Mendime
Gëzim Vllasi: Shtrirja Gjeopolitike e njohjeve
E merkure, 02.01.2013, 03:42 PM
Shtrirja Gjeopolitike dhe Gjeostrategjike e njohjeve: forcim i pozitës ndërkombëtare për Kosovën
Nga Gëzim Vllasi*
Njohja e
Kosovës si subjekt në marrëdhëniet ndërkombëtare në mënyrë individuale nga
shtetet është një proces i ngadalshëm i cili merr kohë për të prodhuar rezultate.
Por, gjërat duket se kanë lëvizur nga vendi me njohjen e fundi të shtetit të
Kosovës nga Pakistani si një shtet me një ndikim në Organizatën e Bashkëpunimit
Islamik dhe me një status të fuqisë nukleare e bënë Pakistanin një faktor të
rëndësishëm gjeopolitik dhe gjeostrategjik në botën e prodhimit dhe të
furnizimit të naftës në Azinë Qendrore. Pakistani si e ceka më lartë është një
anëtar i rëndësishëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), dhe një
aleat i madh i NATO-s në luftën kundër terrorizmit, dhe posedon një ushtri të
disiplinuar, e cila renditet si forca e tetë më e madhe në botë.
Rëndësia
e këtij shteti si në aspektin gjeopolitik ashtu edhe gjeostrategjik, mund të
merret si një hap i forcimit të shtetësisë në këtë regjion mjaft të tensionuar
(për shkak të problemeve të brendshme të disa shteteve), dhe një njohje në
kufijtë e shteteve të cilat janë kundër njohjes së shtetit të Kosovës ( Kina,
Irani, India). Kjo njohje mund të shihet edhe si një presion drejtuar Beogradit
i cili çdo ditë e më shumë po humb rëndësi dhe peshë në arenën ndërkombëtare
karshi Kosovës. Ky fakt u vërtetua me miratimin e Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Serbisë për dërgimin e emisarëve nëpër botë për të penguar njohjet
nga shtetet të cilat kanë një rëndësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike në një
regjion të caktuar, sikurse është Egjipti në Organizatën Islamike me një
shtrirje në Afrikën Veriore apo Indonezia me një shtrirje të madhe në Oqean dhe
me një popullsi myslimane.
Prandaj,
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës duhet sa më parë të
instalojë një mision diplomatik të vogël deri në 5-6 persona me 3 diplomatë të
karrierës të cilët profesion primar kanë diplomacinë, e të cilët do të
promovonin interesin e Kosovës në fushën politike dhe ekonomike por, nuk është
në interesin e Republikës së Kosovës të akreditohet një ambasador jo-rezident
në këtë shtet.
*Është i
diplomuar në drejtimin Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci.