E premte, 26.04.2024, 11:39 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Dasmat shqiptare në Zvicër

E diele, 13.10.2013, 04:59 PM


DASMAT  SHQIPTARE  NË  ZVICËRR

Nga Dedë Preqi

Muaj  korrik , ishte koha e nxehtë e pushimeve verore, që  mërgimtarët presin me pa durim këto pushime për t’u çmallur sa do pak në atdheun e tyre.  Është edhe koha e tingujve të dasmave, që të kënaqet shpirti me këngë e valle nëpër dasmat tona shqiptare, të cilat i rastisim kudo në atdhe, por edhe në perëndim, aty ku mërgimtarët tanë jetojnë dhe punojnë.  Ishte 2 korriku i këtij viti, një datë shumë e rëndësishme historike kombëtare, Donika dhe Arbeni e kishin caktuar ditën e tyre të martesës dhe ceremoninë e dasmës, që kishin organizuar në Hotelin Grand C a s i n o, në Luzern të Zvicrres.

Këta dy  të rinj, janë lindur në Luzern të Zvicrres  dhe prindërit e tyre  kishin emigruar para 30 vitëve në këtë vend, të cilët u njohën në mes veti si fëmijë  të vegjël, duke lozur në një lagje  dhe përmes  tingujve të ëmbël të gjuhës amnore  shoqërohen së bashku, duke mos ditur se fati  i tyre do ti përcjellë deri në këto momente të martesës, që të kalojnë  së bashku tërë jetën.

Donika dhe Arbeni, pasi kryejnë edhe kualifikohen me një shkollim të lartë në Luzern, njëra të një profili zyrtar dhe tjetri të një profili medicinal, këta dy të rinj edhe punësohen menjëherë, duke u bërë tani të pa varur nga prindërit e tyre, në një mënyrë pak e shumë, barra e prindërve të tyre të bëhëj më lehtë, por edhe më stabile. Duke i mos prishur asnjëherë kontaktet shoqërore në mes veti, të cilat ishin shumë të sinqerta, pse edhe të mos vazhdohen, kur në zemrat e tyre lindi edhe dashuria, e cila e forcoj   besimin te njëri-tjetri, për të vazhduar një rrugë edhe më të gjatë të jetës.

Dikush thotë se fatin e sëcilit e përcakton dikush tjetër, por fati caktohet edhe nga vetë njerëzit, të cilët i prijnë fatit të tyre, sepse Perëndija na ka mundësuar të ekzistojmë si njerëz në këtë planet, i cili është i  mbushur me të rinj e të reja, të cilët dikur fati i tyre ishte i pa zakontë dhe i pa lakmueshëm, por sot kemi shembuj të mirë dhe të kënaqshëm, siq është edhe rasti i Donikës e Arbenit me shumë të tjerë, që lënë mbresa të pëlqyeshme, dhe  kur bëhët fjalë për të rinjtë  shqiptarë, mos të thëmi se ka edhe raste të tjera të pa lakmueshme.  Martesa e këtyre dy qiftave, është më shumë se një dhuratë e Perëndisë, jo vetëm për qiftat e rinjë,  por edhe për prindërit e tyre, të cilët ndihen të lumtur, sepse këto gjenerata nuk e kanë  lehtë të rriten në mes dy vendeve, në mes dy  apo më shumë kulturave, të cilët nuk i harrojnë traditat e veta kombëtare, me të cilat e tregojnë identitetin një populli. Së pari, darsma e këtyre dy të rinjëve filloj në kishë, aty ku këta dy të rinj  ishin krezmuar në të njëjtin vend, kur ishin të vegjël dhe tani kurorëzohen po në këtë kishë, në praninë e të ftuarve dhe në praninë e priftit don Agim Qerkini, misionar katolik shqiptar në Luzern.

 

 

 

A r dh j a   e   n u s ë s

Nusja në kohët e hershme ndër shqiptarë në mënyrën tradiocionale në disa vise, sidomos në vendet e malësisë, vinte me një kali, kuptohet në përcjellje të krushqëve dhe krushkave, dikur më vonë pas një kohe, nusja vinte me qerre dhe kali, por mos të thëmi se këto tradita tani nuk ekzistojnë edhe sot, duke vazhduar në këtë mënyrë, e cila lë mbresa të jashtëzakonshme edhe pse tani koha e ka bërë të vetën, me një standart më të favoshëm për njerëzimin.

Në dasmën e Donikës dhe Arbenit, kjo traditë është e pëlqyer, që nusja të vie me qerre e kali si në traditën e moqme, duke kaluar prej kishe e deri te Restauranti në distancë prej dy-tri kilometrave, nëpër qytetin e bukur të Luzernit, ku në sytë e qytetarëve të huaj dhe të vendit, lënë shumë përshtypje të mira, njëherit nuk dallon shumë edhe nga dasmat e vendit që bëhën në Zvicërr në këtë mënyrë nga vendorët. Në lokalin e darsmës në Kasino të Luzernit, i cili ishte i mbushur me lule dhe dekorime të natyrës së dasmave shqiptare, dëgjohej muzika dhe vallet tradicionale shqiptare, me këngëtarin e mirënjohur shqiptar Nikollë Nikëprelaj, i cili e shoqëroi darsmën dhe e mbushi me emocione mallëngjyese me këngët e tija të mrekullueshme, deri në orët e mëngjezit.

Një pjesë e rëndësishme e ceremonisë ishin fotot dhe kamerat në natyrë, së bashku me qiftin e ri, ku dasmorët kishin rastin së bashku me qiftin e ri të ekspozojnë buzë liqenit të Luzernit, ku shumica e shqiptarëve organizojnë edhe ceremoni të tjera, përshkak të pamjeve  të këtij vendi të bukur dhe turistik. Së bashku dy parë miqët, musafirët e Donikës dhe Arbenit, kaluan qaste të bukura, në një dasëm që mund të flitet, jo  vetëm sa për të kaluar një ceremoni të zakontë, por flitet për një dasëm që lë mbresa të rralla, duke shkuar hapave e gjurmave të traditave tona shqiptare, sidomos me veshjet kombëtare, këngët e vallet dhe mbresa të tjera të traditës tonë, që na i lakmojnë dhe të tjerët, ku shqiptarët ku do që janë, po i marrin me vete ritet dhe traditat e veta, duke i përcjellë këto te gjeneratat e reja në mërgim.

Ishte një përjetim dhe kënaqësi me emocione të hareshme të një dasme shqiptare, ku rinija e mrekullueshme  jepte përshtypje të ëmbëla dhe magjepse, sidomos kur i prinin vallës nusja e dhëndërri, të përcjellur me të rinjtë, Domeniku, Donati, Afërdita, Marigona, Kreshniku, Emanuella, Jozefi, Arta, Afrimi, Astriti, Agroni, Vlora, Nikolina, Lindita e tjerë, të cilët të bënin krenar për atë që jemi, duke mos harruar se nga vijmë dhe krenaria e njeriut tregon vet se sa është njeriu i lidhur me atdheun e vet, me gjuhën, kulturën dhe traditat e veta kombëtare, duke pasë parasyshë se kjo rini po lind dhe po rritet në një vend tjetër, me traditë dhe kulturë tjetër.

Nuk guxojmë të thëmi se kjo rini nuk duhet të përshtatet me kulturën dhe traditat e vendit ku jetojnë  e veprojnë, apo të mos integrohen në atë vend, por ky shembull tregon shembullin e mirë të rinisë shqiptare për kulturën e  vet dhe traditat, njëherit dhe respektimin e një kulture tjetër, siq është edhe ajo zvicërrane, gjermane, amerikane apo një kulture tjetër perëndimore, me çrast në këtë ceremoni kishte plot shokë dhe shoqe të nacionalitetëve të ndryshme, shoqëri  të kësaj rinie, të cilët vallëzonin në traditat e veta, por pse jo edhe valle shqiptare.

Sh q i p t a r ë t  e d i a s p o r ë s  d h e   r u a j t j a  e  t r a d i t a v e

Shqiptarët nga diaspora janë ata që kanë kontribuar në ruajtjen e traditave kombëtare. Ruajtja e traditave nuk është vetëm se këndohet, apo vallzohet shqip, por ka edhe shumë mënyra të tjera, të cilat e kanë stimuluar dhe interpretuar pa ndalur identitetin e një populli dhe kulturën e tij, pa marrë parasyshë se ku gjinden, apo në çfarë rrethanash jetojnë.  Për fat të mirë, shumica e shqiptarëve ku jetojnë në diasporë, kanë pasë fat të takojnë popuj me kulturë të mirëfilltë dhe të gjërë njerëzore, siq është Gjermanija, Zvicërra, Austrija, Belgjika, Norvegjia, USA, e tjera, të cilave duhet tu jemi mirënjohës, sepse nuk kanë lënë anash respektimin e kulturave të popujve tjerë, duke u lënë vend e hapësirë edhe të tjerëve, në këtë rast edhe shqiptarëve, që të shprehin vullnetin dhe kulturën e tyre, ku  jetojnë dhe punojnë.

Ruajtja e traditave tona është edhe kur fëmijët tanë, që lindin në perëndim apo jashta atdheut të vet, përveq integrimit në vendin ku jetojnë, flasin në familje shqip dhe mësojnë të organizuar në ndonjë shkollë shqipe, duke mësuar historinë dhe kulturën kombëtare. Prandaj, sot në hapësirën  mbarë shqiptare, mbrenda dhe jashtë atdheut, ndodhin me qindra dhe mija dasma shqiptare, ku në të gjitha këto dasma shqiptare shpaloset arti dhe kultura e jonë kombëtare. Në këto ceremoni bashkohen shqiptarët, ku i bashkon kënga, gëzimi dhe harmonia, por edhe dashuria për atdheun, ku dashuria dhe mungesa ndaj tij është shumë e madhe.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora