Mendime
Sylë Arifi: EULEX, po e keqpërdorur misionin!?
E merkure, 29.05.2013, 08:41 PM
EULEX, po e keqpërdorur misjonin!?
Nga Sylë Arifi, avokat
Arrestimet
dhe zbatimi i marraveshtjeve kan skenar ? Njoftimi se u arrit pajtimi në parim
për planin e zbatimit të marrëveshjes se 19 prillit ndërmjet Prishtinës dhe
Beogradit shihet si një veprim pozitiv, për fillimin e implimentimit të marrëveshjes?
Pra, Pala e Kosovës nuk e thot se nuk ka plan apo marraveshtje të arritur me
serbin kësaj radhe? Serbia vazhdon të taktizoi për qellime përfitimi në
kerkesat e saja, për deri sa ndermjetsusia Ashtoni jep hapsir ketyre
zvarritjeve. Siduket, ky proqes do të vazhdoi pafundësisht, meq këte po ia
mundeson BE-ja, duke zgjatur afate për zbatim të marraveshtjës edhe për 6
muaj.....? pa ia kushtezuar me marrjën e
datës për antarsim në BE. Sipas shumë analizave po rezullton se Kosova nese
vazhdon keshtu me zhagitje do të dali e
demtuar përkundër palës Serbe se mund të
jetë e fituar në shumë aspekte. Skenaret e shtyrjeve për të gjitha proqeset në
mes të Kosovës dhe serbis, kan qen qellim primar dhe se fillim i zbatimit të
marrëveshjs për Serbinë do të nënkupton ndryshim të situatës dhe do të ia prish
matematikën e sajë strategjike në rrafshin e sajë politik dhe ate
nderkombëtar.Pra, faktori kohë dhe blerja e sajë është insistim vazhdues i
serbis, duke i besuar ndryshimit të rrethanave në favor të vetin.
Para, qdo
marrëveshje apo ujdie natyrshëm mund të ketë kompromise. Ndërsa, Asociacioni i
komunave veriore ka mbetur të formohet vetëm pas zgjedhjeve. Por, kompromise
kur cenohet rendi kushtetues dhe ligjor është më shum se keq. Disa here është
konfirmuar nga ekipi dialogues se nuk do të pranohet shkelja apo nderhyrja në
ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe e kunderta do të na prodhoi pasoja
politike.
Sigurisht
se marrëveshja e 19 prillit ka qen dashur të miratohet në paket edhe me planin
e zbatimit si pjesa adiminstrativo-teknike, duke i parashikuar decidivisht
afatet, menyrat dhe akteret e implementimit. Pra me vet faktin se ketu është
lejuar të shkohet në dy lloi marraveshtjesh, ajo politike dhe kjo e zbatimit
operativo-teknik, i është mundesuar serbis të përfitoi në kohë. Nese, serbija
do ta merr daten e antarsimit në BE në qeshor siq po thuhet, dhe afati i
implimentimit të marraveshtjeve do të ndodh mbrenda 6 muajsh, atehere sigurisht
se do të dalim që të gjitha të zhgenyar, se serbia si herave tjeter nuk i ka
mbajtur fjalet, vetem kur ka qen e detyruar. Deklarata se puna kryesore ka
përfunduar se Prishtina dhe Beogradi nuk
mund ta kthejnë procesin prapa, sigurisht me deshirën e mir por se që nga
Rambujeja e deri me sot kan kaluar mbi 14 vite, pra koha po kalon !
Nga
praktikat e gjertanishme, po vertetohet se BE
si ndemjetsuese dhe lehtesuse e ketyre bisedimeve, ka qen e gatshme t’ia
miratoi të gjitha pretendimet e Serbisë, me asyetim se ajo të tregohet
bashkpunuse në dialogim me palën e Kosovës. Nga takimet e kaluara, në të gjitha rundat dialoguse, është komunikuar me
të arriturat e marraveshtjeve, por se kësaj radhe ndërmjetësuesja e bisedimeve
Catherine Ashton, nuk ka komunikuar takimin dhe detajet e planit të zbatimit,
dhe disi opinjoni ka mbetur i hutuar se qka ka ndodhur se kemi apo jo
marraveshtje për zbatim të marraveshtjës.
Ftesa e
BE-s, se palët negociatore e kan obligim që pelqimin e tyre ta japin deri në
fund të javës, lidhur me zbatimin e marraveshtjës së 19 prillit, jo pa skenar
ndodh fushta e skenuar nga EULEX-i kundër ish komandantëve të UÇK-së. Vertet Institucjonet e Shtetit të Kosovës,
nuk kan bërë sa kan mundur sipas ligjeve dhe Kushtetutës për ti ndalur keto skenare dhe fushata ndaj
luftetarve që e kanë bërë luftën qlirimtare për qlirimin e Kosovës nga pushtusi
serb. Sipas të gjitha konventave dhe ligjeve të luftës, krime lufte mund të
bajnë vetem forcat pushtuse e jo qlirimtaret. Nese keshtu vazhdohet me këte
fushat kundër qlirimtarve, dhe Institucjonet tona heshtin apo reagoin kalimthi
duke i lejuar keto veprime jo ligjore kundër UQK-s, atehere po ju rikujtoi ate
thanjen që profesori i yn i nderuar
Akademik Gazmend Zajmi ia pat drejtuar kryediferencueve të LKJ se duhet ta ruan
nga ni gisht edhe për veten e juajë, sepse edhe juve do të ju vie radhe.
Prandaj nese keshtu vazhdohet atehere ju themi se askush nga ish ushtaret dhe
komandantet e UQK-s nuk do të mbesin pa
u arrestuar.
Ky veprim
bahet edhe në mungesë të ligjeve të nevoishme me të cilat përcaktohet mbrojtja e luftetarve që kanë qenë pjesë e
luftës, që do ti mbronin angazhimet dhe luftën e tyre qlirimtare. Zatën,
Parlamenti yn është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës.
Mendoi se i ka ardhur fundi që edhe më tutje Institucjonet tona Shtetrore ti mbyllin syt para burgosjeve
të tilla që po na bahen në emer të rendit ligjor dhe të siguris nga misjoni i
BE-s, pa e kuptuar se Luftën qlirimtare e kemi ba bashk me nderkombëtaret.
Fushata 40 ditëshe e intervenimit të NATOS nuk ka ndodhur rastesisht, kundër
pushtusit serb, dhe kjo nderhyrje është bërë në bashkrenditje dhe bashkveprim
me UQK-n dhe komandatet e sajë që juve po i burgosni dje dhe sot. Ju pysim pse
i gjith ky mllef dhe luft shtrigash kunder qlirimtarve që bashk me ushtaret e
NATO-S, ia sjellen lirin popullit të Kosovës.
Që nga
pas lufta misjonet nderkombetar për rend dhe ligj, UNMIK dhe sot EULEX, e kan keqpërdorur misjonin e
tyre duke zbatuar fushata antiligjore kundër ushtarve dhe komandantëve të
UQK-s, dhe e kan shkelur mirbesimin e dhan nga institucjonet e Kosovës si të
ftuar për ndim në fushën e rendit dhe ligjit. Prandaj, ato misjone qofshin edhe
nën mandat të BE-s, të cilat nuk e kan njohur pavarsin e Kosovës, tani edhe pas
heqjës së mbikqyrjës nderkombetare të Kosovës, dhe njohjeve nga më se 100 shtete,
misjoni e ka humbur kuptimin e vetë të qendrimit në Shtetin e Kosovës. Zaten,
edhe ky rast duhet të jetë i fundit që Institucjonet tona shtetrore të jenë zot
shtepie dhe misjoneve si EULEX të i merret besimi i mëtejm duke ia ndërprer
menihere qendrimin në Kosovë. Institucjonet tona nuk kan nevoi ti besoin më
tutje drejtesis që e zbatoin misjone si EULEX, dhe shteti i Kosovës duhet ta
udhehq vetë rendin ligjor konform Kushtetutës dhe ligjeve nderkombëtare.
Popull i Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së, dhe se lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet nderkombëtare të luftës. Ka ardhur koha apo jemi vonuar shumë që sundimin e rendit dhe ligjit ta zbatoin institucjonet e pavarur të drejtësisë në Kosovë. Është e tejkaluar apo e demoduar shprehja e gjertanishme që e kan than Institucjonet tona apo lider institucional dhe politik se besoin në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. Shiqoni se qka ndodhi në rastin Haradinaj dhe limaj, edhe pas më shum vitesh në perballje me të ashtuqujtur drejtesi ata u liruan të pa fajshëm, por se jeta e tyre dhe shpirti e din më se miri. Pra, gjykime të organizuara nga skenare dhe skenarist sipas projekteve sebe dhe miqve të tyre, ju ka ardhur fundi. Ta thuash dhe ta mbrosh të verteten për popullin tënd nuk do të thot se po i luhaten apo prishen raportet me miqët dhe institucjinet nderkombëtare. Edhe kjo fushat arrestimesh pa dyshim se është ni luft speciale kundër popullit të Kosovës, Institucjoneve Shtetrore, duke tentuar ta demtonin imazhin e luftës qlirimtare, UQK-en, dhe luftetaret e komandatet e ushtris qlirimtare.