E shtune, 27.04.2024, 02:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Flamuri i pathyeshmërisë

E hene, 08.10.2012, 07:30 PM


Flamuri i pathyeshmërisë

Nga Gjon KEKA

Në mesjetë dhe në sisteme diktatoriale të gjithë vraponin që të ngrohnin zemrat e tyre, ndërsa mendja në anën tjetër kërkonte dritën e saj,  kjo për faktin se në këto periudha të ndrysshme të kohës dhe sistemeve tiranike njerëzëve iu ishte ndaluar të përdornin shqisën e shijes,  të flasin nga zemra, të tregojn emocionet e tyre dhe mendimet për ambientin,  pra ishte një periudhë që kishte nxjerr nga njeriu pjesën e sensuales dhe atë të të menduarit jashtë sistemit praktik, të gjithë jetonin pa një pjesë të trurit dhe ndjenjave edhe pse ato i kishin brenda tyre nuk lejonin t'i përdornin, por edhe për shkak të gjithë kësja ato janë përdorur në saj të guximit të njerëzve shpirtmdhenjë dhe të talentuar, kjo ishte pothuajse vetsakrifica e tyre e madhe për të nxjerrë në dritë atë që mendonin dhe sensualitetin.

Nga këtu u pa qartë se bota më nuk ishte një stoli ku ata do të kujdeseshin për ta bërë akoma më të mirë atë, por ishte një botë që kishte gjemba të dukshme dhe të padukshme ideologjike, pra ishte bota që edhe pse kishte diellin sipër saj punët e mbrapshta të errësirës kryeshin në pikë të diellit dhe ideologjitë gënjenin botën me syzet dhe gojën e tyre që villte lëmshin e nepërkave brenda saj.

Ky degradim dhe çoroditje i ka dobësuar pothuasje shumë popuj dhe kombe, madje disa i ka lënë akoma pa e shfrytëzuar thesarin e saj burimor të rrënjëve, pra për shkak të kockëzimit të proceseve ajo ka mbet ende duke mbledh mbeturinat e ofruar nga ideologjitë e huaja të cilat e kanë lënë atë pa flakën ushqyese të dashurisë dhe të vërtetësë së kombit të tyre.

Kur në një komb ndodh kockëzimi i proceseve ai mbetet pa i shfrytëzuar të gjitha thesaret e tij, poashtu ai harron t'i përdor veshët, zemrën dhe trurin ndërsa në anën tjetër pa pushim i përdor vetëm sytë, kjo zakonisht i ka quar kombet në idenë e gabuar të riskllavërisë dhe të rihumbjes së shanseve për të shfrytëzuar thesaret e kombit në dobi të tij dhe të ardhmes së brezave.

është principialitet i jetës së kombeve që pasi të kenë fituar lirinë të kërkojn besimin dhe paqen pa këto dy gjëra kombet lehtë mund të rrëshqasin në plasaritjet e kohës dhe të humnerave ideologjike të huaja që dëmtojn themelet e kombit, por njëkohsisht edhe të ardhmen e brezave.

është gadishulli Ilirik dhe disa nga shtetet e saj që janë pothuajse në këtë gjendej si më lartë të cilat akoma edhe pse jemi në shekullin XXI nuk kanë kaluar pragun e primitivizimit dhe nuk e kanë hap kokën për të depërtuar drita e kohës si dhe nuk i kanë hapur zemrat për t'i ngroh sëbashku me kombet tjera që kanë arritë të mishërojn demokracinë, lirinë, besimin në vetvete dhe paqen brenda tyre dhe tani jetëojn në harmoni dhe partneritet të fuqishëm, e sidomos europa në një familje të përbashkët të vlerave të kombeve brenda saj.Pikërisht në kohë paqe mund të dëshmohet përpjekja historike e popujve që kanë kaluar nga rruga e sakrificës deri te toka e lirisë, paqes dhe bashkimit.Por që në anën tjetër duhet potencuar se është e çuditshme madje trishtuese se si disa individ të foleve të ndryshme të shoqërisë nuk po tregojn me veprimet e tyre dhe punën që po bëjnë se janë njerëz të origjinës së kombit shqiptar europian, por si të ishin njerëz të huaj të cilët këmbët e tyre i vënë mbi fytyrën e kombit dhe ecin duke e deformuar imazhin e saj dhe famën e madhe që kishte si komb i lashtë europian.Nga kockëzimet e proceve si më lartë vie deri te vdekja e përgjegjësisë së madhe të pushtetarëve dhe kështu vendet hyjn në botën në mes thonjëve dhe gjërat ecin pa zërin e arsyes dhe të ndërgjegjës kombëtare.

Dhe pastaj kështu ata kafshojn një qep politike dhe ecin koridoreve të gjata pafund dhe kështu pastaj vetë në fund bëhen fund i koridoreve politike të asaj ndërtese hijerënd të pushtetit të papërgjegjshëm.Ndërsa në anë tjetër mund të shohim se si popujt dhe kombet që i kanë arratisur idealet e tyre të lashta,  dhe kur idealet arratisen atëherë fillon mohimi dhe bëhen sikur të ishin popuj të humbur, si delet pa bari, që prekin murin sikur të ishin të verbër.Megjithkëtë mendoj se sulltanizmi do të bie dhe e gjithë hierarkia e pasioneve ideologjike te saj do të gjunjëzohet para shpirtit të së vërtetës së kombit shqiptar europian,  dhe fokusi i botës do të shkojë në tokën shqiptare së cilës do i rikthehet fama e madhe historike që kishte që nga krijimi i këtij kombi në zemër të europës si familje.

Me pakë fjalë janë pikërisht Homerët e lirisë dhe pavarësisë së kombit që flasin, zëri i tyre po troket në ndërgjegjet e të gjithëve edhe në këtë kohë, ata po na flasin se kanë bërë vepra të virtytshme dhe janë bërë flamuri i pathyeshmërisë së kombit, dhe kështu po ky flamur do të duhej që tani të jehojë në krye të kombit tonë të lashtë europian.Kështu kjo na mëson se në çdo komb ku shihet faqja e mbretërisë së lirisë është shëmbëlltyrë e lirisë së pakufishme të qiellit dhe këtë duhet ditur kombi ynë.Ndërsa kthimi i të vërtetës në jetën e një kombi nënkupton edhe kthimin e jetës në të vërtetën dhe gjuhën për ta njohur atë.Ajo që ne sot si komb jetojmë brenda vërteta është dhe e ardhmja e asja që ne jetojmë jashtë,  do të ishte një gënjeshtër e madhe e dalë nga shpella e errët ideologjike të thonë sikur shtëpia me shtyllat e saj të paraardhësve nuk ekziston. Duke ditur se është koha që ideali i arratisur të kthehet dhe të përtërijë vërtetë tërë kombin në rrugëtimin e tij drejt të ardhmes së mirë dhe të sigurtë.Zëri i një populli natyror të paprishur nga ideologjite e huaja që lulëzon civilizimi i lashte i tij dëgjohet fuqishëm në tërë botën.Le të tregohet kombi ynë se është trojan nga brenda duke treguar nëpërmjet veprimeve të tij të virtytshme dhe të transformimeve rrënjesore dhe duke i nderuar fuqishëm me tërë qenjen e tyre vlerat, personalitetet mbikohore si Pirro,  Aleksandri i madh,  Konstantini, Gjergj Kastrioti etj. të cilët janë shenjë e frymës mbrojtëse të kombit shqiptar europian.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora