E premte, 26.04.2024, 07:19 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shele: Në botën shkrimore të Sabit Idrizit

E shtune, 17.05.2014, 05:26 PM


Arti i shkruar, si inspirim dhe refleksion i thellë i ndërgjegjies kombëtare.

(Referim rreth risisë krijuese të autorit Sabit Idrizi)

Nga Agron Shele

Të depërtosh në botën shkrimore të poetit dhe prozatorit Sabit Idrizi, është njëllos si të kërkosh mirëfillesinë e një penelate që përherë e më shumë bëhet më atraktive, më sugjestionuese, më dinamike dhe sigurisht bëhet po kaq shprehëse sa vetë arti bashkohor sot.Tradita e krijuar, kohezioni në të cilën eshtë zhvilluar ky art, edhe pse shpesh herë ka qënë e detyruar që të mbështetet tek ana simbolike për të  mbijetuar, kanë rimedisionuar veçantinë dhe gjetjen stilistikore, e cila e bënte të njohur dhe identifikuese këtë lloj letërsie. I ardhur nga kjo plejadë autorësh, Sabit Idrizi, përcjell në mënyrë sinjikative dhe fuqishëm zërin e tij autentik, në poezi dhe prozë, si mishërim i atributeve kulturore dhe shpirtërore të një populli që ishte përherë në rilindje  dhe indetifikim të vlerave unikale të tij. Si njohës i thellë i teknikave të shkrimit dhe operimi me elemntët bazë të  ngritjes së strukturës poetike apo prozaike e bëjnë këtë autor sa racional po kaq dhe konsolidues të mendimit filozofik, sa shprehës po kaq dhe virtuoz për gjetjet dhe beftësinë që sjell në letërsinë shqipe.

Për të bërë një analitikë më të gjerë duhet një koncentrim dhe hulmutim më i gjerë tek ana poetike e këtij autori ,i cili shpreh shqetësimin e thellë për realitetin e ri të krijuar, që  edhe pse ne hapat e parë ka problematikën e vet, gabimin e vet, indoktrinimin politik dhe ekonomik të vet, gjë që poeti nuk e toleron,sepse nuk mund të shpërfillet dot aspiratën e një shoqërie të tërë .

Ai nuk shkruan,as perifrazon por këlthet:

 

“ Kemi filluar të hamë me sy

E të shohim me tyta

Në këtë xhungël zorrësh

 

Të duam me xhepa

Të urrejmë me bark

Kemi filluar

 

Kaherë s 'kemi qeshur me shpirt

S 'kemi qarë me zemër

 

Kah kështu,o Tokë ?!

Kah kështu pa kokë ?! “

 

Endet përbrenda misionit të poetit, përbrena bukurisë shpirtërore të njeriut, i cili mban në dorë lule dhe jo tyta, kërkon aën humane dhe jo xhepat, kërkon buzëqeshjen dhe jo mllefin, kërkon   rrugën e drejtë dhe jo rrugën pa krye.

Zemra dhe shpirti i një intelektuali nuk mund të durojë dot padrejtësinë, lakminë, por ajo qëndron gati për të fshikulluar ç' do lloj vesi, ç' do lloj ndërgjegjie të sëmurë dhe nuk lejon kurrësesi gangrenizimin e plagëve te tilla shoqërore.

Ky është një detaj  nga fuqia shprehese e Sabitit, por poezia e tij përfshin një gamë shumë  më të gjerë, kap gati gjithë sferat social-psikologjike -filozofike  të jetës dhe në veçanësi i përkushtohet edhe  lirikës, e cila nëpërmjet ndjesisë së krijuar, frymëzimit , bukurisë dhe ëmbëlsisë së vargjeve, metaforave të përdorura , e ngre këtë vlerë shpirtërore dhe poetike, në shkallën më të lartë të artit tonë panletrar.

Poetika e tij përbën një anë të medaljes, por ana tjetër flet me gjuhën e prozës “ Zarfi “  dhe si autor i mirëkompletuar shprej pjekurinë e lartë artistike dhe autentitein e tij të padiskutueshëm krijues.

Ç' farë është Zarfi?

Një letër e thjeshtë, një mesazh apo ide fikse e autorit që nëpërmjet kësaj poste me lexuesin shpreh dhe ç'farë nuk shpreh, rrëfen të patreguarën dhe atribon objeksionin e vet.

Gjithësesi jeta e pas luftës me pushtusin shumëshekullor serb, filloi të ndriçonte, shtëpitë e rrënuara nisën të ndërtohen dhe njerëzit j' u rikthyen punës. Rikthimi ishte parësor dhe objektiv për qindra familje, të cilët u ngritën mbi dhimbjen, masakrat që përjetuan, mbi rrënimin total. Ata u kthyen tek e përditshmja jetë,“ tek kamja ose moskamja e tyre “,s ikurse  citon Miftar Kurti.

Dhe vërtet Sabit Idrizi gjen tek kjo thjeshtësi realitetin e kohës : diku përballet me dhimbjen e tokës për barbarinë zjarr, që e ka shkatërruar, diku tjetër për hesapet e   njerëzve të vegjël,   që duhen shpaguar, diku me absurdin që luan përherë me shpirtrat e dyzuar dhe mendësitë e shpërfytyruara.

...dhe në emër të kujt?!

“Kjo ka qënë dhe është lufta jonë. Ky ka qënë dhe është synimi ynë. Armë të vetme kishim e kemi poret më të ndritshme e më të thella të shpirtit “

Fjalë prozaike kuptimplote, fjalë që ideojnë idealizmin e misionarit largpamës dhe të vërtetë, fjalë që shenjtëron kauzwn e popullit të vet dhe në përmbyllje postulati i  vlerave  më të ndritshme të njeriut, postulati thellë i shpirtit, si postulat shprese, besimi dhe ardhmërie  .

Ky rrëfim i cili hedh dritëhije mbi realitetin e pasjetës luftë në Kosovë, gërshetuar  me anën publicitare, dhe  pse e sjellur në frymë kritike, hera herë dhe ironizuese,  me të vetmin qëllim që të mos pësëriten më gabimet, jep tablo sa interesante aq dhe kuptimplote, depërton dhe zbërthen të vërtetën lakuriq ashtu sikurse është, dhe për më tepër jep mesazhe të qarta, mesazhin hyjnor të drejtësisë dhe parimeve që duhet të udhëheqë njeriun.

Nën këtë këndvështrim autori Sabit Idrizi, vjen si përfaqësues i idealit të lartë atdhetar, vjen si refleks i ndëgjegjies intelektuale dhe si i tillë ai përbën refleksionin e zërit dhe shpirtit kulturor të një kombi të tërë.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora