E diele, 28.04.2024, 03:21 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Zaplluzha: Stoli në parkun e vjetër

E marte, 05.08.2014, 07:12 PM


Adem Zaplluzha

Pesë poezi nga libri “Stoli në parkun e vjetër”

 

NËN QEPARISAT E LAGJES

 

Si avullin e kafenesë

Mund të më deh kjo gotë

Por në brendinë time

Nuk jam më unë

 

Sa njerëz hynë dhe dalin

Nga këto porta

Ajri nuk trulloset si at ditë

Kur e pamë eklipsin

 

Vinin pas meje

Edhe të panjohurit e mi

Dhe dilnin nga unë

Si avulli nga thellësia e tokës

 

Mund të marrë frymë si peshku

Nuk ka rëndësi të madhe

Nëse pështynë në lumë

Uji nuk dehet askurrë

 

Këto ethe të xhunglave

Qenkan fortë të zeza

Nën qiparisat e lagjes tonë

Ka hije edhe për të dehurit

 

 

SOT DISI

 

Ishim në moshë

Kur mund t’i ndiznim lisat

Qiparisave u jepnim ujë të kulluar

Dhe këndonim himnin e dashurisë

 

Nuk patëm fjetur disa ditë

Deri sa u takuam me mesnatën

Hënën e zbritëm në fshatin tonë

Dhe i mëkoi e meteorët e uritur

 

Më besoni askujt nuk ja vëmë veshin

Rrugëtonim drejtë si derri i egër

Qëllimin e dinim

Sepse për çdo net ‘i trokitnim portat

 

As që i gjenim të mbyllura

Ato hapeshin posa i dëgjonin trokëllimat

Na pritnin te pragu zanat e malit

Me nga një tufë luleshqerre

 

Sot disi kanë ndryshuar kohërat

Ose jemi plakur ne

Ose shirat ndryshuan itinerarin

Asnjë trokëllimë te dyert

As një pikë ujë sa për t’i lagur buzët

 

 

KUSH JE TI

 

Kush je ti

moj mikeshë e re

Je grua

Që doli nga mëkati i mollës

Apo engjëllushja prej balte

 

Në këtë natë

Sa bukur qeshin meteorët

Kur në gjoksin e plagosur të hënës

Vezullojë qeshjet

E yjeve të kristalta

 

Ti edhe e përgjumur

Nën degët e mollës

I  kreh flokët e përhitjes

Pastaj kërkove nga ngjyra e gështenjës

Fjalët e pjekura

Bashkë me shtambat e poçarit

 

Sa qenkan të ngrohta

Mermerët e këtyre varreve

Të lutem më trego

Se si rriten lulet

Në kujtesën e arkivolit

 

2.

 

Kush je ti

Që i zgjatë duart

Kah gjoksi i acartë i dimrit

Dhe i arnon me mjeshtri

Këmishët e shqyera të kësaj errësire

 

Kush je ti e dashura grua

Që aq vrazhdë i përqesh lisat

Kur shkundin

Gjethet jeshile të rruzareve

 

kush je ti

që në këtë sterrë pa jetë

Në sqepat e ngrira të zogjve

I ngjallë lulet

Kush je ti

 

 

NËSE NUK DIMË ASGJË TJETËR

 

Sa herë që dëgjohen zërat

E vetëdijes

Ne i heqim maskat

Dhe lindim brenda ditës

Me disa lloje emrash

 

Fshihemi diku pas kujtesës

Dhe pa kurrfarë keqardhjeje

E ndërrojmë gjininë

Duke huazuar çdo lloj emrash

I përngjajmë hijeve

 

Nëse na pengon mbiemri

Veshim një kostum blu

Që t’i mos i përngjajmë vdekjes

pastaj

Kur fillojnë të zhvishen gjethet

I lajmë sytë

Me mëkatin e trishtimit

 

Këndojmë vertikalisht

Herë bëhemi mbretër

E herë vrasës

Të nesërmen

Mbretëresha abdikon

Pasi që dhëndri del eunuk

 

2.

 

Vrapojmë përpara hijes së thyer

Kur na lakohen këmbët në ujë

I akuzojmë jashtëtokësorët

Në paaftësinë tonë

Përherë e gjejmë

Fajtorin kujdestarë

 

Nëse nuk dimë asgjë tjetër

Jemi mjeshtër të përsosur

Për ndërrimin e emrave

Dhe të kapelave

 

 

V E T M I A

 

Kjo vetmi mbi këtë kërcu

Rri si një zogu i lagur në shi

Diku ngroh dielli

E diku acari bënë kërdi

 

Ajo fytyrë e zvetënuar

Me një pamja të hirtë

Zbret mëhallës duke u zvarritur

Si shtëllunga e plumbtë

 

Mëngjesi i grunjtë

I kreh flokët në thellësinë e pasqyrës

Amalgama  i zgërdhihet

Rrudhave të thella të fytyrës

 

Kjo vetmi e acartë

Sa keq m’i ka mërdhirë

Thonjtë e mpirë

Dita ecën mes mjegullave

Dhe kalëron jetën e ngrirë



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora