E premte, 26.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Kulturë

Leonora Buçinca: Pasdite me poeten Ardita Lokaj

E hene, 30.06.2014, 07:40 PM


NJË PASDITE  KULTURORO - LETRARE ME POETEN ARDITA LOKAJ

Nga Leonora F. Buçinca, Trieste-Itali

Shoqata kulturore - artistike "ILIRIA" nga Kopër i Sllovenisë , organizuan një ore kulturore-letrare në pasditen e së shtunës me 21.06.2014, me rastin e promovimit të librit NËNËS SIME të autores Ardita Lokaj.

Promovimi u realizua në një ndër sallat modeste në rrugën Kidrceva, të qytetit në Kopër.

Të pranishëm në këtë pasdite të këndshme poetike ishin një numër i madh i qytetareve të Kopërit e më gjerë. Si dhe figura të njohura  intelektuale nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, etj.

Të pranishmit në sallë i përshëndetën, moderatorja znj. Ganimete Shala dhe presidenti i shoqatës z. Heset Ahmeti, të cilët bënë hyrjen e programit duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.

Për poezitë dhe publicistiken e autores së librit NËNËS SIME, fjalën e mbajtën: redaktorja e krijimeve në gjuhën shqipe, albanologeja, znj. Migena Arllati dhe përkthyesja e krijimeve nga gjuha kroate në shqip znj. Ermina L. Prljaskaj.

Libri u botua në shqip dhe kroatisht, njëkohësisht dhe promovimi u realizua po në të dy gjuhët.

Pas çdo analize dhe përgëzimi lexohej poezi prej librit, nga: Valentina Ahmeti, Natyra Ahmeti, Genta Fana, etj. studente në Universitetin e Kopërit (SLO) dhe të Zagrebit të Kroacisë.

Një fjalë përshëndetëse mbajti  ambasadori i Republikës Shqipërisë z. Pëllumb Qazimi, i cili premtoi se do të jetë i pranishëm kudo që i benë thirrje zëri i emigranteve dhe do t'ua jap mbështetjen maksimale në kërkesat dhe kontributet e tyre.

Në këtë eveniment të madhërishëm, në asnjë mënyrë nuk mungoi dhe poetja(humanistja) Nënlokeja Vitore S . Leka,  luftëtarja e orëve të para të luftës, gazetarja dhe poetja Leonora F. Buçinca, presidentja e tri shoqatave, avokatja nga Treviso e Italisë , znjsh. Ermira Zhuri, këngëtarja dhe artistja Ludmilla Baballëku, veprimtari z. Mexhid Hoxhaj, artistët e teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi: Leonard Hamitaj, Melita Oreskovic, Giulian Hamitaj dhe Genta Fana.

Dhe në fund  autorja e librit Ardita Lokaj, përshëndeti dhe falënderojë organizatorët dhe pjesëmarrësit, me poezinë e librit që  po promovohet:

FORCA E FJALËS

Faleminderit

për mendimet që më dhatë.

Faleminderit

për fjalët që më folët.

Faleminderit

për zemrën që më falët.

Faleminderit

për të gjitha, të gjitha

bekimet dhe mirësitë që më uruat!

Pas realizimit të suksesshëm të kësaj pasdite artistike –letrare, ku u bë promovimi i librit poetik NËNËS SIME, mbrëmja vazhdoi në një ambient miqësor. U shtrua një darkë solemne për mysafirët e sponsorizuar nga Shoqata ILIRIA-Kopër e shoqëruar nga zëri i bukur i këngëtares beratase Ludmilla Baballëku, që zgjati deri në orët e vona.




(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora