E premte, 26.04.2024, 01:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Zana Matoshi: Edhe një Doktore Shkencash

E premte, 04.01.2013, 08:36 PM


EDHE NJË DOKTORE SHKENCASH NGA FUSHA E ARKITEKTURËS

Nga Zana Matoshi

Në njërin nga  Universitetet më prestigjioze nga  fusha e Arkitekturës, University of BuahuasWeimar të Gjermanisë para pesë anëtarëve të komisionit: Prof. Dr. habil. Hans-Rudolf Meier, Prof. Dr. sc.  Jens Geelhaar, Prof. Dr. habil. Max Welch Guerra, Prof. Dr. habil. Frank Eckardt, Prof. Dr. Naser Kabashi, dekan i Fakultetit të Arkitektures dhe Nderimytarisë në Universitetin e Prishtinës, asistentja , Arta  Jakupi, këto ditë, (me 11.12.2012) mbrojti temën doktoratës  në gjuhën angleze me titull : The Effect of the International Community Presence in the Urban Development of Post Conflict City. Case Study Kosova (Ndikimi i Prezences se Bashkesise Nderkomebtare ne Zhvillimin Urban të qytetit te pasluftes, Rasti i Kosoves- Prishtininës )

Hulumtimet  e bëra  nën udhëheqjen e mentorit Prof. Dr. phil. habil. Max Welch Guerra, autorja  dëshmoj për përvetësimin  dhe aplikimin e metodologjisë  bashkëkohore lidhur me rezultatet e sjella në punimin e doktoratës.

Është një dëshmi se ndihma e organizatave siç thekson autorja  ndikuan sado pak në ndryshimin e fizionomisë urbane  të Kryeqytetit  të Kosovës.

Ajo me një qasje të re , ku ne strategjinë e hulumtimit te Grounded Theory ka aplikuar metoden e kombinuar per marrjen e të dhënave të cilën ia ka adaptuar enkas temes se hulumtuar, ku  me përvojën e fituar me qëndrimin e saj  në Weimar, në  Universitetin e Buahausit, Fakultetin e Arkitektures, finalizoj një hulumtim origjinal në fushën e  arkitekturës, për të cilën pesë anëtaret e komisionit ,ne mesin  e tyre edhe dekani i Fakultetit te arkitekturës dhe Ndërtimtarisë të Universiteti të Prishtinës, prof.dr. Naser Kabashi, vlerësuan lartë hulumtimet dhe rezultatet  te cilat i kishte arritur asistentja e Arkitekturës  në Universitetin e Prishtinës  e cila nga komisioni në fjalë u vlerësua me notë shumë të lartë.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora