E premte, 26.04.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Margarina, ushqim i mirë për pushtetarët

E diele, 08.09.2013, 05:15 PM


Margarina ilaq për mergimtarët, ushqim i mirë për pushtetarët !

Nga Florim Zeqa

 Mjekësia popullore po na del më e avancuar se mjekësia moderne. Këtë po e dëshmojnë ilaqet e zyrtarëve shtetëror , që shpikën Margarinën - ilaq për trashjen e lëkures ( së hollë) të mërgimtarëve!

 Ditë më parë isha prezent në zyret e regjistrimit civil ne Klinë,kur zyrtarët e kësaj qëndre masakruan pasaportat e një familje mërgimtare, e cila një ditë më pas duhej të nisej drejt vendeve perëndimore.

 Askund në botë nuk ndodh që të bëhet i pavlefshëm një dokument, para lëshimit të dokumentit tjetër.

 Ndërsa këtu tek ne, në vendin e paradoksave, ndodh kjo dhe gjithçka tjetër si kjo.

 Anulimi i dokumentit valid para dhënies së dokumentit të ri është ndëshkimi më i rëndë dhe i padrejtë që iu bëhet bashkatdhetarëve nga autoritetet vendore. Edhe pse më preki rëndë në shpirt rasti i ketij bashkatdhetari,dëshiroja të besoja se ky ishte vetëm një gabim i rastësishëm, i cili bashkatdhetarit tim i kushtoi me pagesen e haraqit në emër të procedurës së shpejtë të nxjerrjes së dokumenteve, në këtë rast prej 210 eurove, për tri pasaporta.

 Mirëpo rasti i ditës së premte i 23 gushtit, e vertetoi edhe një herë mënyren e plaçkitjes së mërgimtarëve nga qeveritarët. Nga pesë rastet që ishin për vazhdimin e dokumenteve ( pasaportave e leternjoftimeve), tri nga to që iu nënshtruan haraqit i kaluan me sukses të gjitha testet për aplikim, ndërsa dy prej tyre që nuk deshën të bëhen pre e haraqit , u përballen me pengesa të pakalueshme më rastin e dhënies së gjurmëve të gishtërinjëve. Pretekst nga zyrtarët e kësaj zyreje u bë lëkura e hollë e gishtërinjëve të dy mërgimtareve , burrat e të cilave nuk deshën t'i fërkojnë gishtërinjët e tyre me nga 50 ,respektivisht 70 euro, për procedurën e " përshpejtimit ".

 Mirëpo edhe për këtë zyrtarja e regjistrimit civil ( leternjoftimeve ) u përkujdes me gjetjen e ilaqit për shërimin e gishtërinjëve të tyre përmes lyerjes së gishtërinjëve me Margarinë për nja 4-5 ditë dhe më pastaj të kthehen prapë në këtë zyre për riprovimin e testit... në rast se nuk funksionon kjo terapi, gjithnjë sipas zyrtares së këtij shërbimi atëherë VIKTIMAT ( bashkatdhetaret ) duhet të shkojnë në qendër , në Prishtinë për ndërrimin e terapisë.

 Kjo është " mirëseardhja " dhe " përcjellja " e mërgimtarëve që nuk i pranojnë rregullat e pushtetit ( haraqit ).

 Margarina, ilaqi për mërgimtarët mbetet ushqimi më i preferuar dhe më i lehtë për pushtetarët në këto ditë të nxehta të gushtit. Ndërsa ne mërgimtarëve na mbetet të shpresojmë që vitin tjetër të mos përballemi me këtë ilaq kaq të mundimshëm.

 Nëse nuk vie deri te ndërrimi i pushtetit, kush e di vitin tjetër çka do t'u servohet mërgimtarëve në këmbim të rregullimit të dokumentacionit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora