Shtesë » Lajme
Ali Ahmeti ta braktisë Qeverinë e Maqedonisë
E merkure, 29.05.2013, 06:52 PM
Pas
refuzimit të Maqedonisë për t'i dërguar Kosovës ftesë për pjesëmarrje në
Samitin e SEECP-së, i cili mbahet në Ohër më 1 e 2 Qershor, zyrtarët më të
lartë të Republikës së Shqipërisë vendosën ta bojkotojnë atë. Ky qëndrim i
drejtë i Republikës së Shqipërisë në raport me sjelljen e padrejtë të
Maqedonisë ka hapur dilemën e raporteve të përgjithshme të kësaj republike me
shqiptarët në Ballkan. Prandaj, në këtë situatë edhe faktori politik shqiptarë
në Maqedoni duhet të jetë unik dhe ta dënojë sjelljen e Republikës së
Maqedonisë, Serbisë e Bosnjës.
Lëvizja
për Bashkim kërkon nga BDI-ja që ta rishqyrtojë urgjentisht qëndrimin e
mëtutjeshëm në koalicion qeveritar. Ajo, për këtë veprim, përveç argumentit
kombëtar, në anën e vet i ka edhe argumentet politike e ligjore, kur dihet që
Maqedoni e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet.
Në të
kundërtën, edhe Ali Almeti e BDI-ja, si forcë qeveritare, me apo pa vetëdije po
pranojnë të rreshtohen në anën Serbisë, Bosnjës e Maqedonisë në përpjekjet e
tyre për izolimin e Republikës së Kosovës.
Unifikimi i plotë i tërë faktorit shqiptar në Ballkan në lidhje me këtë çështje do të kishte rëndësi të madhe për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe për raportet e përgjithshme të vendeve të këtij rajoni.
LËVIZJA
PËR BASHKIM
Prishtinë,
29.5.2013