E premte, 21.02.2020, 11:51 PM (GMT)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: E madhja e bijave të Grisë

E enjte, 09.01.2014, 08:05 PM


PERKUJTIM, NË  5-VJETOR

E MADHJA E BIJAVE TË GRISË

-NGUSHËLLIM, PER VDEKJEN  E MOTRES BUTE!-

Nga Zeqir Lushaj,

-NJ, USA, 8 Janar, 2009-

Me motren e madhe Bute (majtas) e motren e vogël Xhbane

Krejt familjesYmaj, të Gegajve të Shipshanit,

Krejt familjes Lushaj, të Grisë,

Të gjithë pjesëmarrësve në percjelljen dhe t’pamen e Bute Rames!

Duhet të ndjeheni krenarë që sot, të gjithë sëbashku ini të pranishëm në percjelljen e fundit të nanës dhe gjyshes ma të moshuar të Ymajve në Gegaj, dhe të motres ma të madhe të Lushajve të Grisë. Pra, sot, dy vllazni jena pa ma të madhen moter e nanë, jena pa Bute Ramen! Zoti ju lashtë shendosh të gjithëve dhe motres Bute, i qoftë rruga e mbarë per në jeten e pasosur të pertej-varrit.

Nderimet, Bute Ramja i ka merituar tanë jeten e saj, si nanë e gjyshe në Gegaj, e si moter e jona në Gri. Ajo, mbetet një model per të gjithë ne, per të gjithë ata që në jetë duan dhe mundohen të anojnë nga e mira. Ajo do të jetë një shembull që tregon se si mund të ndertohet e të perballohet jeta, me punë, me nderë e dinjitet, në çdo rrethanë e në çdo kohë. Per mue, por themse, edhe per të gjithë ata që e kan njohur, Bute Ramja do të mbetet simbol i një gruaje të zotët, figure e gruas së pathyeshme.

Sot, femijtë e Butes: Imeri, Harajdini, Besimi, Shyhreti, Gezimi e Hamiti, të gjitha të rejat si dhe, nipritë e  mbesat, duhet  të ndjehen krenarë per nanen e gjyshen që percjellin, krenarë edhe per kujdesin e pakursyer e të pasosur që kanë treguar kaq vite ndaj nevojave shpirtërore e shendetësore të saj. Kjo, ka një randësi shumë të madhe dhe duhet ta lehtësoj dhimbjen e të gjithëve per humbjen e njeriut të dashur, per vdekjen e Bute Rames.

Ngushellime të sinqerta per Qazim Lushaj-n, Salihin, Alinë, Mehmetin, Sanien e Abedinin, per vdekjen e motrës së madhe, Butes!

Kërkoj falje, per mungesen time në ato ceremoni mortore, mungesë të cilen, them se  ma shumë se kërkush tjeter, e ndjej unë-vet!

I lutem Zotit që shpirti i Bute Rames të prehet në qetësi.

Edhe njeherë: -Ju shëndosh, të gjithë!

Zeqir Lushaj,

-NJ, USA, 8 Janar 2009-

-------------------------

…ISHE NË GJUMË!

– Motrës, Bute Ramë Ymaj –

(Fletë ditari, 8 Janar 2009)

Nga Zeqir Lushaj

Bute Ramë Ymaj


Exhelit,

Sado i pabesë.

Ti…,

Kurr  nuk ju tute!

 

Edhe Ai ta dinte forcën,

Motra ime, Bute.

…!

 

Vdekja,

(Hileqare - shumë!)

 

Erdhi nëpër sabah,

Kur po flinje.

 

Të mori,

…Në gjumë!

-------

-Nga libri “Lisi i shkruar”, faqe 57-

(Per ZSh-në, nga NJ, USA, 8 Janar 2014)



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT