Mendime
Lush Palokaj: Shqiptarët - atëherë e tash
E diele, 26.05.2013, 08:04 PM
SHQIPARET - ATEHERE E TASH
Nga Lush Palokaj
E kaluara
e jonë e largët është e lavdishme. Gjergj Kastriotin është princi që i ka ra
hise atyre që vetën e quajnë shqiptar dhe nuk ka mburrje më të madhe për
ta. Por kësaj radhe do ta lidhi ngjarjen
me një hero tjetër që thonë se është i racës tonë gjithashtu.
Shpesh
here me kënaqësi të madhe e ndjek filmin
'Spartacus' në rrolin kryesor me Kirk Daglasin. Historianët thonë se ka
qënë thrakas, nga një fis i
stergjyshrive tanë por shumë i zoti. Një herë ushtarak romak, pastaj
dezertor, për aftesitë e tij fizike gladiator
dhe më në fund me ushtrinë e tij edhe plaqkitës
i të priveligjuerve për të varfurit. Vepronte në kohën e Perandorisë
Romake (109-71 par K) kur ajo ishte në kulminacionin e fuqisë ushtarake me
bashkluftarët e tij që kishin pothuajse të njejtën shkathtësi si ai. Me sjelljet
dhe aftesitë e tij i ofrohen shumë bashkluftarë por në krahasim me Perandorinë
Romake, një grusht njerezish dhe për disa vite me qëndresën e tij ishte
i pathyeshëm. Më në fund e prangosin
bashkë me shokë. Të gjendur në një lendinë të hapët, të gjithë të ulur, Crasus
(pric romak) kerkon qe Spartaku të ngritet ose ndonjeri të tregojë se cili
është ai, do ti falet jeta. Së pari ngritet vet Spartaku kur papritmas ngritet
edhe ai që ishte pranë tij i prangosur
me të njejtin zingjir dhe menjeherë të tjerët të gjithë në këmbë ndonëse
duke e ditur se do të vdesin bashkë.
Crasus mbet i habitur dhe e pamundur që ta dij se cili është Spartaku. Kur
Spartaku e shef se sa unikë dhe të besës
paskan qenë shokët e tij, i rrjedhin lotët.
E pamundur që edhe ai i cili e shikon këtë film që t'i ndalë lotët,
sipas meje nuk ka virtyt më madhështor se qëndrimi i tyre. Shtrohët pyetja, pse aq i fortë dhe i
pamposhtur me aq pak njerëz? Eshtë ky karaktër i fortë njeriu, morali e
dinjiteti, të sakrifikohesh për aspiratat jo personale por të gjeneratave që
vinë pas teje.
Në
Gjimnazin Filologjik Eqrem Cabej në Prishtinë ku punoja nga Partia Komuniste na
erdhi një ultimatum që ta shqyrtojmë dhe të distancohemi nga apeli për të
drejtat tona kombëtare, nënshkrues shumica
e profesorëvë të Universitetit të
Prishtinës. Debatin që pasoj lidhur me atë apel e inicuan nje serb dhe një
shqiptar, Krasniqi me mbiemer. Unë
profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze, Rexhep Kastrati, profesor i kimise dhe
Bardhyl Kelmendi profesor i anglishtës
ashpër e kundershtuam kurse të gjithë të tjërët e ngritën dorën për tu
distancuar prej apelit. Pranë meje ishte Rexhep Kastrati dhe në atë sallë kishte edhe perfaqësues të
nxenesve, nja dy. I thash Rexhepit që ta ngrisë dorën sepse isha i bindur se
nëse nuk e ngris dorën nxenësit do të me
perkrahin por nuk ishim më shumë se katër. Nuk dua të shkojmë në burg bashkë me
nxenës për këta pisa i thash Rexhep Kastratit. Isha i bindur se po të ishim
unik nuk mund të na mposhtnin, dhe e pamundur që t'na burgosnin të gjithve por shumica nuk na perkrahën. Ishte situata e
tensionuar dhe e dija se me kundërshtim nëpër mbledhje nuk arrinim asgje. Madje e marrin fjalën e diskutojnë kundër tyre. Një femër turprohët
me profesorët dhe akademikët që i kanë dhenë mësim në fakultët, ata që na i kan
hapur sytë duke na treguar se ka duhet
t'ja mbajmë dhe kush jemi. Kur Gjergj Dedës (mësimdhënës në atë
gjimnaz), sot kryetar i liberalëve (pa anëtarë), me sjelljët e tij të
deritashme pa pikë dinjiteti, i cili ngrehët si patriot i pata thënë se Partia
Komuniste janë fashista. Ku ku Lush qa ke folë u pergjegj ai. I pari e ka
ngritur dorën kundër apelit. Krasniqi (nuk me kujtohet emri), sigurisht punëtor
i sigurimit shtetnor Jugosllav , mu ka kërcnuar me likuidim që nuk di a ka sot
pozitë në Qeverinë e Thaqit. Edhe pse u
distancuam nga apeli ndertesat shkollore na i mbyllën, nxenësit mbetën pa
mësim. Shkolla jonë gjendet rranzë Gërmije
dhe pasiqë levizjët policore ishin më të rralla asaj ane dhe pas dy jave
vendosëm të kthehemi në objekte . I thash drejtorit që po i pamë policinë e
kthehemi nuk vij me ju. Fati, nuk pat
polic dhe arritëm pranë dyerve të shkollës. Nuk
ja merrte mendja askujt të hynte brenda. I rash shkelem njërës derë por
kuriri me tha se mund të hyhet permes
dritarës dhe për të mos e thyer derën u pajtova dhe hyra brenda përmes dritarës
dhe e hapa derën. Mësonim në dy objekte shkollore. Nga friga drejtori me tha që të mos hyem në tjetrin objekt se kjo mjafton. Nuk vijnë
policia të na hapin derën i thash dhe u versula të ndertesa tjetër dhe e hapa
derën. Askush nuk donte ta merrte pergjegjesinë. Pik falë mos u kofsha , u
thash, vetë e marr pergjësinë se tash nuk përgjigjen nxenësit dhe për një kohë
bukur të gjatë mbetëm në objekte shkollore.
E mora
shembullin me Spartakun e shekullit të dytë para K. dhe luftën dhe qendresën e
tij të pathyeshme të cilët njeri tjetrin nuk e tradhtuan por u sakrifikuan të
gjithë të gozhduar në kryqa. Spartaku i
gozhduar duke dhënë shpirt qeshet kur e shef të birin e tij në krahnorin e
nënës se vet me shpresë për një të ardhme të tij më të mirë dhe e leshon shpirti. Desha të bëj krahasimin e thrakasit
me pasardhesit e tij - me shqiptarët e
sotëm 2000 mijë vjet më vonë, kur
mendohët që njeriu ka një vetdije më të lartë dhe është më i vendosur. Por për
fat të keq nuk jemi pasardhës as të thrakasve as të ilireve por populli me i
çoroditur në hapsirën evropiane. Më dukët qesharake kur hulumtojne dhe mburren se
gjoja jemi pasardhes të pellazgëve, ilirëve, maqedonasve e thrakasve dhe
qeshëm edhe me shkrimin tim lidhur me
lashtësinë tonë. Pë të mos e lënë ngjarjë të pa pefunduar vazhdoj më tutje për
ta demoralizuar lexuesin më teper.
Në sallën
e arsimtarëve shpesh bisedonim për
çeshjtje të ndryshme por në një rast folnim
për art dhe thash se letersia me pelqen më se shumti. Papritmas një
profesor i gjuhës shqipe që sot sa di unë është drejtor i asaj shkolle me
këmbngulje më tha se letersia nuk është art por shkencë. Shka është më e keqe
të gjithë profesorët e gjuhës shqipe e
kishin të njejtin mendim duke filluar prej drejtorit që ishte gjuhtar dhe të gjithë të tjerët me radhë, të gjithë
profesor me tiull. Tentova ti bind se letersia është art e jo shkencë por pa
dobi. Njeri prej tyre në rubrikën e lëndëve mësimore e kishte shenuar emrin e
Nolit që e kishte pasë temë shtjellimi
gjatë asaj ore. Papritmas hynë inspektorët për ta parë ecurinë e orës. E shofin
të shenuar FANOLI në rubrikën e gjuhës
shqipe. Theofanit që e njef edhe bota, profesori i gjuhës shqipe nuk e din
emrin e tij.
Një ditë
tjetër në sallë arrita gjysëm ore pa
filluar mësimi. Pak më vonë arritën dy
koleg dhe u ulën përballë meje. Gjatë bisedës njeri prej tyre mu drejtu: Lush
Paloka, baba jem ju njef juve si shki, dhe ishte ai cili ngrihej si patriot dhe
kishte ngulur këmbë per të mos e ngritur gishtin kunder apelit të nënshkrimit
të profesorëve. U ndala i habitur dhe e pyeta , ku bazohët baba i yt që na quan
neve shki, si e quan ai veten? Turk e hamdurulah mu përgjegj profesori tjetër që kishte ardhur me të i të
njejtit katund që e njifte mirë. Një
professor' që i ka kaluar bankat e shkollës fillore, të shkollës se mesme dhe
të fakultetit dhe nuk e din se kush i përket
kombit të tij duke menduar se krejt Kosova janë islam kurse ata me
kryq jo shqiptarë,a mund të quhët ai
patriot dhe profesor?
Për ta
arsyetuar këtë që thash më lartë e tregoj një rast tjetër. Nuk ishim në objekte
shkollore por nxenësit i mesonim në shtepija private. Në orën time të
anglishtës me ra në sy e vetmja nxenese e besimit katolik ku në të dy veshët e
saj kishte vathë me disa kryqa të vegjel. Për kënaqësinë time nga nxenësit
asnjë urrejtje dhe të gjithë shokët dhe shoqet i preknin ata kryqa të vegjel
duke i thënë se sa të bukur qenkan. Ishte kohë demokracie kur religjioni nuk
ishte i ndaluar. Papritmas gjatë asaj
ore hyri zavendësdrejtori për t'i porositur nxënësit diçka. E pashë se u ndal
duke shikuar vathët, kryqat e asaj vajze. Nese ti vjen në orën time me këta kryqa e shofim si do
sjellna me ty, ju drejtua asaj. Me sinqeritetin tim më të plotë e them se më
shumë u prekën nxenësit se sa unë. Nuk reagova në prani të nxenësve sa ishte në
orë sepse nuk kishte kuptim. Kur doli jashte shkova pas tij e thirra në emër.
Don ti të hymë në Evropë, atje terbohësh
prej kryqave, i thash. Si s'te vjen turp, zavendës drejtor, më shumë i ke
ofenduar shokët dhe shoqët e saj se vetë atë nxënëse, e din ti se religjioni
tash nuk është i ndaluar - kur të vi në
sallë shifëm të drejtori. Kur u ktheva në klasë mbretnonte në qetsi dhe asnjerit
prej nxenësve nuk i dëgjohej zëri nga keqardhja, ishin viti i tretë i
gjimnazit. Me kërkoj falje dhe nuk e zmadhova atë problëm.Kësaj radhe e
arsyetoj Oliver Schmitt-in i cili e ka nervozua akademikun Mehmet Kraja kur
kosovarët i ka quajtur jo shqiptarë por musliman shqipfolsa dhe i lus lexuasit
të me pergjigjen nese pajtohen me Schmitt-in kësaj radhe për këta dy të
lartpermendur.
Nuk është
ky shkrim për ta lavdruar vetvetën -
është një e vertetë - mjerimi në shkollat tona.
Deshira më e madhe e imja është që nese ndonjerit prej kolegëve të mi e lexon këtë shkrim dhe të me kundërvihet nese nuk e kam thenë të vertetën.