Kulturë
Përparim Hysi: Emocione
E premte, 24.05.2013, 07:20 PM
Emocione
Nga Përparim
Hysi
Emocione
Emocione
pak romantike
Si në
kohërat kalorsiake
Ndjej
tani që jam në ikje
Sevdallisur
me zambake.
Është
e hijshme dhe shtatëhedhur
I qesh
nuri çiltërsisht
Dhe më
hyn si papandehur
Mu në
vargje, çuditërisht.
Një
fustan me një kordele
Varen
flokët vezullues
Si do
jem, vërtet, në vete
Ballë për
ballë me një Venus ?!!!
Dehur
"verës" së admirimit
Ato
"shënja" mirë i njoh
Sytë e
humbin prej shkëlqimit
E më
çojnë në tjetër kohë.
Mu në kohë të djalërisë
Kur nuk
mbahesha nga pasioni
Tash në
moshë të pleqërisë
Më
mbërtheu emocioni.
15
maj 2013
Kënga
Kjo këngë
është e lidhur me një kujtim
Mbresa
është e kahershme
E dëgjoj
dhe nuk mbaj nostalgjinë
Sado që
mbresa është perverse.
Një vajzë
e doja dhe më donte
Më donte,
por kufi u bë biografia
Dhe ja
tek e dëgjoj këngën sonte
Para m'u
shfaq historia.
E
dhimbshme, por vallë a pati faj
Se
"kloni" qe i përbindshëm
E
dëgjoj... humb... dhe, pastaj,
Mallkoj
regjimin e pështirshëm.
17 maj 2013
Të jem në ëndërr ?
Seç
shkëlqen e tëra
Sikur je
rubin
Unë po
krejt u zhbëra
Veç nga
një vegim.
Fytyrë të
gëzuar
Buza vesh
më vesh
Më ke mrekulluar
Sa jam
bërë përshesh
Pranvera
ka sjellë
Tek ti
shend e gaz
Mua sikur
më ndjellë
Ogiç,
gurelmaz!
Buzëqeshjen
të ëmbël
Nxjerr
gjarprin nga vrima
Dhe sikur
në ëndërr
Me ty ia
bëj prima...
23 maj 2013