E premte, 26.04.2024, 06:34 AM (GMT+1)

Faleminderit

Florim Zeqa: Festim Tafolli, laureat dhe magjistër

E enjte, 29.05.2014, 07:57 PM


Prezentojmë magjistrin e parë shqiptar në Itali

Festim (Faik) Tafolli, laureat dhe magjistër i ekonomisë

Jo nuk jemi të huaj, jemi bijtë e asaj toke !

Nga Florim Zeqa

Vitet e '90-ta të shekullit të kaluar ishin vite të dyndjeve të mëdha të shqiptarëve në drejtim të brigjeve italiane e sidomos në veriun e saj. Kjo për faktin se Italia si vend fqinjë i Shqipërisë, ishte hapi i parë ku mund të kërkohej një jetë më e mirë si dhe një mundësi tjetër për emigruar drejtë vendeve evro-përendimore.

Pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri në vitn 1991, në brigjet italiane kaluan qindramijëra shqiptar, të cilët përveq strehimit të përkohëshëm, u sistemuan në vende pune dhe krijuan një jetë të re, ndryshe nga ajo në Shqipëri.

Me hapjen e kufijëve dhe fillimin e demokratizimin të shtetit shqiptar, u hapë edhe një mundësi e re për bashkatdhetarët nga Kosova, që përmes Shqipërisë të udhtojnë më lehtë drejtë Italisë dhe vendeve tjera euro-përendimore.

Një fluks më i theksuar i shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Italisë ndodhë në vitet 1993/94 e tutje,...përderisa fluksi më i madhë i emigrimit të kosovarëve drejtë brigjeve italiane ndodhë gjatë përiudhës së luftës në Kosovë, ku dhjetëra mijëra familje shqiptare nga Kosova emigrojnë në Itali, për t'ju bashkangjitur familjarëve të tyre në këtë shtet.

Një fat të tillë kishte edhe profesori Faik Tafolli nga Theranda, i ardhur në Itali në vitin 1994. Me të arritur në këtë shtet sistemohet në një vend pune jasht profesionit të tij në qytetin Montebelluna (TV).

Që në ditët e para të qendrimit Faiku kyqet në strukturat drejtuese të shoqatës kulturore "Dardania" (aktualisht kryetar i saj), e cila në atë kohë kryesisht merrej me organizimin e protestave dhe ndihmën ndaj bashkatdhetarëve që vinin si rezultat i dhunës sistematike të regjimit pushtues  serb në Kosovë.

Fillimi i luftës në Kosovë, në pranverën e 98-së ishte një sfidë e rëndë dhe e mundimshme për bashkatdhetarët. Përveq ndihmave materiale të pakursyera për bashkatdhetarët, ishte edhe sfida e bashkimit  familjar si pasojë e deportimit kolektiv të shqiptarëve nga Kosova.

Në ketë aspekt edhe Faiku detyrohet të sfidojë vetën për të sjellur familjen e ngushtë këtu në Itali,...për të mos ju lënë barrë vllëzërve që i kishte në Kosovë.

Pikërisht në vjeshtën e 1998-së sjellë familjën këtu në Itali, në mesin e të cilëve ishte edhe Festimi, atëbotë vetëm 10 vjeqar.

Kush është Festim Tafolli ?

Festim Tafolli lindi me 08/11/1988 në fashtin Qadrak të komunës së Therandës. Rrjedhë prej një familje të madhe dhe atdhetare, hapat e parë të shkollimit i mori në shkollën fillore "7 marsi" në fshatin Shirokë.

Në klasën e katërt ndërpret shkollimin shkaku i rrëthanave të luftës,...pas disa muajsh qendrimi nën flakët e luftës emigron së bashku familjen për t'ju bashkangjitur babait Faikut në Itali.

Me të arritur në Itali mbrenda pak ditësh Festimi regjistrohet në cikin e ulët të shkollës fillore në Montebelluna (TV), në klasën vijuese nga vendlindja.

Fillimisht gjuha italiane ishte një sfidë për Festimin, mirëpo mbrenda një afati kohor prej më pak se gjashtë muajsh Festimi e përvetëson për mrekulli gjuhën italiane, për të vazhduar me suksese të shkëlqyshme ciklin e mesëm dhe atë superior.

