bir,

bëja këtë nënës

sa është në këtë botë,

se po u kujtove von

çdo gjë është e kotë."

 

Durrës, 26/07/2014

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx