E diele, 16.03.2025, 07:13 PM (GMT)

Mendime

Milazim Arifi: Përgjigje z. Kadri Mani

E shtune, 03.05.2008, 02:27 PM


Milazim Arifi
Ata që nuk e din kohën nëpër të cilën ecin i shkel ajo
Ose
Përgjigje z.Kadri Mani-Osmanit, në letrën e hapur që ma kishte dërguar më 22.04.2008 të botuar në www.zemrashqiptare.net me titull  “Letër e hapur shokut Milazim Arifit-luftëtarit të UÇK-së dhe baba i dëshmorit Skifter Arifit”

Nga Milazim Arifi

Zotëri Kadri Osmani me kënaqësi e mora këtë “flakaresh” nga ju edhe pse ky “flakaresh” i ngjante në tërësi asaj thënie popullore “hidhërohu në gomarin dhe rrafë samarin”.
Paraprakisht do t”ju them një gjë:Nëse i keni përcjellë shkrimet e mia si zakonisht në mënyrë fejtonistike (“Zëri lanë duart e xhelatit”, Anton Stavros enigmë apo realitet’ dhe “ Ecje nëpër gjemba dhembje por edhe krenari”, të cilët i botoi gazeta “Bota Sot” më 2004), mandej intervistën time që e boti gazeta “Fakti” nga Shkupi më 2007, në katër vazhdime dhe së fundi Fejtoni i Sali Hasanit për rrugën në të cilën eca tërë jetën, të cilën rrugë rastësisht e kam quajtur, ecja nëpër gjemba dhembje por edhe krenarie, të cilën fejton e botoi në 12 vazhdime gazeta “Zëri” me titull  Milazim Arifi, një jetë buzë vdekje, ju do të keni parë se kur e përshkruaj punën tonë ilegale deri në burgosje ( e imja e 5 vite), kur i përshkruaj  burgjet titiste dhe luftën që bëmë brenda përbrenda burgjeve (por jo të gjithë të burgosurit politik), unë i përmend të gjithë shokët me të cilët eca në këtë rrugë.
Natyrisht gjithmonë në kontekstin pozitiv dhe pa e kritikuar asnjë shok edhe pse, dorën në zemër, nuk ishin të gjithë për “kurban”. Sa i përket juve zotëri Kadri Osmani, unë do të nxjerrë vetëm atë që i thash gazetarit të “Faktit” dhe kjo ishte për sa më kujtohet kështu:  Qysh si fëmijë që nga aksioni i UDB-së më 1956 s për tubimin e armëve në Kosovë aksion ky i shifruar me shifrën “Yrfia”, torturimi i njerëzve për të treguar armën , dyndja e shqiptarëve për Turqi, maltretimet permanente  i babës dhe i xhaxhallarëve të mijë nga UDB-ja sepse  gjatë luftës kishin qenë ushtarët të hoxhë Mulla Idriz Velekincës ( bile xhaxhi Fazli kishte qenë zëvendësi i tij), e kam urryer okupatorin partizan  prandaj më 1966 si gjimnazistë  në gjimnazin e Preshevës  ram në konflikt me UDB-në. Mirëpo krejt kjo ishte vetëm një urrejtje e pa artikuluar si të thuash. Me ardhjen time në kontakt më 1971 me Kadri Osmanin nëpërmes vllahut të tij Begzad Osmanit me të cilin punonim në Kufshtein të Austrisë  fal mësimeve , këshillave e të tjera që morëm nga Kadri Osmanit  ajo urrejtje ndaj armikut  u artikulua në organizim dhe veprim konkret  kështu që celulën e parë që formuam Begazad Osmani, unë dhe Hetem Arifi, me propozimin tim u vendos që të punojmë në sistemin e quajtur “tresh”, që UDB-ja ta ketë më vështirë të na zbulojë.
Pra z, Mani edhe njëherë ju falënderoj publikisht (jo duke pirë qaj e raki nëpër oda dhe kafene) për rrugën që më drejtuat.
Çfarëdo që të thoni për mua nuk hidhërohem sepse nderoj 17 vitet tuaja  që i kaluat nëpër burgjet titiste edhe pse atëherë ishit enveristë i flakët. Përse atëherë po ju shkruaj këtë përgjigje” (nëse donë gjithashtu të hapur), që herëve tjera kur mllefoseni me gomarin mos e rrafni samarin se është gjynah.
Shkojmë radhazi:
Ju që në fillim thoni se ju hasi sharra në gozhdë. E shihni zoti Mani mua jo sepse unë në jetën time me shkrimet e mija jam tejet i sinqertë megjithatë në biografin time në librin me titull “Ngadhënjimi mbi tmerret e burgjeve”, që u botua më 2004 në Tetovë në mes tjerash Fazli Veliu do të thotë edhe këtë “ Autori nuk i pranon as kritikat e as lavdërimet pa vend”.
Ju zoti Mani më quani socialist. Më keni fyer zoti Mani sepse unë nuk i takoj asnjë partie politike për fat të mirë, nuk vuaj nga asnjë ideologji sepse unë mendoj se  politika (foteli) është në gjendje që burrin, njeriun, trimin më të madh, ti ulë poshtë pa e vërejtur ata fare.
Kur do të më zbritnin mua të shkretin  pas asnjë këtë të sipërpërmendur?!.
Sa i takon çështjes kombëtare, zoti Mani unë jam enverist. Këtë e kam thënë në shkrimet e mija publikisht bile edhe e kam arsyetuar. Kushdo që të ketë argumente tjera  le të urdhëroj.  Unë mendoj se me Enver Hoxhën, doktor Ibrahim Rugovën e të tjerë le të merret historia  kurse për Enver Hoxhën do të them të paktën edhe këtë:. Enver Hoxha ishte për ribashkimin e Shqipërisë dhe se  armën që u fabrikuan në fabrikat e Enver Hoxhës i përdorën trimat e tre UÇK-ve, ushtri këto të cilat  mbas 200 vitesh luftuan  me uniformën, emblemën, armën e vet dhe për lirinë e tokës së vet. Prandaj edhe jam krenar që zoti më shpërbleu me këtë shpërblim të madh  që ma mundësoi që bashkë me dy djemtë e mijë (Skyfter dhe Flamur Arifi), të jem pjesëmarrës i kësaj ngjarje kaq të madhe historike  që kam frik se nuk do të përsëritet kurrë më.
Zoti Mani, e di se krahasimet gjithnjë çajnë por unë kësaj here do e bëjë një krahasim   edhe nëse çalon tërë jetën. I zhgënjyer nga djali i madh Skyfteri me të cilin pas burgosjes së Abdullah Tahirit  me të cilin Skyfteri dhe shokët e tjerë kishin marrë për detyrë nga Shtabi i Kleçkës për përgatitjen e luftës në Karadakun e Shkupi-Malësia e Preshevës, mandej në Karadakun e Zhegocit, vendosëm që të depërtojmë  për në Drenicë, mirëpo Skyfteri mori vllahun e tij Flamurin 17 vjeçar dhe nëpërmjet Shqipërisë  shkuan në  frontin e Dukagjinit.
Pas shumë peripecive(për të cilat vetëm se kam shkruar më parë), arrita ti takojë dy djemtë edhe atë si oficer të UÇK-së në Brigadën 134 “Bedri Shala”.  Për disa ditë qëndrimi me ta ( deri sa më ktheu prapa komandanti i Brigadës Bilall Syla me pretekst se UÇK-ja nuk pranonte nga tre veta nga një familje). Në momentin e parë që mbeta vetëm me dy djemtë e pyeta Skyfterin: Përse më mashtrove? Në vend se të vinim në luftë unë dhe ti ti more Flamurin dhe ike. Përgjigja zoti Mani ishte e papritur dhe e shkurtër. Ti i ke fajet babush dhe nëse dikush është fajtor për këta djem të UÇK-së që janë këtu dhe kudo, atëherë je ti dhe shokët tu që u digjet nëpër burgjet titiste për lirinë e kësaj toke.
Zoti Mani unë nuk mendoj se ti je fajtor. Por nëse dikush është fajtor që unë dhe vëllai yt Begzadi jemi enveristë atëherë je ti sepse ti na mësove të jemi enveristë.
E meta ime është krejt tjetër. Nëse vendosi të bëjë një gënjeshtër kam dëshirë që ajo gënjeshtër të qëndrojë së paku 20 vjet e më tepër e leje më  idealin nuk do ndërroj jo vetëm në këtë botë por as në botën tjetër.
Po ju zoti Mani edhe në vitin 1992 ishit enveristë dhe shkuar Enverit. Ju qëndruat në banesën time 2-3 ditë në Tiranë pasi që kishit kaluar kufirin ilegalisht. Kur vërejtja se ju ishit akoma ekstremistë i majtë  ju pata thënë edhe këtë se ata që  nuk e din kohën nëpër të cilën ecin i shkel ajo.
Mandej në tubimin e studentëve të Tiranës  për shkollat në Kosovë unë dallova pos meje, Skyfterit, Hetem Arifit (vllahut tim), edhe juve, bile aty ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza. Ju ishit shumë të zëshëm  dhe me megafon në dorë. Për sa më kujtohet  ju pos që kritikuat jo-enveristët thatë se nëse ka nevojë vet do i vras Mico Takisin (atëherë premier i Greqisë), dhe Sllobodan Millosheviqin.
Dhe krejtësisht në fund  sa i takon “socializmit tim”, komandant “Tigri” Fadil Nimani (në luftën e Maqedonisë ishte komandant i Brigadës Ismet Jashari – Komandant Kumanova”, në të cilën Brigadë ishte rreshtuar krenar edhe Skyfter Arifi mandej edhe unë isha ushtar i kësaj Brigade të lavdishme), në letrën e tij që ua la familjes me rastin e shkuarjes në luftën në Maqedoni, në mes tjerash thotë: “Më quani si të doni, dëshmorë apo jo, por atdheun mos ma harroni”.
Zotëri Mani, më quani si të doni, socialist, komunistë, enveristë po deshe edhe fashistë  por unë betimin tim ndaj atdheut dhe për atdheun  që e dhashë më 1971 në Kufshtein të  Austrisë, ku ishte një fjali dhe më poshtë tre fjalë (Këto tre fjalë ishin tuajat): Se do të luftojë deri në minutën e fundit të jetës sime për bashkimin e Shqipërisë dhe tre fjalët që pasonin: Asgjë jashtë çështjes së kombit. Asgjë mbi çështjen e kombit dhe çdo gjë për çështjen e kombit (Nëse e kam harruar radhitjen më falni), asnjëherë nuk e shkela zotëri Mani dhe as që mendoj me e shkel  sepse edhe me luftën e armatosur fjalia e parë (ndoshta rastësisht)  ishte po kjo fjali  kurse fjalia e fundit parashihte dënim me vdekje- pushkatim për ata që e shkelin këtë betim.
Pyes, sa e shkelen këtë dënim dhe sa e morën dënimin e merituar. Zotëri Mani shumë e shkelen por askush nuk u dënua.
Po zotëri Mani ju kam ftuar në Akademinë Përkujtimore më 10 qershor 2007 dhe ju më akuzoni se nuk ua kam dhënë fjalën për të recituar një vjershë për katër dëshmorët nga Gjilani dhe komuna (Rrahim Beqiri, Skyfter Arifi, Shefik Miftari dhe Hysni Xhemajli), por ju nuk e dini se ajo ishte Akademia e tetë me radhë që unë dhe vetëm me zotin përpara. Kohën e fundit është duke më ndihmuar Fauz Xhemajli vëllai i dëshmorit Hysni Xhemajlit), porositi, paguaj dhe pasi ti kam shkruar mbi 300 ftesa  i shpërndaj ato në gjithë Ballkanin ku jetojnë shqiptarët dhe atë  krejt këto me harxhimet e mia. Kjo zgjatë që nga fillimi i muajit Maj e deri më 31, të të njëjtit muaj për të më mbetur 10 ditë kohë për radhitjen e programit të kësaj Akademie.
Në disa thirrje shkruhet edhe me laps: “ Nëse merrni pjesë dhe doni  ta merrni fjalën ju lutem ta konfirmoni deri më 31 maj të këtij muaji”.
Të gjithë këtë program, të gjithë ato fjalë që dikush i lexon nga ai program para perdes  unë i përgatiti pas perdes. Zotëri Mani  kur filloi Akademia ju kërkuat fjalën e që ishte tepër vonë. Them tepër vonë sepse ti për mua  ishe idol je njeri i nderuar dhe i veçantë kudo ke përparësi  ama kur janë në pyetje Akademitë Përkujtimore të Dëshmorëve nuk ka privilegje.
Ju zotëri Mani në letrën tuaj, ecni nga gabimi në gabim: Isni Shaqiri dhe Fatmir Limaj janë shokët e mi por unë nuk do të flas për shokët e mi ( Isniun dhe Limajn) por për njerëz që shumë kontribuuan që të ndërrohet historia.
Në vend se të përshkruaj veprat e tyre kolosale unë shkurtimisht do i them fjalët për ta që i pata shkruar në programin e Akademisë Përkujtimore më 10 qershor 2007.
“Para një shekulli  Hasan Prishtina pat thënë”në vend të kolltuqeve të buta të Stambollit zgjodha kryengritjen në malet e Kosovës  kurse një shekull më vonë një tjetër do të thotë” në vend të kolltuqeve të buta të parlamentit maqedon zgjodha kryengritjet në malet e Karadakut të Shkupit”, ky është Isni Shaqiri ja japim fjalën”.
Kur është fjala për Isni Shaqirin, Zotëri Mani, me këtë njeri  ndava istikamet e Sllupqanit, copën e bukës kur e kishim por edhe një cigare të bërë nga duhani i holtës. Ndamë edhe dhembjen e popullit tonë që nuk ishin edhe aq të vogla.
Shkojmë tutje: “Njeriu që na mbrojti në Llapushnik në Malishevë –në Kosovë, mandej na mbrojti edhe në Hagë i njohur si komandant Çeliku është Fatmir Limaj, ftojmë që ta marrë fjalën”.
Limajn nuk e njoha gjatë luftës si Isnin,  zotëri Mani por ai në veprën dhe luftën e tij na bëri borxhli që ta njohim prandaj  për mua mund të thoni çfarë të doni  por kur janë në pyetje njerëzit që bëjnë historinë  duhet të jeni më të kujdesshëm.
Historia nuk pikë nga qielli,.  atë e bëjnë njerëzit. Nëse talleni me njerëzit që e bëjnë historinë atëherë ne po tallemi me historinë tonë.
Dhe krejtësisht në fund zotëri Mani, para se ti them dy fjalë për “dëshmorin” Vehbi Ibrahimin do tu them se përkujtimoret e dëshmorëve nuk do të mbarojnë kurrë. Me 10 qershor si zakonisht  do të mbahet përvjetori i këtyre katër dëshmorëve nga Gjilani dhe komuna e Gjilanit,  të cilët duke e injoruar vendimi ne Londrës të vitit 1913 për ndarjen e Shqipërisë në dy pjesë, mandej vendimin e mbledhjes së katërtë  të AVNOJ-it më 1943 (  mos gabofsha) në Jajcen e Bosnjës, vendim ky që ndau pjesën veriore të Shqipërisë në tri shtete sllave (Serbi, Maqedoni dhe Mal të Zi) dhe me një krahinë autonome (të cunguar) të Kosovës, ranë në luftën e tyre të tretë dëshmorë në Maqedoni.
Do ta keni fjalën. Ju premtojë.
Sa i përket kritikës që më keni bërë se pse nuk e kam përmendur Vehbi Ibrahimin në fejtonin tim (Rrëfimet e mia, shkrimi i Sali Hasanit) botuar në :Zëri” më 2007, edhe këtu nuk keni të drejtë zotëri Mani.
Unë nuk shpall e as nuk mënjanojë dëshmorë, vetëm se unë dhe gjithë bota dimë se: Dëshmorët janë ata djem të cilët për lirinë e popullit të vet  dhanë betimin, veshën uniformën  e ushtrisë që liron popullin e vet nga okupatori, ngjeshën armën  dhe nën flamurin kombëtar  ranë heroikisht në fushëbetejë. Edhe njëherë e përsërisë në fushëbetejë.
Shumë njerëz zotëri Mani u vranë jashtë atdheut dhe pa e parë asnjëherë fushëbetejën dhe të gjithë u shpallë]n dëshmorë bile akoma po shpallën dëshmorë.
Vetëm për një nga këta të vrarë jashtë atdheut  ka argumente se e vrau UDB-ja serbe. Ky është Enver Hadri, për të cilin në gjykatën e Hagës, dëshmitari serb në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, patë treguar me emër dhe mbiemër se cilin punëtor të sigurimit , e patë dërguar sigurimi serb (jo jugosllav)  për ta vrarë Enverin, i cili edhe e vrau.
Shumë të këtillë] si Vehbiu u shpallën  dëshmorë, u shpallën dëshmorë edhe shumë të tjerë që vdiqën në mënyra të ndryshme gjatë luftës e bile edhe pas luftës  por jo si dëshmorë, mirëpo Historia është njerkë për të gjithë  dhe jam i bindur se Historia do të kthej çdo gjë në vendin e saj.
Vehbi Ibrahimin e patëm shokë unë dhe vëllai yt Begzadi. “Të mirat” dhe të këqijat e kurbetit i ndamë së bashku  veçse ne i takonim dy rrymave politiko-ideologjike:  Ai i takonte një organizate të quajtur Lidhja e Vardarit Besa e Demokrat Shqiptarit- LVBDSH, organizatë kjo që luftonte kundër Shqipërisë Socialiste. Ishte reaksionare dhe aq më tepër shumë pjesëtarë të saj  ishin bashkëpunëtorë të UDB-së jugosllave.
Ndërsa në anën tjetër unë dhe Begzad osmani dhe më vonë pasuesit tanë, që përherë të parë në Kufshtein të Austrisë  formuan celulat e para të quajtura “Sistemi tresh”  dhe punonim  për ribashkimin e Shqipërisë, mbështetje kishim pikërisht Shqipërinë Socialiste nga e cila merrnim material propagandistik, të cilën më vonë e shpërndanim në mesin e punëtorëve në Austri në Luginën e Preshevës(nëpërmjet Zahir Avdullahut dhe të tjerëve), pastaj në Gjilan të cilën e shpërndanin Jetullah Arifi, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Fazli Abdullahu, Nijazi Korça, Xhavit dhe Hasan Dërmaku, Isa Kastrati dhe të tjerë të cilën gjë e argumenton një letër e Jetullah Arifit  i cili më 1971  ma dërgon një letër në Austri dhe ndër të tjerash shkruan  se “Kësaj here na ke vonuar shumë materialin  kurse ti e dinë që premteje presin 14 shokë”.
Kjo letër ra në duart e UDB-së që sigurisht ruhet në dosjet e tyre. Mandej në Marec ku punonte si mësues anëtari i tretë i “treshit ilegal”  Hetem Arifi, ku në një mënyrë ishin inkuadruar edhe të tjerë si shoku im Rushit Ramabaja  të cilët atë material e shpërndanin edhe në qytetin e Prishtinës. Shih për këtë, në fillim të vitit 1973  sekretar i parë i Ambasadës shqiptare në Vjenë të Austrisë, na pranoi në një takim një orësh  mua edhe vllaun tim Ilmiun ku natyrisht  biseduam për ribashkimin e Shqipërisë për të cilën bisedë  sigurisht një herë tjetër do të them diçka më tepër.
Pra, ne si mbështetje ne e kishim Shqipërinë Socialiste të Enver Hoxhës dhe aty për dy punë: Shqipëria ishte shteti jonë amë në krye të cilit qëndronte Enver Hoxha, i cili ishte siç thash dhe kam thënë më parë, për ribashkimin e Shqipërisë dhe së dyti  unë dhe Begzadi ( gjithmonë vëllai yt) por edhe pasuesit tanë  ishin pasues të thënies së Mao Ce Dunit: “ Armiku i armikut tim është miku im”.
Pasi  që neve na përkrahte shtresa e punëtorëve në Austri e ardhur nga të gjitha viset shqiptare, Vehbi Ibrahimi u detyruar të emigrojë në Bruksel të Belgjikës ku ishin të gjithë mbeturinat (gati të gjitha) të kombit tonë.
UDB-ja jugosllave  që ndiqte punën tonë në mënyrë permanente nëpërmjet informatorëve të saj  bëri që të më prishet viza sezonale në Zvicër për të më kthyer në Kosovë. Unë i vetëdijshëm për këtë kalova në Bruksel të Belgjikës dhe kërkova azil politik. Qëndrimin tim në Belgjikë e kam përshkruar në shkrimet e mëhershme, pra nuk dua të përsëriti por një gjë dua t;ia përkujtojë zotëri Manit. Aty takova edhe Vehbi Ibrahimin të cilin mezi e njoha. Kishte ndryshuar shumë në mesin e emigrantëve nga Shqipëria. Kishte një qëndrim armiqësor ndaj meje dhe vëllait tim Ilmiut, por kjo nuk na pengojë që “të lëshojmë”, rrënjë edhe këtu në Bruksel.
Mirëpo si duket e mbushëm kupën sepse Vehbi Ibrahimi organizojë bashkë me emigrantë të tjerë likuidimin tim fizik dhe të vëllait  dhe atë në kafen e ish “enveristit” Hamdi Pogragja.
Nuk patën sukses sepse edhe ishim mbi 10 persona të armatosur me revole, kurse nga ne dy vetëm unë isha i armatosur, ata nuk patën duar për ti përdorur armët. Kjo për mua zotëri Mani është terror por nëse është për tu besuar fjalëve të një folësi gjatë zbulimit të bustit të Vehbi Ibrahimi në fshatin e tij Uglar ku unë morra pjesë si anëtarë i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Vehbiu pos atentateve të shumta që kishte përgatitur kundër përfaqësive jugosllave në perëndim, ai kishte përgatitur edhe helmimin e ujësjellësit të Nishit për ti vrarë afër 2 milion banorë të pafajshëm të Nishit, në mesin e tyre edhe familjen e gruas së tij, e cila është serbe dhe me sa di unë është nga Nishi.
Kësaj i thonë terrorizëm zotëri Mani kurse unë Begzadi dhe shokët tanë nuk merreshim me terrorizëm por me organizimin e gueriles e cila më vonë do të shndërrohet në ushtri gjithë popullore.
Por ata që vranë Vehbiu kush ishin?
Unë nuk e di zotëri Mani dhe as nuk dua ta di,  por e di se ishin serb dhe serbet nuk punojnë të gjithë në UDB. Ata bile plagosen edhe bashkëvendësen e tyre gruan e Vehbi Ibrahimit.
Zotëri Mani, historia e një kombi nuk pasurohet me vrasjen e njerëzve sido dhe kudo, por me gjakun e dëshmorëve dhe atyre që rastësisht nuk janë dëshmorë por janë në mesin e të gjallëve.

Jo zotëri Mani, unë dhe Begzadi nuk morëm pjesë në anën tjetër të barrikadës, anën e UDB-së si thoni ju  e aq më tepër kur është në pyetje vrasja e Vehbiut sepse unë dhe Begzadi dhe shumë shokë të tjerë të legales që ju nuk i njihni  nuk mendojmë se Vehbiun e vrau UDB-ja por këtë do tua lëmë vetë UDB-së ta thonë, sepse një ditë UDB-ja serbe do ti hapë dosjet  dhe atëherë do të shohim se kush në cilën anë të barrikadës ishte .
Dhe krejtësisht në fund zotëri Mani, unë në luftën time ilegale kam kryer shumë punë, por kryesore dhe me më shumë sukses, ishte  zbulimi i atyre që punonin për UDB-në dhe kundër nesh .
Këtë punë e kreva në burg edhe pas burgut e sidomos në luftën e armatosur sepse arma kryesore e armikut ishte infiltrimi i spiunëve të saj në radhët tona, keqpërdorimi i mjeteve logjistike, përdorimi i alkoolit dhe mjeteve narkotike dhe të tjera  prandaj u pa e udhës që të formohen njësit ilegale të sistemit “tresh”,  ku përherë të parë po e them isha figurë mjaftë me rëndësi..
Edhe ne zotëri Mani, që pas pushkës në tre luftëra çlirimtare, kryenim edhe punë të tjera të hetuesisë dhe zbulimit nuk jemi demobilizuar, akoma ekzistojmë. Akoma punojmë për lirinë e kësaj toke. Nëse keni pasur rast të lexoni një  letër të hapur që i dërgova zotëri Agim Çekut, atëherë kryeministër , letër të cilën e botoi vetëm gazeta “Ekspress”, pos tjerash aty kam përmendur edhe dosje. Ju mos u merakoseni se nuk jeni në ato dosje.
E di zotëri Mani që jeni njohur me Skyfter Arifin tani dëshmorë i kombit më 1992 në Tiranë kur unë, ai dhe ti, qëndruam dhunshëm në Shqipëri. Ai ju ka çmuar shumë sepse ai mbi të gjitha çmonte lirinë e popullit tonë kurse  ju ishit një nga ata që na mësuat të luftojmë për liri.
Skifteri edhe pse akoma pa i mbushur 17 vjet para meje kishte dëgjuar  se në Elbasan ishte hapur kampi  për ushtrimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së ardhshme , ku ushtronin edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti e të tjerë   dhe pa më pyetur fare ishte regjistruar vet dhe më kishte regjistruar edhe mua. Por për fat të keq qeveria shqiptare mbylli atë kamp.

Zotëri Mani kot më shkruani nëpërmjet internetit, sepse unë nuk kam as biçikletë e leje më internet. Këtë që po ua shkruaj juve dhe shkrimet tjera i shkruaj me një makinë shtypi të kohës romake.  Përgjigjen në letrën tënde të hapur  që ma kishe drejtuar mua po e përmbylli vetëm me një thënie ( të cilën nuk e huazova nga askush): “Ata njerëz që mendojnë se  me një ombrellë dore, ja zënë diellin tokës nuk kanë në kokë tjetër veç se tru pule”

Gjilan, Më 3 maj 2008
Me nderime
Milazim Arifi
Kontakti: Mob: +37744292445
Fix:      0280324699



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx