E shtune, 27.04.2024, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Qyqalla: Çasti

E merkure, 26.12.2012, 07:22 PM


Hasan Qyqalla

Tregime

(Pjesa e parë)

Çasti

“... dhe jeta ecën, gjarpëron si lum burimin i gjen e rrjedhën askund!”

Shetisja trotuarit të kujtimeve të ikura. Befas kthej kokën kah banka buzë shetitores. Vështroj habitshëm lulen ngjyrë kujtese, e heshtur, gjithë aromë, e një dozë tretje mendimesh dikah. Më bëhej sikur ju preva udhëtimin atyre mendimeve, që me sa vërej, larg kishin tretur... Bile shumë larg, sa që nuk i bëri fare përshtypje as afria e çastit nga rastësia! Megjithatë një reagim spontan seç m'erdhi, disi edhe i pakontrolluar. Apo u bëra "sinjal i kuq" semaforësh n‘ autostradën e mendimeve të saja... Habitshëm ndaloi dhe përpiu heshtjen (e thyer tani)! Përceptimi më bënte ende më kurreshtar! Një puhizë e lehtë buzëqeshje vërejta në fytyrë e mikluar, si rezultat i habisë, ndoshta. Mbase buzeqeshjet çdo herë janë t’ ëmbla, të këndshme dhe joshëse! Për një çast hodhi një shikim anash e më pas uli kokën...! Peshperit vetmis apo kujtesës! Nuk arrijë të definoja fare... Apo, ndoshta logjika u mund nga pesha e syve të migruar në kujtime! As drithërima e skeletit anatomik nuk ishte pasojë e acarit natyror, por vapës shpirtërore... E jeta ikën shpeshherë pa emër, pa ditar, ... kur edhe vitet shkulen vetëm për numra! Po ky çast, që nuk arrij dot ta zbërthej sa numra bartë mbi supet e veta!? Ç'është me çastin, apo nje rikapitullim i parakohshem në aren!? Më bëhet sikur një jehon e heshtur e "Tomorrit plak"!

_A thua sa do zgjat ky çast?- u dëgjua një pëshpëritje e lehtë!

_"Mbase ndoshta edhe një epok jete!"- ishte përgjegjja.

(Pjesa e dytë)

Heshtja

“Nëse do të përpiqem të jem si një tjetër,

kush do të jetë si unë” !?

Thënje hebraike

E heshtja sikur na vret! "Ai që then heshtjen edhe del fitimtar", sipas një proverbi të vjetër, paragjykim (ndoshta) se kështu edhe e mund ate. Apo prehen në një pikë horizonti në hapsirë. Gjestikulacioni është  "gjuha komunikative"  e heshtjes! Ambienti i jashtëm vazhdon së heshturi, ndërkaq ambienti i brendshëm jehon nga rrahjet si kambanë! Reflektim apo sfidim!? Fërgëllimë lisash vërshëllejnë si "plakat e çmendura" për kobin e më të mirit! E prushi ndizet po aq furishëm, si "n'oxhakun Gegë Bardhit"! Gërshetim i pjesshëm imagjinar apo real. Ndoshta edhe shkrepëtin çasti për revolten shpirtërore të bartet në Revolucion shpirtëror! Mbase edhe nuk thuhet së koti, se ai që nuk dashuron është mu si ATEISTI! Gjersa të parët edhe ngelin peng të jetës për të shenjten, të dytët, pra të tillët as nuk dashurojnë e as nuk besojnë...! Tani kryqëzohen mendimet si udhëkryqe metropolitane, apo vazhdojnë flakërimin drejt reve qiellore, drejt hyjnive, drejt planetit të dashurisë! O Zot ...Pse kjo heshtje varri mbretëron...! Heshtja herë godet, herë - herë dhe pret! Tani cilën do më premton, apo kush do godet HESHTJEN!

(pjesa e trete)

IMAZHI

“Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë”! - Robert F. Kenedi

Në korniz i mbyllur në veten e vet përplaset me botën e ironizuar. Përpëlitet rrënqethur fare! Mediton pikën planetare përtej vetëvetes . Bile krjon bindjen reale mbi surealen se është pas Diellit apo pas Hënes. Shtrirë mbi dy paralele: e sotmja e mugët apo e nesërmja e prenotuar peizazh. Për të djeshmen nuk lodhët më. E shkuar, qoftë e harruar. Kanë ngelë vetëm njollat, që përkundër përpjekjeve të shkuljes së tyre e ndalë luftën e vetshpallur në mbështetje të proverbit faktik: “edhe kur heqen gozhdat nga dërrasa, gjurmët ngelin prore”! Ndoshta është i vetmi ngushëllim që gjen! Pushoi në parmak të dritares nga molisja!  Kthehet me mërmëritjen në buz: S’ka gjë, mbase e sotmja është në perëndim e sipër ndërkaq e nesërmja është e ardhmja... Vë gishtin në tëmth për mundin e shthurrjes, dhe oazën e sofistikuar në dritaren e pritjes. Vërshojnë mendime polidimenzionale e të ngjyrëta. I fanitej imazhi i tij, herë në valë Deti, herë në dritëhijen e Diellit, herë në rrezen e Hënes së vonuar. Ky imazh i bëhet sa famëdashës po aq edhe famëkeq... për rrjedhoj të dëshirës, ndoshta emocionale, regjeneron imagjinaten prej famëmadhi. Padashas ngrit polemikë me një romansier kur figurativisht përkufizon jetën “një fluskë sapuni”, karshi kurrizit të deformuar nga dje, përpëlitjet e t’sotmes..., po e nesërmja!? Çfarë riprodhimesh dalin nga truri i vogël. Apokrifi imazhesh të njohura e të panjohura...



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora