E premte, 26.04.2024, 02:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Vajza

E merkure, 15.05.2013, 07:19 PM


Shahin Ibrahimi

Vajza

Vitet e demokracisë kanë ndryshuar jetën shoqërore të vendit, dolëm nga një mbyllje hermetike e vëndit dhe nga ideollogjia politike që na konservonin, dhe na e futnim si surum në mëndje. Përqafuam demokracinë dhe çdo gjë të re përparimtare, që na servirën po ata që mohuan vetveten dhe na u paraqitën si demokrat apo si Socalistë të reformuar, dhe menduam se do na ipnin kënaqësi dhe mirëqënie. Iu turrëm botës me det dhe tokë, nuk pyetëm as për dallgët e detit as për acarët e ftohta të maleve vetëm për pak mirëqënie. Derdhëm dijen dhe djersën, duke ndërtuar Europën, por shpesh dhe duke manifestuar injorancën me sjelljet e pakulturuara dhe mëritë tona. Tashmë kur i kujtojmë vitet e parë dhe në vazhdim, habitemi që ja kemi lejuar vetes këto inisiativa, duke shkelur në labirintha, ku tehu prerës ishte i dy anshëm në kërkim të një jete të panjohur.

Ne Shqiptarëve nuk na ka dashur Fati dhe komshitë, por mbi të gjitha nuk duam njëri tjetrin. Përherë të nënështruar dhe fukarenj, lypsa në botë dhe askush nuk ka menduar për ne as, dhe ata që duhet të na mbrojnë, si nënshtetas të një shteti të ashtuquajtur Demokratik. Ne nuk e kemi paraqitur veten se jemi një popull i mirë, me tradita, dimë të respektojmë të tjrët, por edhe se presim të na  rrespektojnë. Politika e dekatave të fundit e ka çoroditur, e ka përçarë këtë popull që nuk dinë çfar është politika, por me njëri tjetrin diskutojnë për politikë, dhe ecim si të verbërit që kuptojnë gropat nëpërmjet shkopit që e drjton. Por tashmë pasiguria për të ardhmen bën që çdo moshë të shfaqë mosbesim dhe pa siguri, të jetojë me streset e jetës së përditshme, me ato që ndëgjojmë dhe shohim. Krahas ekonomisë gjithmonë në rënie, rinia po mbush rrugët nga papunësia, edukata dhe kultura në rrugë lënë për të dëshiruar me fjalorin e rrugës. Dhe ajo kulturë që mirret në shkollë nuk manifestohet në jetën e përditshme, por lë shumë për të dëshiruar. S`më erdhi mirë kur ndëgjova një episod në një ambient familjar mes miqsh.Të shumtë nuk njiheshin me njëri tjetrin, por e dëgjonin folësin dhe e miratonin në heshtje me lëvizje të kokës. Ishte një burrë rreth të gjashtëdhjetave i mbajtur mirë, me një diksion të ëmbël në bisetë, me dialekt jugor. Mendohej kur fliste dhe shpesh bënte monolog me veten, por dhe ndëgjonte kur e ndërprisnin në bisedë apo diskutonin problemi që shtrohej. Ndër të tjera ai tha që jam shofer taksie kohët e fundit për ti ardhur në ndihmë familjes për të jetuar. Anët tona mundohen të ruajnë akoma traditat, si mikpritja respekti për më të mëdhenjtë etj, por rinia po i çvlerëson për ditë e më shumë, kur nga ne, po në qytete.

- Epo sheh rrushi rrushin dhe piqet i tha njëri.

- Po i tha ai, ja ç`më ndodhi një ditë, ndoshta sdo ta besoni por kështu ndodhi.

Një të shtune isha në pritje të ndonjë pasagjeri kur vjen një vajzë e re, me moshë mbi njëzet vjeçe dhe më pyet në punon taksi.

- Po i them unë, mund të të shërbej.

- Po më tha:- Desha të shkoj deri në një fshat këtu pranë dhe më tha emrin e fshatit. Po i thash unë, të çoi unë dhe mbasi i thashë sa kushton rruga pranoi pa hezitim, hapi derën e mbrasme dhe u rehatua për rrugë. Me vete kishte vetëm nje çantë dore jo të rëndë. U nisëm ngadalë mbasi dhe rruga kishte lëvizje. Dolëm nga qyteti ajo hapi çantën dhe mbasi bëri pak tualet më pyeti, nga isha mbasi vij shpesh tek gjyshi në fshat, dhe s`të kam parë si shofer taksie?

– Këndej jam i thash, por nuk ka rastisur të më marrësh mua. Ishte studente në vitin e fundit në Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën e mjekësisë më tha, me që kishte disa ditë pushim erdha ti kaloj këtu në fshat pranë njerëzve të mi. E ndërpreu bisedën me mua se i ra zilja e telefonit, në të cilën u përgjigj rrugës jam mora taksi, dhe e mbylli duke i thënë biseduesit mirë u pafshim gjithë dashamirësi. Vajza po fliste në telefon kur në rrugë një i burrë i moshuar më ngrin pak dorën, por më tepër lëvizi bastunin në drejtim të rrugës që po ecnim ne. I ndalova pranë dhe e pyeta, çfarë dëshiron që më the ndalo?. Djersë të ftohta e shoqëronin, ishte lodhur dhe me zor qëndronte në këmbë. Foli me vështirësi se me zor mbushej me frymë.

- Jam i sëmurë më tha po pate mundësi më merr këto dy kilometra deri në hyrje të fshatit pranë. Ai njeri i sëmurë, i vrarë nga vitet që kishin kaluar mbi shpinë kërkonte ndihmë. Nga mënyra e të shprehurit kërkonte më shumë se ndihmë. Mëshirë. Mendova se vajza nuk do ta kishte problem po ta merrja, dhe ktheva kokën të mirrja miratimin e saj, mbasi ajo më kishte marrë taksi, dhe ishte ajo që vendoste në do ta mirrja apo jo. E kuptoi shikimin tim dhe më tha pse ndalove, të kam marrë taksi, unë nxitoj se më presin dhe janë bërë merak. Të lutem nisu ose në të kundërt po zbres dhe do marr taksi tjetër, prerë dhe kuptueshëm. I thashë plakut se nuk shkoj në fshat por do vazhdoj drejt. Plaku e ndëgjoj çfarë më tha vajza, dhe e mori me mënd që unë e gënjeva i detyruar, vuri buzën në gaz dhe më uroi rrugë të mbarë dhe faleminderit që ndalove. Mendime të kundërta më mbërthyen, deri sa të bëja makinën difekt dhe të kthehesha mbrapsh ta lija atje ku e mora, se ta zbrisja atje nuk mund t`a zbrisja dot, se kishim dalë nga qyteti, dhe ishte femër. Plaku gjatë kasaj kohe mund të gjënte makinë tjetër dhe veprimi im do ngelte veçse dëshirë. Ishte e drejta e saj se dhe ne taksistët kemi rregulloren tonë tha. Në rast se të denancon klienti për mos zbatimin e rregullores të ndëshkojnë me gjobë ose me heqjen e lishencës taksi. Atë plak nuk e njihja por mu dhims shumë, aq sa u prisha në fytyrë, gjë që vajza e kuptoi. Më vonë ajo më kërkoi falje për mënyrën e të shprehurit, u ndjeva  ngushtë tha, mendova se mos ndoshta ti e njihje dhe të vura në pozitë me të, dhe ta përmend më vonë siç e kanë njerëzit. Më mirë të rëndojë mbi mua faji, se ti je nga këto anë dhe punon shofer taksie mendova.

- Jo i thashë unë nuk e njoh, as e kam parë nga këto anë, por mu dhims se dridhej i tëri, kishte temperaturë dhe mezi qëndronte në këmbë.

– E pashë më tha por mosha e tij nuk duhet të lëvizë vetëm pa shoqërues dhe sidomos në këtë vapë përvëluese.

- Prandaj mendova ta merrja.

-Jo më tha:- Ti bëhet edukatë, mos të dalë vetëm, le të lodhet dhe të djersijë se nga koka e ka. E shihja vjedhurazi me vrejtje në pasqyrë, ajo fliste e qetë, seriozisht, pa e menduar që ne kishim mendime të kundërta për problemin. Mu duk pa kuptim ta kundërshtoja, ajo fliste me euforinë e moshës dhe të një bote tjetër, me botën e kamjes ku njerzit duhet të lëvizin me makina. Vajzë qyteti thashë e ka harrur fshatin. Ajo ndoshta nuk e dinte që ai njeri i varfër nuk kish mundësi tjetër, por duhej të nisej në këmbë dhe të mbaronte hallin apo të vizitohej. Vajza fliste me dashamirësi donte që unë mos të ngelesha i ofenduar nga fjalët e saj, ndërsa nga të tjerët që s`më njohin le të flasin si të dëshirojnë. Përsëri e pashë me vrejtje, dhe mendova ah rini-rini fillove ta flakësh tutje humanizmin. E bëmë pjesën tjetër të rrugës në heshtje, duke bërë monolog me veten. Pranë një shtëpie  jo shumë larg rrugës më tha ndalo se mbritëm. Zbriti nga makina krenare, pagoi me buzë në gaz, dhe me një të faleminderit të thatë u largua për nga shtëpia.

Ja na tha shoferi si përfundim të tregimit të tij, ka dhe të tillë të rinj që me sjelljen e tyre po humbin humanizmin dhe traditat e mira që kemi si popull. Kur u ktheva mbasi nuk u vonova as njëzet minuta, nuk e pashë plakun në rrugë. Vonë u kujtova se vajza vazhdonte shkollën për mjeksi dhe humanizmi duhej ta shoqëronte në çdo hap të jetës së saj, kur tani po më vonë si do sillet ajo, do ta prishë qetësinë për ti ardhur në ndihmë një të sëmuri, për humanizëm? Gjithnjë pa ndërhyrë leku në mes?.U diskutuan aq sa e lejoj ambienti por e përgjithshmja është se ky popull po humb traditat e mira si rrespektin, mirëkuptimin, humanizmin, zemer gjërësinë, dhe mbi të gjitha dashurinë për tjetrin dhe rrespektin për veten.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora