E marte, 19.03.2024, 04:53 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Baki Ymeri: Shqiptari dhe magjia e fjalës shqipe

E diele, 19.05.2013, 07:03 PM


Revista Shqiptari dhe magjia e fjalës shqipe

Nga Baki Ymeri

Në krahasim me nja dy fletushka tjera minore që promovojnë kultin e personalitetit dhe të familiarizmit,  Shqiptari i muajve mars, prill dhe maj të këtij viti, nuk të josh me magjinë e fjalës shqipe siç e përmendëm në titull sa për të joshur kureshtjen e lexuesit, por me forcën e mesazhit dhe përmbajtjen e saj politike që shkon në favor të njohjes së Kosovës nga ana e një vendi me të cilin na lidh një miqësi e lashtë tradicionale. Në numrin e marsit, në kuadrin e artikullit “Rumania drejt njohjes së Kosovës” (me burime nga Bota sot), lexojmë: Do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasysh ndryshimet dhe përparimet lidhur me Kosovën dhe “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë, sikurse ushtari japonez në Oqeanin Paqësor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Korlacean Corl??ean. Këtë deklaratë ministri Korlacean e ka bërë në një televizion rumun, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Rumania do t’i bashkëngjitet trendit evropian sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Në Kosovë ekziston një realitet politik të cilin duhet trajtuar në mënyrë inteligjente dhe të hapur”, citon agjencia Beta shefin e diplomacisë rumune. “Rumania duhet të shikojë me kujdes se si po zhvillohet dialogu politik në mes të Kosovës e Serbisë, që ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ky është realiteti të cilin Bukureshti duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Corl??ean. (3 mars 2013).

Nga Bota sot jepet edhe një shkrim tjetër kushtuar akademisë solemne kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë, pas të cilit pason rumanisht artikulli “Xhelku Maksuti në 82 vjetorin e lindjes”, një informatë e Shtefan Agopianit lidhur me origjinën shqiptare të dramaturgut më të madh të Rumanisë Ion Luca Caragiale (Karaxhiale), i cili vjen përmes të parëve të tij nga një fshat shqiptar i Greqisë, Idra. Pason një artikull në gjuhën rumune mbi progreset e Shqipërisë në kohën e Sali Berishës, artikulli “Makolli përuron mësuesit e diasporës”, një pamflet rumanisht i zonjushes Mona Agrigoroaiei me titullin “Të respektohet pakoja e Ahtisaarit edhe për rumunët e Timokut të ndodhur nën kthetrat e kolonializmit të Serbisë “demo(n)kratike”, artikulli “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” kushtuar zonjës Ermira Babamusta, reçensioni “Patriotizmi i përflakur i poetit Rashit Gashi” (Patriotismul inflacarat al poetului Rashit Gashi), një reportazh i Hazir Mehmetit nga Viena me titullin “Krimet serbe në Kosovë”, poezi të Andreea Maria Cotoros, ballina librash e revistash dhe fotografi të ndryshme.

Ç’të reja na sjell numri i prillit? Nga ministri i Jashtëm Titus Corl??ean jepet deklarata e tij me titull “Një rikonsideratë eventuale e pozitës rumune që vizon pavarësinë e Kosovës implikon një dialog politik”, pas të cilit pason një përkthim i zsh. Mona Agrigoroaie me titullin “Victor Ponta sugjeron se Rumania duhet të njohë Kosovën. Çfarë thotë Ministria e Punëve të Jashtme?” Po e japim në tërësi: Kryeministri Viktor Ponta ka deklaruar para disa ditësh se Rumania duhet të shkojë afër familjes evropiane në rastin e Kosovës, duke sugjeruar kështu se Bukureshti duhet të njeh pavarësinë e këtij shteti të vogël, ashtu siç ka bërë shumicën e shteteve të BE-së. Ministri i jashtëm Titus Corlatean beson se një rekonsiderim eventual të pozitës rumune lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës implikon një dialog të gjerë politik në Rumani.

Një rikonsiderim eventual të pozitës rumune lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës implikon një dialog politik midis të gjithë partive, në nivelin e Parlamentit, midis Qeverisë dhe Presidencës, ka pohuar, të enjtën, ministri i Jashtëm, Titus Corl??ean, sipas agjencisë së lajmeve rumune Agerpres. “Janë realitete politike të cilat ne duhet t’i shqyrtojmë dhe duhet të diskutojmë në një mënyrë korrekte në plan politik ashtu në nivelin e parlamentit, midis partive të ndryshme politike, në nivelin e presidencës, të Qeverisë. Nuk ju fsheh se jemi në një proces reflektimi prej kësaj pikëpamje. Në Rumani pozita e mosnjohjes ka përfshirë edhe një pozitë e shprehur prej Parlamentit të Rumanisë. Një rikonsiderim eventual të pozitës rumune implikon një dialog politik midis të gjithë partive politike prej nivelit të Parlamentit dhe për të mundur të shikohet saktë perspektivat. Nuk është një gjë shumë të thjeshtë. Megjithatë, nga kjo pikëpamje, unë ju thashë se Qeveria u angazhua që më parë në këtë reflektim dhe ne jemi në një dialog dhe jemi jashtëzakonisht të hapur dhe dëshirojmë të kemi këtë dialog edhe në nivelin e Parlamentit, se paku në komisionet parlamentare të specialitetit”, ka shpjeguar të premtën, në Pallatin e Parlamentit, Titus Corl??ean.

Ponta, pasi PE ka miratuar rezolutën e njohjes së Kosovës: Shkojmë afër familjes europiane

Ai konsideron se Rumania duhet të shqyrtojë me vemendje rezolutën e Parlamentit Europian. “Rezoluta e miratuar nga Parlamenti Europian është një dokument politik të rëndësishëm, i miratuar nga një institucion të rëndësishëm të BE-së dhe në mënyrë evidente në do të shqyrtojmë me vëmendje këtë rezolutë. E them këtë dhe nuk është herën e parë kur themi së në nivelin e qeverisë ka disa realitete politike, disa evolucione në Ballkan të lidhur me këtë rajon, të cilat ne nuk mundemi t’i injorojmë. Ekziston një dialog që ka avancuar dhe që është afër dhënies së rezultateve midis Prishtinën dhe Beogradit. Nëse Beogradi dhe Prishtina dialogojnë dhe avancojnë për t’u kuptuar, në mënyrë evidente se ne të tjerat duhet të jemi jashtëzakonisht të vemendshëm në këto evolucione, tha gjithashtu Corl??ean.

Në kontekst ai ka treguar se  “shtete të cilat nuk kanjë njohur dhe nuk kanë ndryshuar pozitën, siç është Sllovakia dhe Greqia kanë kontakte politike, kanë disa porjekte të rendit ekonomik”. “Rumania ka një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi me Serbinë. Ne përkrahim rrugën europiane me respektimin e kritereve, dhe këtu referohem në mbrojtjen e minoritetit rumun dhe, nga ana tjetër janë realitete që thonë shkurtimisht se ne, Rumania, jemi të interesuar në Ballkan që proceset e integrimit europian dhe euroatlantik të referohen në tërë rajonin. Dhe në këtë pikëpamje unë besoj se Rumania ka pasur një pozitë jashtëzakonisht konstruktive, duke përfshirë edhe muajt e fundit në aspekte të lidhura me Kosovën”, ka shtuar shefi i diplomacisë rumune. Duke qenë i pyetur për një horizont kohor lidhur me Kosovën, Corlatean tha: “Në një subjekt të tillë është, besoj unë, të mençur të mos flasim për horizonte kohore, por një koordinim të mirë, duke përshirë edhe me partenerët tonë ndërkombëtarë europianë që nuk kanë njohur deri më tani Kosovën, është një domosdoshmëri.

Pason një letër Qeverisë shqiptare me këtë përmbajtje: “Përshëndetje të përzemërta nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha, Ministrit të Jashtëm Aldo Bumçi, Ministrit të Kulturës Visar Zhit dhe ministrave tjerë! Ministria e Jashtme dhe Qeveria e Shqipërisë duhet ta dijë se në Bukuresht jeton sot e kësaj dite në moshën 84 vjeçare albanologu Grigore Brënkush, si dhe Nikolla Naço i ditëve tona, Dr. Xhelku Maksuti (82 vjeç), të cilët e meritojnë nga një Mirënjohje për kontributin e tyre 60 vjeçar në favor të kulturës shqiptare nga Ministria e Jashtme dhe Qeveria Shqiptare, sepse sot janë e nesër jo. Mirënjohjet mund t'u dërgohen në emër të Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Bukuresht, sepse mosha dhe gjendja shëndetësore nuk u mundëson të vijnë në Tiranë. (Bota sot, 5 prill 2013). Me respekt,Baki Ymeri, Kryeredaktor i revistës Albanezul / Shqiptari.

Në vazhdim jepet një reportazh me titullin  “Jemi një, pavarësisht ku jetojmë”, kushtuar vizitës së ministrit të  Diasporës, Ibrahim Makolli, në gjirin e komunitetit shqiptar në Suedi, një reportazh tjetër i Hazir Mehmetit  lidhur me pjesëmarrjen e ministrit Makolli në një takim pune me mësuesit e gjuhës shqipe në Austri. Më tej jepet një portret me titullin Legjenda e kulturës shqiptare në Suedi: Sadulla Zendeli Daja është autor i disa veprave të mrekullueshme që mbeten në memorjen e historisë. Ndër to shquhet Fjalori Suedisht-Shqip me 950 faqe dhe 28.550 fjalë. U lind në Sërmnovë të Gostivarit, me pregaditje shkollare dhe profesionale si intelektual me ide përparimtare. Sipas Murat Gecajt, që heret nisi aktivitetin e tij atdhetar duke iu kundërvënë në mënyra të ndryshme pushtetit të atëhershëm komunist, i cili me çdo kusht tentonte t´i zhbëjë shqiptarët nga faqja e dheut. Pikërisht aktiviteti i tij prej atdhetari u bë halë në sytë e regjimit të asaj periudhe  famëkeqe rankoviqiane, e cila nisi ta ndjekë këtë atdhetar të devotshëm. Mu për këtë, Daja u shtërngua ta braktisë vendlindjen dhe të kërkojë  strehim në Suedi (1966), në qytetin universitar Uppsala. Fillimisht kreu kursin e paraprak të gjuhës suedeze, pastaj diplomoi për shkencat filozofike në Universitetin e Uppsalës, studioi dy vjet gjuhën shqipe në Universitetin e Sofjes (dega e Albanologjisë, duke patur për shef të katedrës albanologjike, profesorin e ndjerë Thoma Kacorri). Në ndërkohë kreu shkollën e lartë Bibliotekare (drejtimi universitar dhe i sipërmarrjeve) në Borås. Një kohë punoi si shef i biblotekave të shkollave në Nybro.

Aty pa se gjëja më e shtrenjtë për fëmijët është ruajtja dhe kultivimi i gjuhës dhe traditave kombëtare. Mu për këtë u angazhua që të  hapë shkollën shqipe për fëmijët e  mërgimtarëve shqiptarë. Kësaj ia arriti me  sukses dhe kështu hapi shkollën e parë në Nybro. Kështu pra, që nga 5 marsi i vitit 1975, nisi të punojë si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro me 12 nxënës. Më vonë hapi shkollën e parë shqipe në Emmaboda me 5 nxënës dhe në Kalmar me 10 nxënës, punë kjo të cilën vazhdoi ta kryejë me entuziazëm dhe kënaqësi të veçantë. Përveç punës së palodhshme si arsimtar i gjuhës shqipe, Daja është autor i një varg shkrimesh publicistike dhe botime të fjalorëve dhe librave për fëmijë. Në vitin 2001 doli në pension duke i lënë arsimtarit Raif Mehmetit 65 nxënës në Nybro dhe arsimtarëve Sali Komoni, Hasan Sula dhe Milaim Lekajt, me rreth 70 nxënës  të gjeneratës së dytë. Për këtë konribut 27 vjet si arsimtar i gjuhës shqipe në Nybro, Emmaboda dhe Kalmar, si dhe për punën e palodhur për çështjen kombëtare  Sadulla Zendeli Daja shprehet: ”Unë jam njëri ndër mërgimtarët e parë në Suedi, i dëbuar me dhunë para 46 vitesh. Rrethanat e jetës në mërgim, siç mund ta dini, janë mjaftë të ndërlikuara e të vështira. Duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesshëm ose ai i plotë. Ajo që brengos çdo njeri në rrethanat e jetës jashtë atdheut është ruajtja e gjuhës shqipe”.

Sadulla Zendeli Daja ka qenë dhe është shumë i afër me bashkatdhetarët tanë në Suedi, të cilët kishin marrë rrugën e mërgimit ugurzi nga dhuna që bëhej në trojet e tyre shekullore. Këtë gjë e dinte mirë sepse e kishte përjetuar në kurrizin e vet, gjatë veprimtarisë së tij në vendlindje. Në komunën Nybro, përveç shkollës shqipe, bashkarisht me bashkatdhetarët e tij, hapën  shoqatën  e parë shqiptare  me emrin ”Ilirida”. Për herë të parë u ndanë shqiptarët nga shoqata ”Vuk Karadjic”, e cila bënte presione me ambasadën jugosllave që fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë të vazhdojnë të ndjekin shkollën e përzjerë serbe-jugosllave. Në anën tjetër pason hapja e shkollave shqipe në Nybro, Kalmar dhe Emmaboda,  hapja e shoqatës shqiptare “Ilirida” në Nybro dhe hapja e një Restorani me emrin “Shqiponja”. Kaq sa për këtë shqiptar të prekur nga flatrat e engjëllit, i cili defilon në faqet e antologjisë me disa poezi në gjuhën rumune, si: Shpirti (mërgimtarëve që vdesin në mërgim),  Lisat e atdheut tim, Pranë tregut, Miq të betuar, Përgjakje prej tradhëtisë, Nëpër shkallë, Drita e varrosur në qeli (kushtuar Ukshin Hotit), etj. (B. Y.)

Në vazhdim jepet reçensioni i Dumitru Vela-s „Dumitru Ichim, apo për ripërkujtimin e gjuhës së harruar”, artikulli “Makolli priti ambasadorin Ozan”, artikulli i Gani Mehmetajt (huazuar nga Zemra Shqiptare) “Jemi shtet laik a islamik?”. ballina revistash e librash dhe fotografi të ndryshme. Në numrin e majit (2013), Shqiptari i bukureshtit boton artikujt “Rumania ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës” me burime nga Bota sot:

Bukuresht, 19 Prill - Romania paralajmëron qëndrim tjetër karshi Kosovës. Pas miratimit te rezolutës së Parlamentit europian, ajo ka bërë një hap drejt njohjes së Kosovës, raportojnë mediet. Kryeministri i këtij vendi, Victor Ponta citohet nga mediat e ndryshme evropiane të ketë thënë se România ka lëvizur nga qëndrimi i saj i mëparshëm për Kosovën, ndërkaq lëvizjet e shtetit rumun kanë ardhur pas takimit të Kryeministrit Ponta me raportuesen pe Kosovën në PE, Ulrike Lunacek. Kryeministri Ponta edhe më parë kishte treguar dispononim për njohjen e Kosovës, ndërkaq thirrja e Parlamentit Europian që pesë vendet e BE-së ta njohin Kosovën vetëm i ka ndihmuar kësaj klime. (Bota sot, 19. 04. 2013.) Pasojnë Shënime biobibliografike mbi shqiptarët dhe filoshqiptarët e Rumanisë, gazeta të vjetra shqiptare dhe misioni historik i tyre, poezia e Riza Lahit „Pilotët e vjetër”, një album me fotografi të ndryshme dhe kolegjiumi i redaksisë me bashkëpunëtorë si Gëzim Marku, Xhever Ymeri, Sadulla Zendeli-Daja, Tiberius Puiu, Ejup Ajdini, Ilir Dardani, Kozeta Zylo, Eduard Dilo, Gheorghe Bucura, Sokol Demaku, Aurel Dasareti, Ilo Mani, Mediar Leka, Vlash Fili, Neki Lulaj, Xhafer Leci, Xhevat Muqaku, Ylli Dilo, Ramiz Dërmaku, Ilir Kosova etj.

Ballina e revistes Shqiptari (Mars 2013)


Ballina e Shqiptarit - Maj 2013


Ballina e Shqiptarit, prill 2013


Dy faqet e para të revistës Shqiptari, Maj 2013



(Vota: 31 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora