E premte, 26.04.2024, 07:56 AM (GMT+1)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Jeta dhe Autori

E diele, 16.09.2012, 05:58 PM


Jeta dhe Autori

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Jeta ka ndryshuar diçka këto ditët e fundit.Sikur e ka harruar buzqeshjën,sytë e saj ngjyrë kafe duken se kanë humbur shkëlqimin e mëhershëm,në ata sy duket një shqetësim dhe pasiguri,ajo sikur ka një mosbesim të thellë kundrejt njerëzve,që e rrethojnë.Ajo më nuk beson çfarë i shpjegohet nga profesori në fakultet,prapa çdo ligjerate të tij ndjenë një gënjeshtër të qëllimtë.Atë e djeg dëshira e zjarrtë për të rrëfyer rrjetën e errët të sekretit të sajë dhe ta hedhë nga thellësia e zemrës botën e së vërtetës.Si përgjigje shpërthejnë vetëm rënkime, të dëshpëruara e të papërmbajtura.Çdo njeri i shthurrur gjen justifikimet e veta.Mashtron burri i botës studenten e tij ende pa i mbushur të nëntëmbdhjetat,dhe ky njeri vazhdon të jetë professor universitar,ti jape dituri studentëve.Kjo mbase është paturpësikëtë paturpësi të tij e dine tani më e dine të gjithë se sa i ligë dhe i poshtër është ky profesori i tyre i cili ka qenë edhe bashkëpunëtor i rregjimit titist.

Këtë e ka kupëtuar tashmë Jeta,ajo nuk e do profesorin dhe nuk ka besim tek ai,ndaj dhe nuk dëshiron që mbi shpatullat e saj të njoma të rëndojë pasha e kësaj jete të frikshme.Ky professor quhet më përbuzje gjahtar femrash,te ky njeri i frikshëm fshihet instikti plot pasion  të gjahut dhe shpirti mizor.Pa ç,ka se ky professor ka shkelur të gjashtëdhjetat,dhe është bërë gjysh nipash e mbesash.Ai jeton vazhdimisht në gadishmëri të vendosur ti ndjek deri në fund gjurmët prej aventurieri amoral.Ai ka passion jot ë fisnikshëm të atij që dashuron,por atë të kumarxhiut të rrezikshëm,se këtë ja ka mundësuar edhe sistemi I tanishëm at,hisarian.

Andaj i duket Jetës se ajo bartë mëkatet e botës dhe i drejton lutje Zotit të madhërishëm,që ti lehtësoj vuajtjet asaj dhe botës mbarënjerëzore.Në këtë rast Autori  veneron mjerimin,s,kamjen që kësaj radhe shikon në figurën e Jetës,që është viktimë e klasës politike hipokrite e cila është dhjamosur nga të kamurit.

Jeta dhe Autori duken në këtë shoqëri hipokrite si dy engjuj të arratisur,të cilët më tërë fuqin e tyre përpiqën ti shpëtojmë njerëzit nga klasa politike hipokrite.Jeta lutet tek Zoti,kurse Autori me shkrime,paraqet një protestë,një rrebelim,një luftë për përmbytjen e klasës politike hipokrite.në këtë rast jeta është e mashtruar nga hipokrizia politike dhe religjioze,shtresa shoqërorekëto që e kanë lënë anash,dhe në realitet e kanë mënjanuar nga jeta e së vërtetës,ndërsa autorin këto shtresa korruptuese të shoqërisë e kanë persekutuar,duke e lënë pa punë e pa bukë…njëkohësisht e ndjekin gjer në ferr,përshkak të mendimeve të tij kryengritëse,përshkak të ndjenjës së tij të pastër shqiptare e mbarënjerëzore,përshkak se Autori ndjen dhembshuri për Jetën dhe popullin,përshkak se Autori ka vetëdije të lartë për vujtjen dhe shkaqet e saj.Atë që vetëdija nuk e qas,që mëngjesi dhe drita e ditës e flakën tutje me përbuzje tradhtin dhe pabesin.Ky fenomen i ligë,i djallëzuar,destruktiv,dhe drastic,po na përcjell nëpër kohë,është kundërthënia midis,përparimtarës dhe regresivës.Lidhur më këtë duhet theksuar se një pjesë e mire e klasave politike shqiptare i kanë bërë shërbim të keq Atdheut shqiptar,duke e ngushtuar gjerësinë e traditave më të mira të Rilindjës Kombëtare Shqiptare,kështu këto klasa politike të papërgjegjshme i futën në pranga orientimet mbarëshqiptare,për një Atdhe të përbashkët të mbarëshqiptarëve.

Dallimi mes Jetës dhe Autorit janë të dukshme për nga pikpamjet e tyre në të jetuarit.Autori gjithsësi është më efikas,më real,se sa lutjet boshe që i bënë Jeta për botën mbarënjerëzore,ku ajo i Idrejton  Zotit lutje për t,jua lehtësuar mëkatët mëkatarëve.

Kjo më kujton atë poezin e Nolit mbi përpëlitjet e ndërgjegjes,të frikës,dhe turpit për gjithë ata njerëz,të asaj kategorie që kanë harruar heroizmat e shokëve që kanë rënë për të mirën mbarëshqiptare,dhe kanë hequr dorë nga ndjenjat idealiste.Ja se si shprehet Noli me poezin e tij:

”…Kruspull mbi mangall mblidhet

Po djeg dorën dhe përdridhet…”.

Është kjo dora,me të cilën ai apo ajo ka dhënë betimin para atdheut e kombit se do ti rrijë besnik idealit.kjo djegie natyrisht është djegie shpirtërore.Shprehja e tillë e Nolit,le të kuptohet se profiterët e luftës po qeverisin atdheun bashkë më ata njerëz që ishin në shërbim të huajit, dhe që i sollën shumë të liga kombit shqiptar nëpër shekuj,më në fund janë vetë këta matrapaz e hipokritë që mbesin faqe – nxirë,dhe figurat e tyre janë shënjëzim i njeriut të ligë,të ulët,qyqar,renegat,edhe nëse ndonjëherë e bren ndërgjegja,në asnjë mënyrë nuk triumfon nga e mira dhe e vërteta.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora