E shtune, 27.04.2024, 03:55 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: T'i referohemi Konicës

E enjte, 27.02.2014, 08:29 PM


T’I REFEROHEMI KONICÊS NÊ AKTUALITETIN E SOTÊM

Nga Gjon Neçaj

Siç shprehet këtu e një dekadë më parë një publicit nga Kosova, tashmë kaluar në botën tjetër, ndjesë pastë, Faik Konica për së gjalli shumë pak është kuptuar, pasi  ka qenë shumë më i ngritur se shtresa së cilës ia ka dedikur krijimtarinë e tij,  andaj shpeshherë edhe është keqkuptuar deri në margjinalizim. E që  atëbotë, në kohën e tij,  një nga veset që ka stigmatizuar ,  ka qenë xhelozia tekanjoze që kemi ne shqiptarët  për njëri-tjetrin.

Në gjallje shumë pak është kuptuar Konica,  pasi ngritja e tij intelektuale  ka qenë më lart se shtresa së cilës ia ka dedikur krijimtarinë e tij,  prandaj  shpeshherë  është keqkuptuar deri në infinit. Qysh atëherë një nga veset që ka stigmatizuar ai,  ka qenë xhelozia që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin.

Kjo xhelozi e tejskajshme,  siç e ka stigmatizuar  edhe Konica i madh,  del nga prirja jonë për të qenë të gjithë të parë. Ky llojbajraktarizmi  ka vyshkur së tepërmi çështjen tonë  kombëtare , duke mos rezultuar  e frytshme në masën e kërkuar.

Bajraktarizmi në politikë,  kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë,  e vazhdon ende aktualisht .Shembulli më tipik është i opozitës së sotme, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë  ç’është shteti e pushteti,  që shembëlltyra e drejtimit është tritoli e korrupsioni, që nepër ministrira drejtojnë të paaftit, etj.

Shqiptarët, thotë Konica, kanë edhe një ves tjetër, fodullëku, aktual edhe sot e gjithë ditën, pa anashkaluar vese të tjera në psikologjinë shqiptare.E të gjitha këto vese, me xhelozinë përkrah, vijnë për të qënë të parët të gjithë, për të kritikuar këdo, e ashtu ka ndodhur që nga kryeministri i parë, themeluesi i shtetit shqiptar para 101 vjetësh, Ismail Qemali, i kritikuar nga regjimi i Zogut,  e ky nga sistemi i Hoxhës,  për të vijuar me kritikat në pluralizëm , e në vijimësi, Berisha, Nano, Rama...E ky i fundit,  ende pa marrë pushtetin,  hedhin baltë e vrer mbi të nga mazhoranca e djeshme.

Ky bajraktarizëm ka bërë që çështja jonë kombëtare të mos rezultojë e frytshme në masën e synuar.

Mjerisht ne lexojmë Frojdin ende pa lexuar Konicën...



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora