E shtune, 27.04.2024, 03:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: “Josip Rela” prezantoi vlera

E marte, 07.05.2013, 06:21 PM


“Josip Rela” prezantoi vlera të larta artistike në Festivalin “Hasi Jehon”

Nga Milazim KADRIU

Edicioni i 24-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon”, i cili u mbaj në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj të Hasit, grumbulloi grupet më të mira folklorike nga trevat shqiptare.

Shoqëri kulturore nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria për tri ditë rresht kënaqen shikuesit e shumtë duke promovuar vlerat e larta të folklorit burimor shqiptar.

Në ditën e tretë konkurruese në festival ishte edhe  Shoqëria Kulturore Artistike “Josip Rela” nga Besiana, e cila pati një paraqitje të shkëlqyeshme .

Juria e festivalit, e përbërë nga profesionist nga  fusha e folklorit, etnologjisë, kulturës muzikore dhe koreografisë, nuk e pati lehtë të dallojë dhe shpërblejë më të mirët, meqë të gjitha shoqëritë patën paraqitje të nivelit të lartë.

Në mesin e 20 shoqërive garuese “Josip Rela” nga Besiana u shpërblye me dy çmime të larta në këtë festival.

Për interpretimin e këngës “Pasha sytë e mi që i  kam në ballë”, solistja Makfire Zeka mori çmimin “Nazmije Totaj Hoxha”,  që ishte çmimi më i lartë i festivalit për kultivim të traditës muzikore popullore qytetare. Ndërsa, Vjollca Plakolli, u shpërblye si  valltarja më e dalluar e festivalit, për vallen e përgatitur nga koreografja  Etnike Plakolli.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora