Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Barkat e qepura ilire!
E enjte, 27.03.2014, 08:50 PM
Të herëshëm ishim - Barkat e qepura ilire !
Nga Fahri Xharra
E pa mundur dhe shumë e vështirë të mos e lidhësh historinë tonë me zbulimet e nënujit dhe të nëntokës që vazhdimisht na befasojnë me mrekullitë e të kaluarës sonë . Sa më shumë po zbulohet , po gjurmohet dhe po publikohet po shifet që historia na i ka ruajtur shënimet e saja në mënyrë të virgjër që një ditë të na e thotë ato që nuk guxonim ti thonim ne. Nuk guxonim , por edhe nëse guxonim flisnim me të ”ndëgjueme ” , se nuk kishim prova. Provat , ah provat!
Sa e
paturpshme më duket kur më thonë që po kërkoj
për të gjetur shqiptar në shpellat e Azisë , në jashtëtokësorët , në gjithësi.
Ne një anë mosdija dhe qëndrimi absolut në
përkrahjën padhëmbje në mosdijën individuale dhe atë kolektive, e në anën tjetër dëshira
e qëllimshme për mohimin e çdo gjëje
shqiptare dhe dhe të kaluarës së saj.
Deri sa fqinjët e nxjerrin vetvetën të vjetër dhe
Por kur të iu them që ne i kishim edhe barkat e qepura, që ato ishin pjellë e mendjes së të parëve tonë për ta lehtësuar bartjen , lëvizjen dhe komunikimin ndërnjerëzor ; në atë kohë nuk kishte as sllavë e sa turq këndej pari. Barka e qepur e gjetur këto ditë në ujërat e njlmtë të Kroacisë , që sipas arkeologëve daton mbi 3200 vjet e vjetër , është një falemnderim që na e ka bërë natyra duke na i ruajtur reliket e kohës që në kohën e sit të dokumentojmë që ishim këndej pari kur nuk kishte njeri tjetër , ishim ne.
”Një barkë e kohës së Bronzit u gjet në Mesdhe ” shkruan gazeta Le Point.fr , duke i falëmnderuar syqeltësisë së një peshkatari ”.Pra në lagunën Zambratia në Kroaci , arkeologët nën-ujor ia dhanë dritën një barkeje të vjetër mbi 3200 vjeçare , të mëshehur në fundin e detit . Një shpërblim i natyrës me ruajtjen e saj.
” Ky
është një zbulim i jashtëzakonshëm ” thoshte
e ngazëlluar Giulia Boetto , arkeologe detare e ngarkuar për hulumtime
nga
Fjala ishte për një konstrukt plotësish i veçant , tipik për Detin Adriatik :
“Barkat e qepura” ishin një teknikë e posaçme lundrimi e jetësuar në Adriatik , deri në ardhnje e romakëve, dikush thotë epokën romake. Mjeshtëria ishte në ate që dërrasat mbaheshin ndër veti me një “qepje” me litarë bimor.. Këta litarë futeshin nëpër zgavrat të cilat shpoheshin nëpër dërrasa , dhe këshu e krijonin tërësinë që qëndronte.
Nga kjo barkë e madhe apo anije e vogël ,kanë mbetur vetëm 7 m nga gjatësia dhe 2,5 m nga gjerësia e sajë . dmth lidhjet dhe pjesa thetër është kalbur. Pjesa e mbetur pra është pjesërisht e ruajtur mirë. Dërrasat ishin nga druri i bredhit ,verrit dhe elmit.
“Mënyra e rregullimt , teknika e të lidhurit dhe e të përforcuarit të dërrasave ndër veti , ishte tipike për Histritët dhe Liburnët dhe me këte mund të the me sigurinë më të madhe se ishte fjala për një mjet lundrues të ndërtuar nga njerëzit local” -thot arkeologëja Giulia Boetto.
Por nuk mbaron me kaq , arkeologët kroat , nja disa qindra metra largë anijës së vogël gjetën mbi një sipërfaqe të madhe prej më shumë se një hektar shumë shtylla të drurit, të cilat ishin mbajtëset e shtëpive e vjetra mbi ujë. Pas analizimit bathymetrik te gjirit, qeramikave dhe kockat e kafshëve të ndryshme të gjetura në vendin e përmendur, duket se epokën e bronzit, gjiri ishte në të vërtetë ... një lagunë.
Se ç’më
ra laku në fyt dhe gati ma zuri frymën; gati më ngufati kur e pashë të shkruar
që nuk paskemi vazhdimësi nga ilirët, se qenkemi të mbirë mbi këta
mijëravjeçarë nga farët e kërpudhave të sjella nga Azia në një vend që i
“kishte” banorët e saj që moti. E ne si ardhacakë, të vendosur si për “gjynah”
në malet dhe bjeshkët e Ilirisë “pritnim” leje që të vazhdonim jetën. “Mirësia
e vendasve” si kundërshpërblim për shërbimet që i bënim na mundësoi të bëhemi
ata që jemi. “Duhet t’ua dimë për nder” që na dhanë pak tokë, pak ujë dhe pak
frymë’! A jemi ne në vete?
Çudi! Liburnia! Çudi Histritët!
“Si ta
përshkruajmë Liburninë?
Rekonstruim dixhital 3D i barkave te qepura