Kulturë
Cirongu: Tomorr Torra- drugëdhendësi nga Mokra
E merkure, 11.06.2014, 06:30 PM
Skicë
Tomorr Torra, - drugëdhendësi nga Mokra e Pogradecit që s’e njeh plakjen
Nga Xhevahir Cirongu
Të
shkruash diçka për njerëz të tillë nuk është edhe aq e lehtë. Ata janë të
thjeshtë e të dashur. Që me takimin e parë,kur bisedon rreth punës së tyre, të
bëjnë për vete me atë modesti karakteristike, që brenda shpirtit të tyre vlon
pjalmi e poleni i artistit popullor.Njerëz të tillë janë të rrallë,saqë është
vështirë për t’i identifikuar nga të tjerët. Me dhuntinën që kanë këta njerëz,
kjo dhuratë e zotit, bëjnë që duke gëdhendur drurët me daltë e struk, na
dhurojnë plot shije sende të bukura që na shërbejnë të gjithëve ne.I tillë
është edhe Tomorr Torra nga Mokra e
Pogradecit.
Tomorr Torra sapo ka mbushur të 70 vjetët. Ka mbi 5 vjet që ka dalë në pension. E megjithatë, profesionit të bukur të drugëdhendësit s’ju është ndarë kurrë.
-Kam një jetë të tërë që me drurin jam ‘’dashuruar’’ e me drurin dua edhe të vdes,-na thotë ai.Me këto duar,(dhe na tregon shuplakat e duarëve plot kallo), kam një jetë të tërë e me punë të ndershme linda e rrita gjashtë fëmijë: 2 Vajza e 4 djem. Të gjithë të martuar e me fëmijë.Kjo punë e drurit më ka lumturuar që nga fëmijëria e deri sot.Me lot në sy na thotë se, me daltën mbi dru duke gëdhendur edhe dua të vdes! Largohesh nga artisti popullor Tomorr Torra, e me vete merr buzëqeshjen e bardhësisë së shpirtit të tij, që moshës së thyer i thotë me punët artistike se ende jam i ri e s’e njoh plakjen.Të gjitha punimet artizanale Tomorri i punon me dru lisi,arrni e ahu. Më vjen keq, kur disa njerës të papërgjegjshëm ‘’vrasin’’ pyjet, na thotë Tomorri. E për këtë bindesh te ky njeri e do marrëzisht punën,por edhe artin e gëdhendjes së drurit.
Nga e majta në të djathtë: Tomorr Torra e Qazim Hasbajrami.
Foto Xhevahir Cirongu, maj 2014
Durrës, 30 maj 2014.