E marte, 19.03.2024, 08:43 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Artan Puto, një ”yll” i ri antikombëtar

E diele, 02.02.2014, 04:54 PM


Artan Puto, një ”yll” i ri antikombëtar

Nga Fahri Xharra

Kur turpi futet në mendje dhe e krijon ndjenjen e krenarisë. Kur turpi ta mbush mendjen qe s`e je duke bër shumë. Kur turpi bëhet pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimeve. Kur turpi te jep guxim që t`a kesh krenari, atëherë shkon pikë për pikë në zbatimin e këtij urdhëri:  «Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij!. . Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëhere, vini dikë të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re !!…. . Para se të

kalojë shumë kohë kombi do të harrojë se çfarë është dhe çfarë qe !!»…. .      Po kush janë këta që me ngulm po punojnë në zbatimin e asaj që u tha më lartë? Pra kush janë këta ”jazegjinj” që po mundohen të na fshijnë kujtesën dhe po duan të na shkruajnë libra të reja, të na krijojnë një histori të re dhe me këte të na tjetërsojnë në atë mënyrë që nesër mos ta njofim vetvetën.

Artan Puto i lindur me 1969, tani profesor universitar; të cilin kalimtarët në rrugë ende e njofin si yll i ”Tomkës dhe dhe shokët e tij”, një nga filmat më të popullarizuar për fëmij të kinemasë së Shqipërisë, një i privilegjuar i regjimit të atëherëshëm del me një pyetje”Historia e një personazhi historik apo e një monumenti kulturor?

Pra fjalën e kam për një ”yll ” të rinj, por tani në qiellin e ”jazegjive” i cili në bashkëpunim me ”qyqen në folenë e shiponjave(Fatos Lubonja)”” kanë filluar ta rishikojnë historinë me një qëllim të pastër si loti :” Të shkatërrojmë Historinë e Shqiptarëve, të shpikim një histori të re për ta. Por vallë këto ”yje” dhe këto ”qyqe” si u bashkuan, si i bashkoi qëllimi i njejtë. Njeri me të kaluar të të persekutuarit, të burgjeve dhe të hjekurit keq e tjetri artist filmi si i vogël, artist në shkollë si i rritur  dhe ngënës çokollatash kur të tjerët as që ia dinin shijën? Por kësaj rradhe do të flas për atë  të privilegjuarin.

Por, çkas ndodhë kur humbet kujtesa, harrohet vetja dhe ja ç`ndodhë: emrat e shumë poltikaneve grek qe jane shqiptar: Arvanitopulos, Arvanitidis, Banjas, Bouras, Bouzalis, Gjulekas, Sgouros, Hekalis, Repushis, Gjokas, Panushi, Bukura, Barbarushi, Miho, Lafazanis, Barkas, Dendia, Kaili, Repas, Meksi, Dukas, Karypidis, Kolas, Koroveshi, Kuveli, Lapi, Manushi, Labiri, Lanis, Lasko, Nako, Çarçonis, Çokas, Curis, Xhimas, Xhavaras, Dhimas, Bezha, Çumanis, Vretos, Zhogas, Kondo, Shkondras, Makripidhis, Zisi, Panaritis, Halvatzis Arapoglous… e që as që duan të dinë për të kaluarën e tyre.

Artan Puto shkruan. : “ Trajtimi që i bëhen ende figurës së Skënderbeut në Shqipëri ndihmon për ta mitologjizuar atë, dhe në fund publiku nuk mëson historinë e një personazhi historik, por atë të një monumenti kulturor. ”

Athua me këte po i bëjmë kritka historiografisë sonë skajshmërisht të ”ideologjizuar” apo po duam të hedhim ” dritë” me ” kontribute shkencore që na sjellin më afër kohën e Skënderbeut: ”E tërë lufta e Skënderbeut një gjakmarrje personale. ” Përfundim i përmbaruar. Iu lumt!

Sipas ”yjeve” të qiellit të ” jazegjive”studimet e serbëve, grekëve dhe ”zvicerianeve ” qenkan shkencore dhe objektive, ndersa ato te shqiptareve mashtrime, ideologjikisht të skajshme. Rishikim do të thotë të shikohen me objektivitet te gjitha faktet, ndër kohë që po synohet tjetërsimi i historisë duke u thirrur në kozmopolitanizmine dhunshëm, i shoqëruar me radikalizmin fetar dhe krahinor. E si mund të jenë objektive qasjet e Artan Putos që kërkon   (me dirigjim f. xh) të shtroj shtratin e favorshëm dhe bindës për tezën që shqiptarët nuk egzistojnë, janë një krijesë e pas shkeullit XV-të ;se në këtë vijë vjen edhe Skenderbeu serb, Ali Pasha turk, Ismail Qemali zyrtar osman që në kohën e lirë ”merrej me fjalëkryqe dhe pavarësira. ” Pra, në thelb Skënderbeu ne na është ofruar si një personazh-mit, për të cilin duhet të jemi krenarë, por nuk kemi dije të sakta, dhe ato do të na i plotësojnë ata  që janë sulur me të madhe :”Të shkatërrojmë Historinë e Shqiptarëve, të shpikim një histori të re për ta”

Artan Puto, i privilegjuari kohës i rikthehet ciklit të urrejtjes antishqiptare  si cikël menstruacionesh. Pa u mbylur cikli hënor, duhet që të del me ndonjë vështrim të ri  e me qëllim të krijimit të njeriut të ri pa mbamendje, apo me një tip të ri të Alz-Heimerit që mbamendja të fillon vetëm nga shekulli i XV-të  dhe me një përzgjedhje të me” marifet”

të ”fakteve” të cilat do ta kënaqin  urdhërdhënësin.

