E hene, 29.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Mendime

Shqipëria Etnike/Viti VII nr. 1/ Nistor-Shkurtor-Larcor - 2007

E shtune, 03.05.2008, 10:13 AM


SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VII nr. 1/ Nistor-Shkurtor-Larcor- 2007

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Gëzim Marku

Kryeredaktor: Agim Gashi

Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese     

 

Letërmodel apo modelshkrim për harbutët me maska të Diskussionsforumit të kosova.de

Postuar më 02 January, 2007 nga admin

 

KUSH JANË SHKËRDHATODISKUTUESIT DINAKË TË DISKUSSIONSFORUM-IT TË KOSOVA.DE!?



Publicitet: Për më shumë, provo në tastier dhe shkruaj www.kosova.de, pastaj kliko në Diskussionsforum, për të gjetur trumbetarët harbutë, të cilët, tashmë shtatë vjet, pa reshtuar i bien borisë furishëm dhe nëpër faqet e këtij biçim forumi, çojnë fjalë e bëjnë thirrje për vrasje në Kosovë. Dhe vrasjet, shpesh, kanë ndodhur sipas skenarit që është paraqitur në Diskussionsforum të kosova.de, dhe gati të gjitha vrasjet në Kosovë janë paralajmëruar dhe arsyetuar, në këtë forum, me zhurmën shurdhuese, sikur në festivalet e bretkosave të moçaleve të mbytura në llumin e pistë ku derdhen ujërat e zeza qyteteve të mëdha.

Nga Sefedin KRASNIQI

Sa herë u mbushet shpirti me vrer e helm disa shkërdhatodiskutuesve të ndërsyer e të ndërzyer, shpesh edhe të ndërkyer, që fshihen pas nofkave, në faqet e Diskussisonsforum të www.kosova.de , nisin e shfryhen me reagime recidive që lidhen me emrin dhe mbiemrin tim. Ky gjest, i këtyre mjeranëve me maska, nuk është i pazakontë për mua. Me mua merren e çirren disa shkërdhatodiskutes anonimusa, të cilëve (siç do të thoshin zviceranët) rrugën nga mali për të zbritur në rrafsh ua kanë mësuar arushat. Por këta nuk janë vetëm ! Të cytur, nga prapaskena, të ngrehura nga frikacakë të mjerë që s’kanë mbetur dot as për t’i ngrohur telat e internetit edhe pse natë e ditë mundohen fshehtas t’ia skuqin, por si qyqarë, të shkretë e të shkërdhyer që janë, s’ia dalin dot. Si qyqarë e kukuvajka që rrinë me një këmbë në maje të mprehta mbi hunjë të gardhiqeve kur kanë ftoftë, nëpër birat e të cilëve dinë të bëjnë sehir vetëm një tip special varrmihësish, veç e veç, apo të gjithë së bashku edhe një herë në Forumin e www.kosova.de qenkan marrë me mua (Sefedin Krasniqi) dirsa edhe qenkan lodhur e paskan shkumëzuar buzëve, sikur kuajt thundrave të këmbëve, kur malësorët, e disa krahinave të Kosovës, i lodronin nëpër dasma, sepse, sipas fantazmave që kultivojnë pjesëtarët e kësaj farë turmë-sektë, edhe një nofkë (shkëmbi002), sikur shumë të tjera, u paska përngjarë në syretin e kaligrafisë së emrit tim. Dhe kështu paskan hapur një temë për një çështje tjetër, por që mu paskan turr mua si hiena duke më akuzuar se unë shkruakam me nofkën shkëmbi002. Ti shkëmbi002 (do të thosha ldk-uc qyqar), je më i lig e shumë më shkërdhat se këta shkërdhatodiskutesit dinakë që, pasi nuk paske guxim të tregosh se kush je, nuk thua së paku se nuk je Sefedin Krasniqi. Apo nofka shkëmbi002 nuk të mjafton por ke nevojë të fshihesh edhe pas emrit dhe (qokeve) të Sefedin Krasniqit, të birit të Hajrës nga Zhilivoda. Edhe dy fjalë me ty shkëmbi002: Ti nuk je as i AAK-së as i PDK-së, ti duhet të jesh një argat i lig i asaj kastës frikacake të LDK-së që lëshonte komunikata të “Sigurimit të Atdheut” duke u fshehur pas emrit të Kolonel Tahir Zemës madje edhe kur ai kishte vdekur. Ju e bëni këtë kundër meje tashmë një kohë të gjatë, pasi iu kam dëshpëruar kur ftesës që më patët bërë iu përgjigja se kurrë s’kam pranuar as që do të pranojë të bëhem pjesëtar i ESKADRONEVE VËLLAVRASËSE ndërshqiptare të asnjë shërbimi të fshehtë. Kaq me ty, shkërdhat - shkëmbi002, le t’i kthehemi tash Diskussionsforumit të www.kosova.de.

Pse më sulmojnë shkërdhatodiskutuesit e Diskussionsforumit të www.kosova.de dhe kush është kjo faqe interneti e faqes së zezë ?

Kështu ka ndodhur shumë herë apo më mirë të them sa herë që kam shkruar pa izën e tyre, por me emër e mbiemër në faqet e www.edsh.org, www.albemigrant.com. , apo www.trepca.net. Kështu ka ndodhur edhe kur e kam kundërshtuar, përkundër respektit që kam pasur gjithë jetën për veprimtarin e tij patriotike, pra për Adem Demaçin, kur ky e ka pre në besë Kolonel Ahmet Krasniqin dhe ka prishur Marrëveshjen e Oslos. Kështu ka ndodhur kur ky (Adem Demaçi) në një shkrim të vetin e ka arsyetuar " erupcionin e pakontrolluar të popullit në Kosovë " të 17 dhe 18 marsit 2004, ku pa i përmendur dëmet materiale dhe kolaterale që, më hatër a me zor, i ka sanuar qeveria e Kosovës dhe patën humbur jetën, zyrtarisht: herë 32, herë 28, herë 19 presona dhe u lënduan apo plagosën 870 të tjerë.
Dhe kështu, disa shkërdhatodiskutues dinakë, që shpesh flasin vetmeveti, sepse jam i sigurt që i kanë nga 100 nofka, e mundohen t’i lajnë gjynahet e veta duke larë “ lesh arapi në mua dhe mbi mua", duke shpifur e sharë për të ma ndërruar dhunshëm e zhurmshëm ekografinë e biografisë time, siç dinë veç harbutët me ADN-e prej satrapi stalinist. Këto ditë edhe një herë e paskan lëshuar vetën edhe më poshtë, ku vetëm lubitë e uritur e me gërklana të përvëluara për një pikë ujë, nuk pretojnë, se marre s’kanë, të zbresin aq poshtë, duke iu vërsulur në mënyrë mazohiste dhe sadiste (disa herë nëpër tema të ndryshme) të ndjerit kolonel Ahmet Krasniqit, vetëm e vetëm, pse ai nuk deshi ushtri kaçakësh, por një ushtri të komanduar dhe të disiplinuar, e cila do të ishte në gjendje ta çlirojë Kosovën, e jo të bisedohet siç po ndodh edhe 7 vjet pas luftës dhe fati i Pavarësisë së saj ende nuk dihet. Këta mjeranë, që ndonjëri, për faqen e zezë, i thotë veti ushtar i UÇK-së, apo ndonjë tjetër, që për faqen e galme i thotë veti ish i burgosur politik, të cilët mbajnë shpesh nofka të përçudnuara, e flasin, pra, në emër të UÇK-së, sikur gjatë luftës që nga Zvicra apo Gjermania thonin se i komandonin betejat e Adem Jasharit nëpër Drenicë, paskan zbritur edhe më poshtë, krejt poshtë bre, në terrin e Ferrit të Dantes, duke falsifikuar një përkthimin timin të një intervistë nga kroatishtja, të cilën ia ka dedikuar, ish-Shefi i Shtabit të Krizës për Likë-Drazhen Jerkoviqi, figurës dhe kontributit të kolonel Ahmet Krasniqit që i ka dhënë luftës çlirimtare në Kroaci, të cilën intervistë të cunguar e përsërisin për ta ngushëlluar tragjedinë e tyre shpirtërore. Të njëjtën gjë po e bëjnë tash e sa vite edhe më vëllain e Kolonel Ahmet Krasniqit, ish të burgosurin politik të mirëfilltë- Behxhet Krasniqin, vetëm e vetëm pse ky ka guxuar të jetë anëtar i LDK-së, e them mirë i LDK-së e jo anëtarë shkërdhat i ldkucave.
Digresion: U kujtova, në fillim, a mos është më mirë t’ua dërgoj këtë reagim administratorëve të kësaj faqeje të internetit (pra të kosova.de), të cilëve do t’iu propozoja të pranoja të hapen edhe njëzet tema tjera, për mua, por ta lënë të qetë të ndjerin kolonel Ahmet Krasniqin, të cilin, këta harbutë e kopilë që patriotizëm e quajnë vetëm nëse je me ta dhe bënë pjesë në faqen e errtë të historisë shqiptare, ku këta, të vetmuar bëjnë pjesë, pasi e tradhtuan, e vranë, dhe pasi e vranë, pothuajse edhe pas shtatë viteve, nuk e lënë të prehet i qetë në përtej botë por çdo vjet e vrasin nga pesë a gjashtë herë. Por, pasi e di se nuk kam kujt t’i drejtohem, meqë emrat e mbiemrat e administratorëve të këtij Diskussionsforumi më janë të njohur, ngase një kohë të shkurtër, para disa viteve, aty, mjerisht e aksidentalisht, kam qenë edhe unë moderator, vendosa mos t’ua dhuroj edhe atë kënaqësi që të merren me letrën time.
Shpjegim: Për ata që nuk e kanë mërzi leximin, ja edhe pak rreshta për Diskussionsforum-in e www.kosova.de., ku nuk do të merrem me emra, edhe pse i di, se kush krejt qëndron pas tij, se e di edhe kush janë shkërdhatodiskutuesit dinakë, dua të përmendi faktin, që për çudinë e Zotit, edhe pse është i vetmi Forum ku shfaqen projekte për vrasje në Kosovë, ende administratorët e tij apo autoritet gjermane nuk kanë ndërmarrë asgjë ! Çdo kush që ka edhe më të voglin interesim se kush fshihet pas vrasjeve në Kosovë, mjafton t’i konsultojë temat e Forumit për politikë të Diskussionsforumit të www.kosova.de dhe do t’i gjej rezultatet e dëshiruara. Nëse ka fajësi për nxitje të urrejtjes, të linçimit, të thirrjes për vrasje, Diskussionsforumi i www.kosova.de, bashkë me disa mjete të informimit, u kanë kontribuar vrasjeve në Kosovë dhe kanë faj, por unë s’jam prokuror...!

SHFRENIMFORUM

1.

I thonë Disskusionsforum, por më shumë është SHFRENIMForum, që shpesh merr kornizat e një thertoreje, ku thirrjet e shfrenuara për vrasje të shqiptarëve u duken si " zbukurime " të lojërave të pista që kurdisin vetë administratorët (përndryshe kanë mundësi t’i ndalojnë) larg dijes dhe syve të forumsave, por edhe të moderatorëve, prandaj, vendosa që këtë shkrim ta postoj në www.albamigrant.com dhe www.edsh.org duke iu lutur admistratorit (Ajet Nuro) të kësaj faqeje të mos merr pjesë në biseda te www.kosova.de sepse nuk i bënë nder faqes së albemigrantit. E postova këtë letër te www.albemignat.com , ku veç emrit tim të vërtetë do ia bashkëngjis edhe foton sepse kjo mënyrë e komunikimit të gjithë këta lubi i çmend. E postova te albemigranti pasi e di se ka mjaftë të interesuar që do ta bartin shumë shpejt në faqet palaço të Diskissionsforum-it të kosova.de., dhe me atë rast, hienat me tipike me syretë demonësh, prapë do të vërsulen shfrenueshëm, të ushqehen edhe me këtë shkrim timin, sa për t’i qetësuar dajret me def e tupanë që u vlojnë në koka. Nëse ky shfrenim ndaj meje ua shëron depresionin e thellë psikik, atëherë falë u qoftë terapia ime. Jam humanitar unë, ë?

2.

Për ta njohur më mirë vesin e atyre hienave, të atyre që kanë shpirt të vockël, për të parë shëmtinë e tyre që nuk ua duron as pasqyra, por në stilin e lugetërve dhe shtrigave, se nuk janë shtriganë, sepse kjo do t’iu bënte nder, këta shpesh e shikojnë lakuriqësinë e trupit të tyre nën hijen e hënës, atëherë duhet gjithsesi t’i vizitoni faqet e Diskussionsforumit të kosova.de.

3.

Për të parë më mirë dhe për ta njohur metamorfozën e kameleonëve me shumë nofka e trajta, " patetiko-patriotike ", të cilat, nga vuajtjet që u shkakton vogëlsia e tyre intelektuale (se fizikisht janë elefantë) prej harbutësh e lubish, që u përngjajnë aq besnikërisht dhunueseve dhe plaçkitësve të varreve të kundërshtarëve politik, kufomat e të cilëve, me zell të madh, do t’i dërgonin në shkritoret e Serbisë, atëherë duhet t’i vizitoni dhe lexoni faqet e Diskussionsforum-it të kosova.de.

4.

Për të parë se si përgatitet dhe zhvillohet psikologjia dhe teoria e infocidit kundër njerëzve, (lexo shqiptarëve) që nuk pranojnë të jenë argat të kultivimit të urrejtjes dhe thirrjeve për linçim deri në vrasje; të të gjithë atyre që nuk pranojnë të mbarësohen me idetë e shkërdhatodiskutuesëve e dinakë, të deformuar shumë shëmtushëm, dhe nëse u ka marrë malli të shihni shkrime që aq thekshëm u përngjajnë shkarravinave mbi urinoret e zverdhura, të WC-ve publike buzë autostradave të dikurshme të Bullgarisë, duhet patjetër ta vizitoni Diskussionsforumin e www.kosova.de

5.

Për të parë dhe lexuar vetëdijen e çoroditur të disa shkërdhatodiskutuesëve dinakë e mëndje krisur, të Diskussionsforumit të kosova.de, që kanë nevojë për shërim urgjent, të cilët janë vënë në aksione kamikazë të asgjësimit të të gjithë atyre që guxojnë t’i thonë gënjeshtrës stop, t’iu thonë, me durim, mjaft më, tellallëve që bëjnë thirrje histerike për vrasjen e njerëzve të institucioneve të Kosovës, krejt sikur satrapët e Serbisë, duhet gjithsesi ta vizitoni Diskusionsforumin e kosova.de.

6.

Për të kuptuar, më mirë, vetëdijen dhe ndërgjegjen e ultë të turmës, ku bashkëjetojnë disa shkërdhatodiskutues dinakë, të Diskussionsforumit të wwww.kosova.de, sesi shkruhet me pezëm histerik, e me një sadizëm specifik, sesi në vrapin për të marrë pjesë në orgjitë diabolike të grabitqarëve të sakrilegjeve, që me çdo kusht donë ta ndryshojnë biografinë edhe epitafin në gurin e varrit, duhet gjithsesi të vizitoni dhe lexoni faqet e Diskussionforumit të kosova.de.

7.

Sprova më e vështirë është kur në faqet e Diskussionsforum-it, të www.kosova.de., njeriu normal vëren se rrena fillon t’ia zë vendin dhe frymën të vërtetës, kur fytyrat më eminente dhe më të ndritura të kombit, për interesa të vockla dhe meskine, për hatrin e qendrës, sa për ta bërë turmën të qeshet, denigrohen nga disa shkërdhatodiskutues dinakë, që për gjysh dinë Stalinin e për aleate Serbinë, e të gjithë së bashku marrin turrin e i bien, sa herë të duan, në shpinë Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë trojeve shqiptare, për t’i djegur dhe përgjakur në emër të shqiptarizmës, padhimbshëm, thjesht pa ndjenja, në mënyrën polpotiste, atëherë domosdoshmërish duhet të vizitoni faqet e Forumdisskusion-it të kosova.de.

8.

Për të parë sesi vritet mendimi i lirë, sesi ta kryqojnë dhe ta lidhin fjalën disa shkërdhatodiskutuesëve dinakë me nofka “patriotike” e politike ", nofkat e të cilëve nuk dua as t’i përmend se nuk e meritojnë, po të cilët me lingstrume të mprehta rrinë në dorë, për ta sakatosur edhe Çmimin Nobel për paqe, siç është Nëna Terezë, për ta bërë synet, me dhunë, një Zot e di për të satën herë, edhe një Kadare, apo cilin do qoftë, që ka guxuar të shkruaj diçka, jashtë kornizave që ka përcaktuar qendra për turmën, ku disa shkërdhatodiskutues dinakë, të nxitur nga kjo Qendër që kujdeset, sa herë të ka nevojë të fsheh krimet e veta, bënë aktivizimin e gijotinës, atëherë, domosdoshmërish duhet të vizitoni faqet e Forumdisskusion-it të kosova.de

9.

Por, orgjitë e këtyre shkërdhatodiskutuesve dinakë arrijnë kupën, kur dikush guxon e përmend në Diskussionsforumin e kosova.de, Presidentin historik të Kosovës, tash të ndjerin Ibrahim Rugova, atëherë hienat çatrafillohen dhe me dëshirë mprehin shigjetat me maje të helmëta dhe skalperët, për t’u lëshuar në garë se cili dhe kush do ta therë më thellë, më pa mëshirshëm, por gjithsesi për vdekje për së vdekuri. Kjo ndërmarrje e këtyre shkërdhatodiskutuesëve dinakë të përkujton vesin e faraonëve diktatorë e gjakpirës, sesi në vendin ku kanë sunduar apo ende sundojnë kanë ekzekutuar shkrimtarët, poetët, publicistët, shkencëtarët, ushtarakët, mësuesit, edukatorët deri te motrat e nderit, ku askush nuk guxon të flasë lirshëm, ku ka më shumë servilë se të ndershëm e guximtarë, atëherë detyrimisht duhet te vizitoni Diskussionsforumin e kosova.de.

10.

Për te perfunduar këtë shkrim, në të cilin pa pikë dëshire, përdora një fjalor që nuk m’i shkon natyrës, por, megjithatë, është shumë më i lehtë për t’u përballuar nga shkërdhatodiskutuesit dinakë, pasi ata nuk kanë përjetuar fatin e administratorëve të www.kosova.de, të cilët në largësi prej 2000 km, të tjerë, që shkruajnë me llos, e kanë detyruar t’i korrigjojnë e pastrojnë fjalë pas fjalë, rresht pas rreshti, temë pas teme administratorin (bossin S. Rr.) të Diskussionsforumit të www.kosova.de ., aty ku ndonjë shkërdhatodiskutues dinakë , ka, apo kishte guxuar t’ia përmend emrin atij apo ndonjë anëtari të familjes së tij.
PS1: Tash, nëse nofka Delegati është vërtetë Aqif Kastrati, ai tash e ka numrin tim personal pasi më 02.01.2007 kemi zhvilluar një bisedë telefonike. Do të dëshiroja që edhe nofka Stinori pasi më njohka të bëhet edhe ai tokësor dhe t’ia jap numrin e telefonit e të bisedojmë pasi paska vendosur të ma bëj një përmendore, së pakut t’i tregoj për së gjalli se çfare me duhet, pasi po tregohet shumë zemërgjerë. Por e di që ata që lehin s’kanë ko** të del haptas. As shkëmbi002 (apo shkërdhata002) nuk ka as ko** as pizdë të del haptas e të tregoj kush është, prandaj i duhen të miat të fshihet pas tyre.
PS 2: Dhe pas tri librave ku jam koautor dhe dhjetëra shkrimeve ku kam shkruar me emër e mbiemër në mjete të ndryshme të informimit si dhe këtij shkrimi, a ka kuptim dhe cili do të ishte motivi që do më shtynte të shkruaj me nofka?...

Marrja i mbuloftë siç i ka mbuluar të gjithë ata që shajnë me nofka.

Për info:

Sefedin Krasniqi
e-mail: sef_krasniqi@hotmail.com
tel : + 41 (0) 79 715 23 68

A DONI INFO TJERA O MUTA ANONIMUSA?
------------------------------------
Në vend të slloganit:

Për gjuhën e ashpër që kam përdorur në këtë shkrim (letër të hapur) kërkoj falje nga lexuesit, por le të dihet që iu kam referuar një thëneje të Ismail Kadaresë, pak të parafrazuar: "As unë nuk jam natyrë e perfeksionuar, por krejt njerëzore, kur duhet të shaj, nervozohem e shaj edhe unë".

Postuar nga sef [website] më 04 January, 2007
I ,e nderuari/a Mrika, Mqs jam njëri nga administratorët e kësaj faqeje (Albemigrantit pra) nuk munda të qëndroj iniferent nga një gabim që t'u ka përvjedhur lidhur me nofkën Lui që shkruan te www.kosova.de. Dua vetëm të korigjoj pasi Naim Gecin e njoh personalisht. Edhe pse nofkën Lui nuk e njoh, apo e njoh vetëm si nofkë, Lui nuk është Naim Geci. Pra ato që ia vëni në qafë nofkës Lui rreth atyre parave dhe vrasjes se Ahmet Krasniqit nuk qëndojnë as nuk i takonë nofkës Lui. Këtë e thash për hir të vërtetës. Sa i pëket Naim Gecit, e di një gjë të vërtetë. Ai, në natën e kobshme, ishte bashkë me Rifat Haxhiajn në "mbrojtje" të Ahmet Krasniqit dhe të dytë dinë shumë për vrasësit. Por, hëmmmm, prokuror s'jam. Sikur të isha prokuror të parët që do t'i mirrja në pyetje për vrasësit e Ahmet Krasniqit do të ishin: Rifat Haxhijaj, Naim Geci dhe Hilmi Nebihi. Hilmiu ka qenë shef i sigurimit të zyrës së Ahmet Krasniqit. Kaq!

Postuar nga Genti Ejupi më 03 January, 2007
Pershendes ju te nderuar e edhe ju uroj nje vit te ri , kete shkrim e lexova me vemendje dhe ju them se ku forumi kosova.de edhe mua me ka bllokuar isha me emrin BabaRrep dhe kure kundershtova disa pikopat qe e moderojne kete forum qe shtin vetem perqarje me bllokuan ip adresen time por ja qe nuk kan arritur asgje me te dhe ju them se keni edhe perkrahjen time te qiten ne shesh keta shkerdhatan te ketij forumi
ata nuk meritojne asgje me shume se sa tu thuhete verteta ne fyty´rat e tyre te ndyra

nje fjale qe thot mos e harro i nderuar se Qenet lehin matan gardhi e karvani kalon

leri te lehin leri se jan qene endacak te plehrave te Kosoves

genti_69@arcor.de

Postuar nga Mrika më 03 January, 2007
I nderuar e shof se jeni i mllefosur dhe ju kuptoj sepse ne keto forume jan ata qe dhunuan ata qe perdhunuan ata qe vran ata qe shan ata qe vidhen e ata qe e shiten edhe Kosoven,ata per te cilet Turpi nuk eshte asgje me shum se Kenaqesi servile shpirterore ne familjet e tyre pansllavo komunist
1. per Adem Demaqin palaqon siq e bene disa dihet me kam shkruar disa her dhe i kam shkruar edhe atije se do ta marr ne varr me vete dhe turpin
2. Ne forumin Kriminelet.de me fal desha te shkruaj kosova .de shkruajn ne mes tjerash edhe nofka lui alias Naim Geci nga Jabllanica njeriu qe morri 25000 Franka per vrasjen e Ahmet Krasniqit e disa te tjere
siq Jan edhe do Preniqa, Cakiqoviq qe ne nje bisede kishte thene se babai im kishte punuar ne sigurim e i them atij cakiqovicit se eshte vetem nje Vrim( bire) komuniste e mbyllur nga e cila nuk ka mundesi as te pjerdhet
3. Keto forume jan ato vende qe takohen qyqaret , komunistat pro greko-sllav dhe doktrinat nanosllaviste
4. te shkruash me keta njerez ju them me te vertete se bini ne nivelin shume te ulet me ta por ju them vetem nje se ju munde te shikoni me koken larte e ata skuqen si te ishin ne ndonje WC pa dere sepse ajo ka ere siq kan keta ndere
5. Edhe une jam e Gatshme te takohem balle per balle me keto fundrrina Derrkucesh keto fundrrina te droges prostitucionit e korrupcionit qe mjerisht shumica sillen Mc donaldave te gjermanise e Zvicrres.

Ne funde te lumte ty dhe familjes suaj Krenare e cila para 1945 iste e persekutuar ku nga familja juaj per ne shqiperi u detyruan te ikun Azizi, Nebihu dhe Shasivari disa nga ta pata fatin edhe ti njof personalisht ju ishit edhe ateher ne shenjester te pro sllaveve qe mjerisht kishin emra shqiptaresh por ishin pjelle e Shkjaut
me vone u persekutuat deri sa edhe erdhi liria, djemt e familjes suaj mbron me ndere Trollin e kosoves e nese eshte nevoje dine edhe si te mbrojne edhe fytyren ,
Ju ju dregoj perkrahjen time te sinqert
dhe ju drejtohem me nje thenje e verteta sa do qe te jet e hidhur hudhe ne shesh edhe nje nje fjale them se frikacaket fshihen pas WC se quajtur www.kosova.de

Pershendes Ju dhe famijen tuaj

Postuar nga Genc Shala më 02 January, 2007
Ky quhet GUXIM.

 KATËR VJET PAS VRASJES SË AVOKAT BAJRAM KELMENDI

PSE HESHTIN AVOKATËT SHQIPTARË PËRBALLË  VEPRËS MADHORE TË KOLEGUT TË TYRE TË VRARË MIZORISHT NGA SERBËT

Shtrohet pyetja  pse e heshtin gjykatësit, avokatët, funksionarët, politikanët dhe qeveritarët tanë, për punën, kontributin dhe rolin e avokatit Bajram Kelmendi që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës? Pse nuk flasin dhe nuk përkujtojnë veprat e tij madhore, që e ka bërë në planin e demaskimit të politikës fashizoide serbe në Kosovë gjatë gjithë punës së tij? Pse nuk e zbardhin avokaturën tij sublime që ka bërë në mbrojtje të të burgosurve politikë shqiptarë para gjyqeve fashiste serbo-sllav që nga viti 1981 e këndej?!

 

Nga Xhafer Leci

 Bajram Kelmendi, një avokat i denjë shqiptar me dy djemtë i vrarë mizorisht nga serbët

Kaluan katër vjet nga vrasja mizore e avokatit më të famshëm, më të zëshëm dhe më të autoritetshëm të Kosovës, Bajram Kelmendit dhe dy djemëve të tij. Forcat fashiste militare e paramilitare serbe, me të gdhirë të mengjesit në ditën e parë të fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-së, jo rastësisht, hynë në shtëpinë e Bajram Kelmendit, të cilin e grabisin bashkë me dy djemtë, njëri i mitur, Kushtrimi 16 vjeçar, tjetri në moshën më të mirë rinore, Kastrioti 27 vjeçar, i cili la pas vete bashkëshorten dhe birin e vetëm 3 vjeç, trashëgimtarin, Sokol Kelmendin, i cili po rritet si është më mirë, falë Perëndisë, nën kujdesin e gjysës së tij, zonjës Nekibe. Ata, babë e bijë, që të tre i pushkatuan pas disa orësh, pasiqë i kishin marrë nga shtëpia e tyre, duke shkrepur mbi ta rafalle plumbash. Sipas dëshmitarëve, së pari i vrasin djemtë që t’ia pëlcasin zemrën babait Bajramt, e më pas e vrasin edhe atë. Dëshmitarët thonë se e kanë dëgjuar zërin e Bajramit duke iu thënë kriminelëve më vrani mua e jo djemtë, se ata janë të pafajshëm, por kriminelët e pashpirt e bëjnë të veten, duke e lënë gjallë vetëm Nekiben, për të vuajtur sa të jetë jeta. Megjithatë, kriminelët nuk ia arritën qëllimit, sepse zonja e madhe Nekibe Kelmendi me qëndrim dinjitoz po din të sfidojë vdekjen dhe pushtuesit njëkohësisht. Pushkatimi ndodhi afër hekurudhës së trenit, në dalje të Prishtinës drejt Fushë Kosovës. Bajram Kelmendin e kam njohur personalisht dhe më kujtohet mirë një diskutim i tij në vitin 1993, në një takim me bashkatdhetarët tanë në SHKSH "Kadri Zeka" në Nürtingen të Gjermanisë. Mërgimtarët atë ditë i bënë shumë pyetje, sidomos të rinjët. Në njërën nga përgjigjet ai pati thënë: “I njoh shumë mirë serbët dhe Serbinë. Ata janë diplomatë dhe ushtarakisht të përgaditur mirë. Kosovën kurrë s’do ta lëshojnë pa u derdhur shumë gjak. Prandaj, neve duhet të përgatitemi mirë për internacionalizimin e çështjes së Kosovës dhe në bisedat eventuale që do të zhvillohen me palën serbe rreth Kosovës, prezent duhet të jetë, patjetër edhe pala e tretë, SHBA-të. Politikën dhe rezistencën e urtë që po bën dr. Rugova ndaj Serbisë, duhet përshëndetur, ngase shqiptarët gjithmonë me pushkë dhe luftë kanë humbur territore, por edhe qindra e mijëra njerëz janë vrarë, burgosur, torturuar, ndjekur për Turqi dhe shtete tjera të Europës. Por, tani është momenti dhe koha që t’i përdorim që të dyja pushkën dhe lapsin, siç ia kemi anën ne shqiptarët. Këtë duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët kudo që janë”. Në këtë tubim mori pjesë edhe Nekibe Kelmendi, gruaja e të ndjerit Bajram, e cila në diskutimin e vet përkrahu pa rezervë politikën dhe rrugën që po ndiqte dr. I. Rugova.

 Më 1981 në Gjilan dënohet grupi Albanikos, i udhëhequr nga  Emin Krasniqi. Avokatët Bajram Kelmendi e Mehmet  Dushku e avokat tjerë,  duke e pëcjellë seancën në mbrojtje të të akuzuarëve, në akuzën që përmend gjykatësi se kinse anëtarët e këtij grupi i paskan ndarë detyrat: njëri për ta djegur një arë me grurë, tjetri për ta prerë një shtyllë  të rrymës elektrike, e dikush tjetër shtyllat e telefonit, e që asnjëri këto “detyra” nuk i kishte kryer deri në ditën e gjykimit, avokatet mbrojtës do të thonë:  “Nuk njohim asnjë vend në botë të dënojë njerëzit me burg të rëndë, derisa ata të mos e kenë kryer veprën penale, pra të dënohen vetëm pse kanë diskutuar me njëri-tjetrin për këto plane!?” Përse po heshtin tani të burgosurit politik!? Megjithatë ata dënohen me burg të rëndë: Emin Krasniqi me 15 vjet, Salih Biçkaj me 5 vjet, Njazi Biçkaj me 4.5 vjet, Ahmet Isufi me 9 vjet, e kështu me radhë. Amet Isufi kur hyn në sallën ku u mbante seanca cila ishte përplot, vëren një heshtje të pazakont. Për ta thyer atë frikë e heshtje monotonike, A.Isufi u thotë të pranishëmve “ju ngjat jeta o burra”. Me një fjalë u jep zemër e guxim. Për këtë rast më ka shpjeguar Jakup Biçkaj, baba i Njaziut, si dhe dajë i Emin Krasniqit. Jakupi e kishte përcjellë seancën e gjykimit të të lartpërmendurëve në Gjilan. Jakup Biçkaj punonte bashkë me mua në një Fabrikë Autoveturash në Kirchheim/Teck të Gjemanisë.

A thua, vallë, avokatët shqiptarë s’po e ditkan se Bajram Kelmendi është avokati, ndoshta i pari, që kishte përcjellë më vëmëndje të gjitha ngjarjet dhe rrjedhat e proceseve gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë, që nga viti 1968 e këtej, sidomos pas rrënimit të autonomisë të Kosovës, më 1989. Bajrami pas riokupimit të Kosovës, kishte përgatitur Aktakuzën kundër regjimit kriminel serb, me dëshmi, fakte, argumente e dokumente për krimet që bënin serbët në Kosovë ndaj shqiptarve, të udhëhequr nga kryekrimineli serb Millosheviq. Akuza i është dërguar Gjykatës Ndërkambëtare në Hagë. Shtrohet pyetja pse e heshtin gjykatësit, avokatët, funksionarët, politikanët dhe qeveritarët tanë punën, kontributin dhe rolin e avokatit Bajram Kelmend, që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Kujtojmë mbrojtjen e guximshme të Aziz Kelmendit në Paraqin, kur Bajram Kelmendi kishte pëgaditur qindra faqe material për mbrojtjen e A.K. Kishte edhe tjerë  avokat shqptar te guximshëm por ishin pak në numër.Pse nuk flasin dhe nuk e përkujtojnë veprën e tij madhore, që e ka bërë në planin e demaskimit të politikës fashizoide serbe në Kosovë. Pse nuk e zbardhin avokaturën e tij sublime që ka bërë në mbrojtje të të burgosurëve politikë shqiptarë, para gjyqeve fashiste serbojugosllave, sidomos që nga viti 1981 e këndej?! Më duket se sikur ia kanë frikën, inatin edhe për së vdekuri për zgjuarësinë dhe trimërinë e tij prej avokati dhe njeriu, i cili kurrë nuk iu është frikësuar armikut shkja, siç shprehej ai me gjuhën e tij të dialektit rugovas. Që moti është dashur të flitet dhe të shkruhet për këtë kolos të judikaturës shqiptare në Kosovë, duke botuar ndonjë libër  për punën dhe angazhimin e tij atdhetar, sepse për jetën dhe veprën e tij ka shumëçka të flitet dhe të thuhet. Për t’i mbrojtur shqiptarët nga akuzat që iu bënte regjimi sllavo-serbo komunist, të cilët dënoheshin vetëm për atë se kërkonin liri dhe barazi kombëtare, në kohën kur shumë avokatëve shqiptarë as që u dëgjohej zëri, ai shpeshherë, duke e vënë jetën në rrezik, pa u frikësuar fare, i kryente detyrat e tij me guxim dhe krenari, prej një avokati të denjë shqiptar. Avokatit të madh Bajram Kelmendit nuk guxojmë t’i mbetemi borxh!

                                      

NË PËRKUJTIM TË AVOKATIT-DËSHMORIT BAJRAM KELMENDI

AI ISHTE NJËRI NDËR FIGURAT MË TË SPIKATURA TË DREJTËSISË NË KOSOVË

Lufta e fundit në Kosovë mori mijëra viktima dhe dëshmorë, në mesin e tyre edhe intelektualë dhe politikanë të shquar të kombit. Njëri ndër intelektualët e shumtë shqiptarë, që barbarët serbë i vranë dhe i likuiduan në mënyrë mizore, ishte edhe avokati ynë i madh Bajram Kelmendi, i cili bashkë me dy djemtë, Kastriotin 27 vjeç dhe Kushtrimin 16 vjeç,ditën e parë të fillimit të bombardimeve të forcave të NATO-së, pasiqë i nxorën me dhunë nga shtëpia u pushkatuan në periferi të Prishtinës, më 25.03.1999. Intelektualët e Kosovës, siç ishte avokati Bajram Kelmendi, akademik Fehmi Agani, prof. Latif Berisha, mr.Ukshin Hoti, prof. dr.Bardhyl Çaushi, Agim Hajrizi etj ishin halë në sy për armikun, sepse ata kishin projektuar dokumentet e para juridike si dhe mënyrat e rrezistencës kundër politikës fashiste serbe në Kosovë, duke filluar me Deklaratën kushtetuese të 2 korrikut 1990, Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990, Apelin e 215 intelektualëve shqiptarë, Ligjin për Referendum, etj. Në përgatitjen dhe miratimin e të cilave dokumente, avokati Bajram Kelemendi dha kontributin e tij të plotë.

Ai ishte edhe njëri ndër autorët e drejtpërdrejtë të shkruarjes së këtyre akteve, pra ishte njëri ndër hartuesit kryesorë të akteve historike për Kosovën, mbi të cilat po ngritet dhe ndërtohet sot pavarësia e Kosovës. Duke e parë punën dhe rolin kyç të avokatit Bajram Kelmendi, regjimi fashizoid i Beogradit, kishte përgatitur planet për vrasjen e kokave më të afta të intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë në Kosovë dhe siç dihet, këtyre skenarëve kriminale, nuk do t’i shpëtojë as avokati Bajram Kelmendi, bashkë me dy djemtë dhe këtë masakër familjare e bëjnë me qëllim për t’ia shuar përgjithmonë derën këtij burri të madh të Kosovës. Masakra familjare kundër këtij avokati dhe intelektuali të shquar shqiptar, tregon se sa të rrezikshëm e konsideronin serbët Bajram Kelmendin, i cili ishte bërë pengesë serioze për prishjen e planeve të tyre të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë, që njëkohsisht flet për punën dhe kontributin e tij kombëtar në mbrojtje të Kosovës nga skenarët shfarosëse dhe barbare serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në prizmin e kësaj, shtrohet pyetja se pse nuk po përkujtohen sot njësoj sikur të gjitha figurat dhe heronjtë tanë tjerë, të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, pse nuk mbahet akademi e veçantë përkujtimore edhe për avokatin Bajram Kelmendi, pse nuk i jipet respekti i duhur veprës dhe kontributit të tij në luftën tonë kundër armikut. Mendoj se qeveria jonë do të duhej të iniconte debatin në parlament për luftën tonë çlirimtare, për kontributin të të gjithë dëshmorëve për çlrimin e Kosovës, për UÇK-në dhe luftën e saj heroike, për dëshmorët që dhanë jetën në Betejën e Loxhës, të Kosharës, etj dhe këtë ta bëjë në prezencën e PSSP të OKB-së z. Hari Hollkeri, si dhe diplomatëve tjerë, para faktorëve të huaj ushtarakë e administrativë.

Debati rreth këtyre dhe temave të ngjajshme në Parlamentin e Kosovës është i domosdoshëm, anadaj nuk duhet humbur kohë, sepse ngjarjeve që ndërruan kahjen e historisë tonë kombëtare në Kosovë, si dhe figurave kyçe, të cilët udhëhoqen me këto ngjarje, duhet dhënë vendin e merituar në histori, por edhe meritat përkatëse, e jo të bëhen favorizime ndaj disave dhe të harrohen të tjerët, sepse një logjikë e tillë çon vetëm kah dobësimi i frontit gjithëkombëtar politik dhe ushtarak, çon drejt përçarjeve të reja. Luftën çlirimtare e ka bërë populli mbarë, dikush me laps e dikush me pushkë, dikush me të mira materiale, e dikush me të holla dhe veshmbathje, dikush me ushqime dhe me ndihma tjera, ose dikush duke i dhënë shtëpitë e tyre për kazerma të UÇK-së, për spitale ushtarake dhe kështu me radhë.

Edhe nënat tona që gatuan bukë për luftërtarët e lirisë, ishin argatëri për arritjen e lirisë që po e trashëgojmë sot. Andaj, institucionalizimi i meritave të ushtarëve të lirisë, të rolit dhe kontributit të individëve të caktuar në lutën tonë çlirimtare, me një fjalë miratimi i ligjit mbi vlerat dhe kriteret me të cilat do përcaktoheshin normat dhe rregullat për statusin e heronjëve, të dëshmorëve dhe gjithë atyre që e ndihmuan luftën dhe çlirimin e Kosovës është detyrë urgjente e organeve të Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që përkujtimi dhe vendi i dëshmorëve në piedestalin e historisë sonë të përcaktohet në mënyrë unike, e jo të bëhen dallime midis tyre, siç po ndodh, mjerisht, në këto katër-pesë vjetët e pas luftës. Kjo që po ndodh me ne në këtë aspekt s`ka kuptim, prandaj apelojmë që të ndërmirren masat konkrete, në mënyrë që heronjëve dhe dëshmorëve të kombit, siç ishte figura dhe veprimtaria kombëtare e Bajram Kelmendit, si dhe e shumë intelektualëve tjerë të vrarë, t’u bëhen nderimet meritore, gjë që i kemi obligim ndaj tyre dhe atë në mënyrë dinjitoze, ashtu si i ka hije një populli me tradita të lashta kulturore dhe historike në Ballkan. Për çdo dështim në këtë kuptim, padyshim se do të na dënojë historia si dhe gjeneratat që do vijnë pas nesh.

-------------------------------------------------------------

 

 

Nazmi Rudari: Poezi përditëshmërie
E enjte, 27-03-2008, 05:20pm (GMT)

Nazmi Rudari:

POEZI PËRDITËSHMËRIE

Qe, si e prita dhe e shtorra ditën e parë te vjetit tim 57

Zbrita në Frankfurt e mora një avokat
Zbrita në Frankfurt e mora edhe nje përkthyes
Edhe dy përkthyes
Edhe tre përkthyes
Përkthyes për gjithe gjuhet e botës
Përkthyes më çertifikata e pa to
Përkthyes e përfolsa e zhurmagji
Përkthyes më këpucë e kravata
Përkthyes për syneti e për gjykata
Se më kishte qitur ne gjyq Daliveri
Ai baloz i zi që nuk ka lidhje me poezi
Akuza ta harroj poezinë
Gjykimi të mos shkruaj
Te rri të ngordhi në vete në dhe të huaj
E kisha rrejtur botën burri plak
rrafsh e rrumbullak
Që dyzete vjet se jam poet.
Hahahahahaahahahahahahhahahahahaha !

Qe si e shtorra ditën e parë të vjetit pesëdhjetë e shtatë
Drita më kishte ble një këmishë e një kravatë
Dhe mbrenda saj kishte futur pare sa për një drekë
Për një drekë më 70 vetë
Në dash në restoran greku
Në dash në piceri italiane
Ne dash në dyner turku
Në dash ne hotel gjermani
Në dash venë Kosovare
Ne dash tekë amerikane
As në Sandweg
Nuk ka Skënderbeg
Por unë gjithnjë e marr do në shtëpi.
As në Kajzer Strasse pos 7 advokatve
E dymbëdhjetë përkthyesve që i mora
Të me mbrojnë se jam poet e kam poetri
Ne seancën e parë nga daliveri…
Ky baloz i zi që nuk ka lidhje me poezi
Po më mbeten duke luajtur me qibrita
Me fiku zoti…hahaha! Iiii!
Ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika,ika…
Stop me ndali Drita

Ja si kalova ditën e parë te vjetit 57 të jetës sime
Ngrita dolli me Avdullah Konushevcin mikun tim të vjetër
Hej more djal tha kur po ikja mos harro
Mos harro më thirr dëshmitar
Se them para gjithë botës
unë vet
se je poet…
Hahaha !Oiiii !Aiiiiii !
Dhe pas tij turrën dëshmitarë e dëshmitare
nja njëqind , nja njëmijë hahaha !ai !
hamamin të trasht e sylës
Dritë sa shumë paskam pi.Vozit ti.
Unë po shkruaj poezi…O zot !
Që ma ndaloj ai D. i alijajve
Ai baloz i zi qe nuk ka lidhje me poezi
Le t´u grah kuajve të Gëtes
Deri në fund të kënetës
Ndoshta Shileri na nxjerr prej terri
Nashta e zë naj peshk me eshkë...hahaha!
Shiko Dritë! Shiko !
Qenkam me fotgrafi, sot
O Zot, në Bota Sot…,
Po Avdullahu ku asht ku po rri…
Hej , tha Drita sikur nuk e di…
Avdullahu me poetri rri ne Prishtinë
Në shtëpinë e tij
tash e ka lirinë , e ka pavarsinë...
e di thash unë e di po dashnore a ka…hahaha!
Pusho,Qetë rri! mjaft ke pi…o Nazmi, tha Drita…
E unë ika,ika,ika,ika,ika, ika,ika,ika,ika…
Stop me ndali Drita!

Ja si kalova ditën e parë të vjetit 57
Kur ishim duke ngrënë e pi Drita lexoj,
pasi në faqe më kafshojë
sa syri më lotoj

Drita citoi:

« Hej Rudari, po e ngre nje dolli per poezine Tuaj,ne festen e ketij vendi ku jetoj!
Mitro Qeparoi nga kaltersite e Jonit“

Ngrihem edhe unë në këmbë dhe ngre dolli
Respekt ! Mitro vëlla me shpetove pa me vu konop…
Ky Daliveri i alijave
Nuk e di vëlla sa vjet i ka as sa vëllzni
Por saktesisht e di se s´ka lidhje me poezi
Ky baloz i zi
Hahahaha ! Hihihi !
Rri qetë thotë Drita ri qetë hiqmu tij

Deri ne darkë të gjithë rrahin shuplakë
Pas darke natën
Me Dritën si dy hije
Shkrihem bahemi bashk me terrin
E fikim qirin
E fikim fenerin
Dhe qetë e lamsh e fije shkruajmë poezi perditëshmerie…

Mittwoch, 26. März 2008


Poezi Përditëshmeri

KUR GURI RROKULLISET

Kur rrokulliset guri
Dheu i ik nënë këmbë
E kam pa si bëhet servil
Në gojë nuk i jetë asnjë dhëmb
fle zhaba në zgavër të gojës së tij
E gjuha i bëhet oping
Rrogzinë i bahet gjuha
E zemra pleh krejt merzi
E shpirti i tmerrohet s´ka ma zi
i hupin edhe anët e horizontit
e ëndërrat ja vret errësira ngjyra gri
Po për Zotin po,
nuk di çka thotë as ku është
për ibret
I hup rruga në oborr të shtëpisë
Në oborr të shtëpisë, ngjet
Se guri nuk është më guri
Kur nuk është në vend të vet…
Kur rrokulliset guri është dru i prerë
Që nuk nxjerr degë më është zung i zi
Nganjeherë bëhet tmerr për secilin edhe për veten e tij
Kur rrokulliset guri
Ai më qendrim nuk ka
As palcë kurrizore
është rreshqanor,
është helmues
Me gjitha sëmurjet infektuese
Në shpirt me murtajë
I vrarë nga lija e pasigurisë
Por jeta eshte edhe më e veshtirë
Dhe është mirë që e bënë të harroj

Se guri nuk është guri kur nuk rri në vend te vet.
Sa shumë ka për të kafshuar
Kur ta kuptosh këtë të vërtet

Prap guri peshon guri
Vetem ne vend te vet

Topi se luan

Kjo është poetikë shekullore
Kjo është poetika e tragjikes
E popullit më të madhe në Botë
Kjo është tragjikë e mergimtarit
Lotë i hidhur e zë i dridhur
Mjeshter i lodhur
Qindra gjuhesh përfolur
Apet se apet guri peshon

më së miri
në vendin e vet…

Ditën e dytë e timit vjet te ri
Prap shpifje e akuza
Prej një hardhuce
Prej një bukuroshi
Prej një huti
Prej një lepuroshi
Qe e kishte mbushur plotë krojshen
Dredhza , arra e molla jo
Po rrena e rrokopendla
E mesuesi im thenë
thente dhëmbet për dije e shkolla
thenë dhëmbet për poezi
vërtet guri peshon
peshon rënd vetem ne vend te vet
Ai fëmijë me flet per poezi
Tash sa vjet jam me muze
Në gji , thithur e grisur
E perfundi
Prej kur ai ka qene fëmijë
Më byth në hi e (hirëra…)

Ditën e dytë te vjetit te parë
te mesjetës sime
U zgjova gjum e zhurmë
E kreva punë të përditshme
E eca rrugës kryesore
Afër shkollës fillore
Qe tash e dhjetë vjet ka mbetur e zbrazet
Nuk ka as një nxënës, as një femijë
Kjo është shkolla e dytë e zbrazur
Prej trijave ka mbetur një,një shkollë
Ku kanë shkuar fëmija ?
Ku kanë mbetur ardhmeria?
Unë eci rrugës kryesore
Rruges që e presin rrugët e dorës së dytë
Një opingë borë deri ne qendër ka rënë
Bie kambana e kishës
Ka edhe sinagoga,
ka edhe xhami pa marak diku
në ndonjë shtëpi te vjeter së Anitës i duhen paret
per të kuqet e vesë...

Eci kalldremit i lodhur si në Shkodër
Ditën e ditëve të vjetit
Ditën e pasditëlindjës sime

Ditën e pasditëlindjës sime
Takohem më ata që takohem shpesh
Dhe si gjithëherë flasim
dhe mendojmë ,
dhe komentojmë,
dhe bisedojmë,
si ta ndihmojmë Kosovën
shumë te rënda ka plagët…
e dikujt nga goja si për inat i shket
prap or mik guri peshon rëndë
vetëm në vendin e vet…
e thotë dikush prej nesh
e thotë haptas e jo ne vesh
jo ne vesh as pas shpine…
si do të na ndihmojë Kosova ne se…
këtë kush nuk e di

Në Shkoder
Në Tiranë
Në Prishtinë
Në Tetovë
Në Prizrenë
Gjithkund nder shqiptarë
është mrekullia
Në oborr te njëratjetrës
pikun
Kisha e Xhamia…
Por jo urrejtja jo!
Jo as hasmeria
Së feja e shqiptarit është shqiptarie
Prap e apet
Apet e prap
guri peshon guri vetem ne vend te vet

ditën e dytë të ppasditlindjës sime unë e di saktësisht
se rruga ime është drejt vetës sime
dhe nuk kam punë me asseecilin por me vetën time
kur shkruaj poezi
kur dua atdheun tim
kur dua te dashurën time
mirë do të ishte sikur edhe tjerët ta kuptojnë
se unë jam guri që nuk rrokulliset

Mainz e merkure 27 mars 2008

 

Dimri i decentralizimit

 


Flamuri i bardhë i Lutfi Hazirit

 


Ata politikanë që shtyheshin me bërryla për të dalë në media në kohën e negociatave për decentralizimin nuk duhet t’i ikin tani përgjegjësisë vetëm dy javë para propozimit të Ahtisaarit, por duhet t’i shpjegojnë miletit se çfarë kanë gatuar në Vjenë. Për shembull Lutfi Haziri.


Shkruan: Sami Kastrati

samikastrati@koha.net

 


Zëvendëskryeministri i Kosovës Lutfi Haziri ka bërë një salto politike javën e kaluar. Dy javë para se ndërmjetësi i OKB-së Martti Ahtisaari të jap propozimin për Kosovën, i cili pritet të jetë katastrofë sa i përket decentralizimit, ai dëshiron të lëshojë postin e ministrit të Pushtetit Lokal dhe në këtë mënyrë t’i ikë përgjegjësisë. Postin me gjasë do ta marrë ndonjë aktivist tjetër i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk ka ide me decentralizim, me rëndësi që në biografinë e tij të shkruajë se ka qenë ministër. Lutfi Haziri i ka përvjelur bukur mëngët dhe e ka gatuar procesin e decentralizimit, ndërsa tani kur vjen puna të hahet pitja e gatuar prej tij, ai ik, dorëzohet, ngrit flamurin e bardhë.
Kur patën filluar bisedimet e Vjenës në shkurt të vitit të kaluar, Haziri dhe anëtarët e tjerë të delegacionit shtyheshin me bërryla në aeroportin e Prishtinës se kush po flet më shumë për media. Gjatë të gjitha raundeve të bisedimeve në Vjenë ai pothuaj asnjëherë nuk ka lejuar që para gazetarëve të flasin anëtarë të tjerë të delegacionit të Kosovës. Ka dalë vetë, duke përsëritur përherë të njëjtën buzëqeshje për fotoreporterët dhe duke përtypur fjalët e njëjta, pa asnjë kuptim dhe me një anglishte të dobët. Shpeshherë të pakuptueshme. Rrjedhimisht asnjë gazetar i huaj nuk i ka bërë pothuaj asnjë pyetje.
Lutfi Haziri dhe vartësit e tij silleshin ashtu thua se po ktheheshin nga finalja e kampionatit botëror. Madje gazetat në Prishtinë u përfshinë nga ky entuziazëm dhe patën shkruar se Prishtina ka shënuar fitore 1:0 që në takimin e parë negociues me delegacionin serb. Mirëpo, ky entuziazëm politik nuk kishte zgjatur shumë. Procesi po komplikohej dhe terreni po bëhej i rrëshqitshëm për të shënuar më gola. Kosovarët, duke mos pasur shumë haber për teknikat e negocimit dhe duke qenë të përgatitur shkel e shko në trajnimet për negociata që po mbaheshin në Shkollën Policore në Vushtrri, shkuan në Vjenë me idenë që të paraqitnin gjithçka që kishin që menjëherë në raundin e parë.
Kjo ishte kundër vetë konceptit të negocimit. Të negociosh do të thotë që nuk e merr atë që e ke shprehur si qëndrim fillestar, por ndoshta gjysmën e saj. Dhe fundi i procesit do ta sjellë këtë fakt. Mos kënaqjen as të apetiteve serbe dhe as atyre shqiptare. Njerëzit e Ahtisaarit kanë thënë ditëve të fundit se kosovarët nuk do të jenë të entuziazmuar me propozimin e emisarit të OKB-së për statusin e Kosovës. Çka do të thotë kjo? Copëtim i Kosovës? Numër edhe më të madh komunash serbe, të cilat do të kenë lidhje me Serbinë?
Duhet përkujtuar se mënyra se si Haziri ka njoftuar opinionin për decentralizimin ka qenë e mangët, për të mos thënë skandaloze. Zakonisht ai ka kultivuar një lloj llafazanërie të përçartur, duke thënë se decentralizimi do t’ia afrojë pushtetin qytetarit, përfshirë edhe shërbime më të mira, më efikase, më transparente. Legjendare janë ngatërrimet që Haziri përherë ua ka bërë fjalëve “kontekst” dhe “kontest”. Por, asnjëherë s’ka dashur të shpjegojë që procesi i decentralizimit fund e krye ka qenë çështje e krijimit të sigurisë më të madhe dhe autonomisë lokale për serbët. Presioni ndërkombëtar për decentralizim të pashembullt të pushtetit në Kosovë ishte shtuar sidomos pas ngjarjeve të marsit 2004, të cilat i dhanë argumente emisarëve perëndimorë se pakica serbe në Kosovë duhet të organizojë jetën e saj në mënyrë shumë të pavarur nga institucionet qendrore në Prishtinë.
Pikërisht për këtë mosbesim ndaj shqiptarëve kishte filluar të kërkohej mekanizmi që do të ofrojë siguri për serbët: në polici, në gjyqësi dhe të drejta të tjera të rezervuara në Kuvendin e Kosovës me anë të mekanizmit që njihet sot si shumicë e dyfishtë. Domethënë për çështje që lidhen me serbët deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës nuk mund të marrin asnjë vendim pa votat e tyre. Rrjedhimisht pakica serbe do të ketë një nivel të drejtash që asnjë pakicë tjetër në Evropë nuk i ka marrë deri më tani. Të shpallur si “rast unik” serbët e Kosovës do të kenë përherë mundësi të bllokojnë qeverisjen e Kosovës. Shumica e dyfishtë në Kuvendin e Kosovës e garanton një gjë të tillë. Këto garanci tashmë i kanë dhënë kosovarët dhe këto kanë qenë kërkesat kryesore të serbëve të Kosovës. Asnjë çështje me rëndësi vitale nuk mund të vendoset edhe pa shumicën e serbëve në Kuvendin e Kosovës. Me këto mekanizma do të thellohet ndarja e thellë jo vetëm politike e Kosovës. Ditë më parë edhe i dërguari amerikan për statusin, Frank Wisner ka thënë: “Serbët do të jenë pakica më e mbrojtur në Evropë”. Ndoshta kryetari i komunës së Istogut, Fadil Ferati, i cili po përmendet si kandidat për ministër të Pushtetit Lokal, vërtet e sheh të rëndësishme për biografinë e tij që të merret me zbatimin e decentralizimit.

 

(samikastrati@koha.net, Gesendet:  Dienstag, 9. Januar 2007 10:20:29, An: kadrimani@hotmail.com,  Betreff: Pergjigjja!

 

I nderuar,
 
Ju falemnderit per interesimin qe shkrimi te botohet ne mediumin Tuaj, por une nuk jam ne dijeni se cilin medium e perfaqesoni. Perndryshe nuk ka ndonje telashe shkrimin mund ta merrni.
 
Te fala
 
Samiu
 
Sami B.KASTRATI
Political Journalist
KOHA Ditore-daily
Tel: +377 (0) 44 31 51 96)

 

Naser Aliu

 

Fytyrat Ballkanike

 

 

Fytyra e Serbisë

Shpesh, para vendimit të statutit të Kosovës, po dëgjohen kërkesa për ruajtjen e fytyrës serbe. E si po ruka ajo?  Duke nxirë fytyrën e viktimës.

 

Fytyra maqedone

Dikur shqiptarët diskriminoheshin nga maqedonët: tani u demokratizuan dhe populli shqiptar po mashtrohet  nga shqiptarët dhe diskriminohet nga maqedonët. Mijëra shqiptarë kanë mbetur pa shtetësi! E partitë shqiptare patriotike? Ato prodhojnë patriotizëm!

 

Fytyra e Shqipërisë

Salo Berisha pohoi: “ Ne i kemi shitur naftë Serbisë, pardon, Malit të Zi, sepse nuk kemi dashur assesi ta lëmë Kosovën në gjendje të mjerueshme!”

Shoqatat dhe klubet shqiptare në Perëndim mblodhën disa miliona Euro, që,  do t´i dërgohen Malit të Zi. E kanë ndërmend ta ndihmojnë Kosovën!

 

Fytyra kosovare

Partitë tona shumohen me ndarje, si krimbat. Nga PDK është shumuar me ndarje AAK. Nga LDK është shumuar: Partia e Re e Kosovës, Alternativa Demokratike dhe Lidhja Demokratike.

Për ta evituar krimbizimin e mëtejmë, partitë tona duhet ta shpallin krejt anëtarësinë  kryetar! Kështu fashiten ambicjet e tejtheksuar për tu bërë prijës me çdo kusht!

 

Fytyra e rumune

Rumunia u fut në BE me qerre dhe kuaj. Tash po e shesin edhe kështjellën e kontit të Transilvanisë:Drakulës. Evropa u bë me dhëmbë dhe tani po i zgërdhihet kërcënueshëm Ballkanit.

 

Fytyra bullgare

Bullgaria u futë në Evropë me kos, dhe këtë produkt e shet në perëndim. Ndoshta

së shpejti do të shesë edhe djathë!

 

Fytyrat ballkanike

Bosët e heroinës, kokainës, cigareve, kanabisit dhe trafikantët e fëmijëve  u takuan dje në një hotel me pesë yje.

Pas një dreke të madhe dhe në një atmosfere pune u morën këto vendime:

1. Intensifikimi dhe bashkëpunimi, anësor, më i madh me doganat ballkanike dhe jashtë saj.

2. Përforcimi i bashkëpunimit horizontal me policinë kriminale dhe gjykatat.

3. Përforcimi i lidhjeve vertikale me qeveritë ballkanike.

4. Investimi në kuadro të reja politike dhe në administratë dhe

5. Financimi i fushatave zgjedhore ballkanike në interesin e përbashkët.

Në fund u falënderuan shprehimisht doganierët e disa shteteve të BE-së.

Tubimit i erdhën shumë telegrame përshëndetëse nga Evropa.

 

Letër e hapur zotit Klajd Kapinova

 

Na e ke bërë borxh të të pyesim, jo më

çfarë feje ke, por a je fare shqiptar!?

 

Shkruan: Kadri Mani

Zotni Klajd kapinova, tungjatjeta!

Me zemërim dhe urrejtje të pa përmbajtur e të papërshkrueshëm e lexova artikullin tënd destruktiv të botuar te Alb-Shkenca i datës 19 janar 2007, jo me titull tëndin, por me titull të huaj BOJKOTO...

Edhe mua më ra në sy për të keq ai titull, por mospajtimi im s’ka snjë lidhje me mospajtimin tënd! Poashtu me indinjatë e kam parë edhe shkrmin të botuar te IliriaPost e datës 15 janar 2007, f. 7, me titull: Jo pjesëmarrje në zgjedhje të Serbisë vrastare, paçka se është më i qartë se ai yti, i shkruar nga Fadil Shyti (pa brina!) me një nuse të huaj-Mona Agrigoroaie- nga Suedia!!

Ama ata, të paktën, i dinë problemet mëe mirë se ti! Pra, Klajd Kapinova, fjala është për zgjedhjet nëe Kosovën Lindore, pjesë e Kosovës dhe e Shaipërisë, kupton?- kurrë në jetën tënde nuk do të kuptosh!!

T’i kemi botuar artikujt te revista jonë “Shqipëria etnike” dhe jemi mburrur me ty dhe nivelin tënd; edhe në të ardhmen do t’i botojmë, por duke i parë nën thjerrzë se në çfarë mase mund të jenë të helmuar dhe proverbë!?

Ne burrat kosovarë në ushtri jemi mësuar ta hamë mishin e derrit dhe në raste edhe mund ta hamë, paçka se nuk e blejmë kurrë! Ama gratë tona të komunitetit mysliman, nuk e hanë dot, për shkaqe fetare, e jo për urrejtje nacionale që mendon ti! Ato nëna shqiptare (që e thekson ti- me shumë fëmijë!), serbët po i quanin-lavatriçe! Ato si patriote liridashëse, kishin nevojë të lindin shumë fëmijë: për luftë, për burgje... sepse çetnikizmi gjakatar serb kërkonte gjak! Edhe sot po bëjnë thirrje për luftë e për gjak!! Madje vetë një biçim udhëheqësi sikur që  është-Koshtunica!

Po ti as paske dëgjuar për Kosovën Lindore, as për Toplicën shqiptare të pushtuar nga solldateska serbiane më 1878?- shko e mbytu në një legen me ujë!

“Unë nuk e kuptoj se për cilën DEMOKRACI flitet më tej kur nuk kërkohen të bëhen zgjedhjet në një shtet që nuk flet shqip!?”- O njeri bre! Presheva-Bujanovci-Medvegja janë toka shqiptare dhe flasin- shqip, pakëz më mirë se ti!! Po ti nuk di të shkruash me 36 shkronja shqip, dhe ne heqim të zitë e ullirit duke t’i përmirësuar shkarravinat tuaja!!
Pastaj, “këshillat” tuaja për martesa me të huajt, sjellin duhmë neveritës për thirrje për-asimilim!! Dhe po të ishit ju me skllopin tuaj në vendin tonë, do t’ishit serbizuar për pak vjet dhe kurrë nuk do të kishte-Shqipëri!!
I nderuari- paqësor! Edhe ne jemi për paqe, por vetëm e vetëm kur t’i shporrim pushtuesit dhe pasi t’i bashkojmë trojet tona të pushtuara nga serbi-greku-maqedoni-malaziasi. Me fqinjët tanë shovinistë-fashistë, shko e bën marrëveshje ti me skllopin tënd!!
Krahasimi që bën ti midis Serbisë fashiste dhe Amerokës demokratike, le të jetë një karakteristikë jotja antikombëtare dhe antinjerëzore!!
Të mbetet ta analizosh veten tënde: kur ke shqit nga binarët, dhe a mos ke nevojë të bësh ca seanca te neuropsikiatri!?
 
Lexoni e (mos) besoni!

REAGIM PA TITULL!

 
Shkruan: Klajd Kapinova
 
 
 Kam lexuar disa postime shumë e interesante dhe informuese në lidhje me Kosovën. Ky titull: "BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË SERBI!", më duket jo
vetëm kundërdemokratike por pa shpresë se gjakrat e urrejtes së ndërsjlltë të mund të ulnën një ditë. Ta zëmë se edhe serbët thonë "BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO
ZGJEDHJET NË KOSOVË!", ku mendohet të arrihet sot që është shekulli XXI. Mendoj se me gjuhën e urretjes dhe le t’i fryejmë zjarrit sa të mundemi, nuk ndërohet asgjë por veçse mbetemi primitivë. Të pakten për kortezi të udhehiqemi nga fjala e urtë latine: "Mos ia ban atij tjetrit atë që nuk ke qejf me ta ba kush ty". E vetmja gjë intersante ose zhvillim pozitiv ka qenë një nismë e të rinjve prishtanase dhe beogradase për të dialoguar me njëri tjetrin. Pse a mendoni ju se edhe këta të rinj nuk e dijnë se sa gjaku është derdhur në Kosovë nga ish-kolonizatorët serbë!? Sigurisht që e dijnë, por aftësi është që mbi plagët e rënda të vendosur ilaçi i PAQES dhe TOLERANCËS. Me këtë gjuhë urretje kam lexuar edhe disa postime dhe shfrime ose shkrime të bëra për pasaportat greke që kërkojnë të marrin disa shqiptarë në Greqi, që për mendimin tim nuk ka asgjë të keqe, ashtu sikurse kanë pasur dhe kanë nënshtetesi jugosllave me mijëra shqiptarë, kanë mbaruar studimet e larta ne Beograd shumë vite më parë, kanë qenë martuar dhe pasur femja po me shtetas serbë etj., shembuj që tregon se shqiptarët në një farë mënyre kanë qenë të lidhur me lidhje martesore e gjaku me populljt sllavë. Kjo ndodh edhe me shqiptarët këtu në Amerikë, ku jo të pakët janë lidhjet martesore me popujt ose nacionalitete joshqiptare. Askush nuk ka thenë asgjë pse ka marrë dikush ose më konkretisht unë jam në nënshtetesi amerikane. Amerikanët nuk më kanë bërë me zor ndonjë njeri të marrë nënshtetësinë, por kanë qenë shqiptarët që kanë bërë kërkesën, dhe kanë bërë betimin si shtetas amerikanë. Po tregoj një shembull që e kam përjetuar në Shkodër në vitin 1999.
Shkolla ime e gjuhëve te huaja të qytetit ku kam punuar mësues, ishte caktuar nga Prefektuara të bënte regjistrimin dhe sisteminin e kosovarëve në familjet bujare shkodrane dhe institucionet fetare. Sëbashku me tre nxenës shkojmë tek disa porsaardhur dhe mbasi u ofrojmë mireseardhjen, i orientojmë të akomodohen në Pallatin e Sportit të qytetit (tek Stadiumi) i kërkojmë të regjistrohen dhe në ato çaste një çift shkodran më thotë se është në gjendje të marrë në shtepinë e tij 12 femijë dhe nënën e tyre, por që
gjashtë prej tyre do të qëndrojnë për të fjetur në shtepinë e kusheririt të tij që ishte ngjutur me të dhe kishin të njëjtin oborr. Ok. i thashë një nëne me shume femijë që të bëhet gati dhe do t'i gjejmë një makinë dhe të niset në shtepinë e çiftit të ri. Pyetja e parë që më bëri nëna me shumë fëmijë ishte!? A JANË KAURRË KËTA KU UNË DO TË SHKOJ!? Dy koleget e mia mësuese që gjendeshin në ato momente pranë meje u stepën dhe u zunë ngushtë me pyetjen e nënës. Ata u munduan ta qetësonin nënën, duke i thënë se çifti i ri
është shqiptar nga qyteti. Ajo mbasi e mori vesh që janë katolikë të ndershëm dhe bujarë, serish këmnguli se nuk shkoj në shtëpinë e KAURRIT... 
Ja pra me këtë urretje nuk ndërtohet asgjë. Çifti u largua dhe u ndie shumë i fyer, jo se i gjeti identitetin fetar, por se e fyesi si shqiptar, sepse më përpara e pyeti se çfare feje kishte sesa a ishte apo jo shqiptar!? 
Edhe një herë i mbylli mendimet dhe kujtimet e mia duke thenë se serbët nuk kanë pse bojkotojnë zgjedhjet serbe ashtu sikurse kosovarët (që kanë një flamur e hymn nacional të ndryshëm nga shteti "amë") nuk kanë pse BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË Kosovë...
Nuk kemi të drejtë të futemi në punët e brendshme të një shteti, duke i bërë thirrje BOJKOTO, BOJKOTO, BOJKOTO ZGJEDHJET NË SERBI!, sepse Serbia nuk është Kosovë dhe anasjelltas. Unë nuk e kuptoj se për cilën DEMOKRACI flitet më tej kur nuk kërkohen të bëhen zgjedhjet në një shtet që nuk flet shqip!?

 ----------------------------------------------------------------------

 

 Keze (Kozeta) Zylo

Këze (Kozeta) Zylo

 Bio
Kozeta Zylo ka lindur në Tepelene në një familje mezhgoranase me tradita të shquara atdhetare.
Pasi diplomohet për gjuhë dhe letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit më 1979) punoi deri në vitin 1997 si mësuese e Letërsise shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë që përfundon studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.
E spikatur që në vitet 80 për prirjet dhe qëndrimet e saj anti-konformiste, për të cilat provoi dhe ulje në detyre, znj. Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.
Mori pjesë aktive në krijimin e Partise Demokristiane të Shqipërisë: që nga themelimi i saj ishte anëtare e kryesisë dhe në vitet 1994-1995, Sekretare e Përgjithshme e saj.
Ajo e ka ushtruar me një dashuri dhe pasion të veçante profesionin e mësuesisë, ku dhe ka gëzuar gjithmonë respektin e studenteve dhe të kolegëve të saj.
Si një mësuese e apasionuar, ka qenë mjaft aktive në shtypin e përditshëm periodik, dhe organizatore, regjizore e spektakleve të gjimnazistëve të Tiranës, etj.
Në Shkurt te vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në SHBA, ku integrohet me kulture dhe dinjitet në kolegjet e New Yorkut.
Në New York vazhdon kualifikimet e mëtejshme në kolegj, ku aktualisht është pedagoge në Globe Institute of Technology në Manhattan dhe shquhet ndër veprimtaret më aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Vit për vit ka organizuar festën e Flamurit në mjediset shqiptaro-amerikane, ku kanë qenë të ftuar kongresmenë dhe ambasadorë, për ta ngritur dhe me lart, zërin e Shqiperisë.
Ajo është e zgjedhur anëtare e Keshillit Botues të Librit ne New York.
Përmes veprimtarise se saj të dendur si dhe krijimtarisë së kahershme publicistike, letraro-artistike, veçanërisht në poezi, Kozeta Zylo ka fituar respektin e studentëve shqiptarë në New York, të komunitetit shqiptar në SHBA etj.
Kohët e fundit, ajo është prezantuar përpara publikut shqiptaro-amerikan me librin me poezi “Monumenti i Lotit”, ku promovimet ishin madhështore të cilat u pasqyruaran denjësisht nga TV-të dhe gazetat e ndryshme shqiptare, si në New York ashtu dhe në Tirane.
Eshtë e martuar me z. Qemal Zylo dhe ka dy vajza, Valbonën dhe Klodianën.


Rreth librit të parë

Kozeta Zylo - Një penë e vogël në duart e njerëzve halleshumë !

-- nga BEQIR SINA, Nju Jork

Zylo: Me lotin desha te jepja, se memedheut tone, tokes sone te shtrenjte, zanave te bukura te malit, kurre, kurre nuk ju ndane lotet, nga syte e tyre, por e gerryenin trupin dhe linin gjurmet dhe dramat neper te cilat ka kaluar toka jone e lashte. Desha te jepja, Kosoven martire, qe dhe pse ne mijevjecarin e ri, akoma derdhet lot per pavaresi, te ngrija zerin nepermjet vargut se Çamerise duhet t'i kthehen tokat e gjysherve te tyre, qe u pushkatuan dhe debuan nga pronat e tyre, ndaj me kete dalte skalis vargjet.

Globe Institute of Technology - MANHATTAN (NY): Studentet, koleget, adhuruesit, familja se bashku me intelektualen poete Kozeta Zylo, kane organizuar promovimin e librit "Monumenti i Lotit" ne njerin prej mjediseve te kolegjit Globe Institute of Technology. Promovimi i ketij libri qe ishte disi i veçante per nga ana profesionale dhe interesimi (rreth 250 vetë), do te shenoje rikthimin e artisteve, shkrimtarve, poeteve ne Amerike, pas asaj periudhe te sukseseshme promovimesh, qe kaloi diaspora shqiptare ne SHBA, vitin qe lame pase. E ka titulluar librin"Monumenti i Lotit", monument siç thane oratoret: "Jo nga ata monumentet e diktatoreve qe shemben çdo dite - por nga ato monumente loti qe rrjedhin ne faqet e çdo njerit, behen krip e gure, skaliten deri ne pavdekeshmeri... Aty poetja ka "skalitur" me dalten e zemers, plot pathos dashurine e madhe qe ka per familjen e saj - burrin Qemalin, vajzat Klodianen dhe Valbonen. "Monumentin e Lotit" per atdheun e saj, per vendlindjen e saj Mezhgoranin, per Tiranen, per Kosoven e Çamerine. Ajo di t'u ngreje "Monumente Loti" nepermjet poezise se saj ne kete liber te pare edhe deshomreve, luftes dhe trimerise ashtu si bukurise, lumturise, brenges dhe mallit.

Kishte thene, qe ne ditet e para te kthimit nga Shqiperia kur e pate vizituar pas 9-vjeteve, se ate qe beri me promovimin e librit te saj ne Tirane - do t'a bente edhe ne Nju Jork. Vendosi keshtu, dhe e beri!. Jo se kishte lene ndonje gje pa arritur suksesin e pare ne Tirane, por se ne Nju Jork, ajo ka aq shume miq, shoke dhe kolege sa pa ate promovim qe beri do t'u ishte "borxhli" te gjithe atyre rreth 250 bashkeatdhetarve, intelektuale, afariste, poete, shkrimtare, artiste, muzikane, pedagoge dhe studentet e Globe Institute of Technology e te kolegjit Bermans Orst. E gjithe kjo ngjarje e madhe kulturore, me permasa e vlera artistike shenoi rikthimin e aktiviteteve te munguara ne bashkesine shqiptare ne Amerike. Ndaj dhe emocioni e gezimi nuk munguan e ishte krejt ndryshe. Pjesmarresit, ne kete promovim u larguan per disa çaste nga brenga e mergimit dhe hyne si "pa pritur e pakujtuar" ne boten e bukur te vendlindjes. Promovimi qe si nje spektakel - i cili u dhuroi sejcilit kenaqesin qe e shijoje me permovimin e librit te pare te poetes intelektuale "Monumenti i Lotit" autores Kozeta Zylo.

Roland Gjoza, shkrimtar e regjizor i mirenjohur nga Tirana, recenesuesi kryesor i ketij promovimi, thote se: "Po mendoja per lotin, si mund ta paraqese lotin nje skulptor dhe m'u kujtua nje thenie e Bethovenit kur shkroi simfonine e nente: "Gezimi vjen nepermjet dhimbjes". Po me erdhi nder mend gjithashtu vargu biblik i Nene Terezes "me shume se per buke kemi uri per dashuri". Keto asosacione, tha ai, me gelonin ndersa lexoja e rilexoja poezite e Kozetes, nje ndajnate ne shtepi dhe i kisha harruar te gjitha adresat. Isha nje njeri i lire ne nje bote qe me perkiste mua, ne nje bote te re, ideale, qe e kishte krijuar poeti. Ato dy ore te mrekullueshme nuk isha me ai njeriu i pasigurte, i mberthyer nga ankthi per te paguar billat, me nje ndjenje te çuditshme, sikur po qendroja disi pezull as ne qiell e as ne toke. I menduar nga dilemat, i permbytur nga melankolia lenguese qe te shkakton nostalgjia, jo s'isha ai qe jam mesuar te njoh te vetja; njeriu i lodhur ne rrugen e mundimshme te integrimit.

Gjezo vijoj se "Ne Globe Institute me beri pershtypje nje pedagoge qe ne kohen e lire hapte kompjuterin dhe shkruante poezi. Pastaj ua lexonte studenteve ashtu thjeshte, e frymezuar, perplot emocion. Nje dite me tha: "Roland, eja te te lexoj nje poezi". Ishin vertet vargje te ndjere dritherues, me nje dashuri te veçante prej nene te dhembshme per vajzen e saj, Valbonen. Nje here tjeter, me nje ton disi alarmues, plot ankth dhe revolte, me lexoi nje poezi per Bardhyl Ajetin, gazetarin e Bota Sot te vrare mizorisht per fjalen e tij te lire. Per Kozeten mund te shkruhet shume po ky eshte libri i saj i pare. Le t'i leme fjalet me te mira per librat e saj te mevonshem.

Prezantuesen dhe udheheqesen e promovimit te librit "Monumenti i Lotit" te Kozeta Zylos e beri me shume profesionalizem dhe çiltersi e bija e saj Klodiana. Xhevat Limani, regjisor, dramaturg e aktor, i dha edhe me shume ngjyra poetike, ketij promovimi me interpretimin e disa pozive te zgjedhura nga "embelsia" e faqeve te ketij libri. Muzika qe "notonte" ne çdo fragment nga notat e pentagramit, pasuruan programin, luajtur me plot mjeshtri nga kengetari i njohur Frederik Ndoci. Kendoi edhe Bujar Gega kengen qe ne kor u kendua nga rreth 200 pjesemarresit.

Pershendeten: Ryan Buck - Dean Student Services, Mailinda Myrto, Roland Gjoza, Frederik Ndoci recitoi "Polena e Puthjes" dhe Udhetimi me shkronjat, Xheraldo Montone, Pandeli - Pierre Simesia recitoi "Dy Statujat", Ikbale Cefa poezine, "Klodiana Engjelli im". Shqipe Biba, Pellumb Kulla, Naum Prifti, Mikele Arapi, piktor i tablos "Monumenti i Lotit", Zef Nacaj, Lavdie Balili, Entela Barci, pedagoge e muzikes, ne violine me nje pjese te kompozitorit te madh Bach, dhe" Lule bore". Me pas pershendeten edhe Iliriana Sulkuqi me poezi, Egezonjeta Nivokazi vajza nga Kosova recitoi "Cicerrim mirenjohje". Liri Alla dhe Lindita Fekushi, gjithashtu foli dhe Vera Preci nga salla, Valbona Cano. Xhevat Limani recitoi Cameria, Pengu im Kosova, dhe "Monumenti i Lotit", Shqiperine e kam per jete dhe Festa e Flamurit u recitua nga dibrani Fehmi Arapi. Ne fund u shtrua nje koktejl dhe u kalua ne nje program te pasur argetimi me kenge e valle popullore e te muzikes.

Majlinda Myrto: Qe ne strofen e pare poetja therret per padrejtesite qe i jane bere popullit shqiptar, popullsise çame:

Klithin zerat nga nentoka, Ç'ben keshtu, o Evropa plake, Jemi çamet te masakruarit, Po kullojme akoma gjak!

A nuk te emocionojne keto vargje dhe te bejne te ngresh zerin me force perballe kancelarive memece te Evropes ?

Steve Galegor, sherben ne Staten Island si Pastor dhe eshte inxhinier arkitekt ne profesion: "Ju faleminderit, qe me dhate rastin te them edhe une dy fjale ne kete promovim. Shqiptaria ma ka pasuruar mua jeten time. Pasi une mesova shume gjate kohes qe jetova ne Shqiperi. Ajo çka une mesova atje eshte se nuk duhet harruar asnjehere por duhet mesuar me shume. Une ndjej nje kenaqesi te veçante kur ndodhem mes jush, pasi qe shoh sesa ju jeni te lidhur me atdheun tuaj. Poezise se Kozetes i perket nje fjale e cila eshte marre nga ungjilli ku thuhet se "Keshilla ne zemren e njeriut eshte uji i thelle por njeriu ne mend do te dije te mbledh nga ai ujin" ( F.U.20:5) Kjo thenje na ngjitet te gjitheve ne qe e ndjeme kete. Libri i Kozetes ka shume vlera perbrenda. Ashtu siç eshte nje poet i cili ka aftesi t'a nxjerre nga ai thesar ate qe ne na terheq me shume. Falemideroi Kozeten qe ka marre "guximin" me çiltersi dhe sinqeritet te ne pasqyroje ne ndjenjat e saj. Poezia eshte nga ato gjerat qe nuk mund t'a beje çdo njeri. Ne poezi te bejne pershtypje fjalet "e pathena", ato gjera qe nuk i shprehim dot, por i kuptojme fare mire."

Ryan Buck - Dean Student Services: "Jam me te vertete i lumtur qe te jem prezent ne kete promovim te komunitetit shqiptar. Ashtu siç jame i lumtur qe ndihmoj dhe i jap mesim ketij komuniteti me studentet qe marrin mesim ne kete kolegj. Ndersa sot, kemi nje kenaqesi tjeter qe te gjithe ne po kontribojme te nderojme krijimtarine e pedagoges sone znj. Kozeta Zylo. E cila, eshte pjese e stafit te pedagogeve te kesaj shkolle te larte. Shkolle e cila promovon dijen e te gjithe studenteve nga e gjithe bota edhe te studenteve shqiptare. Jam me te vertete i lumtur qe ndodhem midis jush dhe t'i uroj suksese poetes Kozeta Zylo."

Geraldo Montone - Arberesh pedagog i kolegjit Globe Institute of Technology: "Une flas si shqiptar, une jam krenar se jam me ju! Jam ketu t'i urojme suksese Kozetes. Kozeta eshte nje inspiracion per mua dhe lexuesin e saj, nje inspiracion per burrin dhe femijet e saj. Kozeta eshte nje zonje e madhe kur ecen, kur flet, kur jep mesim dhe kur shkruan poezite. Ajo te ben te qeshesh edhe athere kur nuk ke nder mend, te bene me humor edhe kur je i merzitur. Te ben edhe me afer atdheut edhe kur je kaq larg tij nepermjet poezive te saj."

Pandeli - Pierre Smesia, shkrimtar: "Libri i Kozetes, eshte " Monumeti i dashurise! Monumenti i erresires! Monumenti i nenes per femijet e saj ! Monumenti qe kemi ne Shqiptaret!. Zonja Kozeta Zylo me kete liber nuk na vjen vetem si poete, por kjo vjen edhe si nje "skulptore" meditore. Vjen si piktore sepse, ka "skalitur" nepermjet poezise mallin e Mezhgoranit deri tek dashuria dhe dhimbja ne te gjithe Atdheun e saj. Ajo vjen si skulptore e dy Monumenteve te atij te Ali Pashe Tepelenes dhe te Munomentit te Lotit."

Shqipe Biba - gazetare: "Sapo u ktheva nga Kosova ku mora pjese ne nje mision humanitar dhe erdha ne kete promovim t'i uroj perzemersisht Kozetes suksese ne krijimtarin e saj. Te na dhuroje me shume poezi qe "çajne" shpirtin e lexuesit. T'i dhuroje me shume krijmtari te gjithe atyre qe e ndjejne thelle ne zemer poezine e Kozetes dhe plagen e mergimit. Monumenti i Lotit eshte monumenti i te gjithe shqiptareve kurbetqar."

Pellumb Kulla - Ish Ambasador, shkrimtar e regjizor: "Eshte me te vertet nje kenaqesi madhe te marresh pjese ne nje promovim te ketille ku marrin pjese kaq shume intelektuale, shkrimtare, poete, artiste e afariste te komunitetit. Kozeta dhe bashkeshorti i saj Qemali jane nje familje shume art-dashese dhe ndoshta nga me art-dasheset qe ka komuniteti yne ne SHBA. Poezia dhe arti eshte ne shpirtine kesaj familje. Ata jane edhe shume afer me te gjitha aktivitetet e komunitetit."

Naum Prifti - Shkrimtar i njohur: "Shume spontane jane bere ne Amerike, promovimit e librave. Ka nje krijimtari te madhe nga kolege e kolege. Libri i pare i çdo njerit prej nesh eshte nje eveniment i madh per autoren vet per familjen e saj dhe per gjithe letersine. Asnjehere nuk dihet se cili liber do te jete ai qe do te lere gjurme, qe do te hyje ne tempullin e letersise dhe do te hedhe hapa te sigurta dhe qe do te gjeje jehone te madhe ne zemren e mendjen e lexuesve. Dhe ndoshta do te mbijetoje me shekuj ashtu siç mund te na vije edhe sot rilindasit tane te medhenj Andon Zako Çajupi, Naim Frasheri, Fishta e nje sere autoresh te tjere, deri ne ditet tona."

Poetja intelektuale Kozeta (Keze) Zylo: "Ju faleminderit qe merrni pjese ne promovimin e librit tim, "Monumenti I Lotit" dhe ja keshtu mblidhemi se bashku si motra dhe vellezer te nje gjaku. Takimi i perbashket me ju, flet qarte per nje respekt dhe dashuri te pakufishme per letersine dhe poezine, qe eshte forma me e perkryer e saj. Dashuria ime me vargun, me poezine ka qene nje pasion i hershem i ndergjegjes dhe shpirtit tim, dhe keto copeza te shkeputura here rrufeshem e here qete-qete formuan kete liber me kete titull sa simobolik, po aq dhe te brendshem.

Ky ritual i dashurise dhe flirtit tim me poezine, ka qene nje ritual qe eshte kryer brenda perendeshes se frymezimit, dhe me ne fund arriti qe te shperthente duke ju falur kete liber. Duke lexuar keto rreshta ne mendje me vijne fjalet e Volterit, shkrimtarit, komedianit dhe enciklopedistit te madh francez (1694-1778) qe ne jete kam pasur vetem nje mik te sinqerte, LIBRIN. Sigurisht, qe eshte e shpjegueshme, ndarja me pjesen me vitale te jetes tende, me njerezit, me te afermit, me studentet, nxenesit, nuk ka se si te mos lene gjurme ne ate pjese te ndergjegjes tende, qe gjithmone eshte si nje roje personale, besnike, qe rri zgjuar per te shkruar diçka nga jeta ime apo dhe e tjetrit."


Poezi

Monumenti i Lotit

Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t'i mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s'u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.

Washington, Shkurt 2001


LOTI PIKTURË

Në trokun e kalit,
Gjej gjurmën e zverdhur,
Të qytetit tim,
Zbrazur perjetësisht,
Nga kalorësit e ikur!
E kam lënë pikën e lotit,
Pranë gurit të sofatit,
Në portën e shtëpisë sime,
Ndërtuar në lashtësi!
Hej udhëtar!
Në të rëntë rruga andej,
Fotografoje lotin tim,
Në pikturë do jetë kthyer,
Ndoshta nga më të cmueshmet,
Deri më sot,
Në muzeumet e botës!

Manhattan, 2005


MIRËNJOHJE AMERIKËS

Fluturoj si zogi i lirë mbi New Yorkun e bukur,
E mallënueshem shoh ishujt rreth kryeqytetit,
Gradaçielat e larta që bisedojnë me qiellin,
E statujën e Lirisë që më ngroh me diellin.

Por nuk mahnitem jo nga këto perla,
Mahnitem më shume nga ligjet shekullore,
Që mirë se të vini i thoni cdo emigranti,
Mjafton t'i zbatoni ato ne rrugë njerëzore.

Ështe i vetmi vend, që nuk njeh racizmin,
Edhe pse racist u treguam me të,
Villnin qeveritë, per imperializmin,
Si ujkonjat plaka, që s'shqyenin dot më.

Ja, ashtu më duket duke fluturuar,
Dhe hirin e robërise shkund ne Oqean,
Si amanet i te vdekurit, prush për Shqeperinë,
Ma digjni trupin, e hirin përhapeni mbi vatan.

Se zëri i lindur, në tymrat e kohës,
Është më i fuqishëm në zanoret e lirisë,
Mbyt krrakjet e sorrave e kukuvajkave,
E del mbi ta, sa lashtësi e Ilirise.

Une e di, dhe ju e dini, o zemra te prangosura,
S'e si na futën stërkëmbshin në vallëzimin e shqipeve,
E si dogjën historinë, me hellin e zjarrtë,
Dhe vodhën yllësinë, me gjuhën e mbrapshtë.

Ndaj Amerikë endem e lirë, në sytë e tu,
Që nga tempujt e gjer në shtëpinë e bardhë,
Nuk thartohem nga kataraktet e botës, uthull,
Por më ke rrëmbyer të tërën, si zambak i rrallë.

Manhattan, 2006


MOLLA E MIGJENIT

Nxorra nga sunduku, endrren e hershme,
Fshehur ne shpirt, strukur si kotele,
Te ikja larg, larg per te kafshuar,
Vargjet e Migjenit, mollen e ndaluar.

Ja erdhi dhe koha, qe si shtrengate me hodhi,
Ne nje bote te panjohur, hapin ndalova,
Kurreshtjen shpejt, nga dega rrezova,
Mollen e ndaluar, qe asgje s' shijova.

Molla e kuqe, krimbosur ishte brenda,
Kishte kohe qe priste dhe me nuk duronte,
Kalbesira e viteve i zbehte kurreshtjen,
Nga qullosja e saj, dhembi se kafshonte.

Me vargun e Migjenit ngrire ne buze,
E uritur vazhdoja te kerkoja,
Neper kopshte, zyra mondane qendrova,
Por mollen e ndaluar kurre se shijova.

Buza e ngrire si shege u ca,
Me rruaza te kuqe shkruajten ne gushe,
Mollen e ndaluar qe se shijove ketu,
Eshte ne dheun tend, mbjellur ne cdo fushe.

Brooklyn, Shkurt 1999


POLENA E PUTHJES

Puthjet e embla jane si flutura,
Qe fluturojne magjishem, ne hapesiren e zemres,
Ndezin gjakun, shtojne ritmin e jetes,
E etshem thithin burimin e veses.

Jam ngjizur e tera, brenda teje
Dy zemrat rrahin si nje e vetme,
Nuk lekunden nga stentet, muzgjet,
Levizja kryhet si deshire e perjetshme.

Ne prush le te digjet puthja, qershi,
Ne llaven e zjarrte te dashurise,
Une nuk do te jetoja dot pa te,
Do te ishja si kali gerdalle, ngordhur qe i ri.

Kjo ndodh ne syte e dashuruar,
Kur ti flocka puthjesh me lë ne buze,
E une ashtu e marrosur,
E vjedh floçken dhe e stampos ne gushe.

Tani si nje engjell me vjen puthja,
Kur shpirtrat bashkohen ne nje,
Shigjeta e shikimeve eshte tretur e tëra,
Dashuria perhapet si polenë ne të.

Keze (Kozeta) Zylo, Manhattan


VJESHTA

Vjeshta erdhi me gjethen e verdhe,
Duke pikturuar oborrin tim,
Si nje tapet te florinjte veshi gjithcka,
Biles dhe zemren time, paksa me trishtim.

E magjepsur shtrihem e tera,
Mbi gjethet si zemrat me vena, qe zhurmojne nen mua,
Kurrizin me perkedhelin me feshferimen e tyre,
Papritur nje gjethe keputet nga pema dhe me thote "te dua".

Oh, c'me kujtove vjeshten e Tiranes sime,
Ku ne kete stine gumezhinte shkolla,
Reniet e gjetheve nga pemet atje,
Preknin me bute se buzet e njoma.

Gjethja e verdhe me vjeshten e arte,
Te shton xhelozine paksa per gjithcka,
T'I lyen floket ne ngjyren e grunjte,
Si per t'i thene Henes, kam ngjyren tende, mos m'u nda!

E pershendes vjeshten e verdhe: mireseerdhe!
Gjethen e saporene e stampos ne dritare,
Dielli I perhimte rrezaton nga kapilaret e gjethes,
Si dehje te romances sime, luajtur ne kitare.

Staten Island, shtator 2005


KULLAT BINJAKE

Terrori ma kaploi shpirtin,
M'u fut ne trup, si hekur i nxehte,
Ku ne kullat digjeshin njerezit,
Nga avionet, zjarr, futur fshehte.

Nga ballkoni im cdo dite u shikoja,
Miss Bota, qendronit vite me radhe,
Ne cdo konkurs, ju kishit fituar,
Si nuse te bukura, mbi kal te bardhe.

U trondit bota, per te madhen hata,
Zinxhiri i vuajtjeve, do te ngrere kala,
Do te perhapet, terrori si nje murtaje,
Te mjeret njerez qe do t'i haje.

Tymi djegesire me shponte hundet,
Me bllokonte frymemarrjen, mushkerite,
Bashkohet me dhimbjen, per njerezit brenda,
Qe rane ne gracke ne te zezen dite.

Nga dritarja brenda, fjoll i zi futet,
Ne vend te diellit rrezearte,
Cajne lajmet, nderpritet puna,
Hedhje njerezish, varr, nga maje e larte.

U vra njeriu, LIRIA, u vra bota,
Filluan qeverite te villnin vrer,
Ec e jaket e mundimshme, te zgjidhnin, lëmshin,
Nga djallet e verdhe, qe mbollen aq tmerr.

Brooklyn, 11 Shtator 2001


Kushtuar Burrit te madh shqiptar,
IBRAHIM RUGOVES

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si në legjenda me shallin rreth qafës,
Kërkonte Lirinë e ëndërruar në shekuj,
Rrëmbyer nga barbarët, vrasësit e fjalës.

Brengën e dhimbjes e mora me vete,
Këtu në Manhattan me studentët ta ndaja,
Nuk mund të filloja mësimin e zakonshëm,
Pa një minutë heshtje, si shqipe të qaja.

U ngritëm në heshtje me lot në sy,
Peshën e lotit mbanim në supe,
Biles dhe të huajt që ishin aty,
U bashkuan me ne, në zi e në lutje.

Luftove mençurisht, pa shpatë gjakosur,
Salloneve mondane në çmendinë e kohës,
Ta merrje Kosovën në gjoksin e nënë Lokeve,
Shqyer nga kuçedrat në kthetrat e lojës.

Me vizionin tënd, trondite botën,
Kosovën martire, drejt Pavarësisë e çove,
U çane lajmet, flasin Presidentët,
Për vdekjen tënde të parakohshme.

Simboli i bashkimit mbete përgjithmonë,
IBRAHIM RUGOVA, burr i rrallë,
Globi i botës, si zgavër duket,
Pret Kosovën, me shekuj ndarë.

Këze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006


HISTORIA E KAFSHUAR

Atdheu im,
Pse mundohen "Ata"
T'i varrosin mekatet,
Gjerat e kobshme katran,
Mjere shamizezat nena,
Qe mbi mollezat e fishkura,
Kalon currili i lotit,
Per djemte e tyre qe vane.
A do te gjendet nje dite,
E verteta e brishte e historise,
Qe gjeneratat mos te konfuzohen,
Dhe une mos te behem xhind,
Qe me thonje shtrigash,
Zhgarravinat e historise t'i gris!
Ndoshta do te duhet pune,
Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi,
E qe studentet e mi,
Mos te shkojne me hamall neper Evrope.
Por me forcen e Atdheut,
Dhe krenarine e te pareve,
Te ndalojme vrasesit gjakftohte,
Qe Shqiperia mos te jete me,
E kafshuar si ne vitet 1912-te,
Por e bashkuar me te gjitha trevat,
Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar.
E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet,
Jo me refren i kobshem,
Clirimi eshte ne 28?!
Clirimi eshte ne 29?!
Por per pikat kyce te historise,
Le te veshim gunen e bashkimit,
Dhe ne mos te vuajme me
Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!

Manhattan, Prill 2005


HEU KOSOVE!

Ma blove shpirtin, nen mokrrat e Evropes,
Kur copetohej trupi si me hanxhare,
Therrte gjoksi, nga rrjedha e plages,
Ku vendosej fati nga kasape te marre.

Me lere te endem e lire,
E te vije aty, ne token time,
Dhe pastaj te perulem ne gjunje,
Pa ushtare me tyta, rreth zemres sime.

Qe syte e mi, mos te hedhin lot,
Si shelgje lotues per te renet,
Por loti im le te kthehet ne kokrriza,
Ku te godas si bresher, ata qe skermitin dhembet.

Dua te thyej hekurat qe te rrethojne,
E te futem ne shpirtin tend gjigand,
Le te mbushem andej me frymen tende,
E te ringjall fizikisht heronjte,qe per ty jeten dhane.

Heu Kosove!
Me dramen tende ne shpine,
Ecje, luftoje dhe asgje s'te ndalte,
U desh fundi i nje shekulli,
Qe lufta tende, shkeputjen nga Serbia te shpallte.

Pavaresia tende e afert,
Nuk eshte me imazh hyjnor,
Ne te jane murrosur shpirtrat,
Qe premtimi i dhene te jete burreror.

E nese ju gjykates boterore,
Rivrisni shpirtrat e murosur,
Trupat e shenjta te tyre,
Do ta kthejne ne legjende, lirine e burgosur.

Manhattan, Prill 2005


GOZHDËT E KRISHTIT
Kushtuar Nene Terezes

Si gozhdët e Krishtit I mbaje, dhimbjet e të mjerëve,
Në trupin tënd të vogël femëror,
Nuk ndjeve lodhje, në shërbimet e tyre,
Po frymë e jetë u dhe, nga shpirti tënd hyjnor.

Në ballin tënd me vija kaltërsie,
Pikturohet mirësia, si një shenjtore,
Plagët dhe qelbin nga trupi jua hiqje,
Me buzët e tua, dashuri mëkove.

Në lutje e përshpirtje me duar mbledhur,
Një shërbëtore e Zotit ngele përherë,
Rrudhat e ballit në fisnikëri derdhur,
Mëncurinë japin, një stoli me vlerë.

Në sytë e tu pasqyrohet Zoti,
Me krahët ëngjëll ne fluturim,
Bekon cdo zemër plaku e fëmije,
Me zemrën det, gjer në adhurim.

O nënë e madhe, o bijë shenjtore,
Të sëmurët me lebrozë, në gji I fute,
Nuk pyete nga infeksionet, mikrobet ngjitëse,
Por si bijë e Krishtit i largove tutje.

Rrënkimet e fundit në sy jua merrje,
Me ballsam shpirti I shëroje në flakë,
Vdekjen e zezë, nga trupi ua hiqje,
O nënë Tereza, melhem për plagë.

Atje ne Kalkutë, ti prehesh e qetë,
Me detyrën e lartë, si adhuruese e Zotit,
Bija e Shqipërisë, frymëzim qiellor,
Mbrujtur nga brezat, fyrmë e qëmotit.

New York, 1997


DY STATUJAT

I mora statujat dhe I vendosa me radhe,
Ne hollin e bukur te shtepise sime,
Secila mbart historine e saj,
Ca me lufte e ca intime.

Midis ketyre statujave,
Dy qendronin hijerenda,
Njeri papritur nxorri ushtrine,
Tjetri ushtrine me kalane brenda.

Xhorxh Uashingtoni si Presidenti i pare,
Krenohej per Ameriken e lire,
I vetmi vend ne bote akoma,
Qe s'pushkatoi fjalen e lire.

Te lutem, hidhet Ali Pasha,
E c'bere ti me shume se une?
Ti shkepute Ameriken nga Franca e Anglia,
Une shkeputa Shqiperine nga Greqia dhe Turqia!

Une, thote Uashingtoni,
Po flas ketu nga toka ime,
Kjo shtepi qe sheh ketu,
Eshte nje pjese e Amerikes sime.

Edhe une thote Ali Pasha,
Kam vend nderi ne kete shtepi,
Eshte stermbesa ime prej gjaku,
Qe historine kurre s'e flaku.

Staten Island, korrik 2004

 Mr. sc. Myrvete Dreshaj – Baliu

Fakulteti i Edukimit, Prishtinë

 

 

 

DIMENSIONI KOMBËTAR DHE KRIJUES I  JUSUF GËRVALLËS

 

 

E nisëm aktivitetin për Jusuf Gërvallën këtu në Deçan gati dy dekada më parë, së pari si aktivitet kombëtar dhe së dyti si aktivitet kulturor, sepse për këto dy premisa na jepte mundësi qasjeje veprimtaria e Jusufit dhe e bashkëmendimtarëve të tij Kadri Zeka e Bardhosh Gërvalla. Biografia e tyre më së miri reflektonte gjeninë e krijuesit dhe ashpërsinë e konfliktit të tij me pushtuesin, të cilat realizoheshin njësishëm brenda tyre.

Çka të thuhet sot për Jusufin 25 vjet pas vrasjes? Për jetën dhe veprën e tij, para dhe sidomos pas vrasjes, një numër i studiuesve dhe kritikëve shqiptarë kanë botuar tekste publicistike, studime dhe vëllime në trajtën e monografive. Tekstet e tyre zakonisht kanë pasur karakterin e vlerësimeve e rivlerësimeve letrare e historike, si dhe vendosjen e veprës së tij në kontinuitetin e letrave shqipe. Qëllimi ynë është, që në rrjedhat e këtij kontinuiteti historiko-letrar, shpesh të prishur me kritere jashtëletrare, të shohim Jusuf Gërvallën, me një qasje që është e zakonshme në jubilarët e veçantë të tij.

 

I

Dimensioni i parë ka të bëjë me trashëgiminë, përkatësisht me familjen, e cila ka pasur ndikim të rëndësishëm në ndërtimin etnofilozofik të tij, për të vazhduar më tej me përmasat e tjera: përgatitjen arsimore, kulturore, shkencore, intelektuale dhe politike. Deri më tash është vlerësuar veprimtaria e tij atdhetare, si  pjesëtar i lëvizjes historike për çlirim dhe bashkim kombëtar, e cila lidh momente të caktuara historike të lëvizjes kombëtare të vitit ’68 me vitin e madh ’81. Angazhimi i tij e ka çuar përpara dhe e ka plotësuar lëvizjen me intelektualë të kohës, për të cilët ajo kishte nevojë, sidomos pas rënies së tretë në burg të Adem Demaçit. Por, emri dhe vepra e tij, në lëvizjen kombëtare dhe në kulturën e letërsinë shqiptare marrin përmasa të reja veçanërisht pas vrasjes së tij. Kështu, historia e vrasjes së tij, pikëpamjet politike dhe vepra e botuar apo e lënë në dorëshkrim, do të përplotësojnë njëra-tjetrën, sa me përmasat kulturore e historike të angazhimit të tij politik, aq edhe me vlerat letrare e estetike të shkrimit, interpretimit, përkthimit etj.

 

II

Dimension në vete, nga shkrimet e botuara gjer tash, ka paraqitur krijimtaria letrare e tij, poezia: përmbledhjet poetike, “Fluturojnë e bien’’, “Kanjushë e verdhë”, “Shenjat e shenjta” dhe proza: romani “Rrotull”, ndërsa ne sot këtij dimensioni i shtojmë në të njëjtën përmasë edhe publicistikën, më saktë esenë politike, por pa e lënë mënjanë edhe tekstin dramatik.

1. Poezia

Poezia e Jusuf Gërvallës është një rrëfim lirik që niset nga frymëzimi sublim, real e i prekshëm, për të krijuar më tej tërësi kuptimore të strukturës poetike të saj. Teksti poetik ndërtohet si rrëfimin subjektiv, nga perceptimi i rrafshit të simboleve personale në rrafshin e shenjave kolektive: Nënës, përkatësisht Shtëpisë dhe Vendlindjes përkatësisht Atdheut.

E megjithatë, poezia e tij në rrafshin tematik është e gjerë, ajo bartë esencat e universit letrar të letërsisë bashkëkohore shqipe.

Në rrafshin e ideve është e pasur, ka palcën e shenjës kombëtare, jo si retorikë a patetikë, po si burim origjine.

Në rrafshin emocional është medituese dhe e hapur, e përjetuar thellë dhe natyrshëm nga një shpirt i ndjeshëm lirik.

Në rrafshin estetik reflekton shprehshmëri të vazhdueshme kuptimore, pa përpjekje për estetizim dhe hermetizim të saj, por me një kuptimësim metaforik më të hapur e krijim simbolesh vetjake e të rikuptimësuara.

 

2. Romani

Romani “Rrotull” i Jusuf Gërvallës, i shkruar dhe i përfunduar për të gjallë të tij, por i botuar vetëm pas vrasjes(1983), paraqet një zhanër shkrimi që sjell elemente të reja e origjinale në lëmin e ligjërimit romanor. Ai sjell risi, sidomos, për mënyrën dhe organizimin e rrëfimit, për rolin e rrëfyesit, për procedimin e ligjërimit, për pasurinë gjuhësore dhe për elementet etnografike, të cilat ndërtohen mbi gjuhën e mjedisit. Edhe vetë titulli i romanit “Rrotull” mëton të shenjojë formën e ndërtimit dhe zhanrin e shkrimit.

 

 I gjithë romani “Rrotull” sjell një sistem shenjash, ku rrafshi i gjuhës së rrëfimit përligjëson strukturën e ndërtimit të brendshëm kuptimor (të ndërtimit të temës, të ideve, të ngjarjeve, të veprimeve të personazheve dhe të vetë fatit të heroit), si dhe formën e ligjërimit (të ndërtimit të një sistemi të veçantë komunikimi artistik), ku shenja - të folurit figurativ popullor ose me rrotulla, siç thuhet në Dukagjin, ngrihet në strukturë letrare të shkrimit.

 Përmes një fabule të thjeshtë, sikurse në përrallën popullore kodifikohen nyjat e rrëfimit të ngjarjes, rreth së cilave zënë e thuren ndodhitë njëra pas tjetrës, shtresohen përmasat e zhvillimit të një mjedisi dhe shpalosjet e gjendjeve të brendshme psikologjike të personazheve.

Emërtimi i veprës, më në fund, ka të bëjë edhe me personazhin kryesor të romanit, Ketë Avdinë, jeta e të cilit ndërtohet dhe bartet në hapësirë dhe në kohë, herë si figurë e përrallës, herë si njeri i zakonshëm, e herë si hero i zhvillimeve historike në një mjedis të caktuar e më gjerë. Këtij personazhi, që sigurisht, na del më shumë i formësuar se sa të tjerët, sikur i japin të gjithë diçka nga vetja, për ta ngritur si shenjë-figurë, i cili pastaj bëhet bartës i dramave të tyre të brendshme shpirtërore dhe lidhës i fijeve të rrëfimit tekstor. 

Krijimi i episodeve dhe tablove të veçanta, që realizohen bukur në këtë roman, kanë një vendosje kompozicionale të lirë, dhe dalin me situata të papritura, herë të reales e herë të ireales.  Kjo strukturë e poetikës së romanit përplotësohet, jo përmes tablove të gjera epike të ngjarjeve të mëdha historike, por përmes ngjarjeve e ndodhive krejt të përditshme, nga rrjedhin situata të përgjithshme jetësore, si varfëria, kurbeti, vetmia, mendësitë  e vjetra, thashethemet, apo edhe shpërthimet emocionale, frustrimet e rebelimet.

 Romanin e karakterizon shpalimi i botës së brendshme të personazheve me një lidhje të thellë me mjedisin, që realizohen përmes monologjeve e dialogjeve karakteristike, kapërcimeve dhe ndërhyrjeve të pasura, pehatjeve shpirtërore lirike me nuanca filozofike. Që të gjitha këto elemente barten herë nga narratori e herë nga personazhet, në përpjekje për të gjetur shtigjet e daljes nga amullia e mjedisit që i rrethon, prandaj heronjtë dhe situatat në të cilat gjenden zhvillohen në lëvizje të pashmangshme, por rrethore.

 

3. Drama

Drama “Procesi” i Jusuf Gërvallës është vepra e fundit, e shkruar në rrethana të veçanta historike, jetësore, intelektuale dhe politike, e cila përbën një tërësi personazhesh tipike, të ndërtuar për qëllime pragmatike. Ajo artikulon  ngjarje konkrete të ndodhura atyre ditëve në Kosovë, e të ndërtuara mbi proceset gjyqësore-politike, pothuajse të përditshme, që kryheshin kundër shqiptarëve në ish-Jugosllavi. I tërë procesi është mbështetur kryesisht në një fakt: mënyrën e gjykimit të veprimtarëve të Lëvizjes ilegale pas demonstratave të vitit 1981, të cilat reflektuan një reagim historik të kujtesës kombëtare të shqiptarëve për çlirim jo vetëm kombëtar, por sikur del këtu edhe social, politik e ideologjik. Drama ka një ndërtim skematik në  modelin e trakteve dhe pamfleteve politike të kohës. Ajo edhe është shkruar për të përmbushur pikërisht ato synime.

E veçanta e kësaj drame theksohet sidomos për faktin se është shkruar nga krijuesi me vizion dhe me rezultate të arrira në fushë të letërsisë, që deri atëherë e kishte mbajtur të ndarë pikëpamjen politike të tij me konceptin e krijimit letrar.

 

III

Dimensionin e tretë të jetës dhe veprës së Jusuf Gërvallës e paraqet publicistika, një fushë e realizuar kryesisht në shtypin ilegal të kohës. Ajo është pjesa më e sipërshfaqur ku pikëtakohen jeta dhe vepra e Jusufit në ‘misionin’ e përbashkët kombëtar dhe estetik të tyre. Mirëpo, ende mbetet e panjohur një pjesë e shkrimeve të kësaj natyre (kryesisht esetë politike të botuara në shtypin ilegal të Kosovës apo të Perëndimit), sikur edhe e disa prozave dhe reportazheve të shpërndara në shtypin ditor të Prishtinës e të Shkupit.

Estetë e tij politike për sistemin kolonizues të Beogradit mbi Kosovën, portretizimi plotë ironi i Titos, vlerësimet politike për ngjarjet e vitit 1981 dhe sidomos paraqitja sarkastike e disa prej figurave politike të kësaj kohe nga radhët e shqiptarëve edhe sot mbeten të pakrahasueshme në letrat shqipe.

(Disa vjet më parë  kërkimet e mia në këtë fushë të gjenisë së tij letrare i kam përmbledhur nën titullin e përbashkët “Ik o natë, po këndon agimi”, një vëllim që nuk botua, i cili kujtoj, përfaqëson modelin e transformimit intelektual dhe letrar e artistik të tij).

 

Le të përfundojmë

Jusuf Gërvalla është figurë e rëndësishme e lëvizjes politike kombëtare, pa të cilin është vështirë të ndërtohet sinteza programore e lëvizjes politike të shekullit XX. Ai është intelektuali që ka lënë gjurmë në fusha të shumta të artit: letrar, përkthyes, publicist, kompozitor, artist, të cilin e ndërpreu fati historik kombëtar. Ai është poeti e prozatori, që u formua në gjirin e kulturës kombëtare dhe nën ndikimin e krijuesve të mëdhenj botërorë. Ai është modeli i së djeshmes që mund të bëhet shembull i së ardhmes.

Prishtinë, janar 2007

 

 

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Dega e Letërsisë

Prishtinë

 

 

Konferenca shkencore kushtuar 70-vjetorit të lindjes së Profesor Rexhep Qosjes

 

Prof. ass. dr. Begzad Baliu

Universiteti i Prishtinës – Fakulteti i Edukimit

 

 

EPOLEKSIKOONOMAT E PROZËS SË REXHEP QOSJES

(Prej relacioneve ekuivalente deri te qarku resemantik)

 

Një prej mënyrave me të cilat Profesor Rexhep Qosja i ka ndërtuar prozat e tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Një dashuri dhe shtatë faje” dhe “I ringjallur i penduar”, është edhe struktura e veçantë e rrafsheve kuptimore të toponimeve dhe antroponimeve.

Në këto vepra numri më i madh i personazheve vetë­shpjegohen sipas emrave dhe sidomos mbiemrave të tyre. Përmes kësaj veçantie të emërtimit autori ka realizuar efekte të shumta semasiologjike. Struktura e tyre gjuhësore e artistike reflektohet qoftë atëherë kur këto identifikohen si antroponime, patronime e mikrotoponime, qoftë atëherë kur këto para­qiten të organizuara si sisteme më vete: eponime, leksikë dhe onoma. Mes tyre autori ka krijuar raporte të shumëfishta motivuese e rimotivuese, konceptuale e kodifikuese, estetike e semantike,  sistemesh, fushash e dimensionesh gjuhësore e letrare.

*

Autori i romaneve “Vdekja me vjen prej syve të tillë”, dhe “Një dashuri dhe shtatë faje” Profesor Rexhep Qosja, është njëri prej krijuesve të rrallë, i cili ka shfrytëzuar mundësitë që përmes sistemit onomastik të arrijë efekte estetike, të krijojë një galeri personazhesh dhe të sugjerojë përmes tyre një botë po ashtu komplekse dhe sugjestive. Ai ka treguar prirje prej onomaturgu të vëmendshëm kur ka shenjuar dhe shënuar në detaje tipizimin e ambientit ku zhvillohet ngjarja, cilësitë e individëve dhe nofkat zbunuese të cilat reflektojnë kuptimin e brendshëm të tyre. Personazhet e romanit të tij, pothuajse pa përjashtim, kanë nyje të paravendosur, karakteristikë kjo e traditës sonë etnografike, prej të cilave autori arrin efekt të dyfishtë: onomastik, leksikor dhe estetik njëkohësisht. Madje tash së fundit, studiuesi Shaban Sinani ka tërhequr vërejtjen për nevojën e “hetimit të një nyjeje me funksion aristokratik që del edhe në ligjërimin etnografik”[1], që në projektin tonë hap fushën e kërkimit, nga struktura familjare e personazhit drejt trashëgimisë kulturo-historike të botës materiale dhe shpirtërore të personazheve dhe ambientit të qytetit të Vajazanit.

Në prozë dhe në dramë – ka thënë në një intervistë Profesor Rexhep Qosja, “gratë (si dhe meshkujt) mendojnë, flasin, sillen, veprojnë vetë, varësisht prej rrethanave jetësore, varësisht prej situatave konkrete”[2]. Ndërsa kryeperso­na­zhi i prozës “Laneti”, që këtu del në rolin e narratorit, duke shpjeguar mënyrën e shkrimit të tij, thotë: “shënoj emrat dhe mbiemrat e protagoni­stëve, profesionet e tyre, lidhjet familjare ose shoqërore, tiparet themelore të kara­kterit, emrat e vendlindjeve dhe të vendeve, qyteteve e fshatrave ku janë gjetur si dhe fundin e çdonjërit prej tyre”.[3]

Brenda romaneve dhe sidomos në kuadër të temave që trajtohen në prozat veç e veç, shumë personazhe, me sjelljen e tyre vetetimologjizohen si antroponime dhe patronime dhe vetëshpjegohen si verbalizime, ndërsa një numër tjetër i tyre zbërthehen edhe nga vetë autori:

-    për Xhaferin e Nallbanit thuhet se “punonte shalaxhi”[4];

-    për Arifin e Hamallit thuhet së është i “fortë si demat e Aqifit të Kasapit”;

-    për Arifin e Tëhuajzimit thuhet se ishte “njeri i sëmurë prej nervave”, pra ishte njeri i tëhuajsuar, i rrënuar nga dhuna pushtetare;

-  për Nadi Sitaxhiun thuhet se ishte “zejtar që punonte kalanica”[5];

-  për Skeren e Vidhaxhiut thuhet se ishte i prirë për të shikuar vithe;

- Për Trashen thuhet se: “Emri që kishte u përgjigjej jashtëzakonisht mirë vijave të jashtme aq sa edhe cilësive të saj shpirtërore: ishte e trashë, si thesi i mbushur miell; i kishte këmbët si shtylla e Teqes së Madhe; i kishte llërët më të trasha se qafa e buallicës së Makes; i kishte vithet e gjera, si të mushkës së Ramizit të Nurës; i kishte cicat e mëdha si të lopës së Canit të Kastratit[6];

Një numër tjetër i personazheve vetëshpjegohen më për së afërmi përmes patronimeve të tyre që në fakt janë toponime ose mikrotoponime të antroponomizuara.

Siç mund të shihet, jo për shkaqe formale e aq më pak historike, por para së gjithash për shkaqe simbolike, autori krijon edhe trajta të ndryshme të emërtimeve duke antroponomizuar leksikun, duke patronomizuar antroponi­met dhe toponimet dhe duke i zbunuar e madje epnomizuar ato veç e veç, përmes këmbimeve të rregullta fonetike e morfologjike, që kryesisht nuk dalin jashtë normave gramatikore të sistemit të gjuhës shqipe. Kuptohet, asnjëherë kjo nuk është e rastit, sado formal të duket motivi denominues antroponi­mik ose patronimik i demiurgut. Përmes simbolikës së emërtimit të personazheve, autori sintetizon karakterin e klaneve politike, shprehitë e grupeve kulturore e shkencore dhe pamjen feudale të tyre në jetën e një qyteti, që sigurisht për shkak të tyre dhe për shkaqe të tjera si këto edhe qyteti është emërtuar Vajazan, që po të verbalizohet, merr kuptimin e qytetit që ka zënë vajin. Kjo “është vepra në të cilën jeta shikohet me sytë e dhembjes”, ka thënë në një intervistë Profesor Rexhep Qosja:.[7]

Si paraqiten këto raporte ndërmjet leksikut që ngrihet në shkallën e nocioneve e simboleve dhe leksikut të antropono­mizuar. Një strukturë e pasur dhe e ndërtuar mbi “paradigma përmbajtësore e semantike”,[8] është arritur në tregimin “Horostati”, në të cilën Astriti paraqet kod në vete, pra paraqet kodin esencial (X), ndërsa personazhet e tjera rreth tij, sipas funksionit artistik dhe gjedhjes linguistike, paraqesin kodin e përbashkët formal (x1, x2, x3, x4, x5, përkatësisht X = x1 + x2 + x3 + x4 + x5). Në anën tjetër qëndron kodi esencial i Xhezairit të Gjikës (Y), por ai, meqenëse është i vetmuar (Y=Y’), ndaj tij personazhet e kodit x1, x2, x3, x4, x5 sillen edhe flasin veç e veç duke plotësuar mendimin e kodit (personazhit) esencial Y (y1', y2', y3', y4', y5', përkatësisht Y= y1'+ y2'+ y3'+ y4'+ y5'.

Kjo do të thotë se Xhezairi i Gjikës (Y) me konceptet e tij etike e estetike (të mirën, të madhërishmen, të moralshmen etj.), vetvetiu në mënyrë simbolike u kundërvihet koncepteve të X-it (x1 të së keqes, x2 të së shëmtuarës, x3 – dhunës, x4 - urrejtjes etj.), që x-i i paraqet përmes personazheve me emra simbolikë, prej nga edhe mund të krijohen relacionet ekuivalente: x1=x1’, x2=x2’, x3=x3’, x4=x4’, (….)xn=xn’.

Në formën e një skeme këto raporte do të mund të ndërtoheshin edhe kështu:

 

X1

=

Y1

 

 

X2

=

Y2

 

X               

X3

=

Y3

      Y

 

X4

=

Y4

 

 

X5

=

Y5

 

 

Mirëpo kompleksiviteti i këtij raporti, në leksikun e prozës së Rexhep Qosjes është edhe më kompleks. Me leksikun e prozës së tij mund të krijohen edhe raporte të tjera më të ndërliqshme semantike dhe resemantike, një prej të cilave mund ta ndërtojmë duke u nisur nga qarku etimologjik, të cilin ne këtu po e përplotësojmë dhe po e quajmë qark resemantik:

Në këtë rast, Astriti është referenca e parë, fjala e parë, është spektër konceptual, por bartësit e mendimeve të tij janë antroponimizuar dhe këtu janë personazhet e tipit antropo­zoomorfik dhe zbunues, që e rrethojnë: Dashi, Ujku, Meli, Besniku, Kajmaku dhe Galani, ndërsa Xhezairi i Gjikës, drejtpërdrejt bëhet rrezatim i kuptimeve dhe koncepteve etike e estetike, përmes të cilave dialogon me konceptet e “antroponimizuara” të Astritit.

Personazhet e tilla, prej situatave në të cilat gjenden, në të vërtetë prej strukturës përmbajtësore të prozës, fillimisht paraqiten si eponime, për të mos thënë eponomizohen, pastaj iu referohen dy rrafsheve: rrafshit leksikor dhe onomastik, kur veç e veç e kur njëkohësisht. Në të dy aspektet fjala është për resemantizimin gjuhësor dhe estetik të tyre. Fillimisht këtë strukturë e kisha parë më të thjeshtë, prandaj raportet e këtyre personazheve (me paradigmë eponimesh leksikore apo kuptimore) i quaja raporte konvencionale dhe lineare. Këtë strukturë të resemantizimit, Profesor Shefki Sejdiu, në një studim në fushë të gjuhësisë tash së fundi e ka quajtur qark etimologjik[9], një nocion që më së miri i përgjigjet edhe kompleksivitetit gjuhësor dhe estetik të ndërtimit të këtyre personazheve. Fjalësi onomastik i prozë së tij është një kompleks raportesh gjuhësore, letrare dhe semantike, prej të cilit mund të ndërtohen qarqe të tëra të resemantizimit jo vetëm gjuhësor po edhe estetik.

Në disa pjesë të tekstit, prania e onomastikës (antroponomisë dhe patronomisë) del aq e theksuar, saqë personazhet në një masë, jo vetëm bëhen pjesë konstituive e funksionit dhe strukturës së veprës, por krijohet bindja se ato me emrat dhe mbiemrat që mbajnë, nuk kanë funksion tjetër, më shumë se sa të zgjerojmë funksio­nin emocional përmes rrafshit fonetik, leksikor e stilistik. Në këtë mënyrë, antroponimet dhe toponimet, synojnë të bëhen gjuha poetike e kësaj proze. Natyrisht, emërtimet e tilla të personazheve kanë funksione dhe domethënie të caktuara: ato, në leximin e parë përballë situatave në të cilat paraqiten, shpjegojnë gjendjen shpirtërore të personazheve, botëku­ptimin e tyre, karakterin vetjak, vetitë fizike, morale, psikolo­gjike, ëndrrat dhe realitetin, prirjet mendore dhe synimet largvajtëse, prejardhjen krahinore, qytetare apo familjare, statusin shoqëror, pra botën materiale dhe shpirtërore të tyre. Ato shfaqen në vepër si në skenën e teatrit: si hiena, si statuja, si botë kulturore, si fitonime dhe zoonime, si bashkësi politike etj., me funksione që nga proza në prozë plotësojnë imazhe, ambiente dhe qasje autentike, nëpër të cilat udhëton imagjinata e autorit.

Le ta diskutojmë në këtë rast vetëm epoleksikonomin e njësisë leksikore dash, duke iu referuar skemës së qarkut, të cilin ne po e quajmë qark resemantik.

 

 

 

 

Ë

Rrafshi i parë: mikrosistemet gjuhësore - estetike

A: Njësi leksikore

B: Njësi estetike

C: Njësi onomastike

D: Njësi etike

 

Rrafshi i dytë: sistemet semantike

 

A: Referencë gjuhësore - leksikore, koncept estetik: dash-i (shenjë gjuhësore, frymor, numër i përveçëm, gjinia mashkullore, -‘njeri i shëndosh’, ‘i bukur’, dhe ‘i hijshëm’ - sidomos për fëmijët etj.)”[10]

B: Referencë gjuhësore, koncepti estetik: kryemadh (model i veçantë, ‘flokëdredhë’, ‘kaçurrel’ etj).

C: Referencë onomastike: Dash-i (zoonim, emër njeriu, patronim i regjistruar, veç tjerash në komunën e Gjakovës, emër i përveçëm etj).

D: Referencë gjuhësore, koncepti etik: ‘njeri kokëfortë’; ‘që mban qëndrim të pandryshuar’, ‘kokëfortësi’ etj.

 

Raporte semantike

 

Rrafshi I:

Rrafshi gjuhësor leksiko-onomastik: boshti X - X’ (dash- Dash)

Rrafshi semantik (estetik dhe etik): boshti Y-Y’ (kryemadh – kokëfortësi)

 

Rrafshi II:

AB: Raporte estetike. Nga koncepti gjuhësor (emër i përgjithshëm – dash-i), në emër të përgjithshëm (kryemadh), respektivisht nga koncepti linguistik në koncept letrar – estetik (kryemadh).

BC: Raporte gjuhësore. Nga njësia leksikore e përgjithshme mbiemri (kryemadh-i), në njësi leksikore onomastike (Dash), respektivisht nga koncepti letrar - estetik në koncept linguistik (në antroponimin Dash).

CD: Raporte etike. Nga koncepti onomastik (Dash) në konceptin etik (kokëfortë), respektivisht nga emri i gjinisë mashkullore, zoonimi Dash, në mbiemrin kokëfortë (kokëfortësi).

DA: Raporte eponimike. Nga një koncept etik (kokëfortë) në njësi gjuhësore eponimike (‘ai sipas të cilit e merr emrin’), respektivisht nga koncepti etik në konceptin gjuhësor.

ABCD: Qarku resemantik. Tërësia tetragonale e raporteve leksikore dhe kuptimore, e ndërtuar mbi bazën gjuhësore dhe e konceptuar mbi bazën semantike.

 

Përfundime: Në skemën e paraqitur më lart mund të ndërtohen, rindërtohen e mbindërtohen një varg strukturash, relacionesh e raportesh gjuhësore, leksiko-semantike e resemantike të onomastikonit të romaneve të Profesor Rexhep Qosjes. Onomastikoni i romanit të tij është aq i pasur sa të kontribuojë në formimin e shumë strukturave kuptimore, njëherë në rrafshin e shenjës gjuhësore: si topos dhe si tipologji; e pastaj edhe në raportet e tyre leksiko-semantike: gjuhësore, shtresore, kulturore, kohore, hapësinore, komunikuese etj.    

Pra, në prozën e Rexhep Qosjes, në të cilën antroponimet dhe patronimet paraqesin vlera filolo­gjike dhe koncepte estetike e etike njëkohësisht: Dashi (kryemadh, kokëfortë), Ujku (forcë, i pabesë), Besniku (besë, njeri), Kajmaku (lakmi, gjalpë), Galani (i zi, emër) etj., mund të ndërtohen relacione a raporte të plota etike dhe estetike, si ndërmjet Xhezairit të Gjikës (Y) dhe Astritit (X) ashtu edhe ndërmjet personazheve të tjera. Mbi strukturën dhe raportetet gjuhësore e semantike të vetëm këtij shembulli mund të ndërtohet një sistem kompleks gjuhësor e (re)semantik tjetër me përmasa dhe raporte shumëdimensionale. 

Me këtë rrafsh strukturor e semantik, gjuhësor e letrar, Profesor Rexhep Qosja e ka pasu­ruar fjalorin onomastik të letërsisë bashkëkohore shqiptare[11].

Prishtinë, më 19 nëntor 2006

Ndërron jetë aktori i madh Kadri Roshi

06-02-2007

Në Shqipëri sot u nda nga jeta një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Kadri Roshi u shua pak pas mesditës, në Tiranë, në moshën 83 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Aktori i shquar numëron në karrierën e tij mbi 50 vjeçare dhjetra role në skenën e teatrit dhe mbi 100 role në filma të ndryshëm,duke lënë kështu një galeri të pasur me personazhe të spikatur shumë prej të cilëve kanë mbetur të fiksuar në memorien e shikuesve shqiptarë.

Kadri Roshi do të kujtohet për interpretimet e tij brilante në filmat “Lulëkuqe mbi Mure”, Njeriu me top”, “Gjeneral Gramafoni”, Liri a Vdekje” e shumë të tjerë.

Kadri Roshi u ngjit për herë të parë në skenë në vitin 1945. Ai është nderuar me shumë çmime në festivalet e Teatrove dhe Filmit, duke marrë dhe titullin Artist i Popullit.

Në vitin 1998 atij i jepet nga presidenti i Republikës medalja “Nderi i Kombit” Roli i tij i fundit është po atë vit në një film të prodhimit grek e ku ai u vlerësua me një çmim në Selanik.

 

 Më mirë në burg në Gjermani se sa i lirë në Shqipëri

Postuar më 08 February, 2007 nga admin

Intervistë me një emigrant
Intervistoi : Albert Zholi

Një jetë interesante. Një jetë mes reales dhe ireales. Një jetë ku njeriu befasohet nga të papriturat, nga sistemet, mardhëniet njerzore, ku politika, ndikon aq shumë në rrugëtimin drejt qetësisë dhe mirëqënies.Kjo është jeta e emigrantit...Loni Mishtari

Si mund ta beni nje rezyme te shkurter te jetes tuaj nsë kohën e sistemit komunist dhe më vonë?
Loni Mishtari- Jeta ime që kur kam lindur ka nisur me dallgë, kjo për faktin se im atë ka qenë i pari që është persekutuar, që në vitin 1948. Mbas një periudhe të rëndë burgu, ai u tërhoq nga shoqëria dhe pa jetën e tij, duke mbijetuar me zor deri në vitin 1978. Në atë kohë, u fut në burg përsëri dhe familja jetonte e mënjanuar, e lënë pas dore. Ka qenë një vuajtje sistematike për gjithë familjen tonë.
- Ku keni lindur?
- Unë kam lindur në Tiranë, ndërsa babai ka qenë në Vlorë. Im atë ka qenë partizan dhe ka luftuar, por duke parë se forumet e komunistëve u ndërtuan shtrembër që në fillim ai ndërroi më pas drejtim.
- Si ka qenë jeta juaj gjatë gjithë kësaj kohe?
- Ne në atë kohë nuk e kuptonim mirë jetën. Sigurisht që të gjithë jemi rritur me pikëpyetjen e madhe të persekutimit të babait, por ai është munduar gjithnjë të rrinim urtë dhe të mos shpërthenim. Ne ishim fëmijë dhe kishim ëndrrat tona. Dhe në moshën e adoleshencës, kishim dëshirat tona: jo flokët jo pantallonat si gjithë të rinjtë e asaj kohe. Normalisht që dhe këto kërkesa jetike të të rinjve ishin në kundërshtim me regjimin e asaj kohe dhe pa dashur bije ndesh me idetë e atij sistemi. Ai është munduar të na mbrojë si klloçka, por normal që si të gjithë të rinjtë e asaj kohe dhe ne do e pësonim. Në 72-in bashkë me dy miqtë e mi bëmë një tentativë arratisjeje. Ato u kapën, unë shpëtova, dhe u ktheva mbrapsht. Ata u dënuan me dhjetë vjet burg. Më pas vëllai im u arratis në Greqi. Pasi shkoi atje ai u nis për në Amerikë, dhe që në atë kohë filloi persekutimi i ashpër nda gjithë pjesës tjetër të familjes. Babanë e hoqën nga puna, punonte si shofer atëherë, nënën gjithashtu, mua më internuan. Nuk e di si mbijetuam pa punë, për pak kohë, se më pas si unë dhe babai im kemi përfunduar në burg.
-Cila ishte arsyeja?
-Arsyeja që u reklamua ishte agjitacion e propagandë. Por në fakt kjo nuk ishte gjë tjetër vetëm një arsye fiktive. U organizua një gjyq fals, me dëshmitarë të rremë. Arsyeja ishte se tek unë mund të mendonin një njeri që mund të arratisej si im vëlla ndërkohë që tek babai im, një lloj hakmarrje.
- Kur dolët nga burgu?
-Unë isha 37 vjeç kur dola nga burgu dhe kam dalë më 1990-ën, kur erdhi gjoja e ashtuquajtura demokraci.
-Çfarë arsimi keni?
- Më detyruan të mbetesha me arsim tetëvjeçar. Po kam studiuar burgjeve.
-Ku ju gjeti demokracia?
-Unë kam dalë nga burgu më 2 korrik 1990 dhe të nesërmen kam hyrë në ambasadë. Rrezikova shumë. Mendoni në atë kohë unë vuaja dënimin dhe kisha një frikë të tmerrshme se mos përfundoja në një burg tjetër. Por gjithsesi rrezikova dhe e mora gjithë familjen me vete, pa lënë askënd këtu dhe ika.
- Kush ishte familja jote?
-Babai mua më vdiq në burg. Por mora nënën, mora dhe vajzën time që kisha nga një ish dashuri rinore. Burgu na kishte ndarë, por gjithsesi unë doja t’ju jepja një mundësi tjetër. Mora motrën me fëmijët, vëllanë me familjen. Ikëm të gjithë sic ishim.
-Kur arritët në Gjermani?
-Më duket se me datën 11 korrik.
-Si shkoi jeta juaj në Gjermani?
-Në fillim, bëmë për një vit një shkollë për të mësuar gjuhën. Pastaj kemi punuar. Unë për vete kam punuar që në fillim dhe kam jetuar për një periudhë shumë të shkurtër me ndihmë sociale. Kam punuar si shofer dhe pastaj punë të ndryshme. Por gjithnjë kam qenë i punësuar.
-Kur keni nisur të shkruani?
-Për herë të parë në Gjermani. Unë nuk e kisha menduar kurrë se mund të shkruaja ndonjëherë. Nuk e mendoja një gjë të tillë. Por duke qenë një njeri i lirë ndjeva një dëshirë të brendshme për të shkruar dhe për të thënë diçka. Në ato momente, kisha nevojë të shkruaja diçka.
-Dhe kur keni botuar për herë të parë?
-Në vitin 2000. Mendoj se është diçka e mirë, sepse njerëzit e kanë lexuar dhe e kanë pëlqyer. Është histori e përjetuar në kohën e diktaturës. Një histori reale, në fakt. Kam njohur një vajzë në psikiatri, por më parë kisha njohur të atin e saj në burg. Një histori shumë e dhimbshme. I ati i saj ishte dënuar me 25 vjet burg dhe nëna i kishte vdekur në momentin e arrestimit të të atit. Imagjinoni pak, një vajzë në moshën 18 vjeçare, e bukur, e freskët, e rritur më përkëdheli. Ajo vuante nga skizofrenia dhe unë i kam ndenjur shumë afër gjatë asaj kohe të vështirë. U bëmë shokë shumë të mirë. Më pas unë rashë në burg. Dhe në fakt humbëm. Unë do doja shumë të dija diçka, por, në fakt, nuk kam mësuar asnjëherë asgjë.
-Si jeni trajtuar në Gjermani?
- Nëse në Shqipëri jam trajtuar si kafshë në Gjermani jam trajtuar si mbinjeri. Pavarësisht se jemi të huaj në atë vend gjermanët kanë parimin:jeto vetë dhe lëre tjetrin të jetojë. Mbi këtë parim ato ecin dhe përpara, sepse nuk kanë divergjenca.
-Kur e ke ndjerë ndonjëherë veten keq në emigracion?
- Unë kam bërë një jetë shumë të vështirë në burg. Kam kaluar për një periudhë të gjatë dhe në psikiatri dhe normalisht që kjo jetë e rëndë ka dhe pasojat e saj tek unë. Fillimi i asaj lirie për mua është e papërshkueshme. Kishte një lumturi të veçantë. Duke qenë se unë kam lexuar shumë për psikologjinë praktike, besoj se ishte normale që pas një periudhe praktike ngritjeje, unë te kisha një periudhë rënieje. Mbasi punova mirë unë mora një dyqan dhe pikërisht kur i kisha punët më se në vijë erdhi dhe periudha boshe. Leku nuk është gjithcka. Në fakt i kisha të gjitha, por mua nuk më linte e kaluara. Dhe rashë në depresion. Burgu të privon nga shumë kënaqësi të jetës dhe megjithëse unë tani isha i lirë shumë gjëra nuk mund ti jetoja si më parë. Nuk isha më dhe aq i ri. Dhe vjen një periudhë që gjendesh bosh, që e gjen veten shumë pas të tjerëve. Rastësisht rashë në kontakt me kokainën. Dhe më pëlqeu jo në kuptimin e kënaqësisë, por të harresës, të mungesës së stresit. Për momentin ma hiqtë dhimbjen dhe ndjehesha i lumtur. Por më pas e kupton që ajo që stimulohet më pas do bëhet më e rëndë. Dhe nevoja për ta patur nis të bëhej gjithnjë dhe më e shpeshtë dhe kështu nisa ta humbisja dhe arsyen. Dhe kur humb arsyen, humb gjithcka. Dhe kështu një ditë përfundova përsëri në burg. Aty mbarova librin dhe hoqa dorë nga veset. Nisa të reflektoja drejt.
-Si ju dukej vetja në burg dhe sa ndrtyshonin ato nga burgjet shqiptare?
-Është paradoksale ta pohosh, por është dhe e vërtetë. Atje e ndjen gjithkund veten njeri. Dhe në burg, polici të trajton si njeri dhe jo si kafshë. Le të jesh i veshur si lypës, atje respektohesh si njeri. Nëse ti ke mbetur rreckaman është faji yt, sepse ato të japin të gjitha mundësitë që ti mos mbetesh në një pozicion të tillë. Ka dhe njerëz të degraduar, nga pija, drogat, kanë karakter të dobët dhe përfundojnë rrugave. Por ato kanë respect dhe për njeriun që fle rrugës. Ai nuk shihet me përçmim. Kurse këtu ndodh e kundërta.Këtu dhe shoku që merret me biznes dhe ka vënë para e shikon me përçmim shokun që ka mbetur në vend dhe nuk ka vënë para.
-Në këtë përfundim arrite pasi erdhe në Shqipëri?
- Unë kam një jetë që jetoj me shqiptarët si atje dhe këtu. Në kohën e Enverit rëndonte hija e të qenit ndryshe politikisht ndërsa tani është disniveli ekonomik. Ai është rënduar shumë. Këtu ekziston një ligj xhungle i ashpër.
-I ke vënë re tani?
-Jo që në fillim. Vija gjithnjë në Shqipëri për të bërë biznes e për qejf dhe i shihja gjërat me atë vëzhgimin tim kritik. Në fakt ky vëzhgim më sjell shumë stres si njeri por nga ana tjetër më bën të mësoj më shumë. Dhe degradimi është gjithnjë e më i madh.
-Ku është degradimi në Shqipëri?
-Mendoj se këtu mangësia në radhë të parë qëndron tek vetë njeriu. Ato janë të paformuar. Një pjesë e vogël e njerëzve janë të formuar. Po të dalësh në rrugë do hasësh njerëz të vegjël, injorantë, që vishen bukur e kapërdisen si gjel e mburren pa pushim. Kjo të dëshpëron dhe të demoralizon pa fund. Dhe nuk është problemi se të sjell ty bezdi dhe aq. Por nis e i bën pyetje vetes:ky është shqiptari im, ky është kombi im, ky si është si unë, ky paraqitet jashtë me këtë fytyrë sjelljeje, me këtë lloj mentaliteti.
-Mendoni se shkaktari kryesor është politika?
-Populli fundi i fundit është popull. Pse janë krijuar shkollat që të arsimojë të rinjtë. Cfarë bëri kjo politikë për 16 vjet. Të gjithë e dinë që shteti jo vetëm që ka ecur mbrapsht por ka shkatërruar gjithçka njerëzore që mund të ketë mbetur nga koha e Enver Hoxhës. Ju e dini vetë se jetoni këtu: a ekziston fjala mëshirë këtu?! A ke dëgjuar ndonjë milioner që i dha kaq para filan shoqate bamirësie për të varfërit. Këtu nuk ka shpirt njerëzor. Sepse është vetë shteti që i mëson njerëzit: vrisni, prisni kush të mbijetojë nga ju. Kjo shihet në spital:po s’pate lekë të lë mjeku të vdesësh. Ky është krim. Kjo është barbare dhe monstruoze. Shumë njerëz më pyesin:a e ke harruar të kaluarën. Jo, nuk e kam harruar, ajo më ka bërë të jetoj mes njerëzve. Unë jam shqiptar dhe nuk e harroj të kaluarën. Por ky degradim duket hapur. Dhe socialistët apo demokratët besoj se e kanë zhgënjyer popullin, Duke pasur një eksperiencë shumë të pasur jetësore, ndonëse e ka patur prej ordineri ose prej të dënuari politik përsëri nëse populli më cakton një detyrë do më vinte keq ta shpërdoroja në këtë mënyrë besimin e popullit që më ka zgjedhur. Ta shkelësh me këmbë shqiptarin tënd, vëllanë tënd nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës. Këtë e kanë bërë politikanët tanë.
-Keni menduar ndonjëherë të ktheheni përfundimisht në Shqipëri?
-Me ndihmën e Zotit, jo. Edhe pse çdo gjë mund të ndodhë. Me ndihmën e Zotit unë them kurrë mos u kthefsha këtu. Nëse do vijë një politikë tjetër që ta vë në shina këtë vend, ndoshta. Ky vend është më i bukur se Gjermania. I ka falë Zoti këtij vendi një bukuri përrallore, por ne e shpërdorojmë sikur nuk e kemi tonën. Sikur është tokë e serbit. Dhe e tillë të ishte, nuk mund ta shkatërroje sepse Zoti ia ka falur njeriut. Ky shpërdorim ka lindur që kur qeveria komuniste përmbysi kishat e xhamitë, dhe në bisedat me njerëzit vihet re që në shpirt askush nuk është besimtar. Flasin shumë për Jezusin dhe Muhametin, por ato që besojnë me të vërtetë janë të mbaruar.
-Kush është pengu juaj në jetë?
-Nuk kam pengje. Thjesht dua të shkruaj dhe të kem sukses. Jetova për të tjerët dhe lumturia është të jetosh për të tjerët.
-Je penduar për çka i ke bërë vetes në drejtim të drogës?
-Ai që është njeri për gjithçka të keqe që bën, duhet të pendohet. Unë jam njeri, kam bërë gabime, bëj akoma sepse janë pasoja të së kaluarës. Por bëjmë dhe gjëra të pandërgjegjshme për të cilat arrij ta gjykoj dhe të nxjerr mësime. Por, mendoj se pa këto gabime nuk do arrija të shkruaja. Duhet të kaloja gjithë këto peripeci që të shkruaja.
-Si ndjehesh kur shkruan?
-Kam dëgjuar që njerëzit zanatin e ushtrojnë me dashuri. Unë nuk jam zanatçi kur shkruaj, e di që jam një amator, por ndjehem se kur shkruaj jetoj një botë përrallash, një botë paradisi. Po të më lësh, unë shkruaj 24 orë.
-Letërsia çfarë është për ju?
-Mendoj se tani letërsia është jeta ime dhe pres që të më vlerësojnë ashtu siç duhet. Sigurisht që në Shqipëri nuk e pres këtë gjë.
-Kjo do të thotë se kur vjen në Shqipëri ndjehesh keq dhe mezi prêt të largohesh?
-Jo se nuk e dua Atdheun. Unë jam rritur në këtë vend dhe kam dhe shumë shokë të mirë që vuajnë këtu. Shoh dhe njerëz të tjerë që janë të mirë dhe që vuajnë. Të keqen e tyre mund ta rregulloj vetëm një pushtet i mirë, por unë nuk e besoj se kjo do të vijë.

 Kulturë


Kadare sërish midis lexuesve sllovenë

Botimi i romanit po përcillet me vëmendje të madhe në arenën kulturore sllovene, pasi që lexuesi slloven deri më tani ka pasur mundësi të lexojë prej penës sonë edhe "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur", fatkeqësisht të përkthyer jo nga origjinali (nga frëngjishtja), si dhe disa tregime si "Shënimet nga kapitaneria e portit", "Kalimet e nëndheshme" si dhe një fragment të “Kështjellës” të botuar në periodikun slloven e të përkthyer nga përkthyesi i "Prillit të thyer", i cili ka në dorëshkrim edhe përkthimin e novelës "Kush e solli Doruntinën".

Lajmin mbi botimin e romanit "Prilli i thyer" të Ismail Kadaresë në sllovenisht e publikoi Agjencia Telegrafike Sllovene (STA) më 27 janar të këtij viti. Nën titullin "Tuma merret me tema të rënda" flitet për tri botime të reja të shtëpisë botuese prestigjioze sllovene “Tuma”, e cila lexuesit sllovenë i gëzoi me tri përkthime nga letërsia evropiane, ndër të cilët vendin e parë e zë pikërisht prezantimi i romanit të shkrimtarit tonë të madh, Kadaresë.
"Në mesin e autorëve, veprat e të cilëve i boton Tuma, lexuesit sllovenë deri më tani e kanë njohur vetëm njërin - autorin shqiptar, i cili që nga viti 1990 jeton në Francë, ku fitoi azil politik para thyerjeve në shtetin amë. Kadare tani shkruan në shqip dhe në frëngjisht, kurse veprat e tij janë të përkthyera në 40 gjuhë….
Autori, i cili kurrë nuk ka ngurruar ta sulmojë haptazi dhe drejtpërdrejtë totalitarizmin dhe doktrinën e realizmit socialist, sipas të cilave ishte e rregulluar shoqëria shqiptare, kësaj radhe është kacafytur me trashëgiminë e egër të së kaluarës, përshkruan sigurinë gjithëpërfshirëse, në të cilën nuk mund të ndikohet dhe prej së cilës nuk mund të iket…"
Botimit në kopertinën e fundit i është shtuar:
"Rrëfim i errët dhe misterioz shakespearian i vendosur në fillim të shekullit të 20 në Rrafshin plot shi e mjegull të alpeve shqiptare. Koha sikur ka ndaluar diku në mesjetën e errët: gjakmarrja, kanuni mospërfillës dhe derdhja e pamëshirshme e gjakut.
Në tërë këtë ndërthuret Gjorgu i ri, i cili sipas diktatit të traditës së ngurtë, sapo e ka marrë gjakun e vëllait duke e vrarë vrasësin e tij dhe tani është në pritje të përmbushjes së fatit të njëjtë.
Dyshimet, frika dhe tëhuajësimi i çfarëdo kuptimi të jetës ia mbysin mendimet. Rrebeshi arrin kulmin kur nëpër udhëtimin e tij të fundit nëpër Rrafsh takon çiftin e posa martuar, me çzrast e zapton dhe e okupon shikimi i qytetares së bukur.
Është kjo dashuri, magjepsje?"
… si dhe disa fjali për përkthyesin dhe autorin, ashtu siç bën kjo shtëpi botuese me botimet e veta të edicionit "Lexo globalisht" në kuadër të së cilit është botuar romani.
Përkthyesi i romanit "Prilli i thyer" në sllovenisht është bashkëpunëtori ynë Nikollë Berishaj, i cili prezantohet si: "… anëtar i Shoqatës së Përkthyesve Shkencorë e Teknikë të Sllovenisë si dhe të përkthyesve të Malit të Zi. Përkthen në shqip dhe prej shqipes si poezi e prozë, ashtu edhe artikuj shkencorë dhe publicistikë. Është autor i Fjalorit sllovenisht - shqip dhe shqip-sllovenisht. Përpos kësaj është edhe redaktor dhe bashkëpunëtor i revistave dhe botimeve të shumta".
Botimi i romanit po përcillet me vëmendje të madhe në arenën kulturore sllovene, pasi që lexuesi slloven deri më tani ka pasur mundësi të lexojë prej penës sonë edhe "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur", fatkeqësisht të përkthyer jo nga origjinali (nga frëngjishtja), si dhe disa tregime si "Shënimet nga kapitaneria e portit", "Kalimet e nëndheshme" si dhe një fragment të Kështjellës të botuar në periodikun slloven e të përkthyer nga përkthyesi i "Prillit të thyer", i cili ka në dorëshkrim edhe përkthimin e novelës "Kush e solli Doruntinën".

 Letër e hapur

UNOSEK-ut dhe Kryetarit të  OKB-së

 

T? GJITHA COP?TIMET E kombit shqiptar

dhe prangosja e Vetëvendosjes

                

Nuk qëndron problemi te Çezari që triumfon mbi të tjerët,

por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Çezarit të triumfojë”

                                                                             Ortega Y. Gaset                                               

                                                                

Nga vera e vitit 1999 me kujdes i kam përcjellë aktivitetet publike të shefave të mekanizmave diplomatik, ushtarak e policor ndërkombëtar në Kosovën e trazuar edhe aktualisht. Prania e këtyre mekanizmave ndërkombëtare në Kosovën e pas largimit të makinerisë ushtarake publike të okupatorit kolonial serb të Kosovës, ka qenë i domosdoshëm për faktin se Kosova është një det gjak shqiptari i derdhur nga pushtuesi serb nga viti 1912, me përkrahje dhe me bekim ruso-Europian shekullor. Problemi i Kosovës është plagë shekullore e Europës, është pjesë e Çështjes shqiptare të copëtuar me forcë nga Ruso-Europa. Kosova nuk është problem kishtar serb por është problem shqiptar i pazgjidhur. Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi pranuan dhe duruan me stoicizëm mynxyrat jetësore që u shkaktuan në Kosovë, e gjetkë ndër shqiptarët, gjatë bombardimeve të NATO (24 mars - 10 qershor 1999), me shprese se më në fund Europa Demokratike e udhëhequr nga ShBA do t’i hapë rrugë lirisë dhe ribashkimit të kombit shqiptar, ndër pak kombe në Europë i cili kurrë nuk e përleu Flamurin e tij me gjakun e fqinjëve në tokë të fqinjëve.

Mirëpo, zgjidhja definitive e statusit shtetëror të Kosovës me dizajni nga ato Pikat e famshme të Grupit të Kontaktit ka qenë plotësisht jo premtues për zgjidhjen demokratike të lirisë së Kosovës dhe të Çështjes shqiptare në përgjithësi. Qasja politike që nuk lejon të drejtën e një kombi, ose të pjesës së një kombi, për vetëvendosje me të drejtë për shkëputje e bashkim me një vend, aq më tepër të një vendi të copëtuar me dhunë, nuk është zgjidhje demokratike, është dhunë afatgjate. Këtë kurth ndërkombëtar “modern” për Kosovën dhe për kombin shqiptar, i ashtuquajturi “Ekipi i Unitetit Unmikian  të Kosovës (?!?) popullit të lodhur nga robëria shekullore ia paraqiti si Vendim të artë - për Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, hap legjitim drejtë zgjidhjes së Çështjes shqiptare.

Zotërinj të nderuar, Me hap të gabueshëm nuk mund të arrihet me kohë dhe pa telashe në podiumin e dëshiruar. Serbia është dashur të dënohet në Dejton, gjenit serb me tipare kanibaliste evidente edhe sot është dashur t’i thyhej kurrizi në një mënyrë shembullore në Kumanovë. Sjellja me Serbinë pas 22 qershorit 1999 nuk ka qenë në rrafshin e njëjtë me ndërhyrjen “humanitare” (!?) ushtarake ndërkombëtare kundër mekanizmave ushtarake gjakësore serbe në Kosovë. Ai hap është dashur të kurorëzohej me shpartallimin definitiv të forcës ushtarake pushtuese koloniale të Serbisë në shembullin e shpartallimit të ushtrisë nazifashiste pushtuese italiano-gjermane më 1945. Mungoi dënimi ndërkombëtar i Serbisë për gjenocidin veçanërisht në Bosnje, dhe në Kosovë nga viti 1989, dhe kombi agresor shovinist serb u shpërblye në Bosnje, në Vojvodinë dhe tashti, me “Pakon Ahtisari” po shpërblehet edhe në Kosovën e përgjakur shekuj me radhë nga Serbia.

Të saktësojmë qartë: Faktet janë kokëforta. Kosova është pjesë natyrore, etnike dhe historike e njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë, e integruar plotësisht gjatë shekujve XVI-XVII, me Islamin faktor integrues. Njësia e Shqipërisë (Arnautlluk, Albani) mbulonte një sipërfaqe ballkanike prej rreth 120000 km2. Të themi përnjëherë se vendi prej ku u nis eldoradoja e emrit kombëtar për popullin dhe për vendin - shqiptar dhe Shqipëri është Shkupi dhe krahina që administrohej nga Shkupi, pra është Dardania antike, është Kosova historike. Kosova e sotme është vetëm rreth ¼ pjesë e Kosovës së periudhës osmane të para Kongresit të Berlinit.

Për ta pasur plotësisht të qartë tragjedinë shqiptare si dhe porosinë e kësaj Letre të hapur, nisemi nga konstatimi gjenial i udhëpërshkruesit dhe gjeografit frëng, Amie Boue, mik i një fshatari të Carralevës në vitet e ’30-ta të shekullit XIX: “Shqipëria mund të formojë fort mirë një shtet independent ndërmjet Serbisë dhe Greqisë: mjerisht, fatkeqësi e tyre është që gjenden midis shteteve që duan të rriten dhe ndoshta shpresat e patriotëve shqiptarë do të dalin të kota..."

Unë nuk mund të besoj se JU, Zotërinj, nuk keni dijeni për këtë fakt dhe për faktet që do t’ua përkujtoj në vijim. Sipas udhëpërshkruesit osman gjenial, Evlie Çelebiut më 1660/62, Kosova ishte pjesa më e gjallë e Shqipërisë. Udhëpërshkruesi Europian, Jakob Spon i Lyonit, më 1675, theksonte se qyteti i Budvës është i fundit “që kanë venecianët në Shqipëri”, kurse Sulltani, më 1688, urdhëronte të shtypej “Shqipëria kryengritëse” në vise të Kuqit – Palabardhit, sot thellë në shtetin e Malit të Zi. Popullsia shqiptare e Kuqit dhe e Palabardhit tashti janë sllavizuar, kombëtarisht malazezuar.

Në fille të depërtimit të ushtrisë austro-hungareze në vise të NishitDardani (Kosovë), më 1689, Perandori austro-hungarez i porosiste ushtarët dhe ushtarakët të ishin të kujdesshëm se po kalonin nga toka e Serbisë në tokën e Shqipërisë. Ai perandor “çlirimtar” i krishterimit, e dinte se nga ku fillonte Shqipëria, në këtë kohë me rreth 80% të banorëve myslimanë, veçanërisht në qytetet shqiptare. Dhe, për të pasur më të qartë dijen për hapësirën e njësisë Shqipëri (Albania, Arnautlluk)) nga fillimi i shekullit XVIII, të nisemi nga pjesa më jugore, Parga. Sipas konsullit frëng antiislam A. Grasset, më 1718, banorët e atij vendi “kanë krenari barbarinë e shqiptarëve”(!?!). Ndërkaq, në veri, sipas Zorzi Griman-it, më 1733, Shqipëria fillonte në Podgoricë dhe Zhabjak, kurse qyteti më lindor i Shqipërisë, sipas Anton Duoda, më 14 shkurt 1758, ishte Nishi, në të cilin “ka lindur një çështje e madhe midis banorëve të këtij qyteti që janë osmanë dhe shqiptarë” myslimanë. Sipas Pano Bicilnit, konsull gjeneral i Rusisë, më 1785, areali Shqipëri niste nga Mali i Zi, viset përreth Cetinjes – Llovçenit (Katunska nahija), e shkonte deri në Peloponez, me qendrat: Mesolong, Prevezë, Janinë, Akarnani. Ndërkaq diplomati frëng Bozhur në përbërje të Shqipërisë shihte edhe Malin e Zi. Realisht, në shekullin XVII dhe XVIII, për shkak të përbërjes etnike me shumicë vllaho-ilire e shqiptare të banorëve, pjesa më e madhe e Malit të Zi të fillimshekullit XIX i përkiste Shqipërisë (Arnautllukut), pikërisht Sanxhakut të Shkodrës, i cili kishte gjashtë kaza (krahina administrative): të Shkodrës, të Tivarit, të Ulqinit, të Podgoricës, të Plavës dhe të Malit të Zi.

Realisht, fillet e tkurrjes së njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë me ndërhyrje ndërkombëtare arbitrare filluan nga fillimvitet e shekullit XVIII, pikërisht me Traktatin e Paqes së Pozharevacit, më 1718, midis aleatëve të Rusisë: Austrisë dhe Venedikut në një anë dhe Perandorisë Osmane në anën tjetër. Ndërkaq, Copëtimet e para drastike të Shqipërisë, në emër të fitores së Kryqit mbi Islamin, do të ndodhin gjatë pjesës së parë të shekullit XIX, pikërisht në fille të ngritjes së shtetit nacional të Malit të Zi, të Serbisë dhe të Greqisë me përkrahje morale, politike, materiale e ushtarake të Rusisë dhe të Europës. Ishte kjo ngritje e pansllavizmit ortodoks i mbështetur nga Europa katolike e protestante për shkak të interesave kolonialiste të saj drejt Parajsës tokësore Afrikë – Azi.

Kërcënimet e qarta për copëtimin e Shqipërisë i vunë në lëvizje të fuqishme shtresat shoqërore shqiptare më të ndërgjegjësuara kombëtarisht, pikërisht ato myslimane shumicë, të cilave kërcënimi dhe rreziku nga pansllavizmi dhe aleanca e krishtere Patrik-Papa, ua rrezikonte njëninë e trinomit: Atdhe, kombësi dhe fe – identitein më të qartë jo sllav, jo grek dhe jo roman. Në kuadrin e përpjekjeve për mbrojtjen e këtij trinomi, që do të thotë: të njësisë etnokulturore e gjeoplolitike të Shqipërisë, iu vunë themelet Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - me pushkë e me penë dhe u ngritën dy pashallëqet gjysmë autonome të Shqipërisë: Pashallëku i Shkodrës dhe Pashallëku i Janinën nga viti 1755 deri në vitin 1831. Ato njësi administrative, realisht, ishin principata shqiptare brenda Perandorisë Osmane, bashkimin në një qeverisje të vetme të të cilave do ta luftojnë, me të gjitha mjetet, Rusia, Franca dhe Europa tjetër, kurdoherë aleate me Sulltanin e me Portën e Lartë kundër njohjes së kombit shqiptar shumëkonfesional – islam, ortodoks dhe katolik, dhe kundër përpjekjeve shqiptare për çlirimin e Shqipërisë një dhe të pandarë.

Pas shembjes së dy pashallëqeve shqiptare me gjakderdhje gjenocidiale turko-osmane me kërkesë, me përkrahje politike dhe me ndihma materiale e ushtarake të Rusisë, të Europës dhe të satelitëve të tyre ballkanas: Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisëkombësishtete në formim, faktikisht Shqipëria përjetoi copëtimet e para Europiane nën maskën e luftës kundër Perandorisë Osmene, kinse luftë kundër turqve. Në fakt, këtu e tutje në Shqipëri do të ndodhin përvojat Andaluziane - terrori kulturocidial, etnocidial e gjenocidial ballkaniko-ruso-Europian antishqiptar për interesa sllavo-greke fqinje.

Të ecim nëpër historinë e përgjakshme: Nga vitet e 30-ta të shekullit XIX e tërë Shqipëria Etnike zjeu në kryengritje çlirimtare, por Dardania antike - Kosova historike, nga tashti mori rolin e Piemontit të Shqipërisë për çlirimin kombëtar dhe për shtetin nacional. Flamurtar i kësaj Lëvizjeje çlirimtare në fillim të viteve të ’40-ta ishte shehu, dijetar i famshëm, Baba Beka i Vrajës, një partizan i idesë për një luftë të përbashkët të të gjithë popujve ballkanikë për çlirimin nga pushtuesi turk-osman. Kjo bëri që rilindësi arbëresh, Vinçenc Dorsa, të shkruante, më 1847: “Shqipëria, provincë luftarake dhe e vendosur më shumë se fqinjët e saj (…) është tashmë në pikën e shpërthimit të luftës së fundit që të rilind (…). Ajo nuk flet veçse për Rilindje”.

Shteti autonom i Malit të Zi, këso kohe, kishte 4 700 km2, shteti autonom i Serbisë kishte 37 700 km2 dhe shteti autonom i Greqisë kishte 51 860 km2. Këto sipërfaqe shtetërore përputheshin me shtrirjen etnike shumicë të këtyre kombeve në formim. Të dhënat e pakontestueshme etnografike e linguistike tregojnë qartë se, këso kohe, rreth 60% e viseve të Malit të Zi ishin banorë me prejardhje shqiptare, vllahe e shqiptarë ortodoksë, dhe diçka katolikë (Triepshi, Pipri, Kuçi, Vasojeviqi, Palabardhi, Drekalloviqi etj., mbi 30% të Serbisë e banonin vllaho-arumunët, shqiptaro-vllahët ortodoksë shënsavianë dhe një pakicë e mirë boshnjake e shqiptare islame në disa qytete, kurse më 1844, sipas Algemeine Zeitung, në shtetin Greqi gjuhën shqipe e flisnin në familje 50% të banorëve.

Kriza Lindore e viteve të ‘50-ta të shekullit XIX realisht ishte luftë e aleancës së kryqit (ortodoks e katolik) kundër gjysmëhënës (Islamit) që e goditi rëndë ardhmëninë e Shqipërisë. Megjithatë, hapi i parë ruso-Europian diplomatik më i madh në dëm të qenies dhe të ardhmënisë së shqiptarëve e të Shqipërisë, do të bëhet me Traktatin e Shën Stefanit, të 3 marsit 1878, me të cilin duhej përmbyllur fitoret e Rusisë mbi Turqinë, më 1877-1878. Sipas këtij Traktati, Mali i Zi do të zgjerohej për 11 000 km2 kurse Serbia për 15 000 km2 dhe u sigurua autonomia e Bullgarisë në një sipërfaqe prej 172 500 km2, duke e shtrirë edhe në vise të Shqipërisë Etnike - Vrajë me rrethina, në vise të Anamoravës, të Karadakut, të Kaçanikut, të Ferizajt dhe të Sharrit, të gjitha viset shqiptare të aneksuara Republikës së Maqedonisë kominterniste-evroamerikane aktuale dhe një pjesë të tokave të Shqipërisë londineze. Kërkesat e Traktatit të Shën Stefanit prekën në interesat e Anglisë dhe të Greqisë, sepse zgjerimi i ri i Greqisë me toka shqiptare ishte simbolik krahasuar me zgjerimin sipas Kongresit të Berlinit.

Për qasjet gjenocidiale serbe që e përcollën këtë copëtim të Shqipërisë flet qartë urdhëresa e Princ  Milan Obrenoviq për ushtarakët e paramilitarët serbë: “Sa më tepër shqiptarë të shpërngulni (nga viset e pushtuara), aq më të mëdha do të jenë meritat tuaja para atdheut…!”. Me strategjinë  Toka e djegur” ushtria pushtuese serbe i ktheu në gërmadha 640 fshatra shqiptare në Sanxhakun e Nishit të Vilajetit të Kosovës. Të dhënat burimore flasin për mbi 250 shqiptarë të ndjekur e të masakruar. Ushtaraku Mita Petroviq, duke folur për pushtimin e Toplicës - Kosaonicës nga ushtria serbe, u ndal në mynxyrat në fshatin Topanicë, ku kishte 500 familje shqiptare. Shkroi: "Në fshat pati gra dhe fëmijë, por askush nuk i shpëtoi dënimit. Të gjithë u vranë..."!? Të dhënat burimore tregojnë se pushtuesit serbë, malazias dhe grekë me strategjinë “Toka e djegur” ndoqën dhe vranë rreth 350 mijë shqiptarë etnikë.

Realisht, Traktati i Shën Stefanit vërtetoi supremacionin e politikës pansllaviste ruse mbi Fuqitë e Mëdha Europiane katoliko-protestante. Ndaj, për t'i harmonizuar interesat midis ortodoksisë dhe katolicizmit, nga 13 qershori - 13 korrik 1878 u mblodh Kongresi i Berlinit. Sipas të dhënave  nën thjerrëzën e kritikës shkencore, Mali i Zi u rrit për rreth 4 683 km2, Serbia, për rreth 10 500 km2, dhe Greqia, u zgjerua me rreth 9 275 km2 tokë me shumicë shqiptare. Del se me Traktatin e Kongresit të Berlinit nga njësia etnokulturore dhe gjeopolitike e Shqipërisë u shkëputën rreth 24 458 km2.

Kombi shqiptar reagoi me një zë të fuqishëm kundër kësaj dhune ndërkombëtare. E formoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, formoi ushtrinë vullnetare për mbrojtjen e tërësisë së Shqipërisë, formoi Qeverinë e Përkohshme në krye me Myderris Ymer Prizrenin, e ngriti pushtetin ekzekutiv në Vilajetin e Kosovës dhe në shumë pjesë të vilajeteve shqiptare të tjera. Fuqitë e Mëdha: Rusia, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia e detyruan Sulltanin dhe Portën të përgjakej tmerrësisht me shqiptaret dhe kundër mbrojtjes shqiptare të Ulqinit dërgoi ushtrinë osmane nga toka dhe Flotën Ndërkombëtare nga deti, për zgjerimin e pushtimeve malaziase me tokat shqiptare, qartë pjesë etnike dhe historike të Shqipërisë.

Dhe, këtu duhet të nënvizohet fakti se Gjashtë Fuqitë Europiane të vendosjes e dinin shumë mirë se po e copëtonin Shqipërinë, se serbëve, malazezëve dhe grekëve po u jepnin toka me popullsi shqiptare etnike kryesisht të fesë Islame. Po të gjitha këto fakte i pasqyronte shtypi i Fuqive të Mëdha. Mdje, këto Fuqi, asnjëherë nuk kërkuan zbatimin e pikave të Vendimeve të Kongresi të Berlinit, sipas të cilave pushtuesit në tokat shqiptare duhej të garantonin të drejtën e pronës, të drejtën e fesë dhe të drejtën ekzistenciale kombëtare të shqiptarëve në tokat e pushtuara. Aq më keq, asnjë ankesë, asnjë kryengritje shqiptare, nuk arriti të zgjonte ndërgjegjen njerëzore të Fuqive të Mëdha Europiane për të marrë në mbrojtje ekzistencën fizike të shqiptarëve nga gjenocidi serb, malazias dhe grekë. Kurrë!?! 

Dëshmi e fuqishme se pushtimi dhe copëtim i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë më 1878 është përcjellë me dhunë etnocidiale e gjenocidiale greke e sllave antishqiptare është edhe konstatimi i Emil d’ Estourneelles, anëtar i komisionit konzular EuropianKongresit të Berlinit - për kufijtë në tokat shqiptare të Shkupit, përball invadimit bullgaro-serb. Ai shkroi: “Kam gjetë atje nji popullsi të çuditshme, qi me kryeneçsi shpresonte n’ atë ardhmeni lirije e paqi, qi diplomacija europjane i kishte gjithmonë mohue. E ata katundarë e malcorë mbas sa e sa kobeve, mbas sa e sa mizorive qi u desht të psojshin sidomos ndër vjetë të fundit, fillojshin përsëri me e punuem tokën , me mbajtë bagtinë, me mbjellë pemë, me rindertuem shtëpijat e tyne…Asht përnjimend nji populll i çuditshëm, thoshem me vehte, ni popull qi meriton nderimin, dashuninë e ndihmën t’onë”! Kështu e pësoi “Shqipnija, banue nga nji popull bujar e mikpritës”- nga Rusia dhe Europa për interesat e ballkanasve sllavo-grekë barbarë, dhe shtronte pyetjen: “Si ka mund të ruhet Shqipnija? – Pushtue herë mbas here nga Romakët, Bizantinët, Bullgarët, Serbët, Normanët, Austrianet e Turqit, rrethue nga Malazezët e Serbët kah veriu, nga Serbët e Bullgarët kah lindja, nga Grekët kah jugu, plaçkitë, shkretnue pa nda prej gjithkuj, kombi shqiptar ka dijtë me ruejtë të paprekun personalitetin e zakonet e tija…”

Zotërinj të nderuar,

Pas Kongresit të Berlinit në pjesën e Shqipërisë që i shpëtoi copëtimit dhunë ndërkombëtare më kurrë nuk pushoi lufta për çlirimin nga Perandoria Osmane. Në anën tjetër apetitet e fqinjëve të përkrahur nga Rusia për zgjerime të reja në tokat shqiptare sa vinte dhe rritej. Këto apetite gjithnjë i yshti ndjenja Europiane e kryqit ndaj Islamit!?! Lëvizjes Kombëtare Shqiptare iu ngritën kurthe të gjithfarshme ruso-Europiane.  Kurrë nuk u përkrah Lufta e drejtë Çlirimtare e popullit shqiptar, siç ngjau me popujt e tjerë të Ballkanit. Së fundi, do të mjaftonte vetëm të mos pengohej aq barbarisht sa është penguar.

Tashti këtu kërkohet të saktësohet fakti se qarqet politike osmane, shtypi osman dhe opinioni osman e më gjerë, Europian e botëror, pas Kongresit të Berlinit deri në mesin e viteve të '90-ta të shekullit XIX, për toka të njësisë gjeopolitike të Shqipërisë (Arnautllukut, Albania) do t’i konsiderojnë pesë vilajetet e Rumelisë Osmane perëndimore: Vilajetin e Kosovës, Vilajetin e Shkodrës, Vilajetin e Manastirit, Vilajetin e Janinës dhe Vilajetin e Selanikut, të cilat administronin 125 100 km2 të tokës ballkanike. Dhe, duhet të theksohet fakti se vetëm në Vilajetin e Selanikut me 35.000 km2 shqiptarët përbënin popullsinë pakicë, e cila kishte rol të madh dhe vendimtar në shoqërinë, në administratën dhe në qeverisjen e këtij vilajeti. Madje, vetë Selaniku, aso kohe, konsiderohej si njëra ndër qendrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Mirëpo, në periudhën e përpjekjeve për ripërtëritjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitet1892-1897, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, hoqi dorë publikisht nga e drejta juridike dhe politike shqiptare në Vilajetin e Selanikut. Nuk e kishte të drejtën natyrore të dhënë nga Zoti. Askush nuk i detyroi shqiptarët për një qëndrim të tillë, pos ndërgjegjes së tyre, sepse nuk donin të shprehnin aspirata pushtuese në një vend ku shqiptarët mund të ishin pakicë e mbivotueshme demokratike. Kjo ndjenjë u ka munguar dhe u mungon aktualisht fqinjëve të shqiptarëve. 

Realisht, nga Kongresi i Hagës më 1897, vetë shqiptarët për Shqipëri do të konsiderojnë katër vilajetet me shumicë absolute shqiptare: të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës. Këtë njësi të Shqipërisë kurrë, në asnjë moment, nuk e mohuan qarqet osmane as Europiane të kohës. Ato shtetërore legale. Shqipëria e fundshekullit XIX - fillimshekullit XX, kishte 90 100 km2. Të ndjekim statistikat osmane më 1912: Vilajeti i Shkodrës kishte 10 800 km2, Vilajeti i  Kosovës - 32 900 km2, Vilajeti  i Manastirit - 28 500 km2 dhe Vilajeti i Janinës kishte 17 900 km2. Këto katër vilajete të Shqipërisë, këso kohe patën 3 804 000 banorë. strukturën e banorëve të territorit perandorak osman që quhej Shqipëri (Arnautlluk, Albania) me 1910, mbi 66% ishin shqiptarë, amalgami bullgaro-maqedono-vlleh ishte pakicë me rreth 16%, serbët ishin një pakicë me rreth 5%, grekët mëzi kalonin 4%-shin.

Të theksojmë edhe faktin se më 1912, në viset e territorit të Kosovës adminstrative të sotme, prej 10 887 km2,  kishte rreth 3.7% serbë. Të tjerët ishin shqiptarë kryesisht, kishte pak romë, turq, hebrenj etj. Midis shqiptarëve, katolikët arrinin në rreth 1.7 %. Copëtimi i dytë ruso-Europian i njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike  Shqipërisë, krejtësisht jocivilizues e tepër fatal për ardhmërinë e kombit shqiptar, do të realizohet në përmbyllje të Luftës së Dytë Ballkanike, pikërisht me Traktatin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër.

Realisht, Lufta e Parë Ballkanike nuk ishte kundër ekzistencës së mëtutjeshme të Perandorisë Osmane në Ballkan, por ishte luftë sllavo-greke e dirigjuar nga Rusia për të parandaluar autonominë e Shqipërisë të fituar me Kryengritjen e Madhe të Kosovës (5 maj -18 gusht 1912), nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës. Për të parandaluar copëtimin e Shqipërisë për interesa ekspansioniste e kolonialiste malazeze, serbe, bullgare e greke, në Shkup, u mblodh Kuvendi Shqiptar nën drejtimin e Komitetit të Shpëtimit në krye me Hasan Prishtinën e Nexhib Dragën. Më 16 tetor 1912, ky Kuvend informonte përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Shkup se, "Shqipëria i ka kapë armët jo për me forcue dominacionin e Turqisë ndër Ballkan, por për me i dalë Zot tanësisë tokësore e lirisë së Shqipërisë. Pra, qysh prej sodit po ju deklarojmë se sido që të jetë fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue prej katër vilajeteve veçse një formë politike e një formë sundimi...!"

Se cila ishte përkrahja e Europës në dobi të zgjerimeve territoriale të Serbisë mund të shihet nga prononcimi i princit Aleksie Karagjorgjeviq, porsa shkeli në tokën shqiptare në vise të Kumanovës: “Unë dëshirojë vetëm që këtu të vijnë disa mijëra njerëz Europianë me përgjegjësi e të shohin shqiptarët, të cilët ne i kemi zënë robër, dhe ata të binden se këta njerëz mezi mund të quhen njerëz dhe të përfitojnë bindjen se Ballkani patjetër duhet të spastrohet nga këto egërsira...!" Kjo “tirrje” nuk do të dilte publike, po të mos kishte përkrahjen e tutorëve të SerbisëRusi dhe në Europë.

Forcat e Aleancës ballkanike përparuan shpejtë në tokat shqiptare në mbështetje të krerëve shqiptarë, të cilët e luftuan Turqinë në mbështetje të shteteve ballkanike: të Serbisë, të Malit të Zi, të Greqisë dhe të Bullgarisë. Për të parandaluar copëtimin e ShqipërisëTavolinë të diplomacisë ruso-Europiane, me nguti, por me përkrahje të Vjenës, u thirr Kuvendi Gjithëshqiptar Vlorë, nën kryesin e Ismail Qemalit, me tagër të shpallte Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj etnikë. Kuvendin e Vlorës do të përfaqësohen të katër vilajetet shqiptare dhe, më 28 nëntor 1912, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë tërësore me gjithsej 90 100 km2 me mbi 3804000 banorë.

Megjithatë, Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 - gusht 1913), nuk mori parasysh aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, as përfilli kriteret relevantë: etnikë, ekonomikë dhe gjeostrategjikë për vendosjen e kufijve të Shqipërisë. Serbia u rritë edhe për 39000 km2, duke i marrë edhe 1 290 000 banorë, kryesisht shqiptarë. Mali i Zi u rritë edhe për 7000 km2 me 260000 banorë shumicë absolute shqiptare, qind për qind  të banorëve sa pati. Greqia u rritë edhe për 51300 km2, duke marrë edhe 1 624 000 banorë shumica absolute jogreke.

Konferenca e Londrës 29 korrik 1913, pa i pyetur shqiptarët, aprovoi projektin e "Principatës së Shqipërisë” – një shtet monstrum në periferi të Piemontit të Shqipërisë, pa trup të plotë, tepër të sakatosur, të shkëputur nga hambari, pa gjymtyrët vitale për jetë, të cilin nuk mund ta quajmë veçse Shqipëri londineze, dhunë ndërkombëtare ndaj kombit shqiptar. Shtetit të Shqipërisë londineze iu lanë vetëm rreth 28 760 km2 me rreth 800 mijë banorë. Kështu, nga katër vilajetet e Shqipërisë deri në fund të vitit 1912, Londra i shkëputi për Greqinë, për Serbinë dhe për Malin e Zi gjithsej 61 510 km2 dhe mbi 3 000 000 banorë me shumicë absolute shqiptare. Ky ishte shkak që nxiti Homerin shqiptar, At Gjergj Fishtën, të thërriste: "Uh! Europë, ti kurva e motit/, Qi i rae mohit besës e Zotit/, Po a kta a sheji i Gjytetniis: Me daa tokën e Shqypniis/ Për me majtë klysht e Rusis?..."

Unë as tashti nuk kam koment më të përshtatshëm. E ardhmja tregoi se, kur është puna për kombin shqiptar, Ruso-Europa ngeli në kurthe të njëjta, antishqiptare, deri në fund të mileniumit të dytë. Realisht, dëshmia më e fuqishme për antishqiptarizmin e Europës katoliko-protestane në dobi të pansllavizmit ordodosk rus, si gjithherë pa i pyetur fare shqiptarët, janë vlerësimet që i bëri Teraktatit të Londrës kryesuesi i Konferencës së Londrës, kryekasapi oficial i Shqipërisë, diplomatit anglez Eduard Grei, më 17 prill dhe më 12 gusht 1913: “Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (veriorë) të Shqipërisë u arrit pas një përpjekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vendos që bregdeti dhe Shkodra t’i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra dhe (pas shumë bisedimesh) Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. Kjo marrëveshje lë një pjesë të madhe territori për t’u ndarë në mes të Serbisë dhe Malit të Zi si fryt i fitores së tyre. Arritja e kësaj marrëveshjeje ishte esenciale për paqen e Europës dhe  sipas mendimit tim ajo u arrit në kohën e duhur për ta ruajtur paqen midis Fuqive të Mëdha”.

Dhe, në dëshminë vijuese Grei do të saktësojë: “Vështirësia për  të arritur një marrëveshje lidhur me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe. Secili do të kujtojë se sa të vështira dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve veriorë e verilindorë të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte të kufijve jugorë dhe verilindorë të Shqipërisë, gjë që do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë, se gjithçka do të bëhet e njohur kjo zgjidhje në shumë pika do të jap shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga pikëpamja e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Europë” !?

Zotërinj të nderuar,

As pas kasaphanës evro-ruse në Londër ndaj kombit shqiptar, veprimet sllavo-greke për ta zhdukur kombin shqiptar, gjithnjë në mbështetje e me aminim evro-rus, nuk pushuan. Në anën tjetër, nënshkruesit e Marrëveshjes “Paqësore” të Londrës kurrë nuk e dëgjuan vajin shqiptar, kurrë nuk kërkuan  nga pushtuesit e Shqipërisë të zbatonin Ligjet Ndërkombëtare që garantonin liritë gjinore, etnike, civilizuese, fetare, politike e pronësore të popujve nën dominim të huaj.

Vërtet, shumë zor është të jesh shqiptar dhe të komunikosh me pasardhësit e atyre që ta kanë sakatuar atdheun dhe me ata që të mbajnë nën robëri shekullore të dhunshme, në emër të demokracisë!?! Të ecim edhe më nëpër shtigjet e historisë së përgjakur të kombit shqiptar. Traktati i Londrës u rifuqizua në Konferencën e Versajës – Parisit 1919-1920, me të cilën do të përmbyllet Lufta e Parë Botërore (1914-1918). Humanisti Profesor Emil Kahn, më 1920, gjatë mbajtjes së Konferencës së Parisit, u angazhua për shtetin shqiptar me kufijtë etnikë dhe gjeopolitikë, e jo për “Shtetin shqiptar (londinez), si nji Princni operete, me livret italisht, valcer Vjene, e nji kryetar orkestre mysterjoz në Berlin…”. Më tutje,  Kahn, saktësoi pa ekuivoke se “Shqipnija e coptueme nuk ka për të mujtë të jetojë, e aqë ma pak të jetojë e pamvarun, po i dolën dore krahinat ma të mirat, elementat ma vepruesit e popullsisë së sajë”. Se Shqipëria e Traktatit të Londrësasht njinji si të dënohej Shqipnija (e vërtetë, etnike, natyrore) për vdekje e nënshtrim…” Ky është konkludim gjenial, të cilin e vërtetoi dhe po e vërteton koha.

Të ndjekim të dhënat vetëm për disa llahtari serbe ndaj shqiptarëve më 1912-1913. Sipas socialistit Kacleroviq: “Armata serbe ka djegur 35 fshatra shqiptare, pa u lejuar banorëve të tyre që të largohen(…). Armata serbe me urdhrin e qeverisë së vet ka masakruar 120 mijë shqiptarë”. Sipas hulumtimeve të mëvonshme të italianit Baldaqi: “janë nja 150 mijë shqiptarë të vrarë nga serbët në vitin 1912-13”. Ndërkaq ushtaraku Dimitrie Tucoviq, socialist, duke informuar opinionin për shkretërimin e një fshati shqiptar në Lumë, tashti në Shqipërinë londineze, shkroi: “Fshati ka qenë i zhdukur për dy orë, me skena që është vështirë të pasqyrohen. Plutonet kanë rrëzuar gratë që mbanin foshnjat në gji; pranë nënave të vdekura klithnin foshnjat e tyre, të cilat qenë të kursyera rastësisht nga plumbat; trupat si bredh të malësoreve të bukura janë gërryer si krimbat nëpër lëndinë; gratë kanë lindur nga frika, për dy orë janë likuiduar rreth 500 shpirtra(…), kufomat janë hedhur në shtëpia, e shtëpitë janë djegur – ashtu që krimit t’i mbulohet gjurma. Kjo është e vërteta për këtë egërsi të tmerrshme”.

Për këtë gjenocid kanë pasur njohuri të plotë tutorët dhe themeluesit ruso-Europianë të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, por fare nuk kanë reaguar!?! Të dhënat burimore flasin qartë se gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore në viset shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lartë, u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u ndoqën në Azi e gjetkë, për të mos e lejuar më asnjë kontakt me vendlindjen, me farefisin në atdhe, në Shqipërinë e copëtuar me dhunë ndërkombëtare.

Këtu të konstatojmë shkurtimisht: Vetëm në ditët e para të punës të Konferencës së Versajës më 1919, u masakruan mbi 12 371 dhe u burgosën 22 110 shqiptarë etnikë nën okupimin e Jugosllavisë Versajase. Familje të tëra, paramilitarët serbë, i ngujuan në kullat shqiptare dhe i kallën për së gjalli, po kështu qindra shqiptarë i futën në dhjetëra xhami dhe i kallën bashkë me ato. Kurrë nuk e kursyen gjininë femërore, përkundrazi, as moshën e të gjitha gjinive. Për të mashtruar opinionin botëror dhe aktorët bartës të Traktatit të Versajës, Komanda Supreme e ushtrisë jugosllave udhëzonte çetat terroriste të spastrimit etnik shqiptar të terrenit, që vrasjet, therjet, gjenocidin mbi shqiptarët, kalljet e fshatrave e të kuarteve të qyteteve t'i kryenin pa bujë, fshehurazi nga opinioni publicistik e diplomatik, me sqarimin se "pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes do t'i kemi duartë e lira kundër shqiptarëve!".

Tashti sikur e kërkon vendi të konstatohet se, nga dokumentet e proveniencës shqiptare, të dërguara Konferencës së Versajës, shihet qartë se numri i shqiptarëve në viset e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së vitit 1912, kishte rënë nën numrin e shqiptarëve të dhënë nga Hahni, mbi shtatëdhjetë vjet më herët. Tashti del se në arealin e Shqipërisë Etnike kishte vetëm 1 779 929 frymë (833 000 në arealin e Shqipërisë londineze dhe 946 929 në viset shqiptare të aneksuara Jugosllavisë dhe Greqisë). Del se vetëm midis viteve 1912-1920, numri i shqiptarëve në Shqipërinë Etnike ishte zvogëluar për mbi 1 220 000 frymë dhe kjo pa shtimin natyror të tre milionë shqiptarëve, sa kishte më 1912. Është fakt se nuk ka vëllazëri shqiptare jashtë Shqipërisë londineze që nuk ruan kujtimin e hidhur dhe nderimin e shenjtë për një e më shumë të masakruar nga soldateska serbe e jugosllave. "Jamjanët e Afrikës nuk mund të bëjnë atë që serbët u bëjnë shqiptarëve të Kosovës" - do të konstatojë Hasan Prishtina në qershorin e vitit 1921, në Parlamentin e Shqipërisë londineze. Vetëm midis viteve 1918-1921, në Kosovë serbo-malaziaset shkretuan 215 fshatra shqiptare, kurse brenda kufirit të Shqipërisë londineze, në Lumë e Dibër, njësitë provokatore e ndëshkuese terroriste të ushtrisë jugosllave vranë 1 392 shqiptarë dhe me top e zjarr rrafshuan përtokë 1725 shtëpi banimi. E tërë kjo vetëm për të destabilizuar shtetin e Shqipërisë, që ai të mos interesohej për fatin e pjesës së kombit shqiptar nën robërinë serbo-sllave e greke. Për të gjitha këto kurrë nuk e prishën gjumin Fuqitë e Mëdha të Europës, copëtuesit e kombit shqiptar.

Për të mbuluar përmasat tragjike të gjenocidit, të shfarosjes së shqiptarëve, pushtuesi jugosllav do të zbatojë një dhunë dezintegruese dhe dekompozuese mbi etninë shqiptare dhe të pjesës madhore të kombit shqiptar të copëtuar në tri pjesë: Jugosllavi Versajase, Shqipëri londineze dhe Greqi. Meqë mbi 98% të shqiptarëve në viset e Shqipërisë Etnike të aneksuara Jugosllavisë Versajase ishin të besimit islam, në statistikat zyrtare, në diplomaci, në administratë në përgjithësi, në publicistikë dhe madje edhe në shkencat historiografike e etnografike, kompaktësia etnike dhe civilizuese e shqiptarëve do të tregohet e parcializuar, e copëzuar, duke u dhënë shqiptarëve myslimanë etnonime të motivuara politike antishqiptare: "turq", "arnaut", “arnautësh”, "shiftar", kurse "albanac" vetëm për elementin shqiptar katolik. Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni do të quhen "serbë". Të gjitha mbiemrat e shqiptarëve u serbizuan me prapashtesën “iq” dhe “viç”. Pseudoshkenca serbe e jugosllave antishqiptare, si edhe sot, gjeti partizanë Europianë për mbështetje. Të përmendim vetëm austriakun Herman Vendel, i cili, më 1920 dhe 1921, shqiptarët do t'i tregojë si "popull rundiment ballkanik gjysmë të egjër, të dëmshëm për civilizimin Europian" dhe gjenocidin serb e jugosllav mbi shqiptarët do ta tregojë si masë të nevojshme të "civilizimit të krishterë", sepse, sipas tij, "historia nuk mund të durojë kërcënimet mijëravjeçare (...) të një race që po vdesë..."!?!

Me këtë logjikë serbo-Europiane gjenocidi kundër qenies shqiptare vazhdoi me intensitet të madh. Sipas Organit të PKJ-së,  "Proleter" të 15 dhjetorit 1929, gjenocidi serb ndaj shqiptarësisë së Kosovës zbatohej "me pushkë dhe bomba". Një anonim nga Peja shkruante: "Ne, shqiptarët, jemi të detyruar që t'ua mbarojmë shtëpitë (kolonistëve). Me parat tona jemi të detyruar të blejmë konopin me të cilin do të na varin neve (...). Fshatra të tëra po i kallin, që t'u bëhet vend kolonistëve. Me pushkë, mitraloz dhe bomba po ndjekin mijëra e mijëra familje shqiptare nga vatrat e tyre". Ndërkaq Organi i Lëvizjes Demokratike Shqiptare - "Liria Kombëtare" e Gjenevës, më 15 shtator 1931, do të konstatojë se "afër një milion njerëz po shpërngulen nga pushteti serbomadh" dhe se "me thikë po kryhet serbizimi i emrave të njerëzve dhe të fshatrave, që kështu të shlyhej çdo dëshmi shqiptare, që të ndryshohet karakteri etnik i Kosovës".

Kjo dhunë nuk mund të quhet e tejkaluar derisa edhe sot UNMIK urdhëron pushtet komunale në Kosovë të mos i kthejnë variantet popullor shqip të emrave të vendeve dhe të njerëzve. Madje, është urdhëruar të ruhet emri i vendit dhunë serbe edhe aty ku kurrë nuk ka pasur serbë çifçinj të shekujve XVIII-XIX, as ka sot kolonë!? Dhe, edhe kjo po quhet demokraci Europiane, e zbatueshme nga UNMIK”!?

 Nejse, të ecim përpara gjurmëve të gjenocidit serb mbi shqiptarët. Burimet flasin se vetëm midis viteve 1924-1930 në Kosovë u burgosën 3 366 shqiptarë me autoritet në masat e gjera, për t'i detyruar të tjerë që të shpërnguleshin në Anadoll. Kështu, sipas burimeve policore jugosllave, deri më 1932 u ndoqën në Turqi rreth 200 mijë shqiptarë. Megjithatë, shqiptarët edhe krahas ndjekjeve e përndjekjeve, vrasjeve e mizorive, kolonizimit të madh të sllavëve etj., vazhdonin të ruanin epërsinë me 80% të banorëve. Ta konstatojmë edhe këtë fakt: Dihet se deri më 1936 tokë shqiptare morën 30 566 familje serbe e malazeze. Më 1937, qarqet shkencore akademike serbe dhe ato politike e ushtarake kërkonin që brenda një afati shumë të shkurtër përqindja e elementit sllav - serb  e malazez në Kosovë të ngrihej në 67,5%, kurse përqindja e shqiptarëve të zbritej në 21,5%. Në urdhëresat për policinë dhe administratën vendëse në Kosovë thuhej qartë: "Serbisë Jugore nuk po i kushtohet kujdes i duhur. Nëse ajo bëhet serbe do të zgjidhet çështja jugosllave".

Për ta arritur këtë qëllim kërkohej që të largoheshin edhe 400 mijë shqiptarë nga Kosova për në Turqi dhe krahas 143 mijë kolonëve serbo-malazez të sjellë deri më 1937, të silleshin edhe 470 mijë kolonë me prejardhje etnike sllave. Për spastrimin etnik shqiptar dhe sllavizimin e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavinë, do të vihen në shërbim akademikët, shkrimtarët, profesorët universitarë serbë, midis të të cilëve, Vasa Çubriloviq dhe Ivo Andriç,- nobelist ky i kohës së Titos?!

Zotërinj të nderuar,

 Besoj se kini njohuri të mjaftueshme për planet shtetërore e kishtare serbe për zhdukjen e shqiptarëve gjatë Jugosllavinë Versajase e Avnojiste, ndaj këtu do t’ua përkujtoj vetëm pak udhëzime akademike!?! Të nisemi nga Vasa Çubriloviq, i cili më 7 marsit 1937, theksonte: "Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm - për zhdukjen e shqiptarëve dhe të shqiptarësisë së Kosovës - është forca brutale e një pushteti të organizuar shtetëror, për çka ne jemi bindur mbi ta(...). Mbetet vetëm shpërngulja në masë (...) E që të sigurohet shpërngulja masive, kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme(...). Mjeti tjetër do të ishte presioni i aparatit shtetëror (...), që sa më shumë t'u mërzitet ekzistenca shqiptarëve te ne: gjobitje, burgosje, përdorimi i pashpirt i të gjitha rregullave policore, dënimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, maltretime, ndërsyerja e qenve, detyrimi në angari dhe me të gjitha mjetet e tjera të cilat është në gjendje t'i gjejë një polici praktike...” Këto botëkuptime serbe, për Serbinë e Madhe pa shqiptarët, janë publike edhe sot, në kohën e Ahtisarit, dhe bota e quajtur demokratike heshtë, e heshtë!?!

Udhëzimet e Akademikut Çubriloviç i përpunoi më tutje Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë. Ajo, më 1938,  udhëzonte Kryeministrin, se për ta thyer rezistencën dhe kompaktësinë shqiptare në Jugosllavi duhej punuar me Greqinë për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë londineze dhe saktësonte: "Aneksimi i pjesës Veriore dhe të pjesës së Shqipërisë së Mesme shtetit tonë, është një nga interesat jetësore të popullit tonë. Kjo do të ishte realizimi i aspiratave tona natyrore dhe kënaqja e dëshirave tona shekullore!(...). Në popullin tonë kurrë nuk ka pasur simpati për shqiptarët as herët as sot. Janë shikuar si armiq të vendit tonë dhe të popullit tonë. Në kombinacionet tona politike e diplomatike dhe politikën tonë ballkanike gjithmonë kemi synuar që t'i hedhim poshtë të gjitha kërkesat shqiptare për formimin e shtetit të pavarur, nga shkaku i thjeshtë, se ai shtet mund të krijohej vetëm kundër nesh dhe kundër synimeve tona nacionale. Me marrjen dhe aneksimin e Shqipërisë Veriore do të vritet irredenta shqiptare, e cila është shumë e rrezikshme për viset tona jugore. Elementi luftarak shqiptar në territorin tonë do të përfshihej nga lindja dhe perëndimi dhe do të dënohej në asimilim të lehtë..."!?!

Këto kërkesa dhe këto projekte serbe antishqiptare në vijimësi i ka yshtur, financuar dhe mbrojtur Rusia me aminim të një pjese nga Fuqitë e Mëdha Europiane!?! Sipas diplomatit Ivo Andriç, më 30 janar 1939: "Me marrjen e Shqipërisë do të zhdukej qendra tërheqëse për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila, në situatë të re, më lehtë do të asimilohet!" dhe "shpërngulja e shqiptarëve myslimanë në Turqi gjithashtu do të zbatohet në rrethana të reja, ngase nuk do të ndodhë kurrfarë aksioni i madh që ajo të pengohej".

Si dëshmi bashkëkohore publike për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve në periudhën e fundit të Jugosllavisë Versajase mund të merret edhe konstatimi i kolonistit malazias përparimtar, Radovan Zogoviq: "Pushteti serbomadh bën çdo gjë që më presion ekonomik, me shkollë policore, me ndërprerjen e ndihmave medicinale kundër malaries e të tjera, t'i nxjerrë nga Ligji dhe t'i shfarosë banorët shqiptarë...". Asnjë zë i fuqishëm kundërshtues nga qarqet diplomatike të Europës!?!

Çka të sjellim tjetër? Mund të thuhet saktësisht se kurrë nuk do të dihet numri i saktë i shqiptarëve të masakruar, të maltretuar dhe të shpërngulur. Dokumentet janë në Arkivat e Beogradit dhe ato u jepen studiuesve në mënyrë të seleksionuar. Mirëpo, edhe të dhënat e vjela nga burime të shkëputura, fragmentare, flasin për fakte trishtuese. Midis viteve 1919-1941, pushteti ushtarak e policor i Jugosllavisë, rrëzoi dhe zhduku plotësisht, me top dhe zjarr, rreth 200 lokalitete shqiptare, vrau, theri, i poqi në zjarr rreth 80 mijë shqiptarë dhe u ndoqën me dhunë nga Kosova në Anadoll rreth 400 mijë shqiptarë, kurse në Kosovë u sollën rreth 165 mijë kolonë serbë, malazezë, bjellorusë etj.

Numri i shqiptarëve të burgosur e të torturuar në xhandarmëri arrinte në 300 mijë. Nëse kihet parasysh shtimi i shqiptarëve për rreth 40 për mijë në vit, Jugosllavia versajase për 22 vjet të ekzistencës së saj zhduku fizikisht rreth NJË MILION shqiptarë. Evro-Rusia, as Shoqata e Kombeve, nuk reaguan kurrë?!?

Fatkeqësisht, ndarja dhe copëtimi i kombit shqiptar dhe i atdheut të tij, Shqipërisë, në Berlin, në Londër dhe në Paris, do të bekohet edhe me traktatet dhe me marrëveshjet ruso-anglezo-amerikane antinazifashiste në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Nuk ishte top sekret Elaborati i Vasa Çubriloviqit, i 3 nëntorit 1944, ku sugjerohej:

"Duhet të thuhet se të gjitha pakicat në tokën serbe janë ardhacakë, madje të frikshëm, të cilët janë sjellë që ta ndajnë e ta dobësojnë serbizimin(...). Ne nga Kosova dhe Dukagjini nuk mund të heqim dorë edhe për shkak të rolit të tyre historik dhe rëndësisë edukative nacionale: Krejt deri sa Kosova dhe Dukagjini të mos bëhen përfundimisht serbe, gjithmonë serbët dinarikë nuk do të kenë paqe(...). Do të ishte ideale sikur të mund të liroheshim nga të gjithë shqiptarët në vendin tonë dhe atë përnjëherë(...). Dy janë mënyrat të cilat do të merreshin parasysh për spastrimin radikal të shqiptarëve: që t'i shfarosim ose që t'i shpërngulim(...)”!!?

Të gjitha këto udhëzime të përgjakshme, e të tjerat që nuk mund ti kapë mendja e shëndoshë, u zbatuan me përpikëri para syve të Botës Antifashiste Kominterniste e Demokratike!?!  Nga fundi i nëntorit 1944 në tokat shqiptare, të çliruara me forca të veta antifashiste, do të dërgohen nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi  25 brigada me mbi 40 mijë ushtarë, të quajtur "partizanë", me udhëzime të qarta: Nën maskën kinse për ndjekjen e bashkëpunëtorëve të okupatorit, të vriten personalitet e shquara kombëtare shqiptare, të provokohen revoltime të popullsisë dhe në shenjë të shtypjes së "revoltës", të vriten me plumb, thikë e zjarr, më së paku 50% të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë londineze! U zbatuan ploja në pjesën më të madhe të fshatrave shqiptare, madje edhe në radhët e rekrutëve të mobilizuar për plotësimin e brigadave partizane serbe, boshnjake e kroate. Të përkujtojmë vetëm Masakrën e Tivarit më 1 prill 19045, Kasphanë kjo e djalërisë shqiptare, me përmasa disa herë më të mëdha se Nata e Bartolomeut.

Të gjitha këto mynxyra ishin të njohura edhe për Bllokun Antifashist ruso-anglo-amerikan dhe asnjë qortim për Titon, asnjë pengesë për Jugosllavinë Avnojiste që të ripushtojë, me strategjinë serbe shekullore “Toka e djegur”, pjesët më vitale të Shqipërisë, midis të të cilave Ulqin e Malësi, Iliridë e Kosovë?!! Nga burimet e shikuara në mënyrë rreptësishtë kritike dihet se deri në fillimin e viteve të ’50-ta të shekullit XX, ushtria dhe OZN-a jugosllave e dominuar nga serbët, vrau, masakroi dhe zhduku pa nishan 68-72 mijë shqiptarë. Ndërkaq sipas Marrëveshjes gjentlemene Tito - Kypryli, në vitet e 50-ta do të shpërnguleshin për Turqi edhe 412 mijë shqiptarë “të Jugosllavisë”, të emërtuar si “turq”. Një e dhënë e Lidhjes Socialiste të Kosovës, më 1976, saktësonte se nga Kosova, midis viteve 1912-1966, ishin shpërngulë në Turqi Një milion shqiptarë të Kosovës. Në këtë periudhë në burgjet jugosllave vuajtën dënim mbi 280 mijë shqiptarë. Shumë prej tyre kurrë nuk u kthyen në familjet e tyre. Të dhënat e sistematizuara me kujdes flasin se vetëm nga pranvera e vitit 1979 deri në fund të vitit 1991, në Jugosllavi u burgosën dhe u trajtuan në polici 900 mijë shqiptarë (750 mijë nga Kosova dhe 150 mijë nga viset e tjera jashtë Shqipërisë Londineze).

Këto dhe mynxyra të tjera antishqiptare të kombit serb i sanksiononte, para syve të botës së qytetëruar, “Memorandumi” i Akademisë së Serbisë i vitit 1985, me detyrë që: "Popullit serb t'i sigurojë programin shoqëror dhe nacional bashkëkohor, me të cilin do të frymëzohen brezat e sotme dhe të ardhshme" se  Serbi është deri aty ku gjendet një serb, ose një varr serbi!?! Më 23 mars 1989 Serbia me grusht politik, policor e ushtarak e ripushtoi Kosovën dhe asnjë reagim i fortë brenda Jugosllavisë Avnojiste dhe as në Botën demokratrike!?! Në vitet e ’90-ta Serbia krijoi aparteid  në shoqërinë Kosovare, të panjohur për botën bashkëkohore. Shqiptarët e Kosovës përjetuan rrethin e shtatë të Ferrit të Dantes. Shkollimi shqip u nxor jashtë ligjit, 7400 nxënës shqiptarë i helmoi policia e fshehtë serbe, punëtorët dhe nëpunësit shqiptarë u nxorën nga puna, mjekët u ndanë nga pacientët, jeta e një shqiptari vlente vetëm sa vlera e një plumbi. Mund të thuhet se vetëm tashti nisi të trandët bota demokratike dhe gradualisht, me prekje pas prekjes, të mbështetë Lëvizjen Politike Demokratike Paqësore, e së fundi, një pjesë e botës demokratike njohu edhe Luftën Çlirimtare të UÇK.

Thash “një pjesë e botës demokratike”, sepse pjesa tjetër u gjet e kurthuar me interesa të ndërthura historike me okupatorin neofashist të Kosovës. Kështu, në konferencat ndërkombëtare për legjitimimin e shpartallimit të Jugosllavisë avnojiste më 1992, 1995 dhe 1999, të fortit në emër të Bashkësisë Ndërkombëtare nuk morën vendime historike të drejta, që do të shpinin në lirinë e Kosovës së pavarur dhe sovrane, minimum i domosdoshëm së fundi si një prerje cezarike për zgjidhjen e Çështjes shqiptare të ndërlikuar me dhunë ndërkombëtare. Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, edhe më tutje, mbetën pre dhe peng e interesave të Fuqive të Mëdha, si në periudhën e Imperializmit!?!

Dhe, këtu, nuk e shoh të udhës të flasë për gjenocidin serb ndaj tapisë shqiptare historike të Kosovës nga 22 shkurti 1998 deri më 22 qershor 1999. Në këtë periudhë në Kosovë ishte, thënë simbolikisht, Syri i Botës Demokratike. Qindra ploja e masakra,, qindra fshatra të djegura, çdo gjë me vlerë e shkatërruar, mijëra të zhdukur, të gjitha mynxyrat e gjenocidit që i përjetuan shqiptarët më 1787, 1912, 1919, 1945, por dhunë mbi dhunën ishte dhunimi i rreth 20 mijë femrave shqiptare. Kosova shqiptare çdo gjë mund të falë e të harrojë, por këtë kurrë jo!

Ju, Zotërinj, të gjithat i dini, dhe e dini mirë edhe faktin se Serbia me dorën e vetë e ka kallë pjesën koloniale të saj në Kosovë, se Serbia e ka dhunuar me shekuj dinjitetin e kombit shqiptar, se mbi 95% e popullsisë së Kosovës, që flet shqip, kurrë nuk do të pranojë pushtetin serb, përpos si të robëruar nën Serbi, edhe më tutje me përkrahje ndërkombëtare!?!

Vërtet, këtu, nuk mund t’i heshtim faktet se ndërmarrjet politike, diplomatike, ushtarake dhe policore të Fuqive të Mëdha botërore nën ombrellën e KS të OKB, fatkeqësisht, do të risanksionojnë copëtimin tepër brutal, antihistorik dhe antinjerëzor, të kombit shqiptar e të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë në pesë shtete ballkanike. Këtë ndarje, së fundi, e dizajnoi allishverishi për Konferencën Ndërkombëtare të Rambujesë, më 1999, ku shqiptarët për të parën herë në histori do të futën, me njëmijë dredhi e frikësime, në lojën tragjike për fatin e tyre dhe të Shqipërisë Etnike. Lënia ndërkombëtare e mundësisë për zhdukjen e UÇK me të gjitha mynxyrat e luftës, me ofensiva të përgjakshme dhe për shpërnguljen me strategjinë “Toka e djegur” të rreth një milion shqiptarëve vetëm në periudhën e bombardimeve të NATO, e zhvendosjen në male nën tenda najloni të rreth 700 mijë të tjerëve, bëri që një pjesë e madhe e kombit shqiptar dhe veçanërisht shqiptarët e Kosovës, traumatizohen, të vuajnë pasoja të përjetshme. Dhe, për çudi, përdhelet kombi serb, asnjë përgjegjësi morale e materiale ndërkombëtare për Serbinë!?

Dhe, legalizimin e copëtimit bashkëkohor amerikano-Europiano-rus i kombit shqiptar në pesë shtete, si e drejtë ndërkombëtare me “vullnetin shqiptar”, e bëri Marrëveshja Beograd-UÇPBM e Gjilanit-Konçulit më 2000 dhe Marrëveshja Skopje – UÇK e Ohrit (2001), edhe këto, me trysni e me prani ndërkombëtare të SHBA-ve, BE-së, OKB-së, NATO-s. Është i hidhur fakti se arkitektet dhe vulëvenësit ndërkombëtar të këtyre allishverisheve, kurrë nuk ngulën këmbë për vënien në jetë të Pikave që kishin të bënin me jetën shqiptare në Kosovë Lindore dhe në Iliridë?!?

Të nderuar Zotërinj,

 Ma në fund, me të ashtuquajturën “Pakoja e Ahtisarit” të 2 shkurtit 2007, edhe Kosovës, e larë me gjak shqiptari të derdhur nga dora serbe që nga viti 1809 (nga Masakra mbi familjen tridhjetanëtarëshe të Demë AhmetitVraniqKryellapit ), po i projektohet copëtimi më anakronik, i panjohur  në asnjë vend të botës as në kohën e perandorive antike e mesjetare. As në kohën e Kralit, të Titos a të Milosheviqit!?! Dokumentit: “Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës” (botuar në Koha Ditore, 3.II.07) i bëra një analizë kritike rreptësishtë shkencore, të cilën, më 9 shkurt 2007 e dorëzova në Zyrë të Pranimit të UNMIK-ut, për Z. Joakim Rücker dhe Z. Martti Ahtisari. Ndaj këtu do të përmbledh vetëm pak gjykime që nuk mund të hedhën me argumente demokratike.

    Duke pasur parasysh faktet që u sollën në këtë Letër, “Pakoja e Ahtisarit” projekton pasiguri për Kosovën, dënon shqiptarët shumicë absolute - viktimë në trojet e veta etnike dhe shpërblen krimin dhe kriminelët, pakicë joetnike të Kosovës, pasardhëse të elementit serbë e malazias të kolonizuar, një pjesë e madhe si çifçinj në tokat e bejlerëve shqiptarë nga mesi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX dhe pjesa tjetër si kolonë shtetëror të Serbisë dhe të Jugosllavisë Versajase e Avnojiste. Realisht, “Pakoja Ahtisari” legjitimon atë që e krijuan UNMIK, KFOR dhe POLICI Ndërkombëtare nga 22 qershori 1999 deri më 2 shkurt 2007. Këtu, nuk e shoh të nevojshme të ndalëm në pengesat me pasojat historike që i ka bërë zhvillimit ekonomik të Kosovës pushteti i UNMIK-t, mbi të gjitha instalimi i qeverisë vendore jo kompetente dhe të korruptuar, por të paprekshme nga UNMIK. Rrjedhim i të cilave është lindja dhe rrita e shpejtë e Lëvizjes së “Vetëvendosjes”, e larë me gjak më 2 shkurt 2007!?!  Nuk është tepër të konstatohet fakti se historia e di se në Europë është një shtet që ka vetëm Një dëshmor të antinazizmit, kurse “Vetëvendosja” në hapin e parë i bëri Dy dëshmorë. Po prangosja e udhëheqësit të saj, Albin Kurtit, sa do të kushtoj?!? Sa më gjatë në burg Albini aq më gjithëpopullor dhe aq më legjitime kërkesa e tij politike - për zgjidhjen demokratike të statusit shtetëror të Kosovës me Referendum nën mbikëqyrjen e KS të OKB-së. Kjo kërkesë nuk është shoviniste, nuk është dhunë ndaj lirive të të tjerëve, nuk është sulm kundër demokracisë. Përkundrazi, është vlerë për njerëzimin.

 Së fundi, Ju e dini se zgjidhjet që ofron “Pakoja Ahtisari” nuk mund të jenë zgjidhje demokratike, sepse ajo “Pako” nuk ka opozitë politike demokratike në radhët e partive të të ashtuquajturit “Ekipi i Unitetit Unmikian të Kosovës”, i cili ka kohë që nga shumica absolute e partive të vogla dhe e shqiptarëve gjithandej konsiderohet si mish i egër i kombit. Konstatimi im reflekton realitetin. Shtypi, radiot dhe TV-të e Kosovës, të kontrolluara nga anëtarët e “Ekipit të Unitetit Unmikian” dhe makineria ndërkombëtare qeveritare unmikiane e Kosovës  fare nuk kanë lejuar, as lejojnë,  paraqitjet esenciale kritike e shkencore të “Pakos Ahtisari”. Pas gjakderdhjes në radhët e Vetëvendosjes nga policia e UNMIK-ut veçanërisht studiot e TV-ve të Prishtinës janë kthye në gjykatore ku defilojnë denoncues e prokurorë të partive të “Ekipit të Unitetit Unmikian” ndër më të paskrupullit që nuk i njeh gjyqësia e një vendi që thirret në demokraci. Ata merren dhe grindën për pasojat e Demonstratave të 10 shkurtit 2007, kush është fajtor për Dy viktima(!?!), dhe jo me shkaqet që kanë mobilizuar së paku 25-30 mijë veta përreth Lëvizjes “Vetëvendosja”  e  Kosovës, në atë ditë të përgjakjes ndërkombëtare të Kosovës për interesa të pushtuesit serb shumë të urryer.

Këta denoncues e prokurorë partiakë nuk duan t’i tregojnë popullit se “Paketa Ahtisari” e ka coptuar Kosovën në Debëllde, për faktin se ato vise shqiptare, më 1945 dhe 1946, ishin baza e rezistencës ushtarake shqiptare të Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare me seli në Shkup. Ky “Ekip i Unitetit Unmikian” nuk del para popullit me të vërtetën se “Paketa Ahtisari” e ndanë Kosovën në dy etnitete - malukati shqiptar me malukatët e tjerë , në një anë, dhe “populli qiellor” milosheviqian e Serbia në anën tjetër. “Ekipi i Unitetit Unmikian” nuk i tregon popullit se shqiptarëve po grabitet trashëgimia stërgjyshore; kalatë paramesjetare, urat osmane, rrënojat e kishave paleokristiane dhe kishat manastiret ortodokse mesjetare, në të cilat stërgjyshërit tanë i janë lutur Zotit shekuj me radhë, para se ato të ktheheshin në instrument për serbizimin e shqiptarëve, e që çoi në islamizim e vullnetshëm, si mburojë për ruajtjen e qenies etnike shqiptare. Kujtone mesjetën: E kujt është kisha e tij është kombësia! Ekipi i Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit Unmikian fatkeqësisht, Mitit serb për Kosovën, i krijuar nga kisha serbe dhe mbreti i Serbisë, siç shkrunte Kërkezha, e kthyen në të vërtetë historike dhe në tapi serbe të Kosovës. Kjo është dhunë mbi të shkuarën, mbi të sotmen dhe mbi të ardhmen e Kosovës. Dhunë me pasoja historike. Urdhëroni, hapni debat shkencor me përmasa ndërkombëtare!

Zotëri Martti Ahtisari, të cilit KS i OKB ia lëshoi në grusht gacën që përvëlon, e kreu mirë detyrën - harmonizoi kërkesat e Grupit të Kontaktit dhe të Serbisë, me prani edhe të “Ekipit të Unitetit Unmikian” të Kosovës. Kjo është plagë që nuk do të shërohet lehtë. Përfaqësuesit e Shqipërisë Etnike më 1878, 1913, 1920, as ata gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurrë nuk kanë nënshkruar copëtimet e tokave shqiptare me dhunë ndërkombëtare. “Ekipi i Unitetit Unmikian”, duke nënshkruar copëtimin e Kosovës do të legjitimojë edhe copëtimet e tjera të Shqipërisë Etnik, të gjitha dhunë ndërkombëtare. Kjo nuk mund të kalojë pa pasoja, së fundi pa gjakderdhje politike e ndërkrahinore shqiptare. Xixat po duken në horizont. Projekt i kamotshëm i Serbisë.

Zotërinj të nderuar,

Ka ditë që zëdhënësit e Z. Ahtisarit në radhët e “Ekipit të Unitetit Unmikian” i kanë thënë “popullit” se “Paketa Ahtisari” është e pandryshueshme, kurse Z. Ahtisari17 shkurt tha se “për ndryshime eventuale mund të merren parasysh vetëm pikat rreth të cilave pajtohen të dyja palët” !?! Pa asnjë luhatje them se kjo nuk është zgjidhje e drejtë, kur dihet se gjeni serb është i pangopur me gjak shqiptari, kur dihet se serbët shekuj me radhë vepruan me të gjitha mjetet e mundshme për zhdukjen e shqiptarëve, kur dihet se Serbia gjithmonë ka sakrifikuar për Kosovën pa shqiptarë, kur dihet se pakica serbe nuk mund të jetë hise shtetëformuese e Kosovës shqiptare historikisht. Vërtet, me fjalët e urtakut Ortega mund të gjykojmë: Nuk qëndron problemi te Qezari që triumfon mbi të tjerët, por te të tjerët që ia bëjnë të mundshme Qezarit të triumfojë”.

Këtu edhe një herë duhet të ritheksohet se “Pakoja Ahtisari” nuk siguron as pavarësinë e Kosovës sot, as rrugën me siguri të plotë për sovranitetin e Kosovës në të ardhmën. Një vend pa tërësi nuk ka ardhmëni. Së fundi çdo zgjidhje ku nuk pyetët populli, ku nuk lejohet deklarimi i lirë i popullit, është dhunë që zien në vete. Ishte dhunë politike ndërkombëtare projektimi i Principatës së  Shqipërisë Londineze dhe i tillë është edhe projekti i Ahtisarit - Kosova e Vetëqeverisur. Shteti Shqipëri i vitit 1913 kurrë nuk u bë shtet, as mund të bëhet shtet, e shtet nuk do të mund të bëhet kurrë as Kosova e copëzuar, sepse të dyja janë pjesë të një tërësie natyrore, etnike, historike dhe jetësore të një kombi të copëtuar me dhunë ndërkombëtare.  Dhuna nuk lindë paqe.

Ndaj, që Zotëri Ahtisari urtak, të mos mbetet në analet e historisë shqiptare si një kasap për shqiptarët, siç mbahet Bismarku, Grei, Tito e të tjerë dhe që anëtarët e KS të OKB-së të mos mallkohen për jetë të jetës shqiptare si anëtarët e Kongresit të Berlinit, të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe të Konferencës të Paqes në Versajë, së fundi në Rezolutën me të cilën do të jetësohet “Zgjidhja Ahtisariane” të futet udhëzimi i panegociueshëm: Statusi përfundimtar i Kosovës do të zgjidhet me referendum në fazën përfundimtare të Misionit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, me votë të lirë të popullit për vetëvendosje për shtet të pavarur apo për bashkim me Serbinë. 

Zgjidhja e problemit historik të Kosovës me Referendum është zgjidhje e vetme demokratike, që i ka hije Europës, e cila synon bashkimin politik, ekonomik dhe sigurinë e përbashkët. Zgjidhja me Referendum kërkon paraprakisht garantimin ndërkombëtar të kufijve administrativ të Kosovës, ekzistues më 23 mars 1989. Nga kjo datë Kosova është në luftë me Serbinë. Ndryshimet etnike dhe të kufijve pas kësaj date janë dhunë e një vendi ndaj vendit tjetër në rrethana të Luftës, ndaj nuk mund të jenë legjitime. Nuk është legjitim as copëtimi i Kosovës me marrëveshjen gjentlemene Serbi - Maqedoni më 2001, as legalizimi i këtij copëtimi nga KSOKB-së, Ahtisarit dhe Ekipi i Unitetit Unmikian të Kosovës. Të mos hapën plagë të reja në trupin shqiptar!

Zgjidhja me Referendum e problemit Kosovë është hap i parë, i vetmi i mundshëm aktualisht, për zgjidhjen e Çështjes shqiptare në përgjithësi, pa zgjidhjen e së cilës fjala demokraci perëndimore është vetëm letër e ngjyros me ngjyrë ari. Është mëkat edhe para Perëndisë të mbahet një komb i copëtuar në emër të Demokracisë!?!

Pas njohjes reciproke të shtetësisë nga Serbia dhe Kosova, me marrëveshje dhe në mënyrë demokratike, me vullnet të banorëve, mund të bëhet përkufizimi etnik i Kosovës me Serbinë, pikërisht në Veriperëndim dhe në Verilindje të Kosovës. Për këtë zgjidhje paraprakisht duhet të caktohen kriteret e pranueshme demokratike, p.sh. 50+1, gjithnjë nën arbitrim të BE-së. Nisur nga e vërteta historike për marrëdhëniet serbo-shqiptare në Kosovë e më gjerë, përkufizimi etnik Kosovë - Serbi është zgjidhje historike, sepse mbyllën të gjitha shtigjet që mund të prodhonin kriza e luftëra me pasoja për dy kombet në fqinjësi dhe për rajonin dhe Europën në përgjithësi. Për mbrojtjen e ekzistencës së pakicave në brendi janë të mjaftueshme ligjet ndërkombëtare të OKB-së. Fqinjësia e mirë Kosovë - Serbi, pa rolin e xhandarit të njërës ndaj pjesëve të tjetrës, është e mundshme dhe me dobi të madhe reciproke. Këtë e kanë kuptuar mirë liberalët modern në radhët e kombit serb.

Duke përfunduar, pyes ndërgjegjen Tuaj dhe të Botës demokratike liridashëse: Pse të mbahet i copëtuar dhe së fundi pse të copëtohet aktualisht padrejtësisht Kosova dhe kombi shqiptar për interesa meskine mesjetaretë fqinjëve dhe atë në emër të drejtësisë dhe të demokracisë bashkëkohore?!? Mos pranimi i të Drejtës për Vetëvendosje të Kosovës dhe mbajtja e copëtuar e kombit shqiptar, me rreziqe edhe për copëtimin e Kosovës, çon pashmangshëm në libanizim dhe palestinizim të trojeve shqiptare. Kjo nuk i duhet ardhmënisë demokratike të Ballkanit dhe të Europës. Kombi shqiptar as gjatë historisë as sot nuk ka aspirata pushtuese ndaj vendeve etnike të kombeve fqinje dhe është i vetmi komb në Ballkanin Jugor që kurrë nuk ka bërë luftë pushtuese. Pse të dënohet me robëri një komb paqësor? Pse të shpërblehet një komb që në qenie të tij kundërmon erë gjaku  shqiptar?!? Dëshmi keni këto pak të dhëna në këtë Letër. Duhet kohë për t’u pastruar kombi serb për mëkatet ndaj kombit shqiptar.

Krejt në fund, i ftoj shqiptarët kudo në trojet etnike dhe në ekzil, të gjitha strukturat e shoqërisë shqiptare, pa hezitim të mbrojnë, para botës hapur, të drejtën e kombit në vetëvendosje – si zgjidhje e vetme fatlume dhe definitive për Ballkanin dhe për Europën e Bashkuar dhe njëzëri të thërrasin: Liri për Albin Kurtin, sepse prangosja e tij është prangosje e të drejtës së Kosovës dhe të kombit shqiptar për Vetëvendosje për fatin e tij!

 

Prof. Dr. Muhamet Pirraku

Prishtinë, 18 shkurt 2007

 

 DITA E PRESIDENTËVE TË AMERIKËS

Në bibliotekën e qytetit bregdetar të Vlorës

 

Nga Gëzim LLojdia

 

Në bibliotekën publike të qytetit bregdetar të Vlorës, pikërisht në këndin amerikan u mbajt:” Dita e Presidentëve të Amerikës”.Drejtoria e bibliotekës Liliana Gjika tha se:”Dita e Presidentëve është emër i zakontë feste federale në SHBA,zyrtarisht e njohur si ditëlindja e Xh.Ëashingtoni.Emri i saktë, i kësaj dite është dita e Presidentëve ,jo dita e Presidentit..Si titull zyrtar i kësaj feste federale,ditëlindja e Ëashingtonit ishte mbjellë nga qeveria federale në 1880 në distriktin e Columbias dhe përhapur në 1885 duke përfshirë të gjitha zyrat federale. Në të vërtetë Xh.Uashingtoni ka lindur në 11 shkurt 1731 sipas kalendarit julian dhe sipas kalendarit Gregorian përkon me datën 22 shkurt 1732. Në jetën e tij të mëparshme dhe vetë Uashingtoni e quante ditëlindjen e tij në 22 shkurt.Më pas në pjesën e fundit të viteve 1980 ne një shtysë nga reklamuesi,termi Dita e Presidentëve filloi shfaqjen në publik,thelbi i kësaj feste kishte zgjeruar fokusin e saj festiv,për të nderuar dhe një tjetër president të lindur në shkurt,Abraham Linkoln. Pavarësisht se ditëlindja e Linkolnit në 12 shkurt nuk kishte ishte ndonjëherë festë federale,qeverisja e pothuajse 12 shteteve,zyrtarisht kanë riemëruar vëzhgimin e ditëlindjes së Ëashingtonit si dita e Presidentëve.Është interesante të përmendet se Dita e Presidentëve nuk është një term gjithëpërfshirës.Në shtetin Masacusetst,ndërsa festa e tyre shtetërore nderon ditëlindjen e Ëashingtonit,ekziston gjithashtu dhe një shpallje e Ditës së Presidentëve,për të nderuara gjithë presidentët me prejardhje nga zona e Anglisë së Re. Vetëm shteti i Alabamës feston këtë ditëlindje si ditëlindje të Ëashingtonit dhe të Tomas Xhefresonit.edhe pse ditëlindja e Xhefresonit është në prill.Në shtetin Konektikat,ndërsa dita e Presidentit është festë federale,ditë lindja e Abraham Linkollnit është akoma një festë ,që festohet në 12 shkurt,pavarësisht nga ditët  e javës që mund të jetë.Në shtetin e ditëlindjes së Ëashingtonit në Virexhinia,festa njihet legalisht si Dita e Xhorxh Uashingtonit.Në shumë shkolla amerikane ditët që afrojnë këtë festë shpesh e përdorin atë që të edukojnë nxënësit me historinë e Presidentëve të SHBA.Sot kjo festë e shkurtit është mjaftë e njohur,në këtë ditë shumë njësi shitjes kryejnë reduktim cmimesh.Kjo festë federale është menduar të nderojë ,arritjet e këtij njeriu të njohur nga bashkëqytetarët e tij si Babai i vendit.Nderohet patriotizmi,udhëheqja,dhe aftësitë e tij politike gjithashtu edhe përpjekjet e tij për pavarësinë e këtij vendi të ri,ku të gjithë qytetarët të ishin të lirë.

Në këtë ditë që u përkujtua edhe në qytetin bregdetar,studentja Elda Tahiri lexoi poezi në anglisht.Poeti Albert Abazi,përmendi Amerikën shtetin e demokracisë.Dr Zeko Braho tha se Presidenti i parë që u ngrit kundër skllavërisë.Foli edhe përfaqësuesja e ambasadës amerikane.Në bibliotekën e qytetit bregdetar ka një këndë të librit amerikan.Në këtë kënd janë dhuruar libra,historik,shkencor,arsimor nga ambasada amerikane në kohën e ringritjes së kësaj biblioteke dhe ditës së përurimit të saj në mjediset e reja.

 

 

VEREJTJET MË URGJENTE NDAJ PROPOZIMIT TË z. AHTISAARI

 

Prof. Dr. Jaja Kokaj

Email:kokay@kuc01.kuniv.edu.kw

 

Jam i bindur qe dikush nga anetaret e ekipit negociatore apo dikush nga konsulltantet e tyre lexon Alb-Shkencen dhe sheh doemosdone e intervenimeve ne pikat qe do te jene vitale per ardhmerine tone ne Kosove.

 

Ne vijim do ti paraqesim verejtet lidhur propozimin e z. Ahtisaari si dhe argumentet lidhur me verejtjet e dhena:

 

1.       Ne kuader te kapitullit te II  ( “Provisions and Setelment “) neni  I  4-te  ka te beje  me MBROJTJEN DHE PROMOVIMIN E TE DREJTAVE TE ANETAREVE TE KOMUNITETEVE, pos tjerash shkruen: “.. Me qellim te mbrojtjes se te drejtave te komuniteteve joshqiptare te Kosoves gjate proceit legjislative parashihet qe numer I caktuar I ligjeve munde te aprovohen apo  aktivohen vetem nese shumica e anetareve JO-SHQIPETARE e Parlamentit te Kosoves pajtohet me adaptimin e tyre.

Mendojme qe duhet te mos figuroje Fjala  “JO-SHQIPETARE””

ARGUMENTI lidhur me propozimin tone eshte I bazuar ne faktin qe asjne asamble te shteteve ish-Jugosllave nuk e kane ashtu siqe propozon z. Ahtisarri. Nuk e ka as kushtetuta me e re e  Serbise, te cilen e quajn si kushtetute moderne, ne nivel europjan. Konsiderome qe forma e propozuar ne  piken  e katert ketu nuk ekziston ne asje nga kushtetutat e shteteve europjane.  

 

2.       Ne nenin e katert te ketj kapitulli ku behet fjale per decentralizimin shkruan :

“…si dhe formimi I gjashte apo komunave te reja apo komuneve tjera ku jane te perndare serbet  me numer me te madhe (Gracanica, Novo Brdo, Klokoti, Raniluga, Parteshi, Mitrovica Veriore)”.

Mendojme qe per formimin e komunave e reja duhet respektohen kritere te caktuara duke perfshi ketu numrin  minimal I banoreve. Ne kete aspekt mendojme qe formimi I komunes ne nje bashkesi lokale siqe eshte Partesi, nuk e plotson kriterin e minimumit te numrit I cili me pare duhet te fiksohet, numer ky I cili do te ishte I logjikeshem krahasuar me numrin e banoreve ne komuna tjera ne Kosove apo kudo tjeter jasht Kosoves.

 

3.       Ne kuader te te njejtit kapitull ( II-te), nenit te shtate behet fjale per MBROJTJEN DHE PROMOVIMIN E TRASHIGIMISE RELIGJIOZE DHE KULTURORE ….te KISHES ORTHODOKSE SERBE NE KOSOVE SHKRUAN:

“….Me se dyzet lokalitete religjioze dhe kulturale te rendesishme do te rrethohen me zona mbrojtes ne te cilat ndalohet cfardo aktiviteti  apo zhvillimi komercial dhe industrial apo cfardo ndertimi ne menyre qe te ruhet prestigji kulturor I lokaliteteve te permendura…”.

 

Mendojme qe pjeset e shenuara te kesaj pike te kapitullit te dyte te propozimit nuk kane baze juridike, fetare, humane dhe logjike.

Nuk ka baze juridike nga se rekognisimi pronsise se patundeshme qinrda hektareshe per ma se dyzet kisha orthodokse serbe, qe konstituon mira hektare toke apo perqindje te kosiderueshe te teritorit te tersishem te Kosoves tejkalon cfardo logjike, praktike juridike dhe perfaqson presedan te cuditshem juridik ne te gjitha shetet e formuara ne teritoret e ish-Jugosllavise por edhe me tej.  Ne asnje shtet, nga te gjitha shtetet e formuara ne teritorin e Jugosllavise nga Slovenia deri ke  Makedonia, duke perfshi ketu edhe vete Serbine, nuk eshte aplikuar nje gje e ketille e as e ngjajeshme.

 

Presedani ne fjale eshte I pa logjikeshem dhe jo human nga se po te ketheheshin tokat e bejlereve, agallareve, spahijve dhe pashallareve te dikurshem do te nderprehej cdo prespektive e zhvillimit ekonomik, industrial, bujqeore ne Kosove. Kosovaret do te shendrroheshin ne bujqrob, pa perspektive jetesore.

Mendojme qe presedani ne fjale edhe jo fetare dhe jo humane nga se konsiderojme qe kisha dhe aktiviteti I saje fetare eshte kultivimi I humanizmit, parimeve Biblike ne famulline ku gjendet duke shkelqyer si shembell ne lufte kunder egoizmit ekonomik apo cfaro lloji dhe duke prapaganduar vlerat humane shpirtrore dhe kulturore..Nga kjo rrjedhe qe kishes nuk I nevojiten qindra hektare toke perrreth duke zvogeluar hapsiren e zhvillimit ekonomik, industrial dhe jetesore te njerezve. Eshte e kuptueshme rekognisimi I nje siperfaqeje te caktuar te themi disa hektareshe perrrth kishes e cila do te garantonte vazhdimin e zgjerimit dhe ndertimit te objekteve kishtare me rritjen e numrit te besimtareve apo famullise se kishes ne fjale. Por jo qindra hektare perreth ku perfshihen fusha pjellore, pyje, kodra ( munde te jene burime xehesh te vlefsheme) lumej dhe siperfaqe tjeter, posedimi I se ciles sipas cdo logjike nenkupton vetem zvoglimin e hapsires jetsore ekonomike, buqesore dhe industriale te popullsise Kosovare e kurrsesi nevoje praktike, fetare apo cfardo nevoje tjeter logjike per kishen dhe kishtaret.
Kur eshte fjala per presedan ne nivel te teritorit te is-Jugoslavise te themi qe ne Kosove densiteti I pupullsise eshte me I larti, siperfaqja per koke te banorit eshte me e vogla, mosha mesatare eshte 25 vjecare,papunesi , me afre 50 % shenon vleren dhe varferine me te larte ne Europe. Marrja e nje perqindje te madhe tokesore te ketyre banoreve, coptimi hapsinore I vazhdimesise dhe potencaleve ekonomike konsiderojme qe nuk perkon me parimet as biblike as  shpirterore e as njerzore.

 

Nen titullin “Trashigimia religjize dhe kulturore” eshte edhe nen tiltulli “Zonat e mbrojtura” ne kuder te cilit perfshihen tri pika te vecanta;

-         “do te formohen 45 zona te mrojtura per rreth kishave dhe manastrireve me te rendeshishme, si dhe monumenteve historike,.....,

-         Ne zonat e mbojtura do te pengohet cdo aktivitet,……, qe cenon apo ndikon ne te drejtat pronsore (mendohet te kishes).”

-         Nga 45 zonat e mbrojura numrohen Mnastiri –Visoki Decani, Patrejashia e Pejes, Manastiri Gracanica, Manastiri Devic dhe Gorioc, Manastrir Budisavcit, Qendra Historike e Prizerenit, fshati Hoqa e Madhe, dhe nje NUMER TJETER I LOKALITETEVE”

Konsiderojme qe sejcila pike ne kuadrin e titullit te trashigimise religjioze dhe kulturore konfirmon konstatimet dhe komente tona me pare te shprehura. Te gjitha keto zona te mbrojtura, qe konstituojne nje perqindje te madhe te teritorit te Kosoves sipas pikes se dyte deklarohen si pronesi private trashigimore e kishes. Keto zona apo pronesi private serbe sipas dokumentit te propozuar, lidhen ne menyre horizontale dhe pastaj lidhen me Serbine duke formuar nje shtrirje apo vazhdimesi e tokave serbe ne nje siperfaqe te madhe te teritorit te Kosoves. Pra nuk do te kete dallim I tokave serbe ne Serbi dhe vazhdimesise te kesaj pronesie ne tokat serbe ne Kosove ( NE ASPEKTIN PRONESORE). Dallimi I vetem do te jete qe siperfaqet e perreth kishave serbe ne Serbi do te jene shum me te vogla se sa siperfaqet e tokave per rreth kishave ne Kosove. Perndryshe te gjitha keto do te jene toka serbe. Keto siperfaqe serbe ne tere Kosoven do te pengojne mundesine e ndertimit te rrugeve, objekteve ekonomike, zhvillimor- do te jene ushaujza qe e bejen ekonomine dhe jeten ne Kosobve anemike pa jete dhe pa ardhemeri zhvellimore. Me masat ndaluese te teritoreve relejfore ne tere Kosoven te pronave kishtare serbe, qe konstituojne nje perqindje te madhe teritorit kosovare, sipas tri pikave te fundit te propozimit te z. Ahtisaarit do te shtergojne apo nguflatete cdo zhvillim ekonomik qe kerkon nje sistem te caktuar integral me liri te carkullimit te njerzve mallerave, me liri zhvellimore. Si qe jemi te njohtuar, nje Kompani Gjermane ka zbuluar ne njeren nga keto teritore burime te konsiderueshme te silikateve, apo materjaleve per prodhimin e qelizave sollare. Sipas bisedave preleminare me ministrine e industries eshte ividentuar potencjal I mundeshem ku munde te ndertoheshin fabrika te medha per prodhimin e qelizave sollare. Ko do te mundesonte punesimin e mira kosovareve, por edhe do te prodhonte qeliza sollare me vlere te madhe jo vetem per Kosoven, ne kohen e krizes energjetike dhe problemit te ngrohjes Globale. Besojme qe keto dy probleme jane indikatore qe do impunojne te mendojne jo vetem propozuesin z. Ahtisaarin  por edhe vete “pronaret e e pasurise apo trashigimise”. Do te mendojne qe ndydhja e jetes dhe zhvillimit, pa arsye dhe pa baze juridike, eshte jo humane jo shpirterore, jo biblike.

    

 Mësuesi im i dashur

/Mësuesit tim Bedri Jusufi/

 

Filloi viti shkollor

Sa i pikëlluar isha

Në klasë mësuesin Bedri

Që nuk e kisha.

Kur më kujtohet mësuesi im

Sa i dashur ishte

Na mbante afër zemrës

Nota të mira na ipte.

Nisem për në shkollë

Sa i mërzitur që jam

Në klasë mësuesin tim

Që nuk e kam.

Kur ulem në bankë

Më vie për të qajtur

Që mësuesi im

Nuk më ledhaton më.

Engjujt e morën

E çuan në parajsë

Mësuesin tonë

Nuk do ta shohim më.

Po vjen gjysmëvjetori

Prej shkollës me u lëshua

Por mësuesin tim të dashur

Kurr s’kam me e harrua.

Gani Hasani kl. III1

Shkolla fillore “Asim Vokshi”

Prishtinë

 

 Urime 8 Marsi

Si drita e diellit,

Si bukuria e hënës,

Si yjet e qiellit

Buzëqeshja e nënës.

Një tufë me lule,

Do t’ia dhurojë,

Festën e nënës,

Do t’ia urojë.

Gëzuar 8 Marsi,

E dashura nëna ime,

Të uroj shëndet

Lumturi e gëzime.

Më 7 mars 2006     

Verona Rexhepi kl. III4

Shkolla fillore “Ismail Qemali” Prishtinë

Mosrespektimi

i rregullave   

Në një klasë seç ndodhi  

Mësuesi mungoi,      

Dhe respektimi i rregullave

Menjëherë mbaroi.

Dikush bënte muhabet,

Dikush qeshë, dikush bërtet.

Shumë zhurmë bënin 

Dhe fare nuk mësonin.

Vallëzonin e këndonin,

Vraponin dhe disa disa

Në këmbë qëndronin.

Njëherë hynte njëri,

Më pas dilte tjetri,

Tollovi e madhe

Asnjëri s’kuptonte fare.

Një lazdran na u çmend fare

Desh kërceu për dritare.

E sa për nota  më mirë

Të mos flasësh fare.

 

Më 16 shkurt 2007

Verona Rexhepi kl. IV4

Shkolla fillore “Ismail Qemali” Prishtinë

 

 

 

Votimet në Shqipëri
Marre nga Zeri i Amerikes (VOA)
 
Këshilltari i lartë i komisionit Helsinki i Kongresit amerikan, Robert Hand, shprehu zhgënjim rreth zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit në Shqipëri.
 
Zoti Hand, shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE-së, ODIHR, u shpreh i zhgënjyer rreth zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si një shans i humbur për plotësimin e standarteve ndërkombëtare. Cili është reagimi juaj?
 
 Nuk jam aspak i habitur që jo vetëm misioni i vëzhguesve, por edhe të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, që i ndoqën këto zgjedhje, i cilësuan ato si një shans i humbur. Mendoj se kjo pritej, duke pasur parasysh vonesat në organizimin e zgjedhjeve, mungesën e besimit mes kandidatëve dhe shumë gjëra të tjera që nuk u bënë në kohën e duhur. Në fakt unë do të isha habitur sikur zgjedhjet të përmbushnin standartet
sepse që në fillim ato nuk morën drejtimin e duhur. Deri diku, është meritë e zyrtarëve të zgjedhjeve, që zgjedhjet u zhvilluan. Që zgjedhjet të jenë në përputhje me standartet e OSBE-së, ato duhet të zhvillohen në mënyrë të natyrshme dhe jo me ndërhyrjen e jashtme apo me tensionet, që i shoqëruan ato. Jam krejtësisht dakord me deklaratën e ODIHR-it, se zgjedhjet ishin një shans i humbur dhe shpresoj që një herë e përgjithmonë
të gjitha palët në Shqipëri ta shqyrtojnë me seriozitet këtë kritikë.
Shpresoj që zyrtarët e zgjedhur të fillojnë nga detyra dhe t’i shërbejnë popullit dhe udhëheqësit e Shqipërisë të mësojnë nga gabimet e këtyre zgjedhjeve në vend që të përsërisin të njëjtat gabime në zgjedhjet e ardhme.
 
Zoti Hand, vetëm 3 ditë para zgjedhjeve, ju thatë, dhe unë po ju citoj, “Shqipëria përballet me pengesa që duhen kapërcyer dhe jo vetëm për të mirën e integrimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, por për të mirën e popullit, i cili meriton një qëndrim shumë të mirë nga ana e politikanëve”. Dhe tre ditë pas zgjedhjeve, nuk duket se Shqipëria ka kapërcyer ndonjë pengesë.
 
Në se mund të përdor analogjinë e vrapuesit që kapërcen pengesat, mund të them se me këto zgjedhje Shqipëria ka humbur deri diku balancën, nuk është rrëzuar por ende ka kohë t’i kapërcejë pengesat, megjithatë duhet të përgjigjet me shpejtësi dhe serizitet për zgjidhjen e problemeve ekzistuese. Kur flasim për pengesat drejt integrimit evropian, dyert ende janë të hapura për Shqipërinë dhe ajo ka mundësi të rimëkëmbet. Por siç e
thashë edhe javën e kaluar, dhe siç përmendet në raportin e OSBE-së, zgjedhjet lokale nuk kanë të bëjnë me integrimin evropian, por me çështje lokale. Madje për mua ky është shansi më i madh i humbur, që zgjedhjet lokale në Shqipëri shndërohen në një fushatë për çështje me rëndësi kombëtare. Cila është arsyeja për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve lokale, kur në to nuk trajtohen çështje lokale, të cilat do t’u jepnin mundësinë zgjedhësve të votonin për kandidatin, që do t’i trajtonte më mirë pikërisht këto çështje.
 
Ju thoni që zgjedhjet lokale duhet të përqëndrohen në çështje lokale dhe jo të shndërohen në zgjedhje të përgjithshme, ku trajtohen çështje kombëtare si integrimi në NATO dhe në Bashkimin Evropia. Si mund të edukohet elektorati, që të bëjë pikërisht këtë, t’i mbajë përgjegjës politikanët për çështjet lokale.
 
Deri diku elektorati shqiptar po reagon në këtë mënyrë, duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa në këto zgjedhje pjesëmarrja ishte nën 50 përqind, në të ardhmen mund të shikojmë një pjesëmarrje edhe më të ulët. Për mua një gjë e tillë do të ishte gabim. Zgjedhësit duhet t’i mbajnë përgjegjës politikanët dhe në se ata nuk bëjnë atë që premtuan, elektorati voton për dikë tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Organizatat jo-qeveritare, që mbrojnë çështje të ndryshme, janë një fomë e mirë për t’u lidhur me
kandidatët gjatë fushatës dhe për t’i mbajtur ata përgjegjës kur fillojnë detyrën. Nga ana e tyre, votuesit duhet të vazhdojnë të jenë konstruktivë. Zgjedhësit duhet të angazhohen në një proces paqësor e të qytetëruar dhe të mbrojnë çështje të caktuara lokale dhe në afatin e gjatë shpresoj që qëndrime të tilla të ndryshojnë atmosferën politike në Shqipëri.
 
Zoti Hand, dy muaj para zgjedhjeve, në intervistën që dhatë për Zërin e Amerikës, ju shprehët një zhgënjim të madh lidhur me mosmarrëveshjet që ekzistonin mes politikanëve shqiptarë edhe lidhur me datën e zgjedhjeve. A jeni njësoj të zhgënjyer sot, pas zgjedhjeve.
 
Po, jam fatkeqësisht. Pjesë e arsyes që isha aq negativ gjatë intervistës para 2 muajsh ishte që gjërat të ndryshonin. Kjo deri diku ndoshta ndodhi dhe për këtë u desh një angazhim i madh i komunitetit ndërkombëtar. Megjithatë, zgjedhjet në Shqipëri përfunduan në zhgënjim për mua. Një vend, që përpiqet të konsolidojë institucionet demokratike, nuk duhet të mbështetet në ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar edhe për mbajtjen e zgjedhjeve. Shqipëria duhet të përparojë në procesin zgjedhor në të gjitha
nivelet qeverisëse në mënyrë që këto procese të jenë të natyrshme, njerëzit t’i besojnë sistemit dhe të pranojnë rezultatin, pavarësisht nga fituesi, ta pranojnë atë si rezultati i vërtetë, që pasqyron vullnetin e popullit. Kjo është pikërisht ajo që ka nevojë të bëjë Shqipëria, ndërsa ecën drejt integrimit evropian.

 

2500 TRUPA NUK MJAFTOJNË PËR NJË USHTRI. DUHET BË PËRMIRËSIME NË TEKST


Nga Vedat Vllasaliu
Feb 10, 2007, 14:33

JAVA: Si e komentoni dokumentin e Ahtisaarit në fushën e sigurisë?

Ramadan Qehaja: Marrë në tërësi, dokumenti i Ahtisaarit në fushën e sigurisë nuk mund edhe të hudhet poshtë. Sikur do të bëheshin disa ndryshime, ai kishte me qenë mjaft përmbajtësor. Kur them këtë, atëherë mendoj se ai përmban formimin e, si thuhet, të një force të sigurisë, ministrisë së mbrojtjes, shërbimit të inteligjencës, gatishmërisë emergjente. Kjo është pozitive.

JAVA: A përkon dokumenti i zotiti Ahtisaari me Kosovën e premtuar dhe të deklaruar publikisht të Grupit të Unitetit?

Ramadan Qehaja:
 Është e vërtetë se deklarimet e Grupit të Unitetit nuk kanë qenë gjithnjë realiste. Ka pasur premtime pa mbulesë. Popullata nuk është pregatitur paraprakisht për kompromiset që duhet të bëhen.

JAVA: Cilat janë sfidat e pakos së Ahtisaarit në fushën e sigurisë për palën kosovare?

Ramadan Qehaja:
Sfidat në planin e sigurisë janë të shumta. Po i theksoj vetëm disa: brishtësia e sistemit të sigurisë me të cilën do të ballafaqohemi që në fillim, si rezultat i mosmarrjes së përgjegjësisë në këtë sferë që tashmë 8 vite; ballafaqimi me një lloj mosdëgjueshmërie qytetare sidomos në pjesën veriore të vendit; ballafaqimi me veprimtari destruktive dhe destabilizuese të shërbimeve të ndryshme informative në Kosovë; mosluftimi dhe moszbardhja e deritanishme e dukurive të ndryshme negative (korrupsionit, kontrabandës, krimit të organizuar, etj), e që do të jetë një ndër sfidat më të rënda për shoqërinë tonë; mbajtja e mëtejme e shumë kompetencave në planin e sigurisë nga ndëkombëtarët, e që edhe plani i
Ahtisaarit e parasheh; eleminimi i ndikimeve partiake në organet e rendit dhe ligjit, etj.

JAVA: A janë sfida të tejkalueshme?

Ramadan Qehaja:
Sfidat janë të tejkalueshme nëse bëhen disa përmirësime në tekstin e paraqitur për sigurinë, përkatësisht, nëse ne do të jemi bartës të kësaj sfere, heqjen e disa kufizimeve që aty na bëhen si, psh., heqja e termit "forca e sigurisë" dhe futja e termit "forca mbrojtëse e Kosovës", moskufizimi i numrit të efektivit aktiv dhe rezervë, së paku jo në ate masë që
është thënë, koncipimi-organizimi-operacionalizimi i kësaj force të bëhet para se gjithash nga detyrat thjesht ushtarake e jo të atyre të MC dhe deminimit, si thuhet në pako. Deri më tani jemi marr mjaft me çështjet e mbrojtjes civile. Këto njësi i kemi të formuara në TMK, të cilat me një adaptim dhe riorganizim kadrovik mund të vehen menjeherë në
gatishmëri.

JAVA: Përgjithësisht, a mendoni se dokumenti është i implementueshëm në fushën e sigurisë?

Ramadan Qehaja:
Mendoj, si e thashë, me disa modifikime dhe intervenime, ai mund të implementohet, para se gjithash me angazhimin e mirefilltë të faktorit vendor, nëse atij i ipet hapsirë.

JAVA: Pse ishte e rëndësishme me u thanë « shpartallohet » TMK-ja?

Ramadan Qehaja
: Sipas mendimit tim, fjala "shpërbërje" i takon më tepër anës politike, përkatësisht, kërkesës që TMK mos të ekzistojë, sepse deri me tani pati averzion ndaj saj me vet faktin se ajo doli nga UÇK-ja. Pra, fjala është për të kënaqë palën tjetër. Supozoj se kjo edhe ka qenë kërkesa decidive e saj.

JAVA: Pse bashkësisë ndërkombëtare po i konvenon shpartallimi i TMK-së?

Ramadan Qehaja:
E thashë pak më parë, TMK nuk duhet të vazhdojë që të mbetet si e tillë, sepse e ka kryer misionin e vet, por edhe nga shkaku, si është theksuar në disa raste, se ajo doli nga UÇK-ja. E UÇK-ja ishte fakt historik dhe ajo nuk mund të shlyhet, sepse ka ekzistuar dhe zhvilluar luftë të armatosur kundër forcave ushatarake, policore e paraushtarake serbe, kuptohet në bashkveprim me forcat e NATOs. Ajo ndikoi në rrjedhat e tërësishme për të ardhur deri te ky proces për të cilin sot po flasim. Prandaj, sipas kësaj, ajo duhet të shpërbëhet, apo si thoni ju, të « shpartallohet », për të krijuar diç të re, por jo nga TMK-ja.

JAVA: Cila është arsyeja e emërimit të TMK-së me emrin Forcë Sigurie?

Ramadan Qehaja: Thënë troç, mendoj se fjala « ushtri » apo « mbrojtje » nuk përmendet për shkak, si thamë, të averzionit që disa qarqe kishin ndaj organizimit tonë ushtarak. Prandaj, duhet thënë diç ndryshe, si në rastin konkret. Por, duhet rikujtuar se vet termi ‘siguri’ është i gjerë dhe përfshinë ushtrinë, policinë, shërbimin informativ, gatishmërinë emergjente, etj. Prandaj, duhet të thuhet Forcë Mbrojtëse e Kosovës, nëse jo Ushtri e Kosovës.

 

JAVA: Pse duhet të bëhet përkufizimi i anëtarëve të FSK-së në 2500 persona dhe 800 rezervë?

Ramadan Qehaja: Personalisht më ka penguar ky përkufizim, sikurse që ju ka penguar edhe shumë qytetarëve të tjerë. Arsyetimi se do të ngarkohet buxheti ynë nuk është dashur të përfshihet në tekstin e propozimit. Kjo aq më parë që ne (vendorët) shumë mirë i dimë mundësitë tona ekonomike-materiale. Me 2500 njerëz nuk mund të formohen dhe të operacionalizohen, ashtu si duhen, njësitet e destinimeve të ndryshme. Mbetja nën nivelin e 3500 trupave aktive dhe 1500 rezervë, nuk mundëson gaditshmëri të duhur që në një fazë jo të largët t’i mirren kompetencat apo detyrat të cilat deri tani i ka krye forca e NATOs në Kosovë.

JAVA: Në dokumentin e Ahtisaarit thuhet se kjo forcë fillimisht do asgjësojë mjete shpërthyese, mbrojtjen civile dhe do përgjigjet ndaj krizave. Kjo Forcë e Sigurisë a do të jetë Ushtria e Kosovës të cilën e kanë pritur qytetarët e Kosovës?

Ramadan Qehaja:
Nëse eventualisht bëhen ndryshime të cilat i theksova pak më parë, si në aspektin numerik ashtu edhe në atë operacional, sipas prioritetit të duhur, etj., kjo do të jetë Forcë Mbrojtëse, përkatësisht, edhe Ushtri e Kosovës.

JAVA: Çka domethanë të formohet një organizatë civile për kontroll civil?
Ramadan Qehaja:
Vet termi "organizatë civile" nuk i përgjigjet realitetit, sepse do të duhej të emërtohej haptas Ministria e Mbrojtjes si Institucion e jo organizatë civile, sepse mund të krijohet huti. Prandaj, formimi i kësaj Ministrie me një numër të vogël të stafit dhe efektive, është më se e domosdoshme. Nuk di pse hezitohet të thuhet kështu.

 

Shqipëri: Ministria e Mbrojtjes dënon videon me këngë antishqiptare

Armand Mero
04-03-2007

Ministria shqiptare e Mbrojtjes reagoi sot ashpër ndaj disa pamjeve filmike të publikuara në Greqi, ku shfaqeshin ushtarë grekë, të cilët gjatë një stërvitjeje këndonin tekste me përmbajtje anti-shqiptare.

Pamjet filmike të marra përmes një celulari shfaqnin grupin e ushtarëve, të cilët gjatë një marshimi po këndonin ato që edhe në mediat greke u cilësuan si himne të urrejtjes.

Përmbajtja e tyre përbën një skandal në sfondin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve, deklaroi sot Zv/ministri i Mbrojtjes Petrit Karabina. Ministria shqiptare pret që përmbajtja e videos të dënohet sa më shpejt nga ana e ministrisë greke të mbrojtjes. Këngët me frymëzim anti-shqiptar në stërvitjen e ushtarëve grekë janë të papranueshme, të dënueshme dhe po aq skandaloze për të gjitha vendet anëtare të Natos.

Autoritetet shqiptare kërkojnë që ministria greke e mbrojtjes të marrë të gjitha masat që, siç theksoi zoti Karabina, të çrrënjosin shfaqjet nacionaliste agresive ndaj shqiptarëve në radhët e forcave të armatosura të Greqisë. //ad//

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



[1] Shih, Shaban Sinani, Kur miti është ngritur në dëm të tjetrit, në librin, “Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës”, Argeta-LMG, Tiranë, 2006, f. 10.

[2] Rexhep Qosja, Nocione të reja albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1983, f. 247.

[3] Rexhep Qosja, Vdekja..., f. 82-83.

[4] Po aty, f. 195.

[5] Po aty, f. 65.

[6] Po aty, f. 21-22.

[7] R. Qosja, Nocione, ….. f. 247.

[8] Shefki Sejdiu, Rreth disa motiveve denominuese në antroponimi, në “Gjurmime Albanologjike – seria e shkencave filologjike”, nr. 21 – 1991, Prishtinë, 1992, f. 63.

[9] Shih, Shefki Sejdiu, Probleme të etimologjisë shqipe të gjysmës së dytë të shekullit XX (Qarku etimologjik), ligjëratë e mbajtur në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2 shtator 2005.

[10] Grup autorësh, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1980, 294.

[11] Fjalorthin e plotë të antroponimisë, patronimisë dhe mikrotoponimisë së romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë e kam botuar te studimi  Onomastikoni i romanit “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, në revistën Filologji, nr. 6,  Fakulteti i Filologjisë – Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998, ndërsa onomastikonin e plotë të veprës së Profesor Rexhep Qosjes e kam përfshirë në veprën, tani në procesin punues Onomastikoni i romanit shqiptar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora