E hene, 14.10.2019, 10:38 PM (GMT+1)

Aktualitet

Azem Hajdari mes heronjve

E enjte, 12.09.2013, 08:25 PM



Azem Hajdari do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të kombit. Eshtrat e tij u vendosën aty, paraditen e së enjtes në një ceremoni, 15 vjet pas vrasjes së tij.

Ne kujtim te te atit, djali i tij i madh, Kiri, falenderoi mijëra te pranishem në ceremoni dhe shprehu mirenjohje per te gjithe ata qe e mbeshteten Azemin ne karrieren e tij politike.

"Ne tre fëmijët e Azem Hajdarit, unë, Azemi dhe Rudina, në mbështetje të nënës tonë Fatmirës do të përpiqemi të jemi së bashku, sa një Azem", tha Kiri Hajdari.

Kryebashkiaku i Tiranes, ne fjalen e rastit, tha se te gjithe i detyrohen Azem Hajdarit per hapin e madh qe ndermori ne dhjetor te 90-s, kur vrau friken.

"Ajo ditë e mallkuar, megjithatë nuk ka qenë errësira, por drita, nuk ka qenë fundi, por fillimi i përjetësisë për Azem Hajdarin, për vendin e merituar që ka dhe do të ketë përgjithmonë në historinë e demokracisë shqiptare. Besoj se nuk ka asnjë njeri të vetëm të lirë në këtë vend që nuk i detyrohet atij. Në mos për tjetër, për hapin e parë që ai hodhi në planetin e demokracisë në dhjetor të vitit 1991, kur ai i pari dhe studentët e tjerë kërkuan dhe diktuan pluralizmin politik", tha Basha.

Me heret ne Pallatin e Kongreseve u zhvilluan homazhe oprane arkivolit me eshterat e Azem Hajdarit. Mijera qytare kane marre pjese ne kete homazh per te nderuar figuren e liderit te dhjetorit 90.

Shume prej tyre hedhin pershtypjet e veprimtarise se zotit Hajdari, apo edhe ndajne kujtime te shkuara me te. Ne homazhe mori pjese Presidenti i Republikes zoti Nishani, ish-kryeministri dhe lideri historik i te djathtëve Sali Berisha, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, kreu i LSI-së Ilir Meta, nje grup ministrash i Qeverise se re te socialisteve e drejtuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, deputete te forcave te ndryshme politike, perfaqesues se klerit ne vend, perfaqesues te trupave akademike.

Ne kujtimet e tij, ish-presidenti Bamir Topi tha se Hajdari është një shembull për të gjithë politikanët e rinj, ndërsa kryetari i Parlamentit Ilir Meta, dhe se të gjithe duhet te punojne per bere realitet endrren e Azem Hajdarit per nje Shqiperi europiane.

"Ai nuk e kurseu guximin e tij, kurajon e tij edhe vizionin e tij duke rrezikuar gjithçka. Do të na duhet vetëm të tregojmë më shumë urtësi, më shumë përgjegjshmëri, në mënyrë që ëndrra e tij dhe ëndrra e studentëve të dhjetorit të bëhet realitet sa më shpejt që Shqipëria të bëhet anëtare e denjë e Bashkimit Evropian", tha Meta.

"Njeri shumë kurajoz, njeri pa komplekse, njeri i cili dinte të bënte edhe trimin, por edhe diplomatin, njeri që do të frymëzojë të rinj dhe të reja, patriotë, atdhetarë dhe sidomos ata që duan t'i hyjnë rrugës së politikës me dinjitet dhe jo nëpërmjet labirintheve që shpeshherë i njeh politika", tha Topi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT