E premte, 26.04.2024, 08:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

"The New York Times": "Si u vra Arben Broci ne protesten e 2 prillit 1991"

E shtune, 21.06.2008, 03:32 PM


Gazeta rrefen protesten dhe vrasjen e Brocit dhe 4 te tjereve ne Shkoder. Si u rendua situata dy dite pas zgjedhjeve te 31 marsit te vitit 1991

David Binder

Njesite e ushtrise hapen zjarr sot mbi demonstruesit antikomuniste qe po protestonin per rezultatin e zgjedhjeve ne sheshin kryesor ne qytetin verior te Shqiperise, ku u vrane tre persona dhe u plagosen 30 te tjere. Mijera te rinj, te zemeruar nga vrasja, rrethuan dy mjete te blinduara te personelit dhe te pozicionuara perpara zyrave te Partise Komuniste te Shkodres, iu hapen atyre zjarr me bomba artizanale. Ishte e pamundur qe te kuptohej nese ndonje nga forcat ushtarake ka qene i plagosur. Ne 3 te pasdite, me teper se 7 ore pas te shtenave, automjete te blinduara, prodhim rus, qendronin akoma aty, duke leshuar shtellunga tymi te zeza nga pas.

Poshte me komunistet
 
Me mijera te rinj ne Shkoder akoma gumezhinin rreth ndertesave pesekateshe te partise, ku shumica e dritare te tyre ishin te thyera. Fytyrat ishin te tendosura me zemerim. Veshtrimet u hodhen edhe mbi nje makine te huaj ku ishte nje reporter i nje gazete Perendimore. Te gjithe te rinjte, sidomos studentet, mbanin shkopinj dhe ata e pyeten per siguri nese ishte komunist. Vetem kur ai tregoi pasaporten amerikane, turma e la qe te kalonte ate. "Poshte presidenti Ramiz Alia!" - therrisnin ata me zerat e ngjirur. "Poshte komunistet!". Te tjere ne mes te turmes nxirrnin fjali te palidhura ne gjuhe te huaja. "Tregojini botes ate qe ju shikoni", - tha nje i ri ne frengjisht, me fytyren e tij te skuqur nga emocionet. "Tregojini sesi ata jane duke na vrare", - tha nje tjeter ne anglisht.

Raportohen te shtena ne Durres
 
Sipas biografise se tij zyrtare, zoti Ramiz Alia, qe drejton Partine Komuniste, e cila ka qeverisur Shqiperine per 46 vjet, ka lindur ne Shkoder 65 vjet me pare. Presidenti pesoi disfate ne zonen e tij elektorale ne Tirane gjate votimit te se dieles, por akoma nuk eshte e paqarte ne teresi nese e parandalon kjo gje qe te jete serish president, pasi partia e tij fitoi shumicen ne legjislaturen kombetare.
Protesta dhe te shtena te ngjashme nga ushtria ishin raportuar gjithashtu ne qytetin portual te Durresit, 30 milje larg nga kryeqyteti dhe 100 milje larg nga Shkodra. Thuhet se disa civile jane plagosur, por nuk dihej numri i tij dhe shkalla e plagosjes. Associated Press njofton dhune ne kater qytete te tjera. Rreth 40 oficere policie te pajisur me shkopinj gome dhe me arme sulmuan nje grumbull me 1000 persona jashte zyrave te Partise Demokratike. Deshmitaret qe shikonin nga zyrat e partise thane se disa persona ishin qelluar keqas. Associated Press thote se nje zyrtar i PD-se njoftoi se ka dhune dhe protesta ne Elbasan, Vaqar dhe Kavaje. Thirrjet e perseritura per largimin e zotit Ramiz Alia shfaqen dukshem heren e pare qe ai kishte dale publikisht, duke e denoncuar me emer. Deri me tani protestuesit antikomuniste ketu dhe ne qytete te tjera, madje edhe ne 12 muajt e fundit, kane limituar sulmet e tyre kunder Enver Hoxhes, diktatori stalinist qe vdiq 6 vjet me pare pas caktimit te zotit Ramiz Alia si pasardhes i tij. Nen presionin e revoltave popullore qe u intensifikuan ne qytetet e Shqiperise ne kater muajt e fundit, zoti Alia ra dakord qe te mbahen zgjedhjet shumepartiake. Votimet, te cilat u zhvilluan dy dite me pare, perfshine 95% te elektoratit prej 2 milione zgjedhesish.
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmoi se Partia Komuniste kishte fituar 2/3 e vendeve ne Parlament, kryesisht me voten ne zonat rurale ne kete vend kryesisht bujqesor.
Qytetet votuan fuqimisht per Partine Demokratike, opozita e krijuar 3 muaj me pare, e cila eshte antikomuniste. Ne Shkoder, nje qytet me rreth 72 000 banore qe njihet si nje qender intelektuale ne Shqiperi, te tere kandidateve demokrate te opozites ishin zgjedhur me rezultate te jashtezakonshme.
Brenda dy oreve pas qendrimit te Xhelil Gjonit, rreth 1000 qytetare te Shkodres u organizuan, duke zhvilluar nje greve perpara zyrave te komunisteve ketu ne qytet. Ata u shperndane paqesisht ne mbremje, por ne 7 te mengjesit te sotem, nje grumbull me mbi 30 mije vete u mblodhen perpara zyrave ne sheshin e quajtur "Midis dy kongreseve", qe ka kuptimin e periudhes midis dy kongreseve te Partise Komuniste Shqiptare.

Shfaqen njesite e ushtrise
 
Nje deshmitar tha se ushtare te armatosur u shfaqen befas ne automjete dhe nje oficer qelloi qe te provokonte turmen nese ata do te largoheshin nga rruga "brenda dy minutave". Koha kaloi dhe ai dha urdher qe te hapet zjarr mbi demonstruesit. Ata vrane ne vend 24-vjecarin Arben Broci, nje inxhinier mekanik. Po ashtu, nje 20-vjecar dhe nje 18-vjecar.

Shkrimi eshte publikuar ne "New York Times" me 3 prill 1991
Titulli eshte redaksional
Pergatiti: Albert Gjoka

BOX 1
Perkujtohet dita kur u vrane kater heronjte e demokracise

SHKODeR - Perkujtohet 17-vjetori i protestes se 2 prillit te vitit 1991 ne qytetin e Shkodres ku mbeten te vrare kater te rinje, te cilet jane shpallur "Heronj te demokracise". Ne ceremonite e organizuara me kete rast ishin te pranishem kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues te pushtetit vendor, partive politike, shoqates se ish- te perndjekurve politike, deputete, etj. Zonja Topalli vendosi kurora me lule ne memorialin ngritur ne sheshin "2 Prilli? te qytetit te Shkodres, aty ku 17 vjet me pare dhane jeten kater heronjte e demokracise, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu dhe dhjetra te tjere u plagosen. "Ky memorial tregon jo vetem se kater djemte e Shkodres sakrifikuan per te sjelle pluralizmin dhe demokracine ne Shqiperi, por edhe per dashurine e madhe per integritetin, per qendresen dhe per shpirtin e madh te sakrifices se ketij qyteti dhe gjithe Shqiperise ne ato momente", tha Kryetarja e Kuvendit. "Sot jemi perseri ketu dhe per t?u perulur ne nderim te Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekes, te cilet me sakrificen e tyre bene te mundur qe vetem pas 17 viteve, Shqiperia te shpresoje ne marrjen e fteses se anetaresimit ne NATO", - tha kryeparlamentarja. Znj. Topalli u takua dhe me familjaret e kater deshmoreve te demokracise. Demonstrata e 2 prillit '91 ishte nje revolte masive, e cila ne vetvete shprehu hapur pakenaqesine qe shkodranet kishin ndaj regjimit komunist, i cili i kishte persekutuar prej vitesh. Nismetareve kryesore te kesaj demonstrate, nxenesve te gjimnazit "Jordan Misja" dhe mesuesve te tyre, iu bashkuan dhe shkollat e tjera te qytetit si dhe shume qytetare.

Gazeta amerikane koment per 2 prillin

Gazeta sjell edhe nje here per lexuesit e saj shkrimin e "The New York Times"-it, te shkruar para 17 vjetesh per ngjarjen e 2 prillit te vitit 1991, ku u vrane Arben Broci dhe tre te rinj te tjere ne protesten e organizuar dy dite pas zgjedhjeve te para pluraliste te fituara nga ish-Partia Komuniste. Korrespondenti diplomatik, David Binder, nje nder njohesit dhe raportuesit me te mire te gazetes amerikane, raporton direkt nga qyteti verior per nje nga momentet me tragjike qe ndodhi ne muajt e pare te ndryshimit te sistemit ne vendin tone. Permes ketij artikulli u behet thirrje demokracive Perendimore qe te mbeshtesin Shqiperine, ndonese ne zgjedhjet e para pluraliste te 31 marsit te vitit 1991 fituan komunistet. Ne ate kohe Shqiperia ishte anetaresuar ne disa organizata dhe kishte nenshkruar disa konventa per mbrojtjen e te drejtave te njeriut, por incidente te tilla si ai i 2 prillit treguan se demokracia e porsalindur ishte ende e brishte. David Binder sjell te gjitha rrethanat qe cuan ne protesten popullore te 2 prillit te vitit 1991, shkaqet e saj dhe sesi u vra Arben Broci me kater te rinj te tjere ne sheshin para Komitetit te Partise ne Shkoder.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora