Kulturë
Tahir Bezhani: Selim Nëngurra: ''Fluturoj mbi Podgur''
E enjte, 07.08.2014, 08:04 PM
Vështrim libri
GURBETQARËT SHPIRTËPLASUR DJE E SOT
(Selim Nengurra:” Fluturoj mbi Podgur”, poezi, 2014)
Nga Tahir Bezhani
Ky është libri i parë me poezi, ndërsa i dyti pas monografisë, ”Nëngurra e Istogut”, që të dyja, botim i këtij viti. Autori është i njohur si publicist dhe gazetar i spikatur edhe në Suedi, ku bashkpunon me disa gazeta. Shkrimet e tij janë të njohura edhe në faqet e internetit, posaçërisht te ZSH dhe te Fjala e lirë.
Këtë radhë, Selim Nengurra, është subjekt i këtij shkrimi pikërisht për librin e tij të parë me poezi, ”Fluturoj mbi Podgur”, redaktuar nga Zeqir Lushaj, një penë e njohur tropojane dhe nga recensenti, tani i ndjerë, Daniel Gazuli.
Viteve të
fundit, posaçërisht këto dy vite, nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, janë
përuruar libra të krijuesve tanë nga diaspora, si
Diaspora jonë, gjithmonë ka dhënë dhe po jep një kontribut të pa çmueshëm për vendin në të gjitha lëmitë e jetës. Ka vite që nëpër vende të ndryshme të botës, botohen libra në të gjitha gjinitë letrare dhe me këtë veprim ka lindur letërsia e diasporës me të gjitha elementet e saja karakteristike që në jetën e tërësishme, sjellin risi e detyrime për ta shikuar me interesim të posaçëm. Në diasporë, pos tjerave, luftohet për ta mbajtur të gjallë gjuhen shqipe, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Kjo letërsi në diasporë, ka marrë rrugëtim në vete mu për karakteristikat që ka bashkë me motivet që tjerrën në brendësi të sajë. Malli për atdhe, për njerëzit e gjakut, për fushën e për malin, për gurin e drurin, për çdo gjë sipër toke, janë motivet që mbajnë të ndezur shpresat dhe dëshirat, bashkë me ëndrrat e tyre…
Dhimbja e malli janë valët shpërthyese në librin më të rij të krijuesit nga diaspora, z. Selim Nengurra, i cili këto ditë gjendet në pushime në Istogun e tij të dashur. Këto ditë nxori librin me poezi(vjersha) me titull simptomatik, ”Fluturoj mbi Podgur”, në të cilin libër shpërthen një duf malli e melankolie për vendlindjen e tij. Autori ka një mallëngjim të ngjashëm si rilindësit, një përshkrim si te Filip Shiroka, Mjeda e Çajupi etj.
Që nga fillimi i librit lexojmë vargje prekëse, të përmalla për vendlindjen dhe farefisin e tij. Ja poezia”Në vend të hyrjës”:
Aaah, kësaj jete
Ç’ka me i thanë
Ma shumë vaje
Se sa kangë….”
Për të vazhduar më poezinë tjetër në të cilën, poeti Nengurra, shfrynë si uragan i mbërthyer në vaje për vendlindjen, si F. Shiroka. Të lexojmë poezinë ”Ander malli nga mërgimi”:
T’kisha krahë sikur Shqiponja
T’fluturoja mbi ajri
Ditë për ditë do dëshiroja
Tek ti t’vij, Dardani.
Prej atje kujtime t’mira
T’amblave vite të fëmijërisë
Do t’ringjallen, dot’rikthehen
E do rrinë karshi pleqnisë”
Është evidente tek të gjithë krijuesit e diasporës, tek krijuesi Nengurra posaçërisht, se malli është si një saç i skuqur mbi kokë i cili ushqen me zjarrmi zemrën dhe mendjen e mërgatës sonë, sidomos krijuesit. Në këso rastesh, kur lindin vargjet, dalin të valta nga mushkëritë e prozhmuara malli, janë të përlotshme, rrëmbyese e plot dinjitet krijues e njerëzorë.
Kur vijnë
në pushime të përmallur, ngjanë e thyhen,
zhgënjehen nga kushtet tona, situata politike ende e nëpërkëmbur, rrethanat e krijuara plot
“Ku mbet miqësia e vjetër
Si vëllëzër ndër dekada?
M’shikon si t’isha tjetër,
Dikur s’na ndante as nata.
Ç’ndodhë kështu me ty e mue?
Nga erdh gjithë ky ndryshim?
Kush jam,vallë,a s’më thue?
I dikurshmi miku im.”
Njëra
ndër poezitë më tërheqëse në librin “Fluturoj mbi Podgur”, është poezia
“Shpella e Jerebisë”, e cila ka elemente historike, por nuk le anash figurat që
luftuan për lirinë e këtij vendi denbabaden. Shpella është në bjeshkët afër
Istogut, në të cilën janë strehuar luftëtarë të lirisë me emra emblematik të
kaluarës sonë, si Adem Sejdia, Azem Bejta, Ahmet Nuhiu, Bajram Gashi, Tal
Kurteshi, Sadik Alia, Nue Perlleshi etj.
Libri, “Fluturoj mbi Podgur”, ka rreth 76 poezi dhe secila është një e veçantë e këtij libri për nga motivi dhe frymëzimi, pasqyrim të jetës në diasporë me të gjitha karaktreristikat e veta. Krijuesit gjithnjë mendojnë në atdheun e për atdheun, andaj çdo padrejtësi u dhemb në shpirt, prandaj edhe u përkujtohen figurat madhore të kombit dhe historisë sonë të lavdishme. Një përkushtim të tillë autori, Selim Nengurra, e tregon me poezitë kushtuar Nënës Tereze, Ibrahim Rugovës, Anton Çetës, Adem Jasharit e shumë të tjerëve, të cilët në periudha të ndryshme historike, ia lanë lavdinë atdheut.
Nëna është epiqendra e botës,boshti që sjell jetën njerëzore, andaj edhe dashuria për te është një epitet i jashtëzakonshëm dhe meritor tek të gjithë krijuesit . Autori i librit, Selim Nengurra, me pietet përkujton mungesën e nënës dhe asaj ia kushton poezinë ”Ty që na dhe jetën”(elegji për Loken), ku autori derdhë gjithë mallin ruajtur ndaj nënës dhe numëron mirësitë e saj me 17-të strofa, vargje brilante që për mendimin tim janë vargje antologjike. Aty, jo vetëm se i këndohet një nëne dhe dashurisë ndaj sajë, por glorifikohet tradita, vuajtja e popullit, bujaria, mënyra e të jetuarit, ndershmëria etj, si tipare e vlera të pa kontestueshme të popullit tonë. Ja disa vargje :
Me ata pej, mbremjeve të gjata
Me dritën e pishës apo fitilaqa,
Na mbaroje xhemperë e çorapa
Dorashka, meste edhe kapulaqa.
Ikun larg mendimet, gjithkah fluturojnë
Shoh vekun e ngrehur në strehë të pojatës
Të shoh edhe Ty se si e hedhë drugzen
Se si ndërron bërdilat e si e rreh shpatën
Ashtu, porsi lisi që vjen një ditë e t’kuret
Ti një ditë u theve,por nuk u përkule
Ka dhimbje që s’u bahet ballë
Si ajo që humbe ti sugarin djalë.
Qytetarët tanë, asnjëri nga ta, nuk ka marrë rrugët e kurbetit prej ndonjë dëshire ekstravagante, por, të gjithë janë larguar nga vendlindja,atdheu,nga presioni i pushteve të armiqve tanë e që sot, gjinden me mija anekënd botës. Të gjithë ata, mendojnë e vuajnë se si do u vijë fundi familjeve, fëmijëve të tyre, a do shpëtojnë asimilimit apo do shkrihen ngadalë në strukturat e popujve të ndryshëm nëpër botë… Kjo brengë është e futur edhe në krijimtari të krijuesve, posaçërisht te Selim Nengurra, në poezinë “Familja në mërgim”, i cili shkruan:
Në këto vise të akullta
Ku dimni të mërdhinë
Të akullt edhe njerëzit janë
Dhe moti ka veç dy stinë.
Dhe ja që edhe Petriti e Shpresa
Erdh dita “god margen” të thonë
E kur për në shkollë nisen
“vises papa” më përshëndesin”.
Marrë në tërësi të vështrimit, libri “Fluturoj mbi Podgur” të autorit Selim Nengurra, është një e arritur në analet e krijimtarisë letrare dhe plotëson vakuumin ideor letrarë . Për këtë arsye, shpreh admirimin për librin dhe krijuesin e mërgatës shqiptare, z.Selim Nengurra. Gjuha e përdorur në këtë libër është kryekëput gegërishtja, dhe mendoj se ia ka arritur qëllimit autori për një përdorim të mirë të gegërishtes.
Për fund, nuk mund e mbyll shkrimin pa shprehur pajtimin me recensentin e librit, Daniel Gazuli, me një thënie, mendoj të qëlluar, kur shkruan: ”poezia e tij(mendon në autorin) asht nevojë me shfrye shpirtin e plagosun dje e sot”. Më se e saktë!