E premte, 26.04.2024, 09:09 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Hasmëritë fetare – “Gjendje e nderë”

E diele, 04.05.2008, 06:50 PM


Skender Korça
Hasmëritë  fetare – “Gjendje e nderë”

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Detyrë më urgjente pa dyshim është roli dhe kontributi i qytetarit në troje shqiptare si i artë dhe i pazëvendësueshëm, për të evituar rreziqe dhe situate që nuk na takojnë, motive që na bëjnë dhe të shkrujmë për apel e jo për shitje mendësh.
Integrimet tona përbrenda shtëpisë dhe partneriteti i zhvillimit nuk mund të funksionojë pa respektuar vlerat e identitetit tonë kombëtar kurse kjo tash më nje hasmëri në fe, të shpikur dhe të sjellur si “sfilatë mode” nga nuk di “kush” ja e kanë kthyer jetën përbrenda shqiptare në Ballkan në një shtojcë të kujtdo që ka dëshirë të merret me ne,të na godasë si të pa përgaditur sepse po derdhim energjinë kot për gjëra që nuk na takojnë, por edhe na takuan nuk janë shumë me interese. Kjo etikë politiko-diplomatike false e prezentimit tonë , kur preket edhe feja, për të cilën askush askujt nuk i mohon të respektojë fenë e vet, për sa kohë shqiptarët do të aspirojnë të respektohen në rrugën e integrimit mbarëkombëtar drejt botës demokratike, ata do të mbeten në vëmendjen dhe ndihmesën e miqve dhe të institucioneve demokratike botërore, pa u zhytyr në hasmëritë fetare si “gjendje e nderë” që nuk e kishim kurrë. Kush na e solli këtë modë?
Ky mesazh dijeni  ka munguar, por etika kombëtare nuk mund të luajë pambarimisht me të, sepse edhe nësë fenë e marrin për interes, vaj halli për ne. Shqiptarët, duke flakur tej tendencat e nga hasëmria fetare e lajmëruar kohë më parë ndër troje shqiptare ka bërë  që harrojmë se ç’është dinjiteti, çfarë përfaqëson kombi, dhe aspiratat e tij për bashkim dhe integrim.
Integrimet me kolorite të feve janë mozaik më i mirë i një harmonie përmbajtësore se me besime te ndryshme, prezentohet kultura jonë se kurrë hasmëritë fetare as që ishin te theksuara e as që do jenë në dispozicion për të ecur në rruegt integruese…., ashtu ka dhe miqë e dashamirës, të cilët dëshirojnë një popull si ky, që deri më tani ja kanë pasë lakmi në konceptin fetar të pangarkuar.
Edhe kjo tolerancë fetare do duhet të merrej dhe respektohej si koncept  demokratik që i ka mungur popujve të tjerë, veti  që falë unitetit e kishim ne shqiptarët…..Por kjo po zbehet, çdo ditë po behet më anemike dhe po thellon hasëmritë e panevojshme…
Feja dhe këto hasmëri nuk janë kushti që shqiptarët nuk janë të bashkuar apo do bashkohen në bazë të tyre, por asesi shqiptarët nuk kanë të drejtë të mashtrojnë vetën për interesa të ngushta ndonjëherë fetare, por të japin një pasqyrë reale të rrugës drejt integrimit mbarëkombëtar pa përmendur fenë asnjëherë.
“Ëndërra e së bukur evropiane”, nuk njehë modelin e fesë apo thënë ajo nuk ka nevojë të i shesim mend ne shqiptarët se kush është me këtë apo me atë fe….Koncepte të tejkaluar në jetën globale njerzore. Kjo situatë duhet shpjeguar hapur dhe jo të lihet të nënkuptohet nga emisarët e shumtë dhe të interpretohet nga vetë ata që duan hamsëri në fenë dhe kuptimet e saja….
Nuk me lexohen  e as që provoj të lexoje kurrë artikuj të doktrinave dhe ideologjive fetare, sepse kur e di se nuk janë të shpjeguara mirë, besoj se dallimet as që më intersojnë se si i përshkruajnë grupe a po individë.. Këta emisarë ndoshta nuk janë aq të huaj  sa që kanë hyrë dhe po na brejnë për brenda…. Kjo është se nuk studiohet fenomeni në trojet tona pse po ndodhin këto gjëra por po studiohen dhe po priten pasojat e hasmërive fetare….Shumë keq….Po futet edhe feja si sindrom ne poltikë dhe po bëhen dallime tash më për të thelluar hendekun edhe aty ku nuk kemi hyrë kurrë…….Politikanët kur nuk po kanë çfarë me bë, po ja japin kot një analize komentuese të një apo një libre tjetër…alamet burrash me tituj e me poste politike…..Nuk na duhen këto….të cilës do fe qofshin, por feje ndërshqiptare mendoj….
Të mbrosh interesat kombëtare është parimore , çfarë ka këtu për të mos kuptuar...nuk na duhen opinione as analiza të një botkuptimi të fesë, si ky i imi që po ju bëjë thirrje të mos hargjohet energji kot….
Ngritja e zërit të arsyes në mbrojtje të interesave kombëtare si bazë e pa kontestushme ka të bëjë me neutralizimin e energjive negative që gjeneron “politikat-doktrinat” fetare ekstreme.
Shihet se shqiptarët janë të përfshirë në raportet e solidaritetit dhe mirëkuptimit, që i dallon ata, jo vetëm në etikën kombëtare, por në kultivimin tek brezat e rinj të vlerave të atdhedashurisë. Kjo natyrë njerëzore ku kuptohet dhe demostrohet edhe parimi fetar lirshëm hera herës nga raportet e tensionuara është marrë për dobësi, duke dashur të përvetsojnë solidaritetin si parim feje e jo si dëshmi kulture të Kombit.
Këtu njeriut si qenje njezore më të drejtë jetike të të përcaktuarit e lirshëm të tij i vehen pas ujqër për të mos e lënë lirshëm të rrespektojë çdo parim që do besuar ku kjo shien që: hasmëritë do rriten, nuk do ndalen, do thellohen dhe do mendohet se kush na paska shtyrë vallë të mos grindemi nga e kaluara për fenë…Ish sistemeve që sot po veprojnë ndër ne, po i rrisim namin se ata na frenuan të respektojmë vetën tone dhe kombin tonë më tre fe…. Tamam  tre fe….Kjo është pasuri që e shkelim ne duke dashur të qirremi se jemi ata që dijmë shumë për fenë….
Në parimet fetare të tre feve mësohet: mos rrejë, mos fyej, mos  vrit, ndihmo tjetrin etj….Parime këto duke u lutur të respektohen ndërshqiptar…..Andaj në asnjërën nuk thuhet ndryshe….Se në qoftë se njëra fe do thonte ndryshe do ishim bindur se ne shqiptarët duke njohur  veten tash në kohët e kësaj hasmërie të panevojshme, do shpalleshim paganë të pa fe se do kishim konceptet jetike fetare të padefinuara …. apo ngulfatur nga një interes i ngushtë për të goditur veten pa nevojë dhe kombin kur nuk i duhet kjo luftë  fetare kurrë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora