E premte, 26.04.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: 45 dite burg ne Norvegji per nji shkrim te Rilindje

E premte, 02.05.2008, 12:04 PM


45 DITË BURG NË NORVEGJI PER NJI SHKRIM NË RILINDJE

Nga Selim Hasanaj

Pra lexues i nderuem tani po e shkruej epilogun e angazhimit tim per ta ndal dhe hjek nga biblioteka dhe libraritë romanin LELA të Erling Pedersen të cilin ky e kishte shkrue me instruksionet e Enver Gashit. Edhe shkrimin që do e botojë këtu e pata dergue në RILINDJA dhe qe botue atëbotë.

Bashkombas të nderuem ju njoftojë se unë Selim Hasanaj nga Lubozhda e Istogut me vendbanim të perkohshem në Fredrikstad të Norvegjisë ( isha i detyruem të shperngulem nga Sandefjord pikrisht per shkak të konfliktit per këtë liber) në muejn mars të këtij viti dergova nji shkresë per botim në RILINDJE me titullin " TRADHTARET QENKAN TË SHUMLLOJSHEM" që bante fjalë per nji roman antishqiptarë të autorit norvegjez Erling Pedersen, ky far antishqiptari dhe proserbi per bashkpuntorë per ta shkrue romanin e pati Enver Gashin nga Dobraj e Ultë e Lipjanit, i cili pos tjerash i bani romanit kopertinat e tij ku në faqen e parë asht fytyra e vetë Enver Gashit në profil. ( I dergojë redaksisë së RILINDJES kopjen e kopertinës si provë ku kjartë shifet ana e majtë e fytyres së Enver Gashit, krahnori dhe veshi.) Pasi RILINDJA e botojë shkrimin tim të derguem me 16.03.1993 ku unë kisha kritikue vetë romanin dhe bashkautorin Enver Gashin si dhe autorin Erling Pedersen, Enver Gashi pa fije turpi , zgjedh metoden ma të dobët qyqane dhe shkonë e më denoncon në policinë norvegjeze per kerrcnim. Ai trillon tregime fantazie në polici prapë tue hedh gurë dhe baltë në traditen dhe kulturen shqiptare sepse ky per ti alarmue policet i bind ata se ai pas botimit të shkrimit tim në RILINDJE e paska jeten në rrezik sepse unë simbas tij tani me atë shkrim i paskam sensibilizue të gjithë shqiptaret e botës që ta vrasin jo vetem Enver Gashin dhe Erling Pedersen-in , por edhe familjet e tyne. Sipas Enver Gashit shqiptaret janë popull primitiv, hakmarrës dhe ai tani kerkon mbrojtje dhe siguri per jeten e vetë dhe familjes së vetë. Ishte ky trillim teper fantastik i cili vertetë i trishtojë policinë e krahines VESTFOLD dhe policia e Sandefjord-it ngrit aktpadi kunder meje per kerrcnim të jetes së qytetarit. Per këtë me 16.09.1998 gjykata komunale në Sandefjord më denojë me 75 ditë burg nga të cilat 45 pa kusht e 30 tjera me kusht per dy vite. Pra nese edhe mbas kryemjes së 45 ditve burg, nese i teket Enver Gashit dhe provokon dicka dhe pastaj shkon e më denoncon në polici unë duhet ti mbaj edhe 30 ditë tjera burg. Ndoshta vetë botimi i kësaj shkrese do të mi sjellë edhe 30 ditë e mos ma teper burg.
Lexuesi shqiptarë i RILINDJES do të quditet se si në Norvegji vend " DEMOKRATIK" po u denojka njeriu me burg per nji shkrim, qoftë edhe kur ai botohet në nji gazetë të huej! Ku asht liria e fjales?! Ju sqarojë se në Norvegji të huejt që janë të ndershem, puntorë, me resurse intelektuale etj, janë të padeshrueshem. Janë aq ma të padeshrueshem nese e ngrisin zanin kunder atyne që mundohen të ua njollosin perkatsinë kombëtare, gjuhen, kulturen dhe traditen. Angazhimet e tilla mirren si kerrcnim per sistemin dhe shtetin. Dhe nese del dikush të ankohet si këtë rast Enver Gashi atëherë " LIGJI DHE DREJTÊSIA " norvegjeze të denojnë!!! Këtu kriminelet dhe hajnat minoritar jetojnë në luks dhe janë të perkdhelunit e sistemit. Unë vetem pse me forcen e argumenteve kundershtova nji roman antishqiptarë , dhe që permes RILINDJES publikisht e diskreditova nji shqipfolës servil, ky farë servili frigacak , me rrena e trillime, me shpifje dhe akuza false, me paraqitjen e vetë teatrale në sallen e gjygjit së bashku me shkrimtarin Erling Pedersen arriti të bind trupin gjykues se unë me shkrimin tim të botuem në RILINDJE dhe me nji telefonatë që i kisha ba Enverit dhe e kisha lutë që ai vetë të reagojë dhe distancohet nga libri sepse doja të besojë se Erling Pedersen e ka keqperdor Enver Gashin, per trupin gjykues kjo asht kerrcnim sepse sipas Enver Gashit unë qenkam sikurse të gjithë shqiptaret, i pakulturë, prapanik, i rrezikshem dhe agresiv me kulturë tipike shqiptare.
Po e shfrytzojë rastin që tua bajë nji kritikë të ashper shoqatave shqiptare në Norvegji si dhe aktivistve të ndryshem të cilet deri sot nuk u ndegjuen per së gjalli dhe unë mbeta i vetem në këtë luftë të pandershme dhe pise me nji servil psikopat shqipfolës dhe me nji antishqiptarë e proserb norvegjez. Nji JAZEK U KOFTË u thamë: Qatip Alitit, Nufri Lekaj, Shkelzen Kuklecit, Rrahim Perrqukut, Demir Vladit, Azem Gjonbalaj, Ali Berisha, Gani Lubeniqi etj, etj. të cilet edhepse i lajmrova per librin, per angazhimin tim dhe telashet që kisha ata sado që rrahin gjoksin se janë aktivist të qashtjes kombëtare nuk u hanger palla per rastin.
Ndoshta do të reagojnë pasi unë do ta mbaj burgun që "LIGJI" norvegjez ma shqiptojë !!!
Poashtu quditem në disa shtëpi botuese në Shqipni se si botojnë gjithcka që u servohet. Nuk bahen punet vetem per biznis sepse kështu po i japin shansen lloj-lloj psikopati që të botojë ROMAN !!! Enver Gashi me 1996 në Shtepinë Botuese Enciklopedike në Tiranë botojë "romanin" NJI DESHTIM I PAPRITUN që nuk ashtë asgja tjeter pos nji shkarravinë ku perqeshet gjuha , kultura dhe tradita e jonë. Kam informata se ky pret ti del nga botimi edhe nji roman shkarravinë si dhe nji tjeter historik per SEFER KLEQKEN dhe pasi në Norvegji me tri libra të botueme mund të bahesh antarë i Shoqates së Shkrimtarve Norvegjez, Enver Gashi i bahet servil Erling Pedersenit dhe i jep atij frymzim dhe material per ta shkrue romanin LELA që asht perqeshje deri në diskriminim të familjes dhe jetes në familjen shqiptare.

Fredrikstad-Norvegji: 22.09.1998
Selim Hasanaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora