| E enjte, 27.02.2014, 08:29 PM |
T’I REFEROHEMI KONICÊS NÊ
AKTUALITETIN E SOTÊM
Nga Gjon Neçaj
Siç shprehet këtu e një dekadë më parë një publicit nga Kosova, tashmë kaluar në botën tjetër, ndjesë pastë, Faik Konica për së gjalli shumë pak është kuptuar, pasi ka qenë shumë më i ngritur se shtresa së cilës ia ka dedikur krijimtarinë e tij, andaj shpeshherë edhe është keqkuptuar deri në margjinalizim. E që atëbotë, në kohën e tij, një nga veset që ka stigmatizuar , ka qenë xhelozia tekanjoze që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin.
Në gjallje shumë pak është kuptuar Konica, pasi ngritja e tij intelektuale ka qenë më lart se shtresa së cilës ia ka dedikur krijimtarinë e tij, prandaj shpeshherë është keqkuptuar deri në infinit. Qysh atëherë një nga veset që ka stigmatizuar ai, ka qenë xhelozia që kemi ne shqiptarët për njëri-tjetrin.
Kjo
xhelozi e tejskajshme, siç e ka
stigmatizuar edhe Konica i madh,
Bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë, e vazhdon ende aktualisht .Shembulli më tipik është i opozitës së sotme, me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shembëlltyra e drejtimit është tritoli e korrupsioni, që nepër ministrira drejtojnë të paaftit, etj.
Shqiptarët, thotë Konica, kanë edhe një ves tjetër, fodullëku, aktual edhe sot e gjithë ditën, pa anashkaluar vese të tjera në psikologjinë shqiptare.E të gjitha këto vese, me xhelozinë përkrah, vijnë për të qënë të parët të gjithë, për të kritikuar këdo, e ashtu ka ndodhur që nga kryeministri i parë, themeluesi i shtetit shqiptar para 101 vjetësh, Ismail Qemali, i kritikuar nga regjimi i Zogut, e ky nga sistemi i Hoxhës, për të vijuar me kritikat në pluralizëm , e në vijimësi, Berisha, Nano, Rama...E ky i fundit, ende pa marrë pushtetin, hedhin baltë e vrer mbi të nga mazhoranca e djeshme.
Ky bajraktarizëm ka bërë që çështja jonë kombëtare të mos rezultojë e frytshme në masën e synuar.
Mjerisht ne lexojmë Frojdin ende pa lexuar Konicën...