E merkure, 30.04.2025, 02:28 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Historia e panjohur e kitarres së Vaçe Zelës

E diele, 01.06.2008, 11:06 AM


Nga Mark Brunga

Këtë fillim jave u organizua një takim i të burgosurve politike në burgun famëkeq të Spacit. Ishte një takim mbresëlënës në përkujtim të revoltës së të burgosurve të ndergjegjes më 21 dhe 23 maj kunder diktaturës politike e ushtarake të rregjmit komunist.

Mes ish të burgosurve të Spacit ndodhej Gëzim Cela, banor i qytetit të Durresit. Me Spaçin, veç vuajtjeve, e lidh edhe një histori shumë e spikatur. Pak kush e dinte se gjatë ditëve tërevoltës brenda në kampin e rrethuar me tela me gjëmba dhe bajoneta rojesh ndodhej edhe një kitarrë. Ishte kitarra e Vace Zelës.

Kitarra i është dhuruar Gëzimit nga vetë Vaçe Zela. Pas zbulimit të të burgosurve pjesmarrës në revoltë, Gëzim Çela u ridënua. Kitarren e kërkoi policia politike me të njëjtin intensitet sic kërkoi dhe organizatoret e revoltës, per ta thyer ose për ta djegur. Për fat nuk e gjetën.

Sot kjo kitarrë ruhet me fanatizem ne murin e studios së ish të burgosurit politik Gezim Çela. Është nga sendet e tij më të çmuara. E ka shoqeruar ate per 22 vite ne kalvarin e denimeve dhe ridenimeve që ka pësuar. “Tingujt e saj më kanë mbajtur gjallë shpresën e mbijetesës, - thotë Gëzimi.

Vaçeja ia dergoi kitarren mikut te rinise nepermjet nenes se tij, kur Gezimi vuante denimin ne kampin e te burgosurve te Tiranes. Kur u lirua, kete kitarre ai ua la bashkevuajtesve te tij. U ridenua pak vite më vonë dhe e dergojne ne kampin famekeq te Spaçit. Aty rigjen miken e vjetër me tela. Kitarra kishte shtegetuar nga burgu ne burg per ta ritakuar mes qelive të zymta të Spaçit.

Gëzimi kujton shprehjen e preferuar të një mikut të tij bashkëvuajtës: “Kitarra eshte si gruaja.. Nuk e harron kurrë dashurinë e parë..”

***

Revolta e burgut te Spacit, ndodhi në 21 dhe 23 maj te vitit 1973. Per pjesmarrje aktive në këtë ngjarjeGezimi rimerret ne hetuesi dhe ridenohet nga gjykata me 15 vite te tjera burgu. Kur rikthehet në kamp, nuk e gjen më kitarren e tij. Gjate kontrolleve e reprezaljeve, policia e kishte kerkuar edhe kitarren per ta shkaterruar por miqte e burgut treguan nje solidaritet thuajse si ndaj nje shpirti njerezor.Ata e nxoren nga kampi me mbeturinat e guzhinesdhe e fshehen duke rrezikuar koken per momentin, ne galerite e braktisura te minieres.

“Pas rikthimit te normalitetit, - kujton Gezimi, - tingujt e kesaj kitarre vazhdonin te ngrohnin me zjarr shprese zemrat e trishtuara te te burgosurve.

Pas 22 vite jete burgjesh, Gezim Çela kur del nga qelitë merr me vete edhe ngushelluesen e perhereshme te shpirtit te tij, kitarren e Vace Zeles e cila e kishte shoqeruar besnikerisht ne kalvarin e tij te dhimbshem! Kitarra ndodhet sot ne murin e shtepisë se mikut te saj si simbol i nje miqesie te shenjte dhe i shpirtit te madh te dhurueses!

***

Kur bisedon me poseduesin e ketij objekti te çmuar siç është kitarra në fjalë, ai na thotë me humor se “i vinte keq që s’po behet i njohur nga vitet e rënda të burgjeve ku kaloi rininë, por nga një dhuratë e Vaçes”.

Gëzimi vazhdon ti shprehë mirënjohjen e thellë për kurajon dhe shpirtin e madh që ka treguar kjo këngetare gjeniale. I përgjigjemi po me humor se statistikat flasin per mijra të burgosur politikë, ndersa Vaçe, kombi shqiptar ka vëtëm një! Dhe kitarra e sajë që ka shtegtuar nga burgu në burg është gjithashtu vetëm një...!

Gëzim Çela i ka kaluar të 70-at por është mjaft energjik dhe zotëron një kujtesë për t’ia patur zili edhe 20 vjecaret. Ai rendit vitet dhe kampet nga ka shtegtuar.

Si piketë të pare ka në kujtesë kampin e të burgosurve për ndertimin e aeroportit të Rinasit në vitin 1957. Pasi kalon disa kampe të tillë ai thotë se andej nga viti 1962, kur ndodhej në kampin e Tiranes nisi të fryjë pak erë liberalizmi dhe t’u lejohej përdorimi i ndonjë vegle muzikore.

I pari ishte Sotiraq Tase, bashkëvuajtës me të, që i kërkoi Gëzimit nëse mund të siguronte një kitarrë, pasi komanda u kishte dhene mjë mandolinë për ta përdrur në dhomen e kulturës ose bibloteken e burgut. Gëzimi kur takon nënën e vet, i thotë të bisedojë me Mehdi Prodanin, nëse mund ti gjente një kitarrë, por Mehdiu me të cilin kishte miqësi familjare, nuk dispononte tjetër perveç asaj që përdorte vetë.

Kur këtë shqetësim nëna e Gëzimit ia përcjell Vaçe Zelës, ajo tregohet e gateshme dhe i dergon kitarrën e vet. Gëzimi në kujtimet e veta, të cilat përbëjnë një pjesë brilante të letërsisë së burgut shkruan: “Kësisoj mandolina e Raqit dhe akordet e kitares së Vaçes çdo mbremje na zhytnin në botën e tingujve, në enderrat e një bote që na ishte mohuar pa të drejtë…ata tinguj na mbanin gjallë shpresën kur na kercenonin se do të na vrisnin…”.

Kitarra shtegtoi me pronarin e saj nga kampi i burgut të Tiranës në Rubik e me pas në Laç. Plot 8 vite burgimi. Kur erdhi momenti per të dalë në liri shoket iu lutën që t’ua linte kitarren dhe ai nuk ua prishi kete deshirë, pasi -siç thotë Gëzimi - ajo s’më përkiste vetëm mua, ishte bërë pjesë edhe e tyrja”.

Gëzimi shton se kitarra qe një drite shpresëdhenese në tunelin e errët të jëtës së burgut. Duke qenë pjese e dhimbjeve të mëdha dhe gëzimeve të vogla të jetës në burg, s’mund ti lija shokët e atij ferri ku jetova, pa kete rreze shprese…

***

Në vitin 1971 Gëzim Çela ridenohet përseri. Për te vuajtur dënimin e dërgojnë ne kampin famëkeq të Spaçit. Atje rigjen kitarren gje që e çudit, por dhe e gëzon njëherësh. Këto momente Gëzimi i kujton me nota mjaft piktoreske.

“Në Spaç – tregon ai - gjeta mikun tim Fiqiri Muho, të cilit i kisha dorëzuar në Laç gjashtë vite të shkuara kitaren. Pasi u pershendetëm dhe kur shpreha kenaqësinë që pashe kitarren Fiqiriu mu drejtua:”Kitarra ështe si puna e gruas o Gëzim, nuk e harron kurrë dashurinë e parë të një burri!”

Gëzimi realisht eshtë një encklopedi e gjallë pasi zotëron një kulturë poliedrike. Ai pershkruan me nota teper piktoreske e të trishtueshme ngjarjet që tashme kane hyre ne historinë e luftes kunder diktaturës te njohura si Revolta e Spaçit. Kjo revoltë ndodhi pikërisht në muajin maj kur qeveria përkujtonte deshmoret e saj. Nga kjo revoltë u pushkatuan 4 vetë brenda ditës - thotë Gëzimi, - ndersa mua me shumë të tjerë na derguan nepër hetuesira dhe gjyqe. Më denuan përseri me 15 vite burgim.

Kur rikthehet në kamp dhe interesohet per kitaren, nje mik i tij I tregon se oficerët e policisë secrete kishin bërë reprezalje mbiçdo gjë personale që kishte mbetur si doreshkrime, libra, vegla muzikore. Vecanërisht kishin kerkuar kitaren per ta thyer, por ate s;e kishin gjetur dot, pasi të burgosurit e kishin nxjerrë jashtë kampit me arkat e mbeturinave dhe e kishin fshehur ne armaturen e një galerie në zonën nr 3.

Gjatë bisedës Gëzimi kthen kokën nga kitarra dhe duket sikur flet me të... “Kur u lirova nga burgu,e mora me vete – thotë - kishte edhe ajo nevojë per pak ngrohtësi familjare. Atje bente shume ftohtë! Edhe ajo kishte bërë tashmë 22 vite burg. Aq sa ç’kisha bërë edhe unë...”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx