E premte, 26.04.2024, 07:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Sokoli: Konkursi letrar për mërgatë Azem Shkreli

E merkure, 21.05.2014, 07:34 PM


MANIFESTIMI  „KONKURSI LETRAR PËR MËRGATËN AZEM SHKRELI“ 2014  DHE LIDHJA E SHKRIMTARËVE, ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI

Shkruan: Pal Sokoli

Ennepetal 17( e shtunë) maj. 2014

Sot në qytetin e Ennepetalit- Gjermani, u mbajt Manifestimi tradicional; „Konkursi letrar për mërgatë Azem Shkreli “2014.

Në sallën e madhe të shtëpisë së kulturës në Ennepetal ishin tubuar afër njëqind krijues dhe dashamirë të letërsisë dhe artit shqip, nga të gjitha anët e Gjermanisë dhe nga shumë vende të tjera të Europës, kishte edhe mysafir nga Kosova të ardhur enkas për këtë Manifestim. Sfondin e binës së kësaj salle e zbukuronin fotografitë e Azem Shkrelit të reflektuara me projektor dhe qe pas disa minutave ndërroheshin dhe dukeshin sikur Azemi është në praninë tonë dhe komunikonte me të pranishmit, me poetët, me konkurruesit, me fituesit e konkursit apo me studentët dhe nxënësit qe ishin të pranishëm. Këtë komunikim e përcillte kënga e artistes tanimë të ndjerë, Vaqe Zela me titull “Kënga e turpit” me tekst të Azem Shkrelit. Një grup nxënësish nga shkolla e gjuhës shqipe të Wuppertalit me një buqetë lulesh ecnin në drejtim të tavolinës ku ishin ulur familja Shkreli dhe i dorëzuan zonjës Behare Shkreli(bashkëshortes së shkrimtarit Azem Shkreli). Pastaj prezantuesja e rregullt Blerta Kelmendi hapi manifestimin duke i përshëndetur të pranishmit dhe duke e ftuar këngëtarin e njohur Dritan Gashi në skenë. Dritoni hapi raportuarin e ditës me këngën “Kur të jesh mërzitur shumë” me tekst të Dritero Agollit qe ju dedikohet poetëve qe nuk janë më ne mesin tonë.

Fjalën përshëndetëse në emër të Lidhjes se shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani e mori kryetari i nderit të saj z. Martin Çuni, pasi përshëndeti të pranishmit dhe posaçërisht familjen Shkreli, Martini u ndal në tri çështje qe momentalisht janë brengosesë jo vetëm për mua por për të gjithë shqiptarët.

Se pari me habitë fakti se si është e mundur qe në mënyrë institucionale të bëhet një akuzë me mbi njëqind faqesh dhe të dërgohet këshillit të çmimit Nobel kundër shkrimtari qe përfaqëson një komb të tëre në gjithë botë, kundër Isamil Kadaresë qe të mos i jepet çmimi Nobel. Unë do të pyesja se kundër kujt është bërë ky puç? Kundër Kadaresë apo kundër popullit shqiptar? Po të vritej Kadare do të ishte bërë një atentat kudër tij po kështu si kanë vepruar ata, është bërë atentat kundër gjithë kombit tonë.

Së dyti, ju kisha pyetur se a mbushemi mënd ne shqiptarët nga ajo se çka na ka ndodhur deri me sot. Gjithandej sillen kriminel serb të cilët na vranë vëllezër e motra, na vranë pleq e fëmijë të pafajshëm e nuk ndodhi deri sot qe njeri nga ne shqiptarët tu jep një mesazh të meritueshëm. Po çka bëjmë ne, mobilizohemi dhe shkojmë në bisht të botës, përzihem ne mes luftërave vëllavrasëse të Sirisë e vende të tjera nëpër Azi, armatosemi me brezare eksplozivi dhe gjejmë një vend ma të popullzuar qe të vrasim sa më shumë njerëz të pafajshëm, fëmijë dhe kalimtarë të pa pik faji. Kjo është gjithashtu një anomali qe më se paku i shërben kombit tonë qe i ka përjetuar vet nga të tjerët.

Së treti, fjalët e ndyta në parlament e mjete të informimit, në të dy parlamentet dëgjohen fjalë të ndyta sa nuk do të duhej ti dëgjonin familjet tona e në veçanti fëmijët tanë. Nga kush i dëgjojmë ne këto, nga prijësit e kombit, nga ata të cilët i kemi zgjedhur vet, dhe nga ata qe më se paku i presim të tilla. Ne si krijues duhet ti kundërshtojmë të tillët, ne kundërshtuam edhe kur për një fjalë goje shkonim në burg  me vite të tëra.

Pastaj fjalën e mora unë si kryetari i LSHAKSH-së në Gjermani, Pal Sokoli. Para se të marrë fjalën e rastit përshëndeta  familjen Shkreli, z. Anton Kola, shkrimtarin Halil Xani dhe shkrimtaren, Qëndresë Halili nga Kosova, shkrimtaren Fakete Rexha(nga Parisi), pastaj fituesen e Konkursit të LSHAKSH- në Gjermani për Pikturë në vitin 2010 Znj. Valdete Berisha nga Belgjika, poeten, Drita Nikoliqi Binaj nga Novi Sadi, mjetet e informimit sidomos ata të RTK-së, kryetarin e LKSHM. Z Hasan Qyqalla,  studentët dhe posaçërisht nxënësit e shkollës shqipe nga Wuppertali, të gjithë të pranishmit, e posaçërisht autoret Xhevat Muqaku dhe Qëndresë Halili qe promovonin librat e tyre sot, pastaj të gjithë ata qe kishin bërë rrugë të gjatë  deri në Ennepetal.

Pastaj foli për jetën dhe veprimtarinë e Azem Shkrelit. “Azemi na ka dalë borxhit, ai la pas një veprimtari të shkëlqyer, të çmuar, na la pas një përvojë të madhe jetësore dhe një familje të respektuar Shkreli”. Pastaj foli për jetën dhe për opusin e gjerë të veprimtarisë se tij.” Të gjithë veprimtarinë  e Azemit e përcjell një ndjesi e lehtë, një dhimbje e pazëshme ,origjinale qe lexuesin e detyron te kthehet  prapa, ta lexoj, ta analizon dhe një herë metaforën edhe  domethënien e saj, pra ajo të rrëmben deri aty kur  të jep porosinë qe bartë ajo. Krijimtaria e tij në kritikën letrare është trajtuar si fletë e hapur e një letërsie moderne, një kthesë e dukshme e letërsisë klishe  kah ajo e trajtimit subjektiv, intim, meditative pa patetikë te tepruar dhe te ngjizur mirë me frymëzim nga temat lirike te dashurisë, dashurisë për Rugovë, për Dukagjinin për Kosovën dhe për gjithë qenien shqiptare,  përshkrimi shpirtërorë i personazheve  si figura të qëndrueshme të traditës dhe të kohës. Kthimi i tillë nga vetvetja, nga natyra krijuese individuale i dha mundësinë pothuaj se gjithë krijimtarisë se viteve të para të pasluftës të shpërthejnë trusninë e kohës se social realizmit. Poezia e Azem Shkrelit me një fjalë është avangarde, nuk është statike, po e pasur me filozofi dhe me raporte të qarta të personazheve te gjalla, origjinale përballë një vetëdije krijuese kolektive”.  Pasi përmenda të gjithë veprimtarinë e tij krijuese dhe aty këtu edhe ndonjë zbërthim të personazheve dhe gjeometaforave të tij  u ndala te aktivitet e tij udhëheqëse në institucione e redaksi të ndryshme kulturore. Pa komentuar shumë disa poezi qe deri tani janë komentuar shpesh nga kritika, u ndala të poezia “Njerëzit” qe ka dy rreshta dhe një filozofi domethënëse brenda.

“Njerëzit”

Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy

Do të putheshim apo kishim për tu pështy.

“Në shikim duket një poezi e shkurtër po qe vë në qendër individin, të çliruar, të pastruar në shpirt, moral dhe aty duhet nisur, të pështymja e pjesës se keqe të individit, të vetvetes, aty fillon  edhe çlirimi i tij”.  Nga krijimtaria e tij prozë u ndala pikërisht të një Ese për Mediokër, që nuk është zbërthyer shumë gjerë me sot. Azemi ka qenë njohës shumë i mirë i karaktereve, kjo i ka ndihmuar shumë qe të personazhet në veprimtarinë e tij të dalin origjinal, po ai ka ditur edhe ti ndaj ata të cilët janë nën mesataren e pjekurisë intelektuale. “Shfaqja e mediokërve bëhet shpejt, vërshuese, pushtuese dhe pastaj sunduese. Ajo nxjerr krye në tregun e lëkundur të vlerave dhe merr misionin përmbysës të këtij tregu. Interesi i mediokërve është pikërisht lëkundja, zhvendosja, dhe përmbysja”. Pa bërë ndonjë zbërthim të këtij eseu lexova disa kapituj të ti dhe në fund përfundova me” Me kaq po e përfundoj këto pak fjalë të vogla për Azemin e madh. Uroj qe vepra e ti të jenë frymëzim i pashtershëm frymëzimi për ju dhe për brezat qe vijnë. Uroj qe vitin tjetër të vini me krijime të reja kushtuar këtij bardi te letërsisë”.

Pjesën e parë të programit “Nga Azem Shkreli dhe për Azem Shkrelin” e hapi artisti i ynë; Musa Mulolli, qe recitoj poezi të zgjedhura nga veprat e të madhit Gjergj Fishta. Na gëzoj fakti se talenti i tij ishte trashëguar edhe të vajza e tij Anisa Mulolli e cila edhe pse në moshën shtatëvjeçare sot recitoj një poezi disa strofash, me titull “I flas Diellit” të shkruar nga prindërit e saj.

Nxënësit e shkollës shqipe të Wuppertalit me mësuesin e tyre Sami Thaqi, kishin përgatitur një recital në te dy gjuhët, Shqip-gjermanisht të përgatitur nga Pal Sokoli.

Pastaj poezitë e zgjedhur nga vepra e Azem Shkrelit “ Meskohë” dhe ” Kënga më miq” i lexoj veprimtarja Nita Bardhi.

Vargun e poezive të përkushtuara Azem Shkrelit e hapi shkrimtari, poeti, gazetari dhe njëri ndër anëtarët më aktiv të LSHAKSH-në Gjemani; Dibran Demaku. Pastaj poeti Xhevat Muqaku lexoj poezinë” O këngë e Shkrelit”. Shkrimtari ynë nga Kosova, Halil Xani përshëndeti manifestimin dhe familjen Shkreli, tha se: “Për LSHAKSH-në Gjermani kam shumë përshtypje të mira, i përcjellë veprimtarinë e juaj dhe për këtë do të ja u kishin zili ato shoqatat tona në Kosovë” pastaj lexoj një poezi për fëmijët mërgimtar.

Dy këngë; “Thërret Prizreni mori Shkodër” të autorit; Sylë Bajrami dhe “Shqipërinë e dua se jam shqiptar” me çifteli i kënduan vëllezërit Kurtishi nga Dortmundi. Pastaj poezi kushtuar Azem Shkrelit me titull” Telat e lahutës së shpirtit” lexoi poetja Angjelinë Krasniqi. Agim Jerliu lexoi poezinë “Tokës ime arbërore”. Poetja Drita Nikoliqi Binaj, gjithashtu lexoj poezi nga vëllimi i saj me poezi“ Si ta pagëzoj heshtjen”.

Pjesën e parë të manifestimit e mbyllen; rapsodi Zyber Topalli me këngën e Pjetër Bogdanit dhe Driton Gashi me "Valsi i lumturisë", in memoriam për te madhen Vaçe Zela.

Pas një pauze gjysmë ore, ku te gjithë te pranishmit patën rastin të hanë drekë të përgatitur enkas për këtë ditë dhe të marrin Librezat e anëtarësisë të cilat u shperndanë.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora