Kulturë
Flora Durmishi: Intervistë me gazetaren Zenepe Luka
E hene, 17.06.2013, 07:11 PM
Kjo është jeta ime!
Intervistë me gazetaren, Zenepe Luka
Nga Flora Durmishi
Javën që lamë pas,
në qytetin e Vlorës, u mbajt Konferenca mbarkombëtare “Kontributi i gruas
gazetare në tri kohë dhe problematika në ditët e sotme.” Ishte ky aktivitet i
Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” në bashkëpunim me
Institutin e Medias dhe Unionin e gazetarëve të Shqipërisë. Konferenca u bë me
rastin e 40 vjetorit të celjes së Degës së Gazetarisë në Universitetin
Shtetëror të Tiranës. Në Konferencë moren pjesë gazetare të shquara nga Shqipëria,
Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Serbia, Italia, Brukseli, Gjermania Amerika dhe
Kina.
Ditën e pare, të gjitha gazetaret mbollen ulli në vendin ku është
ushtruar dhunë për herë të parë ndaj gazetares së gazetës “Koha Jonë”. Ndërkaq
në Teatrin e qytetit u bë promovimi i librit”Kjo është jeta Ime” e autores
Zenepe Luka, si dhe u shfac dokumentari ”Jeta e trazuar e
gazetares”. Mbrëmjes ia shtuan bukurinë recitimet e artisteve emblematike
Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti si dhe zëri I mrekullueshëm I mjeshtres së
madhe Irini Qirjako.
Ditën e dytë në sallën e hotelit “Vlora International” në Skelë,
u mbajt Konferenca e parë mbarëkombëtare me temë:” Roli dhe
Kontributi i gruas gazetare në tri kohë dhe problematika në ditët e sotme” Me
diskutimet e tyre u paraqitën:Uang Lei Redaksia e Radio-Pekinit, seksioni
shqip, Adile Xhabia nga Radio-Shkodra te zëri I parë I gazetares
shqiptare në Radio Moska, Elsa Xhai, Kozeta Mamaqi, Vllasova Musta, Frosina Papa, Desdemona Stefa dhe Kozeta Zavalani nga Shqiperia, Flora Durmishi
nga Kosova, Raimonda Moisiu nga SHBA, Vitore Stefa Leka nga Italia, Laura
Parpaniku nga Maqedonia, Hatixhe Nelaj nga
Mali i Zi dhe Drita Nikoliqi Binaj nga Novi Sadi. Këtë Konferencën e
përshëndeti Valentina Leskaj, deputete dhe njëherësh kryetare e Komisionit të
Medias.
Shfrytëzuam këtë rast për të bërë një intervistë të shkurtër me
zonjën Zenepe Luka- gazetaren “rebele” e
cila shenoi 40 vjetorin e punës.
Zenepe Luka kjo gazetare e vecantë do të thoshte
Dritëro Agolli. Një ndër 5 gazetaret e para femra që celën degën e gazetarisë
në Fakultetin e shkencave juridike në
Universitetin e Tiranës. E para femër që celi dyert e konviktit në shkollën
tetëvjecare të qytetit të Librazhdit, e para që u diplomua mësuese në Shkollën
Normale të Elbasanit, e para femër gazetare në gazetën lokale “Kukesi I Ri”. E
para gazetare e RTSH-së që
Ka punuar në disa mediume si “Kukësi I Ri”,
“Bashkimi”, “Zëri I Rinisë”, “Shqiptarja e re”, “Koha jonë”, “Ballkan”,
“Telegraf”etj.
Zenepe Luka është vlerësuar shumë here, për punën e
saj. Sot po vecojmë: “Mirënjohjen që I ndau qyteti I Prizrenit, ai I
Librazhdit, qyteti I Vlorës. Mirënjohje mori edhe nga shumë shoqata në
diasporë. Në nëtor të 2011-ës në Forumin Botëror të Gruas që mbahet në Pekin,
Zenepe Lukës iu dorëzua cmimi “Grua e Shquar” nga Presidentja e grave kineze
ndërkaq, në nëtor të 2012-ës iu dha medalja “Mirënjohje” nga Komuna Celino San
Marko me rastin e promovimit të librit “Dashuri Shqiptare për Al Bano”.
Zonja Luka, juve ju identifikojnë si
“gazetarja rebele”. Cfarë keni bërë dhe për cfarë jeni rebeluar?
Në të vërtetë është titulli I një librit tim, libri
I tetë, Unë gazetarja rebele. Ky titull ka një domethënie, ka një fakt, ka një argument. Unë jam ndër gazetaret
ndoshta e vetmja, të paktën në Shqipëri, jam shumë e rreptë ndaj padrejtësisë,
ndaj fenomeneve negative dhe jam rebele
ndaj të pavërtetës. Jam binjake me të
vërtetën. Bile, disa më thonë “ua e kemi frikë, erdhi Luka!” pse më kanë frikë?
Më kanë frikë të gjithë ata që e dinë që unë do t’I godas nëse ka problem, ka
shpërdorim detyre, ka krim. Unë jam në krah të qytetarit e dashur Florë! Të
jesh në krah të qytetarit është të jesh rrebele ndaj atyre që abuzojnë.
40 vjet punë në gazetari, kur e kthen kokën
mbrapa si e shikoni këtë rrugë që keni bërë?
C’mund të ju them? 40 vjet në karrierë si gazetare
është një rrugë e vështirë me të përpjetat dhe tatëpjetat e saj. Vetë gazetaria
është një profesion I vështirë. Ndërkohë unë jam një nga ato që gazetarinë nuk
e quaj thjesht profesion se jam gazetare me diplomë bile, jam një ndër pesë
vajzat e para që kemi celur Degën e Gazetarisë në Universitetin Shtetëror të
Tiranës, por njëkohësisht unë e
konsideroj edhe mission edhe atë mission të vështirë. Të bësh detyrën e gazetarit do të thotë të
rriskosh! Do të thotë të mos abuzosh me
profesionin por edhe t’u kundërvihesh të gjitha fenomeneve negative dhe të
përcjellësh gjithnjë të vërtetën me një qëllim të vetëm: Të ndihmosh qytetarin,
shoqërinë në mënyrë që të arrijmë një progress më të shpejtë.
Keni qenë gazetare në një kohë kur nuk ka
qenë e lehtë të bëhej gazetari! Dua një krahasim me gazetarinë që bëhej dikur dhe
gazetarinë që bëhet sot!
E thotë professor, Dritëro Agolli, në parathënien e
librit që unë nxorra me titull “Kjo është jeta ime” ku aty zbrazen 50 vjet të
jetës sime dhe 40 vjet karrierë në gazetari që atëherë kishte shumë
mangësi gazetaria por kishte një të
vecantë që kurrsesi, jo që mungonte infrastruktura e duhur, nuk kishte
diktafon, nuk kishte cellular, nuk kishte internet por duhej të veje në këmbë,
duhe të udhëtoje me mjete të ndryshme. Kam udhëtuar me mushkë, me kalë, me
këmbë për të vajtur te jeta e gjallë e njerëzve. Kjo ishte e vecanta që mungon
sot. Sot gazetaria është jasht realitetit, larg qytetarit, larg komunitetit.
Sot ka një drejtim të tillë që rëndon më shumë pas politikës sikur është
interesi në mes. Duket mission I deformuar
për mua. Gazetaret e sotme që I admiroj shumë, unë them është një
batalon I madh I njerëzve të medias, kështu unë I konsideroj se nuk janë njerëz
të diplomuar dhe nuk njohin teorinë e
gazetarisë, nuk njohin zhanret e gazetarisë dhe kanë punuar dhe janë future këtu
ndoshta edhe thjesht për të marrë një rrogë dhe nuk e kanë të qartë ose e kanë
por nuk duan ta bëjnë. Nuk mund të lëvizet nga pozicioni I gazetarit dhe është
bërë biznes, e pranoj hapur. Shikoj shumë kolegë të mi, nuk do të ju thosha
kolegë se nuk kanë gazetarë profesionistë, po e përdorin autoritetin e
gazetarit, detyrën e gazetarit, e njeriut të medias qoftë vizive, qoftë të
shkruar për t’u pasuruar. Jo, unë them jo! Nuk merret lajmi, nuk merret kronika
nëpërmjet sms-ve me cellular. Duhet të vesh atje ku është njeriu, ku janë
problemet madhore sociale. Ta përcjellësh atë të vërtetë I pëlqeu njerit si
pëlqen tjetrit pikërisht është ky shkaku
është kjo një arësye më shumë që unë kam qenë një gazetare shumë e riskuar. Sic
e patë në dokumentar unë jam dhunuar disa herë, jam rrahur disa herë, ka një
vendim gjykate, deri në një akt fundamentalist që më hodhën tritolin në shtëpi
dhe u plagosën burri dhe fëmijët. E gjithë kjo se dhash kronikën e vitit 1997
në Vlorë. Unë isha në turmë, unë isha mes njerëzve. Unë isha në qytëtin e
Vlorës dhe s’lëviza fare dhe e përcolla këtë të vërtetë por personave të
caktuar, partive të caktuara, njerëzve të caktuar nuk iu pëlqente kjo. Isha e
vetme, të gjithë ikën, e braktisën Vlorën! Për këtë jam ndëshkuar. Kjo është e
dhimbshme.
Jeni penduar ndonjë herë për zgjedhjen që
keni bërë?
Absolutisht! Edhe pot ë isha sot 20 vjec unë do të
filloja nga e para. Sepse kjo është bindja ime, ky është karakteri im.gazetaria
është profesion por edhe mission. Këtë do t’ua këshilloja edhe kolegeve edhe
brezave të ardhshëm të gazetarisë. Ai që duhet të kryej detyrën e gazetarit
duhet të jetë I përgjegjshëm përpara shoqërisë, komunitetit, njeriut ,
qytetarit.
Zonja Luka më kanë thënë se jeni një grua e
fortë por mbrëmjen që po shënohej 40 vjetori I punës tuaj si gazetare, në
momentin që u përmend familja juaj, unë pash lot në sytë tuaj!
Është e vërtetë që pe lot.te unë lotët dalin rrallë
por dua të ju them që ,sikur që do ta
shihni në faqet e librit, edhe fëmijët
edhe bashkëshorti im kanë pasur
një jetë të vështirë për shkak të profesionit tim. Ju jeni vetë familjare dhe e
kuptoni. Mjafton të kuptojë bashkëshorti
që gruaja e tij u qëllua, u rrëzua, u rrah! Këto janë shumë të rënda. Në
vitin 1997 unë I kam pasur fëmijët e vegjël dhe nuk e konceptonin dot . Tani që
janë rritur, djali është bërë jurist, mbaroi në Bukuresht, vajza qanë kur I
them më ndodhi kjo gjë. Tani ndryshojnë gjërat.
A keni qenë gjithmonë e mirëkuptuar nga
familja?
E ka marrë parasysh edhe im shoq. Ia kam bërë të
qartë që në fillim që është profesion I vështirë dhe më ka thënë: Do të jem me
ty! Poashtu edhe fëmijët. Nuk jam pishman për asnjë gjë por unë I kam
përballuar vetë të gjitha.
Tingëlloni e lumtur derisa flisni!
Ju lutem, nëse do të vini ju me mua një ditë nga
Skela në Sheshin e Flamurit do të shihni se sa qytetar më ndalojnë më puthin
dorën, më thërrasin o Zenoooo, më puthin, më japin kafe. Për mua kjo është
kënaqësia më e madhe që do të thotë se unë e kam bërë detyrën mirë të
gazetarit. Pavarësisht se jam në konflikt me organet e pushtetit vendor,
qëndror, me politikën kjo nuk më bënë përshtypje fare bile, këtu ndihem që unë
jam gazetarja e duhur.
Zonja Luka, të qenit femër a ju ka hapur më
shumë dyer për të marrë më shumë informacione në moment të caktuara?
Përkundrazi! Ndoshta sot hapen dyert sepse sot
femrat vishen me minifunde, janë të bukura kurse unë jo! Është ajo që jut hash
në fillim ngaqë jam gazetare e “vijës së ashpër”thone: ja erdhi kjo kushedi se
cfarë do të na bëjë! Por unë nuk kam nevojë fare se mua faktin ma jep qytetari
. mua më bëhen shumë telefonata nga qytetarët të cilët më thonë: Luka shko vrap
në prokurori se filan person po jep kaq lek për filan cështjen! Mua ma jep
informacionin qytetari. Unë vetëm e verifikoj, e argumentoj se nuk mund të jam
tek ashtu.
Cfarë do t’u thoshit vajzave të reja të cilat
sapo kanë filluar këtë rrugë të vështirë?
Unë do të këshilloja vajzat e reja që janë
gazetare, student apo që mbarojnë gazetarinë, të bëjnë llogarinë mirë.
Gazetaria ka rrisk, gazetaria ka përgjegjësi dhe nuk është biznes. Cili gazetar
pozicionohet në një krah politik, cili gazetar e përdor për t’u pasuruar qoftë
I mallkuar nga shoqëria dhe nga njerëzit .
Përvec me gazetari ju merreni edhe me
publicistikë. Keni botuar 9, 10 libra!
Cfarë mund të gjemë aty?
Aty nuk ka një rrëfenjë, nuk ka një trill. Aty
është jeta ime me argument, me fotografi më dëshmitarë me emra njerëzish konkretë që dashur padashur kanë
ndikuar në jetën e trazuar timen. Unë u kërkoj ndjesë por jam detyruar t’I vë
realisht kush janë që të bindet lexuesi sot edhe kur unë të mos jem që kjo grua
paska pasur të drejtë. Hë për hë shumë kush thotë jo! Kur ta mësojnë këtë
gjysëm shekulli të jetës sime në faqet e 600 faqeve të këtij libri do të thonë;
Lika ka të drejtë. Ndoshta këtë gëzim do ta marrin fëmijët e mi jo unë.
Gjatë punës si gazetare ju keni intervistuar
shumë personalitete, keni trajtuar shumë tema të ndryshme. A ju ka ngelur
ndonjë peng, ndonjë gjë që keni dashur ta realizoni por nuk keni arritur?
Unë kam provuar gjithcka që përmban profesioni.
Lere që kam shëtitur gjithë vendet e botës, kam intervistuar prostitutat, kam
intervistuar djemt shqiptarë në burgjet e nëndheshme të Pulias, personalitete,
presidentë e cfarë s’kam parë. Unë kam miq lypsa. Të kesh mik lypës është gjë e
madhe, është një botë e cuditshme. Mua s’më mbetet pishman asnjë gjë por për
mua ka rëndësi njeriu I thjeshtë. S’ka gjë më të madhe se kur më thotë një
qytetar kam këtë brengë dhe më ndihmo! Është gjë e madhe kjo. Këtë vlerësoj më
shumë se cdo gjë. Nuk kam asnjë peng. Shumë gjëra kanë ardhur edhe pa I dashur
unë përshembull dhimbja e 97 nuk e desha por erdhi.
Jeni edhe president e Fondacionit
Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi. Më thoni dicka më shumë për këtë
Fondacion dhe aktivitetet e tij!
Fondacioni “Nermin Vlora” është një fondacion shumë
serioz që është ngritur 12 vjet përpara dhe është mbarkombëtar . Kemi degët tona
në shumë shtete. Bëjmë veprimtari nga më madhoret . kemi bërë 10 kuvende. I
pari në Vlorë I fundit në Bruksel në ditën e 90 vjetorit të Nermin Vlorës dhe
kemi arritur të bashkojmë gruan e shquar shqiptare për të përcjell mesazhin se
duhet të bëjmë gjithcka edhe për veten tonë për barazinë gjinore edhe për
gjithcka.
Këto ditë në Vlorë ju organizuat edhe një
Konferencë të gazetareve me temë “Kontributi i gruas gazetare në tri kohë dhe
problematika në ditët e sotme”
E bëjmë për herë të parë. Bashkojmë zërin e gruas
gazetare nga të gjitha shtetet. Nuk e ka bërë askush megjithëse ka institucione
të gazetarisë, ka institutë, ka unione, e bëmë ne Fondacioni. Ne bëjmë gjëra që
nuk I bënë kush. Dhe I bëjmë me sakrificë të madhe sepse askush nuk na ka
mbështetur financiarisht por ne sfidojmë, ne I realizojmë gjithcka.
Këto diskutime të gazetareve thatë se do t’I
botoni në një libër!
Patjetër, do t’I keni në një botim së shpejti. Të
gjithë Konferencën, diskutimet do të jenë në një botim të vecantë. Ne do të
sfidojmë dhe do ia cojmë dhuratë institutit të medias.
Uroj edhe po kaq vjet në gazetari!
Faleminderit shumë! Unë do të vazhdoj të shkruaj, do të vazhdoj të jem rrebele do të vazhdoj të punoj me Fondacionin “Nermin Vlora” do vazhdoj të mos pushojë se ky është amaneti I Nermin Vlorës: sat ë jesh gjallë të punosh për kombin tënd.