Si gjithnjë, edhe gjatë studimeve universitare në Faklutetin e Ekonomisë në Universitetin e Venedikut (Venezia), Festimi mbështetjen finaciare e kishte nga prindërit.

Edukatën e shëndoshë dhe në frymën kombëtare e mori poashtu nga prindërit, nga babë Faiku dhe nënë Mirja. I rritur në frymën  kombëtare, dashuria për vendlindjën sa vjenë dhe i shtohet,...dëshira që një ditë t'i kthehet atdheut rritej për ditë e më shumë.

Dëshira e Festimit ishte që një ditë t'i kthehet Kosovës si ekspert i një lëmije të caktuar, në mënyrë të veqantë i ekonomisë.

Studimet universitare i kryen në afatin rekord, mbrenda dy viteve kryen fakultetin, ndërsa magjistraturën mbrenda një viti kalendarik. Rast ky i ndodhur mjaftë rralllë në Universitetin e Venedikut (Venezia), i njohur si njëri ndër universitetet më prestigjioze në lëmin e ekonomisë.

Krahas studimeve, Festimi merret edhe me veprimtari kulturore pranë shoqatës "Dardania", si kryevalltar dhe koreograf i grupit.

Festimi i prirë nga dëshira se në cilën lëmi mund të zhvillohet më shpejtë Kosova, zgjedhë temën e magjistraturës; "Zhvillimi rural në Kosovë".

Pas një studimi me pasion dhe dashuri të madhe ndaj atdheut, një pune të gjatë dhe në bashkëpunim më profesorët e universitetit e përpunon në mënyrë perfekte dhe profesionale temën e magjistraturës.

Prezantimi i temës së magjistraturës në mënyrë briliante nga ana e Festimit para shtatë profesorëve dhe doktorëve të shkencave ekonomike ishte një befasi e paparë për ta, dhe një surprizë e mrekullueshme për pruindërit e tij.

Derisa Festimi para komisionit shtatantaësh përgjigjej i sigurtë pyetjeve të profesorëve, ata shikonin njëri-tjetrin dhe me levizje koke miratonin përgjigjet e sakta dhe kuptimplote të tij, rrëfen babai Faik Tafolli, i cili në ato çaste nuk përmbahej dot nga lotët e gëzimit dhe krenarisë që i solli i biri i tij.

Krejtë këto që u thanë paraqesin formësimin e një eksperti të ekonomisë, i cili me mëndje dhe shpirtë dëshironë që kontributin e tij ta jepë në vendlindjen e tij, nga e cila ishte larguar në kohë shumë të vështira.

Kosova si një vend kryesisht bujqësor, duhet të jetë ky sektori primar i zhvillimit dhe bazament i fuqishëm i ekonomisë kosovare. Investimet në sektorin e bujqësisë do të reduktojnë importin e produkteve ushqimore dhe ngritjen e eksporitit të prodhimeve bujqësore.

Këtë e mundëson potenciali tokësor i vendit,...mjafton angazhimi i ekspertëve  dhe ndryshimi i politikave zhvillimore për të ndryshuar shumë shpejtë bilancin negativ në raportin "import-eksport" (90-10) që ka aktualisht vendi ynë, shton Festimi.

Për kthimin e ekspertëve dhe kuadrove të përgaditura në diaporë, përgjegjësia u mbetët institucioneve të shtetit të Kosovës, që t'i mirëpresin personalitetet e këtij niveli, për t'i shfrytëzuar arritjet dhe përvojat e fituara në vendet evro-përendimore, si një garancë e fuqishme për rimëkëmbjen ekonomike të vendit tonë.

Por është për keqardhje rrëfimi i Festimit; "vitin e kaluar isha në Universitetin e Prishtinës,...në pyetjën se çka mund të ju ofrojë me përvojën time ?".  Përgjigja ishte shokuese për Festimin; "i kemi tonët nuk kemi nevojë për të huajt!".

Vallë pse unë qenkam i huaj në këtë vend ku kam kaluar 10 vitet e hareshme të fëmijërisë sime, nëpër kodrina, fusha e pyje,...ku mendja dhe shpirti edhe sot më dhembë për ditët e fëmijërisë sime,... për shokët dhe shoqet e klasës kur u ndava nga ta pranverën e '98-së.

Jo nuk jemi të huaj, jemi bijtë e asaj toke!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora