Mendime
Lekë Preçi: Krahasime Historike
E hene, 18.02.2013, 09:17 PM
Krahasime Historike
Përgatiti:
Lekë Preçi
Këto ditë
ishte për një vizitë 4 ditore në Shqipëri Ministri i Mbrojtjës së Turqisë.
Servilët e politikës shqiptare, si çdo herë dhe në çdo kohë, u dorëzuan, u
nënshtruan deri në marrëzi. Edhe kësaj radhe, vëllai i këti ministri, Sali
Berisha, e bëri dy kërkesa , e që njëra qenka pranu me dëshirë, që të kthehët
koka e Ali Pashë Tepelenës dhe e Sami Frashërit në Shqipëri. Për vëllëzërit
Frashëri rrespekt, po ku keni qenë deri tash ore të mjerë !!! Qeveria shqiptare
nuk e dha këtë jam, e la të msheftë, sepse nuk e ka ndërgjegjën e pastër, por u
kuptua nga agjencitë e lajmeve të Turqisë. Kemi ra aqë poshtë në këtë drejtim
sa që po më dukët se politikanët tanë aktual edhe brekët e grave të tyre do tua
japin turqëve. Se për ekonomi, po se po. Ky njeri, (edhe i joni në Kosovë), në prag
të zgjedhjeve, janë në gjëndje që të ecin cullak nëpër rrugë, vetëm e vetëm që
të mbledhin vota. Dhe , tash nuk di se çfarë marrëzira të tjera do të bëjnë
këta dallkauk. Kur është fjala për sjelljen e kokës së Ali Pashë Tepelenes, për
të interesuarit, po sjelli një krahasim historik nga një libër shumë objektiv
për Historinë e Shqipnisë të shkruar nga Tajar Zavalani dhe të botuar për herë
të parë në vitin 1966 në Londër.Kështu shkruan Tajar Zavalani në librin e tij
“Histori e Shqipnis” në faqen 161:
“Vlen të
bahët nji krahasim në mes të karaktereve të Skenderbeut dhe të Ali Pashës. Aty
duket se sa poshtë kishin ra konceptet morale nga shekulli i XV në shekullin e
XIX, mbas katër shekujve sundimi otoman. Në çdo veprim të këtyne dy burrave që
ju prinë Shqiptarve në dy faza decizive të historis së tyne, gjëjmë nji
kontrast të plotë në mes të idealizmit vetmohues dhe egoizmit primitiv dhe gati
shtazarak, në mes të dashunisë për komb e për atdhe dhe lakmis së pangopun për
pare e për pasuni materjale, në mes të mishnimit të mirsisë bujare dhe furis
gjakpirëse të një bishe në trajtë njeriu, në mes të nji jete kushtue idealit
liridashës dhe adhurimit për pushtetin, për të kënaqë epshet primitive tue
përdorë fuqin për të shtypë dhe për të mundue të tjerët. Skenderbeu u tregue aq
shpirtmadh sa me e falë të nipin që e kishte tradhtue në kulmin e luftës kundër
nji anmiku të fuqishëm që nuk dinte se ç’asht mëshira. Ali Pasha masakroi burra
të çarmatosun që e kishin luftue trimnisht dhe që i kishin ra në dorë tue i besue
fjalës së tij solemne. Për të prue në vend ambicjen e tij me pushtue toka dhe
me grumbullu pasuni, Ali Pasha bani nji politikë
pa skrupulla dhe plot dredhi, tue manevrue në mes të Turqëve, Francezve dhe
Anglezve. Skenderbeu i qëndroi besnik aleatit të tij mbretit të Napolit edhe
kur punët nuk i shkonin mirë Ferdinandit të Aragonës. Kur Princi i Tarantos,
Giovanni Orsini, i shkrojti për me i mbushë mendjen të mos shkonte në ndihmë
mbretit Ferdinand të Napolit, tue i tregue fitimet që do ti kishte po të bashkohej
me partin e Angjevinve, Skenderbeu i dha nji përgjigje krenare ku i thoshte se
miku i mirë asht ai që të vjen në ndihmë në nji ditë të keqe.
Skenderbeu
ishte nji hero kombëtar i frymëzuem nga parimet morale të Krishtenizmit. Ali
Pasha kishte mendësin e një satrapi oriental që nxitej me veprue vetëm nga
lakmija për të mirat materijale të kësaj bote. Prandaj, Gjergj Kastrioti vdiq i
vorfën, kurse Ali Tepelena la nji pasuni kolosale, të cilën e kishte
grumbullue, së paku pjesërisht, me anë të grabitjes.
Sikur
Veziri i Janinës të kishte luftue për bashkimin dhe librimin e shqiptarëve
ashti si Mehmet Aliu bani në Egjypt, Shqipnija do të kishte qenë e para në
Ballkan me e fitu pamvarsin nga sundimi otoman...”