E premte, 26.04.2024, 02:28 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Konflikti i Edi Ramës me të birin

E hene, 24.02.2014, 07:53 PM


Konflikti i zgjatur i Edi Ramës me të birin Gregorin për zgjedhjen e pritshme të Mero Bazes kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH

Nga Kastriot Myftaraj

Çështja e zgjedhjes së Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar (publik) është kthyer në një serial sitcom (komedi situatash), humorin e së cilës publiku nuk është në gjendje që ta shijojë dot për arsye se pjesa më pikante e ngjarjeve ndodhin në prapaskenë. Më parë u tha se përzgjedhja e dhjetë kandidatëve për anëtarë të KDRTSH do të bëhej brenda muajit dhjetor, dhe po ashtu do të ishte bërë edhe përzgjedhja e kandidatit për kryetar të KDRTSH, që sipas ligjit përkatës duhet të përzgjidhet prej anëtarëve të KDRTSH. Këta më pas do t’ i kalonin Kuvendit për t’ i miratuar në seancë plenare. Por po ja ku jemi në fund të shkurtit dhe Komisioni parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik që duhet t’ i kishte bërë këto punë nuk ka bërë asgjë ende. Në mbledhjen e fundit të Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, që u mbajt në 19 shkurt, u vendos që t’ u jepet kandidatëve edhe një afat 15 ditor për shkak se dha dorëheqjen njëri prej kandidatëve për Kryetar i KDRTSH, z. Ylli Pata. Sipas ligjit duhet të ketë katër kandidatë për Kryetarë të KDRTSH, të cilët duhet të jenë ndër kandidatët për anëtarë të KDRTSH. Por që Komisioni parlamentar të kalojë në përzgjedhjen e kandidatëve për Kryetar të KDRTSH duhet që më parë këta të jenë përzgjedhur si anëtarë të KDRTSH. Ky ishte justifikimi, dhe ai nuk është aspak bindës.

Komisioni mund të kishte vazhduar punën për përzgjedhjen e kandidaturave për anëtarë të KDRTSH, se nuk kishte asnjë pengesë për ta bërë këtë gjë. Kjo tregon se Komisioni ka pasur një arsye tjetër që e ka shtyrë procesin dhe ka dhënë edhe një afat 15 ditor. Nuk qëndron as justifikimi se duhej që paraprakisht njëri prej kandidatëve për anëtarë të KDRTSH të kandidonte për kandidat për kryetar, që kështu të bëheshin katër kandidatë të tillë. Ditën që mbahej mbledhja e Komisionit takova një nga kandidatët për anëtarë KDRTSH i cili, kur kishte mësuar dorëheqjen e z. Pata kishte vendosur të kandidonte duke menduar se kështu do të hynte automatikisht në katërshe, gjë që e donte thjesht për CV, se nuk kishte shpresë të fitonte në garë. Ky zotëri mendonte se Komisioni do ta mirëpriste kandidimin e tij, duke qenë se ai do ta nxirrte procesin nga udha pa krye ku kishte hyrë, por në fakt ndodhi e kundërta, aplikimi i tij nuk u refuzua dhe me një shkelje flagrante të rregullores, as që u protokollua. Ky zotëri nuk e kishte të qartë se nuk ishte Komisioni parlamentar ai që kishte hyrë në udhë pa krye nga dorëheqja e z. Pata, por ishte dorëheqja e z. Pata ajo që u sajua për të shtyrë procesin, dhe për t’ i dhënë kohë Kryeministrit Rama që të dilte nga ndërlikimi i papritur në të cilin është gjendur për shkak të këtij procesi. Ky person nuk është nga ata që dëshiron të hapë një luftë për padrejtësinë që iu bë, aq më tepër që tashme e ka kuptuar se këtu luhet një lojë e madhe.