”Ylli ” i ri  në qiellin e turbullimit të qenjës dhe vetëdijës shqiptare shkruan me porosi. Shkruesi ( tur. Yazeci) me porosi është shumë më i rrezikshëm se vrasësi me porosi. Porositësi e vret dhe e humb një figurë nga bota  me ndihmën e ”guximit” të vrasësit me porosi. Por shkruesi me porosi ( tur. yazmak-me shkrue) në këtë rast na del shumë më i ”efektshëm” shumë më i frytshëm se ai i vret mendjen e mijëra lexuesve e në këtë rast, të atyre që janë jo mirë të njoftuar me të vërtetën, që janë labil në mendimet e tyre, ia vret mendjen e lexuesve të rinj nga mosha që përgatiten për një ardhmëri.

Nuk është puna se është dikush kundër përpjekjës  së Artan Putos për studime, kërkime, sprova,  zbulime shkencore e akademike, por, kam frike se Artani  e ka kapur keq dekonstruksionin . Më dhimbëset.

Artan Puto me një rast shkruan: “ Nëse ne flasim për nacionalizmin shqiptar me botëkuptimet e reja, atëherë shofim se kombi Shqiptar u krijua gjatë komunizmit. Ishte një komunitet homogjen i cili jetonte në një shtet shumë të centralizuar me një mbi kontrollë të madhe. Shteti e përhapte një kulturë zyrtare nëermjet armatës, administratës politike dhe sistemit edukues. Shteti e integronte këtë komunitet në një kulturë nacionale”

Të flasin  në këtë mënyrë analistët apo historianët  nga Trekëndëshi i Bermudeve, plotësisht e arsyeshme, sepse ato mundohen të na shlyejnë nga uni i jonë. Por nga penda e Artanit ?

Putoja pastaj vazhdon:” Kemi ne shqiptarët shumë mitologji. Ne e kemi tolerancën fetare. E kemi ne tolerancën e pakicave kombëtare. Por problemi qëndron në ate se këto tolerance mos janë  fryt i rrethanave historike apo janë një veçanti gjenetike e jona. Toleranca fetare u sajua nga intelektualët shqiptarë të shekullit XIX-të. Ata nuk donin të sajonin një komb pa fe. Ata donin të tregonin një  imazh për shqiptarët si një vëllazerim  ndërveti edhe në pikëpamje fetare. Ata donin të tregonin që shqiptarët e përqafuan Islamin  thjeshtë nga arsyet pragmatike. ” Artani mendon që e çpikëm këtë tolerancë fetare edhe pse në të vetetë e thotë që nuk jemi.

Sulmi i ardhshëm ” i dashamirëve tanë”, i atij cikli hënor ka  me qenë mostoleranca fetare ndërshqiptare. Por për këte më vonë.

Artan Puto shkon edhe më largë, duke ia pare për të madhe komunizmit që i shihte Ilirët si paraardhësit tanë, apo sëpaku të ishim një populate historike. Por ai dyshon në këtë :”, I have my doubts, but that’s another story”( nuk munda ta përkthej në shqip f. xh) Atij, ngrënësi të çokollatave që rrallëkush i kishte në atë kohë i duket e habitshme që sot po flitet për paraardhësit e shqiptarëve : Pellazgët. Ata ishin të parët ”menjë herë “pas dinozaurëve” (They were the first people, “right after the dinosaurs” një anglishte e bukur, se duhet bota të kupton f, xh) E dini, na thot Artan Puto se pellazgët janë komplet  një mit, sepse ne nuk dijmë asgjë për ta.

Por, kur ti more Profesor Puto nuk i njef Pellazgët, për çka dreqin e mbanë diplomën e historianit dhe titullin e profesorit ?

Interesant sa herë që sulmohet historia e jonë nga ”jazegjijt”  duhet patjetër të sulmohet edhe Kadareja. Kësaj mi vjen erë ”orkestrimi të sulmit”  e që ”jazegjitë” tanë  mundohen se kush të jetë ”Violina e Parë ”në atë orkestër kundër historisë dhe kombit shqiptarë.

” Në vitin 2006, ”novelisti” Shqiptar  Ismail Kadare e shkroi një pamflet që thoshte që shqiptarët janë Europian- e vazhdon ”yazmakun” e tij Artan Puto: ”Imperatoria Otomane ishte një fatkeqësi e cila nuk mundi të ndërron identitetin tonë ” Për shkollarët fillorë thot Artani ky është një problem. Ne nuk mund t`a tajtojmë të tërë komunitetin shqiptarë në këtë mënyrë, sepse në ne  ka llojllojshmëri të mëdha. Ne në Shqipëri kemi fe të ndryshme, kemi popuj të ndryshëm. Sipas tij argumenti i Kadareë është një ligjëratë politike  dhe jo një ligjeratë intelektuali. Sepse qëllimi i Kadaresë qenka që shqiptarët t`i paraqes në një dritë më të mirë ndaj Europës e kjo po e pengon Zotin Artan Puto. Ai shkon edhe më largë duke e vë në pikëpyetje qe shqiptarët ishin gjithëmonë pjesë e Europës.

” I madhi” historian, ”inderuari ” Artan Puto, ”Profesori i Historisë ” në disa fakultete, po i qet hi mbi kokë atdheut dhe kombit të vet, me qëllime të dreqit të mallkuar për të na nëpërkëmbur gjithkushi për të na zhbër  nga lista e kombeve të vjetra, për të na qethur krenarinë me qëllime të dikujt dhe me përkrahje të dikujt  që t`a siguron vendin e tij të turpit si ”yll” i ri në qiellin e ”jazegjive ” antikombëtar.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora