E premte, 26.04.2024, 09:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Ska më ledhatime

E enjte, 27.12.2012, 08:07 AM


Shahin Ibrahimi

Ska më ledhatime

Me një turist të huaj bisedojë             
Për natyrën fliste aq çiltër
I pakënaqur nisi të më tregojë
Eh,s`bie aromë plazhi!-tha i nemitur.

Pa vështro larg më thotë
Sa dëshirë kam të shohë  hapësirë
Pranë natyrës njeriu ndjehet i fortë
Si dielli mjegullën,zhduk mërzinë.

Laget lagjja në vjeshtën e durimit
Ska më cicërima zogjsh e hije plepash
Hijet e pallateve mbytën dëfrimet
Ndërsa rrugëve sheh veç fytyra pleqsh.

Po e veshin plazhin pa rroba drite
Dhe rërën duan me shezllongje ta qepin
Qajn pleqt dhe fëmijtë për një lulishte
Me mall trazuar dëshirat po na shterin.

Në plazh ska më shije deti
Se rëra ankohet nga betonimet
Në notat e tyre iku bereqeti
Valët lëshojnë me trishtim kujtimet.

Fjalët e tij më vranë shpirtin
Kishte ardhur me të tjera frymëzime
Këtë plazh imagjinatat do ta shndrronin
Dhe çdo moshe do i jepnin ledhatime.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora