Kulturë
Luan Kalana: "Një kauboj në New York"
E merkure, 26.09.2012, 06:53 PM
"Një
kauboj në
...një e qeshur është "free" falas , por të shton jetën...
Nga Luan Kalana
Natë.Mizëri
njerëzish të racave e vendeve nga e gjithë bota që lëvizin turma-turma dhe herë
-herë rrinë në vend me sytë perpjetë.
Një lëmsh
i madh dritash verbuese e shumë ngjyrash marramendëse,mbi kokat e njerëzve e në
fasadat e pallateve,reklama portete artistësh e këngëtarësh,kuadro filmike që ndërrohen në sekondë në skrinët përbindësh.
Zëra e
zhurma që përzihen me muzikë e fjalë të gjuhëve e kombësive të ruzullit.
Në mes të
turmave në rugët,ngjitur me trotuarët, lumi
zhurmues i makinave,veturave,autobuzëve taksive, karocave me kuaj të mëdhenj,
pse jo dhe shumë taksi-biçikleta që tërheqin pas dy-tre pasagjerë…Ç’farë s'të shohin
sytë..?! ..Nga tërë çudirat e botës që s'ta pret mendja.
Veshje
dhe imitime të kafshëve,të heronjve të filmave të ndeshin sytë e të pengojnë sikur
janë vetë ata.
Shkrepje
të blicave të aparateve,si shkëndijat e saldatorëve të shpupurisin sytë.
E për tu çuditur,tezga
me mallra e sende relike për shitje, të nxjerin mallin e atyre pazareve, rrugëve të qyteteve të Shqipërisë.
Apo dhe
tymi i kërnackave që të çajnë hundët e të lëshon goja lëng, të ndjell oreksin,
e megjithëse
ke ngrënë po shëtit për ta onepsur.
Aty- këtu
grumbuj njerzish që ndjekin e vështrojnë me habi xhonglerët,magjistrët,akrobatët
e rugëve dhe piktorët apo karikaturistët që të pozojnë në moment e ta japin
portetin në dorë si ta duash pikturë apo karikaturë..
Mos u çuditni,
veshët do të kapin edhe fjalë shqip, shqiptarë sa të duash.
Në një qoshe,me
një tezgë dore,një librashitës i cili mbante në dorë disa korniza fotografish
artistësh,bërtiste në anglisht si një tellall gjithë titujt dhe emërat e njerzëve
të dëgjuar e famozë.Pa dashur u ndesha me të, më shpunë këmbët a më shtyu turma
drejt tij se di. I kapa fjalinë e fundit në gjuhën e vendit tim e ju ngjita që mos
më largonte turma. Ai i ndërronte fjalitë në disa sekonda.
Ju qepa
njerës nga ato fjali që ma zunë veshët shkoqur në një anglishte me aksent të huaj,
“Agim Bacelli na sjell një kauboj në Nju Jork. Është një libër interesant, ju
siguroj se do shkuli së qeshuri…”
-Merre,-më
foli në anglisht,-se do ta marrë ky tjetri të vetmin ekzemplar që më ka ngelur,...
Është në dy gjuhë dhe ndoshta ju jeni shqiptar,...
Intersant,
sa të shkathët dhe të zot janë këta shitësit ambulantë në Nju Jork! Njëlloj si
ato arixhofkat në Shqipëri që ta blenë mendimin që pa dalë nga mendja.
Libri më rëndoi
në dorë sikur të kisha blerë një kalë kauboj ku unë isha vetë kauboj.Po shëtisja
në ato momente “hipur” mbi një kalë nëpër Nju Jork dhe galoponja për tu
ribashkuar me njerzit e mij që shëtisnin në grup për të mos humbur njëri
tjetrin, megjithse kishim për siguri secili celular me vete e flisnim kurris
pas kurrizi pa parë njëri tjetrin. Fenomenn ky që ndodh vetëm në Nju Jork.
Duke u
larguar nga "tellalli " dëgjova një fjali tjetër që më ngjalli
kureshtje por edhe më emocionoi."Gjenerali i ushtrisë së vdekur" i
Kadaresë,(gjthnjë në anglisht) kandidati i parë për të fituar Çmimin Nobël për
vitin 2012....
Lëshova
instiktivisht një "baah", një pasthirmë habie tipke e devollinjve e
cila më doli pa dashur,...
Kthej kokën,..ishte
vonë dhe e pamundur që të kthehesha, isha larguar shumë nga "tellalli ".
Më vinte inat me veten,si nuk e pyeta ,pa tjetër duhet të ketë qënë ndonjë shqiptar
i johur,...nejse,ula kokën të shikoj për kureshtje autorin që më bëri kauboj
dhe që e kisha harruar për çastin,...suprizë...një shqiptaro-amerikan,...Se
mbatja dot gëzimin ndërsa për dore tashmë mbaja "Kaubojsin e Nju Jorkut ",
deri sa të takoja e t'jua tregoja njerzve të mij, sikur kisha takuar ndonjë të njohur
të largët për t'ja prezantuar atyre,..e me të vërtetë ashtu ishte…
* * * * * * *
E
shkrojta këtë tabllo nga ajo natë në Manhattan pa ndonjë përshkrim të veçantë artistik
e letrar,se duhej të ngjallej Balzaku që të bënte përshkrimin e atyre skenave në
miniaturë në New York e për të sjellë një vërtetësi reale, jo vetëm takimin me
kaubojsin, por dhe vendodhjen e tregimeve e skicava ,ku bredh e tregon refimet e tija humoristike ky
personazh.Të ngjashme si ato të Nastradinit që jemi mesuar ti dëgjojmë shpesh,por
ato ndryshojnë se janë me shumë mençuri e dije groteske,ndërsa kaubojsi i ka
tepër reale e mëse të vërteta nga jeta në këtë qytet milonësh ndër më të mëdhenjtë
e planetit,që për lexuesin duken si të pabesueshme,por për ata që kanë qënë apo
që jetojnë aty , janë pasqyrë e jetës të përditshme.
Pra ,pa
dashur të zmadhoj,se po taman ne atë vend ,kishte zbritur nga kali ai kaubojsi
i Teksasit,me atë veshje tipike ,me xhaketë meshini,me kapele ,me pantallonat
me fije lëkure që vareshin mbi çizmat e meshinit,me ato takat dhe prengat prej
metali në thembër.
Kishte
nxjerë me shpejtësi rufeje, dy koburet që i vareshin në xhepat apo në brez,dhe
i kishte befasuar dhe trembur, klientët që mbushnin atë bar nate në ndanë të rrugës
në Manhaten në Nju Jork....
Libri hap
siparin e faqeve të tija në anglisht,(e kishte mirë "tellalli" kur thëriste
që libri ishte dy gjuhësh), me fjalët
shpirtërore e prindërore të një ati që librin ua kushton fëmijëve të tij ,një gjë
e rallë e padëgjuar,dy djemve të burëruar e me foton e tyre,të cilët janë edhe
sponsorët e librit.
Parathënia
fillon me fjalën e autorit,krijuesit korçar të talentuar dhe enciklopedist
euridit të letrave, Agim Bacellit, me
banim prej dy dekadash në New York me gjithë familjen,autorit të botimit të disa
librave,në prozë e në poezi,në shqip dhe në anglisht.
Ai hyn
direkt e në temë për përmbajtjen dhe fabulën e tregimeve dhe skicave
humoristike të tij që lexohen të gjitha me një frymë,vetëm se duhet të pushosh
pasi qesh me vete në shumë momente,në secilën prej tyre ,disa herë duke krijuar
një antipati për personazhet që Agimi
i
satirizon hapur pa ndrojtje e pa dorashka,që ia thotë të vërten në sy e pa frikë
,me një guxim prej realisti që mendoj se nuk duhet ti mungojë asnjë krijuesi,pasi
ky është mesazhi i ditës dhe filozofia e jetës.
Në libër personazhet
e tregimeve dhe të skcave,ndeshen me autorin,një rebel i pabindur në dukje,pse
thotë të vërtetën dhe ta përplas në sy,e të demaskon ,duke t'i thënë në sy e
pak me takt se nuk do të të ofendojë ,ato që s'janë njerëzore,që shkojnë në kahun
negativ të moralit e të humanizmit.
Me atë gjuhën
e thjeshtë,në dukje pak banale ,por shumë popullore për ne shqiptarët,një gjuhë
e thjeshtë e tepër komunikuese e jetës tonë të përditshme,mes shokësh dhe nëpër
kafentë,por jo zhargon por që e lejon dhe afron me gjuhën letrare,e disi e
frikshme për ambjentet familjare mes femijëve,por që toleron e moralizon dhe jo
ç'edukon.
"Si
do te ishte jeta pa të qeshurën ?!”
Vështirë të
pëfytyrohet,por një gjë është e sigurt : - nuk do të ishte kaq e bukur. E
qeshura lind bashkë me njeriun.Disa njerëzve i ka munguar e munduar enigma e të
qeshurës së foshnjës disa muajshe,që nuk kupton asgjë nga bota; nuk di të thotë
apo të kuptojë asnjë fjalë,megjithatë di të qeshë. Disa thonë se në ato çaste foshnja qesh me ëngjëjt. Ku i
dihet. Ndoshta në ato çaste i be ndërmënd
ndonjë anekdotë “e thekur” që ka dëgjuar që në bark të nënës.Jo
vetëm kaq, jeta e njeriut merr fund,pikërisht kur ai harron të qeshë... - janë keto
fjalë simbolike të parathënijes të redaktorit të librit ,shkrimtarit dhe mikut
të autorit, Ilir Buzali, në formë esseje, por dhe mesazhi percjellës i librit. Ç’do
fjalë është e thënë me mprehtësi e me finesë,është merita e përkujdesja e tij
profesinale dhe artistike për librin.
-Marrezinë
dhe zgjuarsinë,në humor e ndan vetem një fijë.Në këtë teh të mprehur ka ecur
autori dhe ia ka dalë,ia ka mbritur deri në fund të librit me sukses,duke na
falur kënaqësi,humor e një buzëqeshje të brendshme si një ushqim i domodoshëm dhe
shlodhës,dhe qetësues i shpirtit.Ndonjë herë e qeshura vjen me vonesë,pasi
truri e ka përtypur ngadalë mendimin dhe humorin e brëndshëm e therës,e me pas
shpërthen në gas,sa po të shikojë njeri,do të thotë që ky ka lojtur,ç'ka që qesh
me veten.
Anekdotat,skicat
rëfimet,dialogjet e librit janë testuar më parë ,shumica e tyre ,në publik,Agim
Bacelli ka patur miresinë që për vite me radhë të ndajë humorin me miqtë e me të
afërmit,me shokët e kolegët e letrave,nëpermjet internetit,pasi ai është ndër
ata të parë krijues që ka krijuar website-t letrare në internet qysh me daljen
e tij në publik,duke mbledhur e bashkuar e themeluar krijuesit letrarë shqiptarë, si Klubi Korçar e deri tek BOTA E RE, një nga
grupimet më të mëdhaj letrarë mbarë kombetarë me nivel të lartë clësor, duke qënë
direkt menaxheri i tyre, një kompesim dhe një ndihmesë humane e shoqërore për
ngritjen e nivelit cilësor dhe bashkohor të letërsisë shqiptare.
Pra eëhtë
një"kredi pa inters" ashtu dhe me të qeshurën qe ka investuar ai tek
të tjerët,për tj'u krijuar lexuesve çaste gëzimi ,kënaqesie larg rutinës të ditës
dhe monotonisë të jetës.
Ndërsa do
të shtoja,me modesti ,se e qeshura ne tregime e skicat e Kauboijsit të librit,ka
një domethenije të madhe,percjell një mesazh filozofik e jetësor të realitetit
ku jetojmë, duke qene e qeshur saterike e gjthe humor,është më tepër një e qeshur alegorike
,groteske,sarkastike,si thotë populli ,nje e qeshur e ëmbel me lezet e më pak
kripë.
Gjithashtu
ato moralizojnë duke shkatërruar e dërmuar
te njeriu, gjithcka që është negative tek krijesa Njeri ,human,pa e "vrarë"
atë,por duke e fishkëlluar, e demaskuat totalisht me gjithë forcën e fjalës
letrare artistike,pasi siç thonë ,fjala është më rënde se plumbi, e tillë është
satira dhe humori i librit në fjalë.
... Pa
dashur të bëj koment apo kritke letrare
të mirëfilltë për brendinë e skicave tregimeve, pasi nuk e kam profesion ,por
thjesht në pozitat e nje lexuesi te thjeshtë( dhe te nje ish mesuesi te
letersies ne Shqiperi per tre dekada,...në kofidencë ),do të përmend disa fjalë
për tregimin nga i cili merr titullin
librit "Një kauboj në Nju
Jork.",por e për një arsye më shumë,se nuk dua të zbuloj kureshtjen e
lexuesit,duke i mbajtur sekret e te fshehta ,humorin e të qeshurën,le të gajasemi
duke i lexuar ato vetë,...
Ashtu si
portetizova me lart fizikun e kaubojsit të
ardhur nga Teksasi, një "rednek" tipik dhe origjinal si thonë këtu
në amerikë,ai i le me gojë hapur në klub njujorkezët dikur "jankesit"me
të cilët kanë qenë në armiqësi në luftën civileVeriu me Jugun ,tek sa pinin pa
pushim krikot me birë,duke nxjerë pa u menduar koburet e duke ju thënë,me
veprimet e tij avetuturiere, "ku jeni
hë ,o trima,s'keni ç'më bëni ,hë lëvizni
po t'jua mbajë "...
Pra si
dikur,Don Kishoti me mullinjte e erës,por sot në kohët moderne e ku m'u në mes
të New Yorkut .Pra ai simbolizon në mënyren më groteske ,sharlatanet,tipat dhe
paradokset e kohëve të sotme, në shoqerine e civilizuar,por që ka mbetur
prapa,nga pseudo të mençurit ,mendje fyçkurit (bosh ), që janë fryrë me
para,duke ia grabitur në menyrë paqeëore,
të kamufluar dhe diku të hapur masave
milioneshe,që përvec dhunimit të drejatave morale e qytetare,bëjnë pa pyetur
njeri, as dhe shërbëtorin e tyre ,Sanco
Pancon ,vasalët e servilët duke i eliminuar si gurët e shahut dhe shokët apo
partnerët edhe më të ngushtë,edhe ata qe ia falen kariken,pushtetin,e bën të plotfuqishëm,me
shume se nje mbret e perandor,milarder apo bilioner.
Autori
ngrihet me forcë e me guxim ,përplaset me realitetin e sotëm me penën e tij të mprehtë
, pa frikë si i ka hije një intelektuali,por rebel i pabindur , i mbrojtur nga fjala e lirë
e "free country " që nga Amerika
edhe në Shqipërinë e demokracisë së brishtë.
Ky
personazh do të dimesionohet e do të portretizohet duke u "nxirë"
"katran", në gjuhën e popullit , dhe në refimet e tjera humoristike
para meçurisë e diturisë njërzore,duke u
materializuar e shkrirë në njerezit e thjeshtë ,ne personazhet,në skicat
e tregimet,të cilët behen pengese,
regres, që frenon sot progresin dhe përparimin njerëzor në shekullin e mijëvjeçarit
të ri,të qytetërimit të planetit.
Ngjarjet,
vendodhja dhe vetë humori spostohen sa në Shqiperi edhe në Amerikë ,duke u
alternuar, me llojet e tij ,humor politik,fetar,fshatar, policor ,gjithë shoqëror,në
ambjente të ndyshme, që nga parlamenti shqiptar,në qytetet e krahinat e
ndryshme te Shqiperise ,nga New Yorku, ne Teksas ,Tiranë e gjetkë.
Ashtu sic
pohon dhe vetë autori të gjitha shkrimet janë krijime origjinale të tij, dhe
disa përkthime ,që kanë afërsi e në dukje
si adoptime me humorin e peëditshëm, por ato i kemi lexuar më parë në vite prej
tij,pra mbajnë firmën legjitime te Agim Bacellit.
Si një njohës dhe hulumtues i jetës të thjeshtë ,reale dhe
ireale të shtresave popullore e shoqërore të shoqërisë,ambjentin shqiptar,prej
gjysëm shekulli qe ka jetuar në Shqiperi,dhe atij amerikan për dy dekada,nga një
specialist aviacioni, ushtarak,sot në një punëtor me mëditje n ëNew York,si një
krijues i gjithashem i letrave me një daipazon të gjerë kulturor e shkencor.
Përballja
e personazheve të skicave me reailtetin e sotëm modern , me njerëz me të vertetë
të dalë "mode" për ne, se veten e tyre ata e quajnë "Modernët e
Shekullit" ,apostoj, që rrethohen me tipa sejmenë, njerëz servile dhe
hipokrite që ngarendin me idhulin "Bota -është interes e fitim",
konfrontimi me një botë aq heretike, të pasigurt, të përhumbur labirinteve për
mbijetësë, e tronditin lexuesin ,...por humori ,e qeshura ,bën që për një momente
të harohen ...
Të përshkruara
me një dinamikë përpirëse, ashtu siç e analizon shkëlqyeshëm edhe përballjen e
dy botëve paralele të dy personazhve ,ku në mes te tyre është dhe autori me
humorin e tj të mprehtë e therës , nëpermjet përshkrimit të anatomisë e bios se
tyre,të gjtha rëfimet lenë mbresa tek lexuesi dhe i paraprijnë mendimit
intelektual, sa më larg ndaj këtyre "turmave" të uritara,per
fron,karike e para,që na shikojne ne,njerëzit e thjeshtë dhe botën e tyre,me dylbi ,duke na hedhur mbi sytë tona
"parfume mbytese me rërë të shkretetirës. Stop-ndaj këtyre të këqijave pa
skrupull... !
Vete
libri ,krahas humorit e shakasë ironike,është një thirrje paqësore për vetëdijesim
qytetar e kohor dhe si një pasqyrë nga ku edhe mund të identifikohen dallimet
dhe përputhjet ndërmjet mentalitetit te sotem perparimtar ,ndaj asaj rutine e
regres qe me “injorancen moderne" qe e shoqeron,behet pengese e botes te
qyteteruar e te civilizuar.
Lexuesin do ta terheqin te gjitha krijimet e librit,te
cilat jane refime te shkurtera,njera me bukur se tjetra,ashtu sic eshte dhe vetë
libri,një liber xhepi me minitregime e skica. Duke përcjellë kështu dhe një mesazh
konkret për krijuesit,-"se sot në epoken e trurit elektonik,që ka thithur
mendjet e njerëzimit,n"uk ka kohë" të lexojnë tregimet e stilit të gjatë
të çdo zhanri letrar që i "mërzitin e lodhin ", nga përgjumja e ditës
te stërlodhur..Subjektive do të ishte sikur të veçoja se cili rëfim më pelqen më shumë,por ato s'mund t'i dalloj
që nga fillimi me "Test parlamenti
shqiptar"; "Dy statujat ", "Kanibalet dhe peshkaqenet"
,"Qethje falas ,"Nje ari ne mes te Tiranes","Humor amerikan
" pra rreth gjashtedhjet tituj të tregimeve
skicave dhe anekdotave.
Duke u
mbyllur libri si kapitull i fundit pa ndonjë ndarje numerike, me Tregimet e
verteta..., ngjarje të jetuara me personazhe dhe emra konkrete që jane më se
interesante si "Merushja","Nje pijanec nga Teksasi" e të tjerë.
Fabula
dhe subjektet e skicave dhe të anekdotave janë nga burimi i pashtershëm i gurës
popullore, që rjedhin lirishem në shtratin e filozofisë të mençurisë njerzëore,duke
u gatuar nga një mjeshtër në sofren e mendimit poetik,për t'u thekur e pjekur në
grillën e guzhinjerëve modernë, me ajkën e
e figurave letrar,të spërkatur me errëzat e piperin ironik,per t'ia
sevirur lexuesit të fresketa dhe sa më reale e plot të qeshura,me një ndryshim
të madh,pasi ato jan?7 origjinale e të pap?7rseritshme...
Urtësia e
traditës popullore, është filozofia më e zgjuar dhe më besnike e qytetërimit. Grimcat
sarkastike bëhen shoqëruese të një jete dhe të një atmosfere, ku heroi popullor
shpalos kulturë dhe tregues cilësorë e modernë.
Ironia
popullore, thoshin te paret, eshte "klecka " e gjithë zjarrit
krahinor, që mban prush fletëve të historisë së pa anë,një filozofi e mençur,siç
shprehet miku yn Xhuli nga Athina.
Për
lexuesin nuk është surprajzë qe ky kaubojs i Teksasit shëtit i lirë nga New Yorku në Tiranë ,në Shqipëri, me bemat dhe
anekdotat e tij në të gjithë trevat e vëndit , atje ku ka lenë gjurmë këmba e
fjala e tij . Veçanërisht për devollinjtë do të ishtin me inters skicat dhe
anekdotat me personazhe alegorike nga treva e Devollit, si "çupka nda devolli",
"djali nga Poloska" e të tjera,ku autori na kujton se anekdotat e
tyre që janë "kampion " neëvend,si ato të Babanit,të Shkodrës e t?7
tjera. Ai perifrazon me disa fabula origjinale meçurinë popullore të pashoqe të
devollinjve, ashtu si janë punëtorë të mëdhenj, janë dhe aq të zgjuar,qe nuk u
ha qeni shkopin,s'mund t'ja hedhë njeri , siç mendoi ajo studentja e Tiranes qe
deshte te bente "shaka" me "xhaxhain" e devollit,por doli huq.....
Mendova
njeherë ta pyes që me devollinjtë ç'e lidh kaq
shumë Agimin ,por biseda me të,
ma zbuloi kërsherinë,pasi gruaja e tij është me origjine nga Progri i Devollit,..Nuk
thonë kot që të tërheq kërraba nga "fshati i nuses",por ai nuk është i
tillë ,por njeri me edukatë e kulturë intelektuale,...(edhe nje shaka do të bëjmë
..)
Një kauboj
në New York duket në siperfaqe një libër i thjeshtë,por kur e mbaron së lexuari
bindesh,se ai ka vlera të pasura shoqerore të pa krahasueshme dhe lexuesi plot
kërsheri, pasi ka qeshur dhe buzagas ,thotë me vete : "- edhe mua më ka
ndodhur në jetë këtu apo atje... ,i kam parë, i kam degjuar ato, afersisht, në jetën
e përditshme këta tipa ,mostra të shpërfyturuar...." dhe ndjen nje kënaqesi shpirtërore duke e falenderuar në
brendesi të mendimit ,autorin e tyre me nje shprehje modeste:- " Të lumtë pena
, Agim !,"
* * * * *
Së fundi
në mbyllje pak reshta, për ta dhenë më të plotë tabllonë e librit,autorsinë ,që
pa dashje krijuesit shkruajnë pjesë nga jeta e tyre,përqendrohen në atë që kanë
jetuar dhe kur fantazojnë dhe krijojnë,duke pasqyruar autoktoninë dhe gjenezën
e tyre jetësore.
Agim
Bacelli, për ata që nuk e njohin nga afër,është nje njeri i thjeshtë,pa
ekivoke, rreth të gjashtedhjetave,një prind e familjar që jeton në SHBA,pasi ka
emigruar me se dy dekada larg Shqiperisë. Ai është duke ndjekur gjyshin dhe të afermit
e tij të cilët kanë qënë para tij
emigrante ekonomike në SHBA. Rjedh nga një fis shtegëtar që ze fill në Krushovën
e Voskopojës. Agimi është rritur në Bulgarec, Korçë, në Vlorë, Tiranë, Gjadër
dhe Lezhë. Më pas në Brooklin e tani së fundi në Staten Island, ishullin lagje
të New Yorkut.
E ka
filluar krijmtarinë e tij letrare që në rininë e hershme në rrethet letrare të krijuesve
të rinj,(e mbaj mend si fytyrë, po nuk kisha ndonjë njohje personale me të) ,që
me Skënder Rusin , Kostaq Dukën,Skënder Demollin e të tjerë në qytetin e vendlindjes së tij ,në
Korcen pariziane e poeteve lirikë.
Ai është autor i disa vëllimeve në shqip e
anglisht , në poezi e prozë si, "Bukuri tre dimessionale ", "Binjaket
" ,"Kjo është Amerika ", “Në çarkun e puthjeve ", "Bacellinjtë
", " Zemra Prindërore ", pjesmarrës në disa antologji
poetike,etj, përveç me qindra shkrime të pa botuara që hedh po thuaj se cdo ditë në internet e në gazeta,është
një burim i pashtershem krijues me vlera te çmuara qytetare dhe encikolopedike-
iformatikeashtu siç është një studjues i palodhur dhe hulumtues i thellë me
dije të pakufizuara.
Do ta
simbolizoj me nje epitet të thejshte është
krijues ,studjues ,autor i sërtetës,ky është idhuli i mendimir dhe i filozofisë së tij krijuese letrare dhe
shkencore.
Nuk është
autor i "mesit",por për hir të së vërtetes ,ai nuk njeh korniza të mendimit e të dijes,as nuk mund ta vendosesh në peshoret
tabute bardhë e zi ,por gjithnjë nëpermjet materialeve dokumentare,të vertetave
,ai ndodhet midis materialstes dhe idealistes,midis fizikës dhe metafizikës,reales
dhe ireales,idelogjise dhe teologjise,konkretes dhe abstraktes,por gjithnje ai
e prek e sheh e dëgjon që të thotë të vërteten
e të bindë lexuesin me forcen e fjalës,në
të gjitha krijimet e tij, luan si me një lëmsh të zjarrtë,që përfaqëson një enrgji
të gjithanshme qe ka krijuar gjithesinë,ku të gjithë lodrojmë në ketë oqean pa
fund që nga planetet e deri tek gjallesat e trupat lëndorë.
Ai në dukje
shprehet i plote e konkret në krijimtarinë
e tij,për të thenë të vërteten,paçka se një pjesë nuk duan ta besojnë,dhe "dikush
" e shqetëson në mendimin e tij ,pasi ai beson në një forcë,fuqi madhore
,në një energji absolute,që sot përdoret me termat ,natyra,zoti perëndia,e të tjera,por
nuk është religionist,fetar,paçka se ka një
besim të tijin personal fiziko-metafizik si çdo njeri ,qofte e
superticioz,jo si dikur më parë që na bënin të besoninm në një të ashtuquajtur " ideologji
triumfuse" per të cilën ai ka antipati e urrejtje.
Këto ditë
lexova një krijim intersant dhe shkecor të tij ,"Midis Fizikes dhe
metafizikës ",i cili është një sintezë
e një hulumtimi të gjate,ku ngre me shume teza sesa hipoteza për hir të së vërtetëne Gjithesise,të jetës në planetin
qe jetojmë.
Apo është
me interes një studim disa vjeçar ,që ka nëper duar ,per ta botuar së shpejti,në fushën e gjuhësisë,për prejardhejn e gjuhës
Shqipe,qe i argumentuar me materiale dokumentare të reja , do të hedhë dritë ne
teza të reja si një gjuhë që ruan elementet e një gjuhe të vjetër e cila më shumë
ka dhënë se ka marrë.
Edhe në biseda
gojore e në telefon ,e folura e tij është e qetë e shtruar, një gjuhë letrare
ashtu siç është edhe gjuha e librit,e pastër e melodioze, një prozë e bukur
poetike ,e shkurtër por domethënëse e kuptimplotë,gjithë esse e thënjie
fiozofike që duhen lexuar i përqëndruar,..
Me ngadalë,
i them shpesh në telefon,se të rergjistrova një thënjie të madhe,…Në fakt, një ditë,
nuk tha ndonjë gjë të jashtëzakonshme por tepër euridite. “Bota e sotme, më thotë,
ndodhet në një dilemë brënda në më mëndjet e njerzve. Dilema është midis të vërtetës
e të pavërtetës, midis të mirës dhe të keqes ,...lum ai që di të ecë në anën e
dritës dhe s’bije në errësirë,” etj. si kjo.
-Lere e
mos e nga më,-i thashë dhe e ndërpremë bisedën.
Krijimtraria
e Agim Bacellit , është moderne e modeste, është frymëzuese, një shembull, një model i guximit, i humanizmit e largpamësisë, tre parime si tre
shtyllat e panteonit të fondit të tij të pasur
letrar,duke u ngjitur si një alpinist rekordmen që kërkon të arrijë majat
e larta të dijes,si një mjek i aposionuar që kërkon të shoqërojë e të pastrojë plagët
e shoqërisë së sotme e cila është në udhëkryqin e dilemës midis dritës dhe errësirës.
Piksynimi i autorit është të bëhet nxitës, një katalizator që do të shpejtojë progresin
shqoqëror në drejtimin e duhur.
M'u desh
të takoja "Një kauboj në New York ", librin e tij ,që t’i jepja fund
njohjes me korespodencë,si i thonë ,e të shuaja kureshtjen deri sa e takova dhe
bisedova goja - gojës me të,me Agim Bacellin,në New York ,ato ditë të nxehta
gushti.Ishte një kënaqësi e veçantë për mua.
I
shkruajta këto pak reshta,mos m'i marrë njeri dhe vete Bacelli për kompliment por,për të paraqitur nëpërmjet
autorit të librit, fizoinominë më të plotë të
librit të kaubojsit në mes të njujorkezve.
Libri
mbyllet me fjalët përshëndetëse e miqësore
të tij :
-“Librin
ta lexoni kur të jeni të mërzitur.Nëse nuk do t'ju heq dot mërzinë,le të bashkohem
edhe unë me ju,duke qarë hallet e njëri - tjetrit."
Urojmë penë të begatë e të pashtershme Bacellit.Me mirënjohje e respekt për krijimtarinë e tij.
Kalana,Luan
Shatator 2012
New
York,SHBA