E shtune, 27.04.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Kosova është Kosovë

E diele, 27.10.2013, 04:59 PM


KOSOVA ËSHTË KOSOVË

Nga Dibran Demaku

Nëse Rexhep Taip Erdogani është kryeministër aktual i një shteti të madh dhe të fortë dhe siç p thuhet në kohë të fundit mik i kombit shqiptar(së paku kësht deklaruan dy kryeministrat e të dy shteteve shqoptare, të shqipërisë dhe të Kosovës Edi Rama dhe Hashim Thaqi) ai nuk ka të drejtë as morale e as politike që në mes të Prizrenit t deklarojë se:“Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë?! Nuk ka të drejtë sepse Kosova kurrënuk ka qenë Turqi dhe as Turqia nuk ka qenë Kosovë!Edhe vetë kryeministri aktual turk e di se Perandoria osmane(alias Turqia) trojet etnike shqiptare i ka mbajtur të pushtuara për afro pesqind vjetë! Si Shqipëria asht edhe Kosova kanë bër luftëra të panumërta kundër Perandorisë osmane(alias Turqisë) andaj duhet të ketë kujdes në deklaratat e tij në raport me shqiptarët! Deklarata e tij në këtë moment nuk është dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër vetëm një provokim  politik dhe nacionalndaj Kosovës në veçanti dhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi!

Nëse Turqia e sotme,për shkaqe të ndryshme gjeostrategjike mund të numrohet si vend mik i Kosovës në veçanti dhe i shqiptarëve në përgjithësi, nuk i lejohet një provokim i tillë. Dhe ku tjetër, por pikërisht në qendër të Prizrenit, Qytetit të Lidhjes shqiptarer, të asaj Lidhjeje që bën hapin e radhës dhe më të rëndësishëm politik dhe ushtarak në krejt historinë e kombit shqiptar për shkëputje të trojeve shqiptare nga pushtim pesqindvjeçar osman alias turk!

Dhe për fatin e keq të Kosovës dhe shqiptarëve deklarimi skandaloz i kryeministrit turk bëhet në prani të dy kryeministrave aktual shqiptar: Edi Ramës dhe Hashim Thaqit. Të dy kryeministrat shqiptar nuk gjejnë forcë as morale dhe as politike që t`i kundërvihen kryeministrit turk dhe deklaratës së tij, por si të ishin dy fëmijë minorenë zënë e qeshin para kryeministrit turk?! Dikush mund të thotë se kryeministri turk ishte mysafir dhe sipas traditës shqiptare mysafiri nuk guxon të kundërshtohet edhe kur ai të fyen?! Dikush tjetër me mjekërr të gjatë ( e sot me të tillë është mbushur Kosova) mund të deklarojë se kryeministri turk ka qenë në të drejtën e tij etj, etj…

Kur bëheshin pajtimet e gjaqeve në Kosovë, prijësi i atyre pajtimeve i nderuari profesor Anton Çetta në një rast pat thënë: Gjakësi edhepse i falur nga familjarët e të vrarit duhet të ketë kujdes se si të sillet pas pajtimit!Ai edhepse i falur duhet ta dijë se është fajtor për tërë jetën për atë që ka bërë!Nëse e takon në rrugë apo kudo tjetër dike nga familjarët e të vrarit duhet që të ia lëshojë rrugën; nëse në ndonjë ndejë takohet me ndonjë familjarë të të vrarit duhet të ia lëshojë rendin e fjalës!. . . Me një fjalë duhet ta dijë se edhepse është falur ai është fajtor dhe me asnjë mënyrë nuk duhet ta provokojë dhe ta nxisë të dëmtuarin, përndryshe mund të ndodhë gjithçka!. . .

Shteti turk me sa dihet nga historia kurrë ama bash kurrë nuk i ka kërkuar të falur kombit shqiptar për atë që ka bërë në kurriz të tij gjatë pushtimit afro pesqindvjeçar!Megjithate kombi shqiptar me zemërgjerësinë e tij në mënyrë të heshtur sikur e ka falur Perandorinë osmane alias Turqinë për të kaluarën si pushtuese!E ka falur, por nuk ka harruar! Nuk ka harruar sepse nuk mund të harrojë të gjithë shqiptarët e sakrifikuar në luftë për shkëputjen e zingjirëve pushtues të asaj Perandorie!E ata luftëtarë të lirisë së asaj kohe të historisë sot bëjnë dritë në permendore në të gjitha trojet e etnisë shqiptare, duke filluar nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,Abdyl Frashëri, Ymer Prizrni, Sulejman Vokshi, Hasan Prishtina,Ismail Qemajli, Luigj Gurakuqi, Isa Biletini e shumë të tjerë…Vetëm se këta heronj kombëtar e ndjenë vetën të fyer pak ditë më parë ndaj deklaratës së kryeministrit aktual turk!. . .

Lind pyetja: Përse kryeministri aktual shqiptar e ka vendosur  në të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë foton e Ismail Qemajlit kur nuk e mbron atë nga fyerjet që ju bënë në mes të Prizrenit?! Po si do të kalojë pranë shtatorës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kur të shkojë në zyren e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi?! A do t`i vijë keq kur të kalojë pranë tij, apo do të bëhet sikur nuk e ka ndjerë zemërimin e Gjergjit të madh?! E kryeministri i Kosovës Hashim Thaqi ka studiuar për histori?!. . .

Kosova është Kosovë dhe kurrë ama bash kurrë nuk është dhe as do të jetë Turqi!Ajo mund të bëhet edhe Dardani, por kurrë ama bash kurrë Turqi! Dhe atë jo vetëm për shkaq historike!. . .



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora