| E hene, 30.06.2014, 07:40 PM |
NJË PASDITE KULTURORO - LETRARE ME POETEN ARDITA LOKAJ
Nga Leonora F. Buçinca, Trieste-Itali
Shoqata kulturore - artistike "ILIRIA" nga Kopër i Sllovenisë , organizuan një ore kulturore-letrare në pasditen e së shtunës me 21.06.2014, me rastin e promovimit të librit NËNËS SIME të autores Ardita Lokaj.
Promovimi u realizua në një ndër sallat modeste në rrugën Kidrceva, të qytetit në Kopër.
Të pranishëm në këtë pasdite të këndshme poetike ishin një numër i madh i qytetareve të Kopërit e më gjerë. Si dhe figura të njohura intelektuale nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, etj.
Të pranishmit në sallë i përshëndetën, moderatorja znj. Ganimete Shala dhe presidenti i shoqatës z. Heset Ahmeti, të cilët bënë hyrjen e programit duke iu dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve.
Për poezitë dhe publicistiken e autores së librit NËNËS SIME, fjalën e mbajtën: redaktorja e krijimeve në gjuhën shqipe, albanologeja, znj. Migena Arllati dhe përkthyesja e krijimeve nga gjuha kroate në shqip znj. Ermina L. Prljaskaj.
Libri u botua në shqip dhe kroatisht, njëkohësisht dhe promovimi u realizua po në të dy gjuhët.
Pas çdo analize dhe përgëzimi lexohej poezi prej librit, nga: Valentina Ahmeti, Natyra Ahmeti, Genta Fana, etj. studente në Universitetin e Kopërit (SLO) dhe të Zagrebit të Kroacisë.
Një fjalë përshëndetëse mbajti ambasadori i Republikës Shqipërisë z. Pëllumb Qazimi, i cili premtoi se do të jetë i pranishëm kudo që i benë thirrje zëri i emigranteve dhe do t'ua jap mbështetjen maksimale në kërkesat dhe kontributet e tyre.
Në këtë
eveniment të madhërishëm, në asnjë mënyrë nuk mungoi dhe poetja(humanistja)
Nënlokeja Vitore S . Leka, luftëtarja e
orëve të para të luftës, gazetarja dhe poetja Leonora F. Buçinca, presidentja e
tri shoqatave, avokatja nga
Dhe në fund autorja e librit Ardita Lokaj, përshëndeti dhe falënderojë organizatorët dhe pjesëmarrësit, me poezinë e librit që po promovohet:
FORCA E FJALËS
Faleminderit
për mendimet që më dhatë.
Faleminderit
për fjalët që më folët.
Faleminderit
për zemrën që më falët.
Faleminderit
për të gjitha, të gjitha
bekimet dhe mirësitë që më uruat!
Pas realizimit të suksesshëm të kësaj pasdite artistike –letrare, ku u bë promovimi i librit poetik NËNËS SIME, mbrëmja vazhdoi në një ambient miqësor. U shtrua një darkë solemne për mysafirët e sponsorizuar nga Shoqata ILIRIA-Kopër e shoqëruar nga zëri i bukur i këngëtares beratase Ludmilla Baballëku, që zgjati deri në orët e vona.