Dhe kjo lojë ka të bëjë me njërin nga katër kandidatët për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH, që është Mero Baze. Meqënëse Meroja është kandidat që ka mbështjetjen e mazhorancës parlamentare zgjedhja e tij si anëtar i KDRTSH dhe më pas si kryetar, konsiderohet si një gjë e sigurt. Djali i z. Rama, Gregori, qëkurse ka mësuar babai i tij i ka dhënë fjalën Mero Bazes se do ta bëjë Kryetar të KDRTSH i ka dhënë të atit një ultimatum se do të flasë publikisht kundër zgjedhjes së Meros nëse ndodh vërtet kështu. Gregori ka të drejtë. Në lojë është dinjiteti i tij, por edhe i nënës së tij, Matildës, ish-gruas së Edi Ramës. Kur Edi Rama sapo ishte bërë kryetar i PS-së, ai tha në emisionin e Fevziut se, nëse do ta dinte që do të ishte i ftuar dhe Mero Baze nuk do të kishte shkuar, se për shkak të këtij njeriu e kishte gjetur djalin e tij nëntëvjeçar duke qarë poshtë tryezës. Kjo gjë kishte ndodhur pasi djali i Ramës kishte lexuar në gazetën e Bazes se i ati, në gjyqin e divorcit me nënën i kishte thënë gjykatës se nuk e njihte atësinë e djalit, pasi kjo e kishte atë me të vjehrrin, Kristaqin, domethënë me babain e Edit. Tani Gregori nuk është më nëntë vjeç, por 23 dhe, siç ka thënë Edi Rama është madje më i gjatë se i ati. Kjo do të thotë se nuk mund të gjendet asnjë tryezë poshtë së cilës të hyjë Gregori kur Mero Baze të zgjidhet Kryetar i KDRTSH me votat e shumicës parlamentare që drejtohet nga Edi Rama.

Prandaj që Edi Ramës i duhet kohë për të bindur Gregorin që të mos jetë kaq i ashpër me Mero Bazen, se siç ka thënë edhe Filip Çakuli, edhe Meroja ishte viktimë e Saliut. Një shpjegim ky që është sikur të thuash se Belcebuthi është viktimë e Satanit. E vetmja gjë që di të bëjë Edi Rama në këtë rast është që t’ i japë të birit një shumë të madhe parash për të shkuar dhe të shëtitur botën duke bërë shpenzime të mëdha si të ishte djali i ndonjë sheiku arab nafte. A do t’ i rezistojë dot Gregori tundimit? Nëse Gregori do t’ i rezistojë tundimit dhe të denoncojë publikisht zgjedhjen e Mero Bazes, atëhere Gregori do të vendosë një standard moral në shoqërinë shqiptare që do të jetë përjetësisht i lidhur me emrin e tij. Nëse Edi Rama nuk do të përkulet para kundërshtimit të të birit të tij, atëherë kjo tregon se Mero Baze ka rëndësi të madhe për Edi Ramën, dhe se kërkon ta përdorë edhe në të ardhmen për operacione speciale mediale, të llojit që njihet si propagandë e zezë.

Arsyeja se përse Meroja kërkon të bëhet me çdo kusht Kryetar i KDRTSH është se po afron deadline e kalimit të Shqipërinë në transmetimet televizive krejtësisht dixhitale. Në procesin e riformësimit të medias televizive në Shqipëri që do të jetë krejtësisht dixhitale, do të ketë një peshë jo të vogël KDRTSH. Dhe këtu ka interesa të mëdha. Meroja nuhat se këtu mund të fitohen shumë para. Prandaj e kërkon me çdo kusht këtë post.

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik, Genc Pollo, ndonëse përfaqësues i opozitës, sillet në mbledhjet e komisionit sikur të jetë peng i Mero Bazes. Kjo ndodh se Mero Baze ka dalë garant për Pollon te Edi Rama se Genci nuk do të hyjë në burg për bëmat e tij të kohës kur ka qenë ministër i Arsimit dhe më pas i Inovacionit Teknologjik. Kur Mero Baze doli para Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik, si kandidat, asnjë prej anëtarëve, as ata të opozitës nuk e pyetën Mero Bazen nëse e ka paguar detyrimin prej 30 milion lekë të rinj që ka me një vendim gjyqësor të formës së prerë për shkak të një shpifjeje që ka bërë ndaj gruas së Theodhori Sollakut. Për shkak të mosshlyerjes së këtij detyrimi Mero Baze i ka të gjitha llogaritë bankare të bllokuara dhe nuk mund të udhëtojë jashtë vendit, përveçse nëse mbyll sytë ndonjë zyrtar rilindas mavi në aeroport.

Posti i kryetarit të KDRTSH është njëra anë e shpërblimit që Edi Rama kërkon t’ i japë Meros. Ana tjetër është që Meroja të marrë përsëri atë pronë që i dha dikur Sokol Olldashi, kur u bë ministër i Punëve të Brendshme pas ardhjes së PD-së në pushtet, në 2005. Në letër Meroja mori atëherë me qera afatgjatë një ndërtesë dhe një territor përreth saj, për të vendosur atje shtypshkronjën shtëpinë botuese që kishte në letër, si dhe gazetën e tij. Në realitet, Meros iu dhanë 6000 metra katrore tokë, në një vend shumë të mirë brenda qytetit të Tiranës, ku Meroja kishte ndërmend që të ndërtonte pallate, pasiqë ta privatizonte këtë pronë shtetërore. Atëherë Meroja e humbi këtë pronë për shkak se Berisha ia anuloi kontratën e qerasë, kur Meroja nisi ngacmimet ndaj tij pasiqë nuk u ngop me aq sa donte t’ i jepte Berisha. Në atë kohë Meroja donte thela të tjera të mëdha, një prej të cilave ishte një tender me shumë milionë euro i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, të cilin Berisha nuk ia dha. Kështu që i humbi të gjitha dhe hyri në rrugën që e bëri rilindas mavi.

Tani Edi Rama do t’ ia japë përsëri Meros këtë pronë që ky e uzurpoi dikur në sajë të Berishës. Dhe me të ikur Basha nga Bashkia vitin tjetër, Meroja do të marrë edhe leje ndërtimi për pallate. Që tani Meroja ka bërë lista me klientë, të cilët thonë se do të marr shtëpi, apo dyqan, te pallatet e Mero Bazes. “Te pallatet e Mero Bazes” shpejt do të jetë një pikë orientimi ubanistike informale në Tiranë. Në Tiranë kemi rrugë me emra rilindësish të vërtetë. Kemi toponime (emra rrugësh) që lidhen me emrin e Sami Frashërit, Kostandin Kristoforidhit, Ismail Qemalit. Tani do të kemi edhe një toponim që lidhet me emrin e Mero Bazes. Vetëm se ka një ndryshim. Nga rilindësit e mirëfilltë, asnjëri nuk ka pronë në rrugët që mbajnë emrin e tyre. Meroja është rilindës më i shkathët. Atij nuk i duhet tabela me emrin e tij, në murin e ndonjë pallati, por i duhet pronësia mbi pallatet, pa tabelë për emrin e rrugës. Tabela mund të vijë më vonë.

Përveç kësaj pasurie Meroja ka edhe atë që ka përfituar nga testamenti që ka bërë në favor të tij Hana Këlcyra, vajza e Ali bej Këlcyrës, e cila të gjithë pronat e familjes së saj në Shqipëri ia ka lënë Meros. Meroja thotë lart e poshtë se vajza e Ali beut e bëri këtë gjë për shkak se gjyshi i tij i ka bërë një herë një nder Ali beut, duke i shpëtuar jetën. (Peshtani fshati i Meros është fare afër Këlcyrës) Sipas Meros, Hana Këlcyra i thotë shpesh atij: Nuk e kam harruar se babai im, domethënë edhe unë e ka jetën nga gjyshi yt. Por në Këlcyrë thonë se ka qenë babai i Hanës, Ali bej Këlcyra, i cili ka bërë një “nder” të madh dikur familjes së Meros, nga ata ndere që ndonjëherë bënin me bujari bejlerët, dhe në sajë të kësaj sot mund të thuhet se e ka jetën Meroja, pasi nderi që bënte beu kapërcente brezat. Meroja duket se i nxjerr Hanës mallin e të atit, se Meroja edhe stilin politik e publicistik e ka si të Ali beut, i cili sot ishte zogist, nesër fanolist antizogist, pasnesër antifashist, e më pas profashist. Në “Rilindjen mavi”, ish-berishiani Mero Baze përfaqëson kështu më së miri Ali bej Këlcyrën, gjë që nuk është ndonjë anomali e madhe po të mendohet se Edi Rama përfaqëson Ahmet Zogun. Pajtimi i Edi Ramës me Mero Bazen i ngjan pajtimit të Ahmet Zogut me Ali Këlcyrën në pleqëri, kur ishin të dy në emigracion.

Në çdo pajtim të madh të bejlerëve bëhej nga një kurban dhe kurbani këtë rast u bë Gregori. Tani këtij nuk i mbetet veçse të marrë shembull nga Meroja, i cili nuk është nga ata që hynë poshtë tavolinës për gjëra të tilla, apo të sillet siç ia kërkon dinjiteti i tij.



(Vota: 7 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora