| E diele, 08.09.2013, 05:15 PM |
Margarina ilaq për mergimtarët, ushqim i mirë për pushtetarët !
Nga
Florim Zeqa
Mjekësia popullore po na
Ditë më parë isha prezent në zyret e
regjistrimit civil ne Klinë,kur zyrtarët e kësaj qëndre masakruan pasaportat e
një familje mërgimtare, e cila një ditë më pas duhej të nisej drejt vendeve
perëndimore.
Askund në botë nuk ndodh që të bëhet i
pavlefshëm një dokument, para lëshimit të dokumentit tjetër.
Ndërsa këtu tek ne, në vendin e paradoksave,
ndodh kjo dhe gjithçka tjetër si kjo.
Anulimi i dokumentit valid para dhënies së
dokumentit të ri është ndëshkimi më i rëndë dhe i padrejtë që iu bëhet
bashkatdhetarëve nga autoritetet vendore. Edhe pse më preki rëndë në shpirt
rasti i ketij bashkatdhetari,dëshiroja të besoja se ky ishte vetëm një gabim i
rastësishëm, i cili bashkatdhetarit tim i kushtoi me pagesen e haraqit në emër
të procedurës së shpejtë të nxjerrjes së dokumenteve, në këtë rast prej 210
eurove, për tri pasaporta.
Mirëpo rasti i ditës së premte i 23 gushtit, e
vertetoi edhe një herë mënyren e plaçkitjes së mërgimtarëve nga qeveritarët.
Nga pesë rastet që ishin për vazhdimin e dokumenteve ( pasaportave e
leternjoftimeve), tri nga to që iu nënshtruan haraqit i kaluan me sukses të
gjitha testet për aplikim, ndërsa dy prej tyre që nuk deshën të bëhen pre e
haraqit , u përballen me pengesa të pakalueshme më rastin e dhënies së gjurmëve
të gishtërinjëve. Pretekst nga zyrtarët e kësaj zyreje u bë lëkura e hollë e
gishtërinjëve të dy mërgimtareve , burrat e të cilave nuk deshën t'i fërkojnë
gishtërinjët e tyre me nga 50 ,respektivisht 70 euro, për procedurën e "
përshpejtimit ".
Mirëpo edhe për këtë zyrtarja e regjistrimit
civil ( leternjoftimeve ) u përkujdes me gjetjen e ilaqit për shërimin e
gishtërinjëve të tyre përmes lyerjes së gishtërinjëve me Margarinë për nja 4-5
ditë dhe më pastaj të kthehen prapë në këtë zyre për riprovimin e testit... në
rast se nuk funksionon kjo terapi, gjithnjë sipas zyrtares së këtij shërbimi
atëherë VIKTIMAT ( bashkatdhetaret ) duhet të shkojnë në qendër , në Prishtinë
për ndërrimin e terapisë.
Kjo është " mirëseardhja " dhe
" përcjellja " e mërgimtarëve që nuk i pranojnë rregullat e pushtetit
( haraqit ).
Margarina, ilaqi për mërgimtarët mbetet
ushqimi më i preferuar dhe më i lehtë për pushtetarët në këto ditë të nxehta të
gushtit. Ndërsa ne mërgimtarëve na mbetet të shpresojmë që vitin tjetër të mos
përballemi me këtë ilaq kaq të mundimshëm.
Nëse nuk vie deri te ndërrimi i pushtetit,
kush e di vitin tjetër çka do t'u servohet mërgimtarëve në këmbim të
rregullimit të dokumentacionit.