Udhëpërshkrim » Gorica
Pëllumb Gorica: Me diellin humbet në shteg!
E shtune, 17.08.2013, 04:24 PM
ME DIELLIN HUMBET NË SHTEG!
POEZI NGA PËLLUMB GORICA
SIRTARI I
KUJTIMEVE
I rëndë
sirtari që mban kujtimet,
si në një
tokë me labirinte gërmova,
pyes
gurët e udhët mes lëndinave:
ku vallë
fëmijërinë e mbulova?
Pse kaq i
plumbtë e i rëndë ky mister?
Më
trishton një ditë që iku pa kthim,
megjithatë
prej saj diçka do të nxjerr,
një
dëshirë që humb në amëshim.
ENIGMA
Ku nuk i
kërkova
zogjtë e
kujtimeve,
s’lashë
vend… por, s’i gjeta dot...
dhe në
majë të pemës…
Vallë, ku
të ishin fshehur?
Enigma me
mua lot…
JEHON
JONI
E ngjyej
penelin në ca rreze dielli,
përzier
me motive të kaltra,
më
buzëqesh shpesh qielli
e valles
ja merr varka.
Dallgët
shëndërrohen si muzikë,
pulëbardhat
gërvishin si fëmijët fjalë,
deti sot
për mua qenka si mozaik,
gravurë e
gdhendur mbi koralë.
Kredhur
në kaltërsinë mitike,
zemra
ndjesi më pikturon.
Përmendem
nga dehja kozmike,
më jehon
deri larg deti Jon...
DËSHIRA
TË PATHËNA
Në
vezullime dëshirash të pathëna,
mbrëmjet
kurrë s’më lënë të vdes,
rilindin
me diellin ditëve të ëndërruara,
në
shtigje kohe shpresën u ndez.
S’MUNDA
TË SHKRUAJA PËR TY
S’munda
të shkruaja për ty,
kur
heshtja s’u fliste ëndërrimeve,
dhimbja
netët m’i ndali aty,
në
papiruset e kujtimeve.
Zjarret e
shpirit u vetëshkruan,
aromave
malli në ikje,
lotët e
trëndafiltë ujëvarë u figuruan,
mbi një
këngë me dhimbje.
ME
DIELLIN HUMBET NË SHTEG!
Flatron
me krahë zogu,
me retë
nxitimthi së toku,
të bëhesh
lot shiu në vesë…
Pse, s’më
jep kohë as të përshëndes?!
Bëhesh
gjymtyrë e Qiellit,
ndonjëherë
e dashur e Diellit,
veç ca
fjalëza më përcjell në vesh,
kode
zemre midis nesh.
I
sfilitur prapë të ndjek,
po ti me
diellin humbet në shteg!
T’I
S’ERDHE AS SOT
T’i
s’erdhe as sot,
qielli
keq u nxi,
vetmia
sytë po m’i lot,
reja po
ndjell shi.
Mbi gurin
e një rruge
të pres,
të pres ”butësisht”,
as sot
t’i nuk erdhe…
qielli
shira shkundte pafundësisht.