E diele, 28.04.2024, 12:10 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Ja se kush janë ata që na e përgjakën historinë!

E shtune, 03.05.2008, 06:10 PM


Baki Ymeri (1971)
Ndriçime
Ja se kush janë ata që na e përgjakën historinë!

(Burime historike të autorit Ionel Iulian, të botuara këto ditë në revistën rumune Natiunea (nr.455/2008) në kuadrin e studimit ?Istoria europeana?(Historia europiane), sipas të cilave Serbia del një krijesë artificiale e përbërë nga popuj të asimiluar sipas rekomandimeve ruse për zgjerimin e  pansllavizmit në Ballkan)
  
Nga  Baki Ymeri - Bukuresht

  
Kosova nuk i përket Serbisë

Ionel Iulian-i thekson se Bullgaria dhe Serbia që krijohen pas ekspansionit osman, ishin troje të rumunëve të lashtë në jug/perëndim të Danubit, të cilat Miron Costini i përmend përmes sintagmës Mizia dhe pjesë e Ilirisë. Këto dy Mizi (Bullgarinë dhe Serbinë, i përmend edhe Çabej në studimet e tij lidhur me marrëdhëniet e shqipes me gjuhën rumune. Sipas autorit rumun, ?atë që pretendojnë historianët pansllavistë janë skenarë, fabulime, legjenda që nuk kanë mundur të shndërrohen në histori, ngase autoktonët që shtrihen në jug/perëndim të Danubit janë trako/gjeto/dako/vllaho/rumunët, siç do ta atestojmë përmes dhjetra argumentesh. Kështupra, deri më 1396, historia e këtyre dy Mizive është e përbashkët, sadoqë historianët serbë mundohen t?i ndajnë që nga viti 950, por me shtrembërime konfuze, me hyrje e dalje të përsëritshme nën dominimin bizantin, që më 1355, po ata, historianët serbë të shpallin ?kulmin e shtetit mesjetar serb?. Faktikisht dhe në fund të fundit, si mund
 të flitet për një shtet serb që shembet në mënyrë të përsëritshme, ku ta di unë se sa herë, në periudhën 924/1371, dhe vetëm më 1459, gjatë dominimit të plotë osman të asistojmë në një shembje definitive. Pastaj, mu pas 353 vitesh, më 1812, pansllavizmi do të nxjerrë nga mëngët nocinet serb dhe Serbi?. Autori ka të drejtë por nuk kanë të drejtë albanogobët e Shkupit që organizuan këto ditë samitin qesharak të Ohrit pa e ftuar edhe presidentin e Kosovës (maj 2008). Po atë vit, pra më 1812, carizmi rus ia shkëputi Besarabinë Rumanisë, për të vazhduar që nga ajo kohë, një serë sulmesh barbare (pansllaviste) kundër trungut dhe shpirtrit rumuno/shqiptar. Po shkojmë më tej, duke cituar autorin rumun:
            ?Pra, në ekspozenë tonë fillojmë nga viti 1812, kur Serbia përkufizohej në trojet e Rashkës, diç e ngjashme me dimensionet e Oltenisë (rumune-B.Y.) apo të Kosovës (shqiptare-B.Y.) e cila nuk i përket. Ajo që dimë sot, është se serbët janë kolonistë, në Vojvodinë nga viiti 1690, në Kosovë nga viti 1812, ndërsa në Luginën e Timokut të Moravës, që nga viti 1833, këtu duke u regjistruar Mizia, Tribalia perëndimore, Dakia Ripensis, por të gjitha këto duke i rivendikuar në mënyrë arbitrare, abuzive, ilegjitime. Këto tri teritore (rumuno/shqiptare-B.Y.) përfaqësojnë 72.5% të Serbisë, të cilave u shtohet Rashka (serbe-B.Y.) me 27.5%?. Burimet që i jepen për herë të parë opinionit shqiptar, kanë bazë shkencore dhe vlejnë të dokumentohen për inkorporimin e tyre në historinë europiane. Serbët duhet të zgjohen nga gjumi letargjik i trillimeve fantasmagorike të historisë së tyrë të përgjakur, për ta parë se ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve ndodhen si ndërmjet kudhrës dhe
 çekanit, edhepse çekanin e kanë shfrytëzuar ata kundër popujve autoktonë, e jo anasjelltas.
  Historia serbe, sipas autorit rumun Ionel Iulian, ?fillon me majorin sergjent në armatën austro/hungareze, Karagjorgje, i shpallur princ nga ana e rusëve, dhe pastaj duke u ngjitur në fron me tregtarin e thive, Millosh Obrenoviç, dy familje me prejardhje nga dinastia mbretërore, që do të instaurojnë zotërimin më të përgjakshëm në Europë, serbët duke u shndërruar destabilizues të pakontestueshëm në Gadishullin Ballkanik, fenomen që do të vazhdojë deri në ditët tona, duke kulminuar me shpartallimin e shtetit jugosllav, pas një serë luftërash vëllavrasëse të proporcioneve të mëdha. Vehikulohet gjoja se rumunët nuk kanë qenë kurrë në konflikt me jugosllavët dhe insistohet me këmbëngulje që relacionet rumuno/jugosllave përgjatë historisë të konsiderohen si ?të shkëlqyera?, gjoja se nuk kanë ekzistuar mosmarrëveshje territoriale me jugosllavët, gjë që është fort e vërtetë, por vetëm pse, si në rastin e bullgarëve, rumunët nuk e njohin historinë,  ndërsa ne dëshmojmë se në
 ish/Jugosllavi rumunët përfaqësojnë 7/8 milionë shpirtëra, por në statistikën e shtetit të sotëm jug/danubor, janë përfshirë vetëm 40.000 rumunë, vetëm në Vojvodinë. Ndërsa, vetëm në lindje të Moravës (pra tejmatanë trojeve shqiptare të Kosovës-B.Y.), e deri në Timok, rumunët tribalë numërojnë mbi dymilionë, ndërsa në Vojvodinë, që gjendet në veri të Danubit, jetojnë edhe nja dymilionë, po qe se kemi parasysh faktin se më 1848, këtu banonin 800.000 rumunë, dhe vetëm 200.000 serbë, por sot, pas 159 vitesh, proporcioni është shkelur në totalitet, rumunët përfaqësojnë vetëm 40.000, prej nga konkluzioni se të tjerët kanë qenë të serbizuar?
  
Serbizimi masiv i rumunëve të Vojvodinës

?Serbizimi, siç duket pra, përfaqëson këtu një politikë shtetërore. Që nga viti 1842, është ndaluar që në të ashtuquajturin shtet serb dikush të mbajë ndonjë emër tjetër veçse serb, vllehët (nënkupto rumunët-B.Y.) duke qenë të detyruar t?u bashkangjesin emrit të tyre një shtojcë serbe. Në pagëzim, është i detyrueshëm tu jepen fëmijëve emra serbë, nga ato që janë të ngjitur në kishë. Shkolla dhe kisha rumune nuk ekzistojnë, ndërsa në shkollë arsimtarët ua ngulin në kokë fëmijëve vllehë gjoja se ata qenkan serbë. Në radio dhe televizion gjuha rumune është e ndaluar, çdo gjë qarkullon vetëm në gjuhën sllave, komunikimi bilingv është i ndaluar në çdo mjedis social. Vetëm më 1989, rumunët kanë kërkuar të njihen si minosritet etnik, të cilëve një lider serb, Vojsllav Shesheli, u kish thënë: ?Në Serbi nuk mund të ketë rumunë por vllehë, ndërsa vllehët nuk kanë atdhe, Vllahia nga e cila mund të kishin ardhur, dhe për këtë nuk mund të njihen si minoritet kombëtar, ngase janë
 përmendur atypëraty se na qenkan rumunë, ndërsa shteti serb u jep të drejtë të jenë sllavë e jo rumunë?. Këtë përgjigje e patën pranuar dy rumunë në audiencë te zonja Millosheviq, në prezencë të V. Sheshelit, të cilit këta dy rumunë me emra të serbizuar u kishin thënë: ?nuk është mirë që të krisë edhe një luftë e re në Ballkan, që rumunët ti përfitojnë të drejat e tyre vllehe?.
  ?Përkatësia rumune e Mizisë dhe e një pjese të Ilirisë është e padiskutueshme, gjë të cilën e konsiderojmë si një territor dhe popullatë e panumërt. Konsiderojmë se deri më 1018 nuk mund të bëhet fjalë për ndonjëfarë ekzistence serbe, ndërsa territori i populluar nga po ata vllehë, si dhe ai bullgar, bënte pjesë të përbashkët me atë që quhet Bullgari. Serbët, thonë se kanë mbijetuar nga shtatë fiset sllave të shpërngulura nga Mali i Zi aktual, edhe ky i populluar me vllehë, territor që quhej Stari Vlah, pra Vllahia e Vjetër, duke qenë kështusoj një territor rumun stërgjyshor. Vojvodina në veri të Danubit, poashtu territor rumun, kishte më 1848 njëmilion banorë, nga të cilët 800.000 rumunë dhe 200.000 serbë të ardhur nga ata 300.000 serbë të kolonizuar këtu së bashku me vlladikën e tyre, Leopoldi I-rë, ndërsa të rruash proporcionin prej 4/1% don të thotë të kesh sot një popullatë prej dymilonë banorësh në Vojvodinë ku rumunët përbëjnë 1,6 milionë, edhepse statistikat e
 Serbisë regjistrojnë vetëm 40.000 rumunë, shpjegimi duke qenë serbizimi i tyre masiv?. Një dashamir yni nga Arizona na shkruan se përveç hungarezëve dhe gjermanëve, Vojvodina ishte e banuar me rumunë, dhe se emri i Vërshacit thirrej nga rumunët para 100 vitesh Vërshoara, siç thirret Timoshara, në zemër të Banatës rumune. Po ia rijapim fjalën autorit Ionel Iulian:
  
Maqedonia ishte territor vllah, ndërsa Kosova nuk është djep i Serbisë

?Poashtu, si mund të rritet numri i 30.000 serbëve më 1699 në shtatë herë më shumë deri më 1848, pra brenda një periudhe prej vetëm 150 vitesh, derisa indikacionet e rritjes për atë periudhë janë shumë më inferiore. Më 1833, sulltani turk u lejon serbëve të shtrihen në lindje të Moravës, pra në Tribalinë perëndimore, atë ndërmjet Moravës dhe Timokut, sot e populluar nga mbiu dymilonë rumunë tribalë, por të panjohur nga madam Millosheviç dhe V. Sheshel, siç kemi përmendur më lart. Mali i zi, pra Stari Vlah, nuk ka se si të jetë serbe por rumune, ndërsa jo kaherë ka refuzuar t?i përkasë federalizimit, duke u bërë shtet indipendent. Maqedonia është e tërë vllahe/rumune, këtu duke qenë i themeluar dhe shteti bullgar, faktikisht vllah, pas vitit 969 deri më 1018, siç e dimë nga dorëshkrimi i vitit 1019 të Vhahoctonit Basileios H, duke patur për bari fetar epishkopin e Ohrit, Theophilactus, këtu në Mqedoninë aktuale, duke qenë e mbivënë ajo farë kierarkie fetare përmbi të
 gjithë vllehët e Bullgarisë, gjë që dëshmon se edhe ky territor maqedonas ishte i banuar nga vllehët, por ku u degdisën, ku u humbën ata sot vallë??. Autori rumun nuk përmend shqiptarët e Maqedonisë, ndoshta si pasojë e padijes, por shqiptarët nuk kanë pse të shqetsohen nga guximi i tij për t?ia grisur maskën kolonializmit serb qysh në kohën e gruas së Kasapit të Ballkanit, kur e parandjente se Kosova do të shkëputet nga kthetrat e barbarisë:
            ?Kosova nuk ka si të jetë djepi i serbëve, ndërsa shkëputja e saj nga Serbia është një dukuri e pashmangshme sot, në ditët tona. Këtu 80% e popullatës prej dymilionë banorëve është shqiptare, veçse nga të gjitha gjasat ata janë dako/vllehë të muhamedanizuar nga turqit gjatë 482 viteve të sundimit osman, duke qenë kështu rumunë të fesë islamike, ndërsa në këtë drejtim duhet patur parasysh faktin se pas Luftës së Parë Botërore janë riatdhesuar vllehë të panumërt të zonës jug/danubore (të ashtuquajtur arumunë apo shqiptarë apo maqedonas), duke u vendosur në Kadrilater, pastaj të shpërndarë nëpër atdhe (Rumani), në Dobruxhe dhe Timish, ndërsa nga vendosja e obligueshme e imponuar nga regjimi komunist, shumë prej tyre kanë arritur në komunën Pipera pranë Bukureshtit. Ata vijnë pra nga Shqipëria dhe Maqedonia, nga ata vllehë të shpëtuar nga islamizimi?.  Autori rumun i ngatërron nocionet vllehë dhe shqiptarë, duke i konsideruar kosovarët si vllehë, gjë që s?është e
 vërtetë, edhjepse është e vërtetë se dallimi ndërmjet vllehëve dhe shqiptarëve është sa membrana e qepës, dy popuj atoktonë me një numër të panumërt elementesh identike në të gjitha pikëshikimet (gjuha, lashtësia, trimëria, fizionomia, folklori, etnologjia etj.).
  ?Dhe në fund, vazhdon autori Ionel Iulian, nga Serbia mbetet minuscula Rashka, e ndodhur ndërmjet Drinës, Moravës dhe Danubit, Kosova me nja 20.000 km.2, banorët e së cilës (fjalën e ka për ?shkijet e butë? që flasin serbisht-B.Y.), nuk mund të jenë tjetër veçse vllehë të serbizuar. Sa i përket fiktivitetit të ish/Jugosllavisë, krijesa e çmendur e Clemenceau në Versajë, 1919, kur territoret lindore të saj  duhej t?i riktheheshin de facto Rumanisë, ajo nuk është demonstruar përmes shpartallimit të saj në gjashtë republika, tani duke pasuar edhe republika e shtatë, Kosova.? Autori në vazhdim përshkruan analfabetizmin historik të serbëve që i diskriminojnë rumunët e Timokut, apo atë të Rusisë sovjetike që ia dha Ukrainës disa territore rumune (Bukovinën dhe jugun e Besarabisë). Duke i falëndruar mençurisë së Rugovës, krahut të fortë të UÇK-së dhe Perëndimit e Perëndisë, Kosova tashmë u bë republikë. Shqiptarët nuk kanë të drejtë të shqetsohen pse dijetari i famshëm Bogdan
 Petriceicu Hashdeu apo autori Iulian i konsideron shqiptarët si ?sivëllezërit tanë të vërtetë, të të njëjti gjak dakas?. Një dijetar tjetër, Nikolla Jorga, shqiptarët i konsideron si ?kushërinj të rumunëve? dhe ?bërthama trako/ilire?.
  Dihet se shqiptarët vijnë nga ilirët ndërsa rumunët nga trakasit, por duhet të dihet se fqinjësia dhe bashkëjetesa e tyre para periudhës së Karagjorgjeviqit në trojet e Dardanisë dhe Luginës së Timokut i përket zonës trako/ilire. Fjala është për një fqinjësi shembullore e cila ndikuar që të krijohet fondi i përbashkët i fjalëve të përbashkëta, i fjalëve më të vjetra dhe më të bukura që i kanë gjuha shqipe e rumune, e të cilat nuk i kanë asnjë popull tjetër në Ballkan. Është një substrat i përbashkët dhe janë lidhje do të mahnitshme për të cilat kanë shkruar me admirim, Sami Frashëri, Lagush Poradeci, Eqrem Çabej e tjerë. Pa marrë parasysh qëndrimet e njëanshme të autorit Ionel Iulian, dhe pa marrë parasysh faktin se është i panumërt numri i rumunëve dhe shqiptarëve që na turpërojnë nëpër botë, admirimi ndërmjet këtyre dy popujve është i një intenziteti të lartë. Merre me mend, na shkruan me fjalë të tjera një poet yni, mua ma kanë vrarë nipin xhandarët rumunë në Kosovë
 (shkurt 2007), por unë nuk mund ta urrej një popull që ka një kulturë të lartë dhe me të cilin kemi rrënjë të përbashkëta. Dikush mund të preket nga konstatime të këtilla, dikush mund të gëzohet. Mund të preken ata që anojnë nga ana e fanatizmit, injorancës dhe xhelozisë, dhe mund të gëzohen ata që i konsiderojnë lidhjet farefisnore rumuno/shqiptare si një mrekulli e historisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora