E enjte, 01.05.2025, 01:31 PM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Aty bashkohet në një bujaria

E merkure, 06.08.2014, 07:11 PM


ATY Bashkohet ne Nje BUJARIA : AJO e NATYRES dhe e NJEREZVE TE MIRE

Nga Ksenofon  M. DILO

Aty ku mirësia, bujaria,  bukuria,  madhështia,  nderi,  atdhedashuria rrjedhin si ujvarat e malit,  ku së bashku me të gjëmojnë me jehonë në këngët e vendit,  ku njeriu i mirë i ndjen e i reflekton të gjitha këto me ballin lart e me krenari të ligjshme,  aty dua të jem!.

Është dëshira që u lind dhe rritet së bashku me flladin e aromën e lules së malit

Është ajo që u mëkua me qumshtin e gjirit Ajo që eci monopateve e shtigjeve të ashpra, ajo që njohu dashurinë dhe mirësinë e njerëzve të mëdhenj,  atyre që kur uleshin e flisnin i jepnin dritë e kuptim asaj qe sot shihej me sy te historise, neser me te legende…

Mall për Sheperin e dashur!

Keqardhje pèr ate qe mbaroi shkollèn me kopje dhe ka ngelur ne klase ! Nuk ka  dot pamvaresi mendimi pèr te miren e vendit …po shi rrushi,  rrushin dhe piqet…si ç’ishte dhe shkruar nga nje grusht batakçinj ne tapine e organizates baze Dredhi e vjeter kjo me lojen e “dajos”… pèr te vazhduar filozofia e mashtrimit qe viktima te mos kete drejtesi e te goditet personalitetin e familjeve shqiptare.

Shqip-te sundoje humbja e shpreses… pèr Demokraci Perendimore Ndaj larg, sa me larg oratorive te bukura- thote sheperjoti i ndershem- ku njeriu eshte vene para alternatives :O jeten, Ose kuleten !

Mall për të bukurën,   qe  atje eshte njè pèrputhje midis asaj qe eshte etke dhe estetike ne Burrin  dinjitoz sheperjot qe ka objekt te verteten. Madheshti, modesti -bashkeudhetare te jetes se Tij !Kontribut ky,  i humanizmit te Njeriut  shqiptar qe ka aq shume nevoje ndergjegja  se,  dhe  e verteta ka fjalèn e fundit  kur sundon krimi-korupsioni dhe mjerimi e denimi me urdher mafiozi-politik si ne shtepine Dilo ku e kaluara po behet e tashme. Te shumte jane prekur nga vrasjet por, me tepèr se kushdo te afermit e te vrareve qe,  njeriu i tyre u shnderrua nga i persekutuar ne martire te jetes nga dimensioni kriminal shume i madh  ne kete tranzicion te serzgjatur

Tej aresyes  ne Sheper, nuk nxiton, as hidherimi, as gezimi që aty e ka ndërtuar folenë,  mall për këngën që i fliste drejt zemrës pa dredhe dhe e bashkuar me jehonën e malit përballë. Aty njerzit I thonin mirmëngjes agimit të kaltërt ashtu si edhe shoshokut,  aty bujaria buronte nga zemra e nuk kishte hipokrizi.Aty njeriu nuk kishte maska por të jepte buzëqeshjen e çiltërt e ndjeje se ishe vëllai I tij .

Kur shihje që lulëzonte gjithësia shkriheshe me të e të ngjante sikur të kishte veshur pavdekësia me atë hijeshinë e saj madhore,  e nuk do të mund të vdisje kurrë. Të njëjtën gjë ndjeje edhe kur zgjatje dorën e këputje nga dega një mollë,  kur pinje ujë nga Llagaturati,  kur shihje tej në horizont të lindte dielli e kur shoqëroje me vështrim të mrekulluar perëndimin.

Aty e kishte zanafillën bota e aty kishte edhe fundin,  por çdo gjë kishte dritë qiellore,  të gjitha ndrinin e nuk kishe qef të mendoje mbarimin. Aty dua të jem!Kam mall e shumë dëshirë për Atheun tim !Aty dua të jem! Në Sheperin e dashur e të bukur dua të shkoj!Të ulem këmbëkryq e të fotografoj me sytë e shpirtit e të kem në zemër Sheperin të gjithë me shtëpijat, me avllitë,  me njerzit që në prag qëndrojnë e të bëjnë ndritë të hapin rrugë për në konak të tyre me bujari e çiltërsi të ftojnë e të duket se je në shtëpinë tënde,  e jo në shtëpinë që udha e nxorri përpara në natën e udhëtimit tënd për në zemër të miqësisë,  për aty prej nga nuk mund të shkulesh por me dëshirë do të doje rrënjë të hedhësh në atë tokë,  që me dlirësi të tregon kush është e vërteta miqësi.Në Sheper,  natyra është bujare,  si edhe njerzit!Në sheper njeriu bëhet trim,  si malet!Në Sheper shijon jetën sepse ajo është e mbrujtur me thjeshtësi por me shumë shumë bukuri. Aty dhe vetëm aty të flet qielli,  toka e mali me gjuhën që do ti. Në Sheper kur derdhet kënga labe një gjë vetëm dëshiron:Të bësh edhe ti diçka të bukur për jetën, për atdheun,  për njerzit,  të jetë ajo që bën e denjë të futesh në këngë e ta ndjesh se je edhe ti pjesë e bukurisë së pafund,  pjesë e forcës e besimit,  pjesë e këtij trualli të bukur që do të të mbështjellë me këngën dhe melodinë e tij.Asgjë nuk i shpëton Sheperiotit!Ai di të punojë,  di të rritë trima e trimëresha,  di të luftojë e,  kur ulet të pushojë e rijeton ditën në këngë që ndonse e pashkruar,  nga goja në gojë me hijeshi do kalojë,  do rendë e bukur e e dridhshme kënga labe dhe drejt e në zemër edhe ajo së bashku me të bukurën të madhërishmen,  bujaren, trimen mu në thelb të zemrës do të kalojë!Dhe,  Po !Aty dua të jem!Aty dua t'i lutem Zotit me çiltërsine e shpirtit;O Zot Lermë të rroj! Aty gjer në amëshim,  aty deri sa të kem mundësi veten dhe truallin e dashur ta ndjej e ta dashuroj!



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx